Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Shqipėria po plaket, gati 1 nė 2 banorė ėshtė pensionist

    Nė Vlorė, Korēė, Berat, thuajse 1 nė 3 banorė, Tirana, mė shumė pensionistė. Pensionet e invalidit zėnė 10% nėrsa ato familjare 8 %. Nė terma absolutė, nė Shqipėri regjistrohen 543 957 pensione pleqėrie gjithsej

    Mes shumė treguesve tė tjerė ekonomike dhe socialė, “Vjetari Satistikor rajonal 2021”, ka tė dhėna dhe mbi mbrojtjen sociale dhe ndihmėn ekonomike. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar pensionet si kategoria kryesore e pėrfitimeve sociale, pėr tė parė se si ndryshon ky tregues nga qarku nė qark. Shifrat tregojnė se nė rang vendi, pėr vitin 2020, pensionet e pleqėrisė zėnė 82% tė pensioneve gjithsej. Nga ana tjetėr, pensionet e invaliditetit zėnė 10%, ndėrsa ato familjare 8%. Nė terma absolutė, nė Shqipėri regjistrohen 543 957 pensione pleqėrie gjithsej. Qarku i Tiranės, pėr vitin 2020, regjistron mė shumė pensione pleqėrie se qarqet e tjera, me 134 344 tė tilla. Nga kėto 119,298 janė pensione pleqėrie nga popullsia urbane dhe 15,046 janė nga popullsia rurale. Qarku i dytė, i cili regjistron mė shumė pensione pleqėrie ėshtė qarku i Fierit me 64,323. Qarku me mė pak pensione pleqėrie urbane dhe rurale, rezulton tė jetė qarku i Kukėsit me 11,077 pensione.

    Cili qark ka numrin mė tė madh tė pėrfituesve tė pensioneve pėr 1000 banorė?

    Theksojmė se brenda kategorisė pensione pėrfshihen pensionet e pleqėrisė, pensionet familjare si dhe pensionet e invaliditetit. Siē e tregon dhe grafiku, ėshtė Gjirokastra qarku me mė shumė pėrfitues pėr 1000 banorė, me 441 pėrfitues. Gjirokastra ndiqet nga qarku i Vlorės, me 310 pėrfitues pėr 1000 banorė dhe nga qarku i Korēės, me rreth 300 pėrfitues pėr 1000 banorė. Qarku me numrin mė tė ulėt tė pėrfituesve ėshtė qarku i Tiranės, me 179 pėrfitues pėr 1000 banorė. Qarqe po ashtu me njė numėr tė ulėt pėrfituesish janė edhe Kukėsi, Durrėsi e Dibra.


    Gazeta Telegraf

    https://telegraf.al/ekonomi/shqiperi...te-pensionist/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Shqipėri: Ikėn rinia, pensionistėt rikthehen nė vendet e punės

    Qershor 2021


    Njė seri faktorėsh demografik, ku kryeson emigracioni i lartė po redukton me ritme tė pėrshpejtuara forcėn e punės tek tė rinjtė 15-29 vjeē.

    Nė tė kundėrt, numri i pensionistėve nė punė po rritet ndjeshėm.

    Tė dhėnat e INSTAT tregojnė se, nė tremujorin e parė tė vitit 2021 forca e punės nė grup-moshėn 15-29 vjeē shėnoi 326,106 persona, 27 mijė mė pak se njė vit mė parė ose 7.7% mė pak.

    Forca e punės reduktohet pėr dy faktorė themelore.

    E para, rėnia e pėrgjithshme popullsisė nė moshė pune dhe e dyta kur popullsia nė moshė punė bėhet inaktive (nuk dėshiron tė punojė).

    Pėrgjithėsisht kur forca e punės bie rritet numri i personave “dembele” , inaktivėt. Por nė rastin e grup moshės 15-29 vjeē inaktiviteti ėshtė rritur shumė pak nė krahasim me rėnien qė ka ndodhur nė forcėn e punės, duke reflektuar qartė rėnien e popullsisė banuese nė vend nė ketė grup-moshė.

    Nga tremujori i parė 2020 deri nė tremujorin e parė 2020, rreth 8800 tė rinj kanė rėnė nė inaktivitet, por ndėrkohė forca e punės ka rėnė me 27 mijė tė rinj.

    Tkurrja e numrit tė tė rinjve tė forcėn e punės po vjen nga dy arsye kryesore. E para lidhet me emigracionin e lartė tė kėsaj grup moshe. Tė dhėnat e mėparshme tė Eurostat mbi azilkėrkuesit tregojnė se mbi 80% e azilkėrkuesve shqiptare janė tė rinj.

    Arsyeja e dytė lidhet me rėnien e lindjeve pas vitit 2000. Rėnia sistematike e lindjeve ka ulur nė mėnyrė tė natyrshme grupin e tė rinjve nė forcėn e punės.

    Projeksionet e popullsisė pėr tri nėnndarje tė grup-moshės sė tė rinjve, pėr vitet 2018-2021, tregojnė qartė qė prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeē paraqesin rėnie tė dukshme gjatė viteve nė vijim, tendencė kjo qė shėnon pikėnisjen e trendit rėnės pėr forcėn e punės.

    Shifrat flasin pėr vėshtirėsi tė punėsimit tė hasura kryesisht tek tė rinjtė. Tek grup-mosha 15-29 vjeē tregu i punės ėshtė i paqėndrueshėm.

    Nė tremujorin e parė tė vitit 2021, shkalla zyrtare e papunėsisė pėr tė rinjtė ėshtė 23,3 %. Papunėsia e tė rinjve shfaqi tendencė rritėse. Krahasuar me tremujorin e parė tė vitit 2020, shkalla e papunėsisė pėr tė rinjtė, nė tremujorin e parė 2021, ėshtė 3,3 pikė pėrqindje mė e lartė. Krahasuar me tremujorin e katėrt 2020 ėshtė rritur me 1,6 pikė pėrqindje.

    Tė rinjtė e moshės 15-29 vjeē qė deklaruan se janė nxėnės/studentė ose nė trajnim pėrbėnin 70,1 % te tė rinjve ekonomikisht jo-aktivė nė tremujorin e parė 2021, ndėrsa 9,0 % u klasifikuan si tė papunė tė dekurajuar.

    Rritet me 30% numri i pensionistėve nė punė

    Hendeku qė po lėnė tė rinjtė nė tregun e punės po zėvendėsohet me pensionistė. Sipas tė dhėnave tė INSTAT numri i personave mbi 64 vjeē qė janė raportuar nė punė arriti nė mbi 86 mijė nė tremujorin e parė tė vitit 2021 me njė rritje 30 % nė raport me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Numri i personave nė punė mbi 60 vjeē arriti rekord nė tremujorin e parė tė kėtij viti. Ata po bėhen gjithnjė e mė atraktiv nė tregun e punės pėr shkak tė zanateve qė zotėrojnė. Bizneset po gjejnė mė shumė aftėsi te moshat e vjetra. Tė rinjtė janė mė tė pakėt nė numėr dhe gjithnjė e mė pak po tentojnė tė mėsojnė zanate. Tendenca pėr tė fituar shpejt dhe shumė pa lodhje ėshtė tashmė evidente.

    Shumė biznese sidomos nė sektorin e ndėrtimit dhe fasonit po vuajnė mungesėn e punonjėsve, teksa kanė nisur pėrpjekjet pėr ti plotėsuar nevojat me tė huaj nga Afrika dhe Azia.


    / B.Hoxha / MONITOR

    http://aktualitet.al/2021/06/15/shqi...endet-e-punes/

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin
    Shqipėri: Ikėn rinia, pensionistėt rikthehen nė vendet e punės

    Qershor 2021


    Njė seri faktorėsh demografik, ku kryeson emigracioni i lartė po redukton me ritme tė pėrshpejtuara forcėn e punės tek tė rinjtė 15-29 vjeē.

    Nė tė kundėrt, numri i pensionistėve nė punė po rritet ndjeshėm.

    Tė dhėnat e INSTAT tregojnė se, nė tremujorin e parė tė vitit 2021 forca e punės nė grup-moshėn 15-29 vjeē shėnoi 326,106 persona, 27 mijė mė pak se njė vit mė parė ose 7.7% mė pak.

    Forca e punės reduktohet pėr dy faktorė themelore.

    E para, rėnia e pėrgjithshme popullsisė nė moshė pune dhe e dyta kur popullsia nė moshė punė bėhet inaktive (nuk dėshiron tė punojė).

    Pėrgjithėsisht kur forca e punės bie rritet numri i personave “dembele” , inaktivėt. Por nė rastin e grup moshės 15-29 vjeē inaktiviteti ėshtė rritur shumė pak nė krahasim me rėnien qė ka ndodhur nė forcėn e punės, duke reflektuar qartė rėnien e popullsisė banuese nė vend nė ketė grup-moshė.

    Nga tremujori i parė 2020 deri nė tremujorin e parė 2020, rreth 8800 tė rinj kanė rėnė nė inaktivitet, por ndėrkohė forca e punės ka rėnė me 27 mijė tė rinj.

    Tkurrja e numrit tė tė rinjve tė forcėn e punės po vjen nga dy arsye kryesore. E para lidhet me emigracionin e lartė tė kėsaj grup moshe. Tė dhėnat e mėparshme tė Eurostat mbi azilkėrkuesit tregojnė se mbi 80% e azilkėrkuesve shqiptare janė tė rinj.

    Arsyeja e dytė lidhet me rėnien e lindjeve pas vitit 2000. Rėnia sistematike e lindjeve ka ulur nė mėnyrė tė natyrshme grupin e tė rinjve nė forcėn e punės.

    Projeksionet e popullsisė pėr tri nėnndarje tė grup-moshės sė tė rinjve, pėr vitet 2018-2021, tregojnė qartė qė prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeē paraqesin rėnie tė dukshme gjatė viteve nė vijim, tendencė kjo qė shėnon pikėnisjen e trendit rėnės pėr forcėn e punės.

    Shifrat flasin pėr vėshtirėsi tė punėsimit tė hasura kryesisht tek tė rinjtė. Tek grup-mosha 15-29 vjeē tregu i punės ėshtė i paqėndrueshėm.

    Nė tremujorin e parė tė vitit 2021, shkalla zyrtare e papunėsisė pėr tė rinjtė ėshtė 23,3 %. Papunėsia e tė rinjve shfaqi tendencė rritėse. Krahasuar me tremujorin e parė tė vitit 2020, shkalla e papunėsisė pėr tė rinjtė, nė tremujorin e parė 2021, ėshtė 3,3 pikė pėrqindje mė e lartė. Krahasuar me tremujorin e katėrt 2020 ėshtė rritur me 1,6 pikė pėrqindje.

    Tė rinjtė e moshės 15-29 vjeē qė deklaruan se janė nxėnės/studentė ose nė trajnim pėrbėnin 70,1 % te tė rinjve ekonomikisht jo-aktivė nė tremujorin e parė 2021, ndėrsa 9,0 % u klasifikuan si tė papunė tė dekurajuar.

    Rritet me 30% numri i pensionistėve nė punė

    Hendeku qė po lėnė tė rinjtė nė tregun e punės po zėvendėsohet me pensionistė. Sipas tė dhėnave tė INSTAT numri i personave mbi 64 vjeē qė janė raportuar nė punė arriti nė mbi 86 mijė nė tremujorin e parė tė vitit 2021 me njė rritje 30 % nė raport me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Numri i personave nė punė mbi 60 vjeē arriti rekord nė tremujorin e parė tė kėtij viti. Ata po bėhen gjithnjė e mė atraktiv nė tregun e punės pėr shkak tė zanateve qė zotėrojnė. Bizneset po gjejnė mė shumė aftėsi te moshat e vjetra. Tė rinjtė janė mė tė pakėt nė numėr dhe gjithnjė e mė pak po tentojnė tė mėsojnė zanate. Tendenca pėr tė fituar shpejt dhe shumė pa lodhje ėshtė tashmė evidente.

    Shumė biznese sidomos nė sektorin e ndėrtimit dhe fasonit po vuajnė mungesėn e punonjėsve, teksa kanė nisur pėrpjekjet pėr ti plotėsuar nevojat me tė huaj nga Afrika dhe Azia.


    / B.Hoxha / MONITOR

    http://aktualitet.al/2021/06/15/shqi...endet-e-punes/
    Te liberalizohet mosha e daljes ne pension pas 65 vjec, nese nje person desheron te punoje le te vazhdoje ne deshiren e tij sa te kete mundesi
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Shqiptarėt qė punojnė rregullisht nė Zvicėr do mund tė pėrfitojnė pensionin me mbushjen e moshės

    Shtetasit shqiptarė qė punojnė rregullisht nė Zvicėr, do tė pėrfitojnė pensionin me mbushjen e moshės, duke mos humbur asnjė ditė nga periudha kontributive. Marrėveshja e ndersjelltė ėshtė firmosur sot midis dy qeverive dhe do tė pėrfitojmė mbi 2 mijė shtetas shqiptarė.

    Ministrja e Ekonomisė, Delina Ibrahimaj deklaroi se marrėveshja do tė hyjė nė fuqi pasi tė votohet nė 2 Kuvendet dhe tė dekretohet nga 2 presidentėt, por pa dhėnė njė datė fikse.

    "Nėnshkruam njė marrėveshje tė rėndėsishme pėr mbrojtjen shoqėrore, ndėr vite shqiptarėt qė jetojnė dhe punojnė nė Zvicėr kanė pasur njė problematikė, janė rreth 2 mijė shtetas shqiptarė qė do tė pėrfitojnė njohjen e pensioneve. Miratimi i marrėveshjeve nė parlamente, ku pėr njė periudhė sa mė tė shkurtėr ta kalojmė nė parlament dhe tė marrin dekretimin nga presidentėt dhe nė atė moment do tė pėrfitojnė shqiptarėt", tha Ibrahimaj.

    Ministri pėr Ēėshtjet e Brendshme, Shėndetėsinė dhe Mbrojtjen Sociale tė Zvicrės, Alain Berset tha se kjo marrėveshje do tė sjellė ndryshime pozitive pėr 2 vendet.

    "Ėshtė gjithė pėrfshirėse dhe krijon njė bazė bashkėpunimi dhe jam besimpolotė se kjo sjell ndryshime pozitive pėr qytetarėt tanė dhe tė shkėmbimeve ekonomike. Procedura do tė hyjė nė fuqi sa mė shpejt tė jetė e mundur. Nė takimin qė patėm me zv.kryeministrin, diskutuam qė Shqipėria dhe Zvirca janė tė dyja tė zotuara pėr Kėshillin e Sigurimit nė OKB, dhe ne jemi kandidate pėr tė njėjtin status dhe ne do tė bashkėpunojmė brenda kėshillit me palėn shqiptare. Mirėpresim pėrpjekjet dhe reformat nė Shqipėri, Reformėn Zgjedhore dhe Reformėn nė Drejtėsi dhe janė shumė tė rėndėsishme dhe ne mbėshtetim dhe besojmė qė do tė hedhim njė hap pėrpara", tha Berset.


    TiranaPost.al

    https://tiranapost.al/aktualitet/2-m...rfitoj-i511143
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-02-2022 mė 16:59

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    ART, PĖR TĖ MBAJTUR GJALLĖ SHPIRTIN

    Nė pension! Kjo 71-vjeēare, madje ka nisur karrierėn…


    “Quhem Chen Shaoqin dhe jam 71 vjeēe. Para se tė vija kėtu, isha njė shtėpiake qė ēdo mėngjes merrej me punėt e shtėpisė, ndėrsa tani kam kėnaqėsinė tė punoj vullnetarisht nė muze,” – thotė Chen, ndėrsa i prezantohet njė vizitori nė Qendrėn e Artit Bashkohor “Ullens” (UCCA), qė ndodhet nė Zonėn Artistike 798 tė Pekinit.

    Shpesh herė, grupet e vizitorėve e kanė pyetur, nė shpjegim e sipėr, nėse ėshtė profesoreshė e historisė sė artit nė pension. Pavarėsisht se ka vetėm diplomėn e shkollės sė mesme dhe ka pasur pak njohuri pėr artin, Chen ėshtė ndėr ciceronėt mė popullorė sot nė UCCA, pjesa dėrrmuese e tė cilėve, akademikė.

    “Punėt e pėrditshme janė pėr tė mbijetuar, ndėrsa arti pasqyron jetėn time shpirtėrore,” – i tha ajo CGTN-it.

    Asnjėherė nuk ėshtė vonė

    “Nė fakt, mė mungojnė shumė kualifikime. Nuk kam arsimim, diploma, pamjen e jashtme, as aftėsinė e tė folurit tė gjuhės standarde kineze,” – thotė ajo. “Megjithatė, kėto vepra arti kaq tė bukura, mė kanė shfaqur njė botė tė ndryshme. Ka aq shumė bukuri tė papėrshkrueshme nė tė”.

    Pėr Chen-in, burimi mė i madh i frymėzimit janė artistėt kinezė, qė patėn sukses vonė nė jetė. “Nga arritjet e tyre, mėsova se nuk ėshtė kurrė vonė, pėr tė filluar njė karrierė tė re,” – shprehet ajo.

    Nė vitin 2008, Chen u shpėrngul nė Pekin, nga Xiamen-i nė Kinėn Jugperėndimore, pėr t’u kujdesur pėr mbesėn. Ēdo pasdite, pasi merrte vajzėn dyvjeēare nga kopshti, Chen bėnte shėtitje nė Zonėn e Artit 798, njė ish-fabrikė e kthyer nė hapėsirė krijuese moderne, tanimė njė nga zonave mė tė populluara tė Pekinit.

    “Ky qe kontakti im i parė, me artin” – rrėfen e moshuara.

    Para se tė vinte nė Pekin, gjithė ē’dinte pėr artin e kishte mėsuar nga dokumentarėt. Nė vitin 2010, nga tre dinozaurėt e kuq para ndėrtesės qė i tėrhoqėn vėmenjen, ajo hyri nė UCCA dhe pagoi 500 juanė (afro 72.82 $) pėr anėtarėsimin, pasi lexoi manualin.

    Gjashtė vjet mė vonė, asokohe 67-vjeēare, mori ftesėn pėr tė qenė cicerone dhe kėtu nisi udhėtimi i saj i ri, nė botėn e artit.

    Chen-i ishte njė nga shpjeguesit nė nėntorin e kaluar, kur njė ekspozitė me titull: “Maurizio Cattelan: Gjykimi i Fundit” u zhvillua nė UCCA.

    “Asgjė nuk e tremb artistin e diskutueshėm italian Maurizio Cattelan, qė ndėrhyn dhe tallet me botėn e artit, si njė i huaj. Duke qenė njė artist bashkohor autodidakt, Cattelan e ka frymėzuar vazhdimisht artin nėpėrmjet maksimizimit tė potencialit tė tij energjik,” – rrėfen Chen.

    Gjatė katėr vjetėve tė fundit, tė moshuarės i ėshtė dashur tė vijė nė UCCA, 30 minuta pėrpara ēdo turi, me njė listė dygjuhėshe me fjalėt pėrkatėse nė kinezishte dhe anglishte. Krahas informacioneve mbi ekspozitėn, ajo ka gjithashtu shpjegime dhe analogji tė zgjeruara nga leximi i pėrditshėm. “Dua tė shtoj risi dhe informacione pėrkatėse nė dosje, nga mėsimet dhe mendimet e mia tė pėrditshme,” – shprehet Chen-i.

    Nėpėrmjet njė literature tė pasur mbi jetėn dhe idetė e artistėve, ajo ėshtė gjithmonė e gatshme pėr diēka tė re: 71-vjeēarja, ndoshta ėshtė ciceronia mė e vjetėr, me mbi 3 mijė orė pėrvojė, por stili i saj energjik dhe lirik ka tėrhequr shumė shikues.

    “Arti mė ka zgjuar kėndvėshtrime tė reja mbi botėn, duke mė njohur me njė numėr tė madh perceptimesh, idesh e njohurish tė ndryshme,” – thotė ajo.

    Njė udhėtim pėr tė zbuluar veten

    Pėr Chen-in, bėrja cicerone ėshtė njė udhėtim vetėzbulimi, sepse historitė e artistėve shpesh rezonojnė thellėsisht me tė.

    “Nė Kinė, mosha mesatare e jetėgjatėsisė pėr gratė, ėshtė rreth 80 vjeēe. Kėshtu, tė moshuarit si unė, qė dalin nė pension, zakonisht nė moshėn 55 – 60-vjeēare, pse tė mos e ruajnė gjallėrinė e shpirtit? Jam ende e re,” – thekson ajo.

    “Ndryshe nga vullnetarėt e rinj, qė duhet tė shkollohen ose tė punojnė, unė mund tė pėrqendrohem vetėm nė punėn si cicėrone,” – shton e moshuara.

    Jeta nė Pekin, pėr tė ka qenė sfiduese. Me pension prej 4 mijė juanėsh (630 $) dhe tė ardhurat nga njė punė me kohė tė pjesshme, mė pak se 2 mijė juanė (315$), pėr tė pėrballuar qiranė e njė apartamenti tė vogėl afėr zonės 798, pasi u shpėrngul nga apartamenti me 3 dhoma gjumi i familjes sė tė birit, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve familjare.

    “Pėr sa kohė qė kemi dashuri dhe guxim pėr kėrkim, jemi ende tė reja,” – thotė ajo.

    Tashmė nė vitin e katėrt nė UCCA, Chen-i e ka treguar aftėsitė si cicerone. Tani ajo shpjegon paraekspozitat pėr ankande dhe nė transmetimet e drejtpėrdrejta nė “Art-pro”, njė aplikacion kinez nė celular, pėr shitjen e veprave tė artit, qė asaj i mundėson njė pagesė prej 3 mijė juanėsh pėr ēdo transmetim.

    Sė bashku me 40 artistė dhe kuratorė tė tjerė, ajo u bė anėtarja e jurisė qė zgjodhi 20 artistėt me ndikimin mė tė madh tė vitit, nė “Hi-art”, njė ndėr revistat kryesore kineze tė artit, nė internet.

    Mbesa e pėrkrah me komentet pozitive ose me “pėlqime” nė llogarinė e saj nė rrjetin social.

    “Nėse ke gjėra pėr tė dashuruar dhe kėrkuar, kjo tė ndihmon tė ruash rininė dhe gjallėrinė. Ēfarėdo qė tė pėlqen, ngul kėmbė dhe jeta do tė bėhet e pasur dhe interesante,” – thotė ciceronia 71-vjeēare kineze.


    KONICA

    https://konica.al/2022/03/ne-pension...sur-karrieren/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 30-03-2022 mė 19:07

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi




    80 vjeē dhe nė skenė, Viktor Zhusti tregon sekretin e moshės!

    https://www.youtube.com/watch?v=Kiq67dR3m1c

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Kleēka e punėsimit, rritja mė 2021 erdhi nga pensionistėt, pėr popullsinė ne moshe pune kishte rėnie

    Rritja ekonomike mbi 8% vitin e kaluar nuk ka arritur tė prodhojė mė shumė punėsim, pėrkundrazi punėsimi ka pėsuar rėnie nė popullsinė nė moshė pune.

    Ajo qė INSTAT raportoi se punėsimi u rrit me 0.4% gjatė vitit 2022 nuk ka qenė e vėrtetė pėr popullsinė nė moshė pune ku shihet se, pėrkundrazi ėshtė shėnuar tkurrje.

    Tė dhėnat zyrtare mė tė detajuara tregojnė se nė vitin 2021 ishin tė punėsuar 1,176,381 persona tė moshės 15-64 vjeē me njė rėnie 0.4% nė krahasim me njė vit mė parė ose mbi 4200 mė pak se, mė 2020 ku pandemia pllakosi vendi dhe punėsimi u godit mė sė shumti.

    Rritja mė e madhe e punėsimit shihet tė ketė ndodhur nė mesin e pensionistėve. Tė dhėnat e INSTAT tregojnė se tė punėsuarit mbi 64 vjeē u rritėn me 15.5% nė raport me njė vit mė parė ose 9668 persona mė shumė.

    Nė vitin 2021 numri i pensionisteve tė punėsuar arriti nė 72,368 persona nga 62 mijė e 700 nė vitin 2020.

    Nė tė kundėrt punėsimi nė moshat e reja ka pėsuar rėnie pėrkundėr nevojave tė tregut tė punės qė paraqesin mungesa tė thella nė disa sektorė.

    Sipas INSTAT, shkalla e papunėsisė pėr tė rinjtė e moshės 15-24 vjeē ėshtė 27,1 %. Krahasuar me vitin paraardhės, shkalla e papunėsisė sė tė rinjve pėsoi njė rritje prej 0,6 pikė pėrqindje.

    Hendeku qė po lėnė tė rinjtė nė tregun e punės po zėvendėsohet me pensionistė. Sipas tė dhėnave tė INSTAT numri i personave mbi 64 vjeē qė janė raportuar nė punė gjatė vitit 2021 shėnoi rritje te ndjeshme nė raport me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė.

    Gjithashtu numri i personave nė punė mbi 60 vjeē arriti rekord mė 2022. Ata po bėhen gjithnjė e mė atraktiv nė tregun e punės pėr shkak tė zanateve qė zotėrojnė. Bizneset po gjejnė mė shumė aftėsi te moshat e vjetra. Tė rinjtė janė mė tė pakėt nė numėr dhe gjithnjė e mė pak po tentojnė tė mėsojnė zanate. Tendenca pėr tė fituar shpejt dhe shumė pa lodhje ėshtė tashmė evidente.

    Njė seri faktorėsh demografik, ku kryeson emigracioni i lartė po redukton me ritme tė pėrshpejtuara forcėn e punės tek tė rinjtė 15-29 vjeē. Nė tė kundėrt, numri i pensionistėve nė punė po rritet ndjeshėm.

    Nė kushtet kur pagesat e pensioneve nuk sigurojnė as mbijetesėn pėr pensionistėt, qeveria nuk ka hapėsira pėr tė manovruar pėr pėrmirėsimin e situatės. Skema publike karakterizohet nga deficiti i lartė, pėr shkak se shpenzimet janė mė tė larta se tė ardhurat nga kontributet.

    Shumė pensionistė detyrohen tė integrohen nė tregun e punės pėr shkak te tė ardhurave tė pamjaftueshme nga pensioni.

    Nė vitin 2020, pensioni mesatar nė qytet ishte 15,732 lekė, duke shėnuar rėnie me 3.2% nė raport me vitin 2019. Kjo ishte hera e parė qė pensioni neto shėnoi rėnie, teksa ekspertėt nė ISSH sqaruan se pensioni mesatar do tė jetė nėn presion nė vitet e ardhshme, pėr shkak tė rritjes sė numrit tė pėrfituesve (popullsisė qė jeton jashtė vendit) dhe atyre qė jetojnė nė fshat.


    / B.Hoxha - “Revista Monitor”

    https://www.monitor.al/klecka-e-pune...-kishte-renie/

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Kokluzioni: Te mos kete moshe te percaktuar te daljes ne pension. Mbi 65 vjec kush te doje le te dale. Sa ke koke, kembe e duar puno. Ja e thashe nje fjale, po kujt???
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Pensionistėt e vetėpunėsuar nė sektorin privat pritet tė pėrjashtohen nga detyrimi pėr pagesat e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore

    Aktualisht, pensionistėt qė vetėpunėsohen nė sektorin privat dhe njėkohėsisht tėrheqin kėstin e pensionit mujor, janė tė detyruar tė paguajnė kontributet e sigurimeve shoqėrore, pavarėsisht se nuk reflektohen nė pension.

    Ndryshimet janė propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisė nė draftin pėr “Pėr njė ndryshim nė ligjin nr. 7703, datė 11.05.1993 “Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė” i publikuar nė konsultimet publike.

    “Kėshilli i Ministrave mund tė vendos qė pėrfituesit e pensionit tė pleqėrisė tė vetėpunėsuar nė sektorin privat tė tėrheqin kėstet mujore tė pensionit dhe tė pėrjashtohen nga pagesa e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore, gjatė kohės sė vetėpunėsimit”, pėrcaktohet nė ndryshimet e nenit 98.

    Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Financave aktualisht janė 1,484 pėrfitues tė pensionit tė pleqėrisė tė vetėpunėsuar nė sektorin privat tė cilėt paguajnė kontribute ēdo muaj nė masėn 14,151,424 lekė, tė cilat kalojnė nė fondin e sigurimeve shoqėrore. Shuma 169,817,088 lekė nė vit me hyrjen nė fuqi tė kėtyre ndryshimeve do tė zbritet nga tė ardhurat nė fondin e sigurimeve shoqėrore.

    “Pėrmes nismės sė Kėshillimit Kombėtar qytetarėve iu kėrkua tė jepnin mendim, nė lidhje me faktin nėse pensionistėt tė cilėt vetėpunėsohen nė sektorin privat duhet tė pėrjashtohen nga pagesa e kontributeve tė detyrueshme pėr sigurime shoqėrore. Nga rezultatet e kėsaj nisme evidentohet fakti se 66% e qytetarėve kanė dhėnė pėrgjigje pozitive.

    Bazuar nė ligjin 7703 datė 11.05.1993, “Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, tė vetėpunėsuarit si persona ekonomikisht aktivė mbrohen me tė ardhura nga dega e barrėlindjeve dhe dega e sigurimit tė pensioneve dhe janė tė detyruar tė paguajnė kontribut mujor pėr barrėlindje dhe pėr pensione tė llogaritura, pėr njė pagė jo mė tė vogėl se paga minimale nė shkallė vendi dhe jo mė tė lartė se paga maksimale kontributive.

    Pėr personat e siguruar, qė kanė plotėsuar jo mė pak se 15 vite sigurim shoqėror, kanė tė drejtė pėr pension pleqėrie, kur tė arrijnė moshėn e pėrcaktuar nė nenin 92, dhe e pėrfitojnė kėtė pension nėpėrmjet tėrheqjes sė kėsteve mujore tė pensionit, legjislacioni aktual u ka garantuar mbrojtje shoqėrore duke u dhėnė pėrfitimin e caktuar.

    “Pėr kėtė arsye, kategorisė sė pensionistėve tė vetėpunėsuar pagesa e kontributeve nė tė dy degėt e sigurimit shoqėror barrėlindje dhe pensione nuk garanton atyre mbrojtje tė shtuar. Pėrjashtimi nga pagesa e kontributeve pėr kėtė kategori tė punėsuarish nuk ka impakt nė rritjen e pėrgjegjėsisė individuale pėr pension apo nė garantimin e tė mbuluarit me elementė tė sigurimeve shoqėrore pėr shkak pėrfitim barrėlindjeje, pėrveē se lehtėsimi i kėtyre personave nga barra e pagesės sė kontributeve tė cilat nuk u njihen. Pėrjashtimi nga pagesa e kontributeve vetėm e kėsaj kategorie tė vetėpunėsuarish nuk do tė pėrbėnte problem nė tregun e punės dhe nė administrimin fiskal, pėrveē pakėsimit tė tė ardhurave nė dy degėt e fondit e sigurimeve shoqėrore (degėn barrėlindje dhe degėn e pensioneve)”, veēohet ndėr tė tjera nė relacion.


    Koha Jone

    https://kohajone.com/pensionistet-e-...eve-shoqerore/

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kokluzioni: Te mos kete moshe te percaktuar te daljes ne pension. Mbi 65 vjec kush te doje le te dale. Sa ke koke, kembe e duar puno. Ja e thashe nje fjale, po kujt???
    Konkluzioni: te shkojne rilindasit ne Bangladesh, t'ia lene Shqiperine atyre qe dine te qeverisin.

    A e shikon ti qe jetegjatesia ne Shqiperi ka rene ne 73 a 74. Kur shqiptaret jetojne me pak nga gjithe evropianet, eshte konkluzion koti fare ky i yti. Shko zbatoje ne Zvicer dhe Japoni, jo ne Shqiperine jeteshkurter.

    Ne Shqiperine e Edvin Rames qe nga momenti qe behesh 55 quaje veten se e ke njeren kembe ne varr. A e ke pare ne c'gjendje mjerane eshte shendeti i 60 vjecareve atje? Si pret ti te punojne njerezit gjer ne 65 ne nje vend ku 65 vjecarin e pyesin: akoma gjalle qenke?

    Edvin Rama dhe rivdekja "socialiste" e kane cuar ate vend ne humnere. Pike muhabeti.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Lajm i mirė pėr shqiptarėt, Shqipėria dhe Italia arrijnė marrėveshjen pėr pensionet

    Shqipėria dhe Italia sapo kanė pėrfunduar negocimin teknik tė marrėveshjes pėr pensionet.

    Lajmi u bė me dije nga kryeministri Edi Rama pėrmes njė postimi nė faqen e tij zyrtare nė Facebook.

    “Pas pėrfundimit tė procesit teknik do tė ndiqen procedurat pėr ratifikimin e kėsaj marrėveshje dhe mė nė fund, pas njė pėrpjekje tė gjatė e thuajse tė pamundur, rreth 500 mijė shqiptarė pritet tė pėrfitojnė me hyrjen e saj nė fuqi,” – shkroi Rama.

    Mė herėt, ambasadori italian Fabrizio Buēi deklaroi pėr Euronews Albania se ka nisur tė trajtohet ēėshtja e pensioneve.

    Ai tha se shqiptarėt qė jetojnė nė Itali prej shumė vitesh nuk ju janė njohur pensionet dhe kjo situatė pritet tė marrė zgjidhje brenda kėtij viti.

    Lajmi ėshtė bėrė me dije edhe nga Ministria e Jashtme pėrmes njė njoftmi nė Twitter. Sipas MEPJ ky ėshtė njė hap afėr finalizimit tė marrėveshjes qė synon bashkimin e kontributeve shoqėrore pėr shtetasit qė kanė punuar nė tė dy vendet.

    "Nis punėn Komisioni i pėrbashkėt pėr njohjen e sistemit tė pensioneve dhe tė sigurimeve shoqėrore, si dhe arritjen e marrėveshjes mes dy vendeve.Njė hap afėr finalizimit tė marrėveshjes qė synon bashkimin e kontributeve shoqėrore pėr shtetasit qė kanė punuar nė tė dyja vendet, shkruan ministria.


    Gazeta Shqip

    https://www.gazeta-shqip.com/aktuali...hjen--i1184242

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Njohja e pensioneve pėr emigrantėt, Shqipėria nis bisedimet me Greqinė

    Pritet tė pėrfitojnė mijėra emigrantė, lajmin e bėri publik ministria e Ekonomisė dhe e Financave, Delina Ibrahimaj

    Qeveria shqiptare po intensifikon bashkėpunimin me shtetin fqinj Greqi pėr tė bėrė tė mundur nisjen e negociatave pėr njohjen e pensioneve.

    Njė bashkėpunim i tillė synon njohjen e viteve tė punės qė mijėra shtetas shqiptarė kanė nė kėtė shtet.

    Lajmin e bėri publik ministria e Ekonomisė dhe e Financave, Delina Ibrahimaj.

    “Pėr kėtė qėllim njė ekip i Ministrisė sė Financave dhe Ekonomisė dhe Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore ndodhen nė Athinė, ku po zhvillojnė biseda informuese nė lidhje me skemat e sigurimeve shoqėrore qė zbatojnė tė dyja shtetet, sipas legjislacionit pėrkatės nė fuqi”, theksoi Ibrahimaj.

    “Ky ėshtė njė fillim i rėndėsishėm qė tregon pėr vullnetin e palėve pėr t’u ulur nė tryeza tė tilla diskutimi qė synojnė arritjen dhe pėrmbylljen e marrėveshjes sė ndėrsjellėt mes Shqipėrisė dhe Greqisė, aq shumė tė dėshiruar dhe tė pritur nga bashkatdhetarėt tanė”.

    Vlerėsohet se janė mbi 700 mijė shqiptarė, tė cilėt punojnė nė vendin fqinj. Nėse ata vendosin tė kthehen nė atdhe dhe kjo marrėveshje realizohet me sukses, do t’u njihen vitet e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore nė vendin fqinj.



    Gazeta Mapo

    https://gazetamapo.al/njohja-e-pensi...et-me-greqine/

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    A mund tė krahasohen sistemet e pensioneve nė Evropė?

    Sistemet e pensioneve, janė shumė komplekse dhe shumė tė ndryshme, pra krahasimi ėshtė i vėshtirė. Por pensionistėt francezė janė shumė mė tė privilegjuar se pensionistėt nė vende tė tjera.

    Nė Francė po pėrshkallėzohen protestat kundėr reformės sė pensioneve. Sipas saj mosha e daljes nė pension pritet tė rritet nga 62 nė 64 vjeē. Por krahasuar me Gjermaninė apo vendet e tjera tė Evropės, sistemi francez i pensioneve ėshtė shumė mė i mirė.

    Nė Gjermani, pėr shembull, duke filluar nga viti 2024 mosha e pensionit do tė rritet gradualisht deri nė 67. Kjo e rrit automatikisht edhe kohėzgjatjen e qėndrimit nė marrėdhėnie pune. Kush ka punuar deri tani 41,5 vjet, sipas projektligjit te ri do tė punojė 43 vjet.

    Nė Gjermani mosha minimale e daljes nė pension ėshtė 63 vjeē. Qė nga kjo moshė mund tė dalėsh nė pension pa humbje, por me kusht qė tė kesh punuar dhe paguar kontribute nė arkėn e pensioneve pėr 45 vjet. Prej vitit 2024 kjo moshė do tė rritet nė 65 vjet. Njė pension pa zbritje, pavarėsisht nga kohėzgjatja e punėsimit, jepet vetėm nė Francė, pas moshės 67-vjeēare – e kjo kėshtu do tė mbetet edhe pas reformės.

    Por a mund tė krahasohen sistemet e pensioneve?

    “Kjo ėshtė e komplikuar”, thotė pėr Deutsche Welle Ulrich Becker nga Instituti Max Planck pėr Tė drejten sociale dhe politikat Sociale. “Ėshtė gjithmonė e vėshtirė tė krahasohen sistemet e pensioneve, sepse ato janė tė gjitha shumė komplekse dhe shumė tė ndryshme”, sqaron Becker. Ai harton tė ashtuquajturat “Harta pensionesh” qė evidentojnė veēoritė e pensioneve nė secilin vend tė botės.

    E megjithatė pensionistėt francezė kanė dalė shumė mė tė privilegjuar nė njė krahasim ndėrkombėtar, bazuar nė tre kritere: shuma e pensionit, mosha minimale e daljes nė pension dhe kohėzgjatja e marrjes sė pensionit, pra jetėgjatėsia e llogaritur nė fillim tė pensionit.

    Normat e pensionit kanė dallime tė mėdha

    Sesa mirė mund tė ruhet standardi i jetesės gjatė periudhės sė pensionit, kjo varet nga sa i lartė ėshtė pensioni nė krahasim me tė ardhurat e rregullta. E ashtuquajtura “normė neto e zėvendėsimit” ėshtė pėrqindja qė mbetet nga tė ardhurat neto tė marra mesatarisht gjatė gjithė kohės sė punės.

    Nė vitin 2020, nė Francė, kjo normė ishte 74.4 pėr qind. Kjo do tė thotė se kush merrte njė rrogė mesatare mujore prej 2.500 eurosh, merr njė pension prej rreth 1.860 eurosh nė muaj.

    Kjo e vendos Francėn 14 pikė-pėrqindjeje mbi mesataren e OECD-sė pėr nga norma neto e zėvendėsimit tė pensionit. Nė Gjermani, pensionistėt marrin vetėm 52,9 pėr qind tė pagės mesatare qė kanė marrė gjatė gjithė jetės.

    Ku qėndron Franca pėrsa i pėrket pensionit minimal?

    Nė tė ardhmen kjo normė mund tė bjerė pėr shumė njerėz edhe nė Francė. Arsyeja: me moshėn minimale do tė rritet edhe numri i viteve tė punės nga tė cilat pėrfitohet pensioni i plotė. Kjo mund tė ndikojė veēanėrisht te personat me tė ardhura tė ulėta, pasi ata zakonisht fillojnė tė punojnė mė herėt. Nga ana tjetėr, nėse fillon tė paguash kontribute pėr pension, pėr shembull, pas moshės 25-vjeēare, sepse ke studiuar, atėherė vetėm nė moshėn 67-vjeēare, pas 42 vitesh pune, do tė marrėsh pensionin e plotė.

    Pėr ta kompensuar kėtė, reforma e pensioneve parashikon njė rritje tė pensionit minimal nė rreth 1 200 euro pėr ēdo person single. Aktualisht pensioni minimal nė Francė ėshtė 961,08 euro. Ky ėshtė njė nivel qė e vendos atė nė mes tė listės sė OECD-sė, ku shuma e pensionit vihet nė relacion me tė ardhurat mesatare tė popullsisė. Ndėrsa Gjermania ėshtė njė nga vendet e pakta pa pension minimal.

    Nė fakt, nė shumė vende, njerėzit i pranojnė zbritje nė pension pėr tė dalė nga puna mė herėt. Nė Francė, burrat dalin nė pension mesatarisht me 60,4 vjeē, ndėrsa gratė me 60,9 vjeēe. Kjo do tė thotė se francezėt burra dalin nė pension afro 3,5 vjet, ndėrsa gratė 1,5 vjet mė herėt se grupet e tyre pėrkatėse nė vendet e OECD-sė.

    Nė tė njėjtėn kohė, nė Francė llogaritet njė jetėgjatėsi veēanėrisht e lartė. Vetėm nė Luksemburg (24 vjeē) burrat lejohen tė gėzojnė pensionin e tyre mesatarisht pak mė gjatė se nė Francė (23.5 vjet). Kurse gratė franceze jetojnė mesatarisht 27,1 vjet pas daljes nė pension. Nė Evropė, mė mirė se ato e kanė vetėm greket me 28.4 vjet dhe spanjollet me 27.7 vjet.

    Jetė tė gjatė, pension tė gjatė?

    Pikėrisht kėto janė arsyet e reformės sė pensioneve nė Francė. “Franca duhet tė pėrballet me pyetjen se si ta pėrshtatė sistemin e saj tė pensioneve me ndryshimet demografike,” shpjegon eksperti i ligjit social Ulrich Becker.

    Ėshtė problem pėr fondet e pensioneve qė njerėzit po plaken, sepse pensioni duhet tė paguhet pėr njė periudhė mė tė gjatė kohore, megjithėse kontributet nuk janė mė tė larta. Nataliteti po bie dhe pėr kėtė arsye gjithnjė e mė pak tė punėsuar duhet tė paguajnė kontribute pėr gjithnjė e mė shumė pensionistė.

    Nė Francė, subvencionet e pensioneve publike – si pėrqindje e produktit tė brendshėm bruto – janė ndėr mė tė lartat nė listat e OECD-sė, vetėm Italia ua kalon. Kėtė synonte kryeministrja e Macron, Elisabet Borne, kur tha: “Me projektin ne po japim njė garanci qė fondet e pensioneve tė balancohen financiarisht deri nė vitin 2030”.

    “Heqja e privilegjeve”

    “Njė mjet i dukshėm dhe i diskutuar gjerėsisht ėshtė rritja e moshės sė pensionit,” shpjegon Becker. “Nė kėtė mėnyrė, njerėzit paguajnė mė gjatė dhe marrin pėrfitime mė tė shkurtra. Qėllimi ėshtė tė korrigjohet raporti midis kontributeve dhe pėrfitimeve.”

    Njė numėr vendesh tė OECD-sė e kanė bėrė kėtė, dhe shumė syresh po planifikojnė rritje tė mėtejshme: nė Holandė, Danimarkė, Estoni dhe Itali, mosha e daljes nė pension do tė rritet nė 69 ose mė shumė nė vitet e ardhshme.

    Po nė Francė? “Anashkalohet fakti qė reformat duhet tė heqin privilegjet pėr grupe tė caktuara,” thotė eksperti i pensioneve Becker. “Arsyeja pėr kėtė ėshtė e qartė, se mbrojtja e tė drejtave sociale konsiderohet mė e rėndėsishme se shpėrndarja e drejtė e tyre ndėr breza”.


    / DW / Koha Jonė

    https://kohajone.com/a-mund-te-kraha...eve-ne-evrope/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-04-2023 mė 12:34

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Parisieni 95-vjeēar, sfiduesi qė e shndėrroi librarinė e tij nė thesar tė trashėgimisė botėrore

    Libraritė e vjetra i ngjajnė atyre thesareve tė groposura thellė nė kohė, zbulimi i tė cilave mbetet ngjarje, jo dhe aq pėr ēmimin se sa pėr vlerėn qė bart nė shpėrfaqjen e potershme tė dritės. Ata struken atje nė kthinat e rrugėve tė qyteteve tė mėdha, porsi ajo pafajėsia qė i druhet ēdo hapi kuturu e ndihet pėrplot me jetė aty ku ka gjithnjė pak dritė dhe pak ajėr qė pėrzihet me aromėn e letrės, bojės, e parfumeve tė adhurimit ku u zhytėn nė pritjen qė ėshtė e pambarimtė dhe padurimin e mbetur diku nėpėr adresa tė gabuara e jetėve tė kėputura beftas.

    Nė fotot e Timothée Damas (https://www.instagram.com/timdamas/?hl=fr) shohim njė zotėri qė mban mbi kurriz 95 vite tė jetės nė “Umberto Arte Bookstore in Paris”. Nėn atė peshė ku ai pėrkulet, rri ai si njė misionar nė kryq, rri shenjtėria e asaj qė ai besoi vite e vitet, ndėrsa drejtonte njė librari qė u hap shumė dekada mė parė nė Paris, pėr tė mbetur njė thesar. Me gjithė moshėn, taksat e larta dhe vėshtirėsitė e ndryshme, ky zotėri hap librarinė e tij tė vogėl gjashtė ditė nė javė. Pret e pėrcjell kureshtarė, blerės dhe porositės, me njė pasion qė ka mbushur shpirtin e tij pėrgjatė gjithė atij kalvari. Nė ato pak metra katrorė, rafte qė rėndojnė nga pesha dhe mosha, duart e tij delikate gjarpėrojnė dhe sytė e ujtisur kullotin si nė njė lėndinė yjesh nė pikasjen e njė shkreptime tė beftė shkėlqimtare.

    Libraritė e vjetra janė ato pak tempuj tė mbetur, ku ende kundėrmon temjan shenjtėrimi, ku zėrat e kakohshėm e shpirtrat e pėrjetėsisė rrinė tė strukur nė fletėt e vėrdhemta e kopertinat hijerėnda si porta katedralesh.

    Ata janė tė magjishėm nė atė vend ku libri erdhi pėr tė mbetur magjepse dhe adhurim. Nė zhguallin e kėtij pėrjetimi tė beftė e mistik, ka diēka qė rrekesh ta formėsosh nė fjalė e kumtosh nė pėrjetim. Ėshtė njė gjendje prej fryme qė tė mban pezull. Ėshtė njė valė mendimesh e trandje pėrfytyrimesh, qė tė ngėrthen si njė pėrqafim qė tė zė hutuar dhe tė lė pa frymė.

    “Unė marr frymė, duke u kėnaqur nė atė aromėn e veēantė tė librit. Ka vetėm njė gjė qė mė pėlqen mė shumė se aroma e bukės sė freskėt dhe kjo ėshtė aroma e librave. Dyqani i … ėshtė njė kombinim i librave tė pėrdorur dhe tė rinj, dhe aroma mė duket dehėse. Ka diēka pėr parfumin e letrės nė ēdo fazė tė mundshme pėr njė libėr: krejt i ri, i nxehtė jashtė shtypshkronjės, i vjetėr prej dekadash, i mbuluar me pluhur dhe lagėshti. Po, ndoshta ėshtė pak e ēuditshme. Por nuk mė intereson. Pėr mua ėshtė hyjnore’ mėton Sarah Echavarre Smith. Dhe vėrtetė ashtu ngjan pėr ēdo dashnor tė librit kur mban nė duar njė libėr dhe i merr erė, si njė luleje apo qafės prej mjelme tė tė dashurės. Ai mbushet me kėtė aromė dhe dehet me kėtė ndjesi. Pėrjeton kėtė ēast si ēdo sublimitet dhe harrohet nė hutim e lexim, puthje e pėrqafim. Ndoshta prej tė gjitha dashurive qė ngopen me kundėrmim, afshe e polen, ky ambrozi qė dalldisi perėnditė antike nė Parthenonin legjendar, ėshtė frymėmarrja qė ndjej nė ēdo nevojė pėr t’u ngopur me plotėninė qė mė shndėrron nė ajėr.


    / Albert Vataj / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/paris...mise-boterore/

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Marrėveshja, rreth 500 mijė shqiptarėve do t’u njihen pensionet nė Itali

    Rreth 500 mijė shqiptarė qė punojnė nė Itali do tė pėrfitojnė pensione sė shpejti pasi Shqipėria dhe Italia kanė pėrfunduar negocimin teknik tė marrėveshjes.

    Procesi pėr njohjen e kontributeve ka nisur nė vitin 2014 dhe tashmė ėshtė drejt pėrmbylljes.

    Pritet qė marrėveshja tė miratohet nė parlamentet e dy vendeve.


    / Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/marrev...onet-ne-itali/

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Brezi i Tretė dhe Pensionimi

    Pensionet Itali-Shqipėri, marrėveshja finalizohet nė fund tė vitit! Senatori italian: Qeveria jonė kuptoi se shqiptarėve u kishte mohuar tė drejtat

    Aurora Golemi | 27 Korrik, 2022


    Pėr herė tė parė Italia iu njeh tė drejtėn pėr tė pėrfituar pension edhe pėr vitet e punės nė Shqipėri.

    Dy vendet kanė pėrfunduar negocimin teknik tė marrėveshjes pėr pensionet, qė synon bashkimin e kontributeve shoqėrore pėr shtetasit shqiptarė dhe italianė qė kanė punuar nė tė dy vendet.


    Nga marrėveshja pėrfitojnė rreth qindra mijėra emigrantė shqiptarė, tė cilat kanė pritur pėr dekada tė finalizohet njė e drejtė e vonuar qė pėr ta qė prek dinjitetin njerėzor.

    Nė njė intervistė pėr televizionin News 24 senatori italian Tommaso Nannicini, iniciatori i marrėveshjes shprehet se firma e tij nė amendamentin pėr nisjen e procesit tė njohjes faktike tė pensioneve tė shqiptarėve me kontribute pune lėvroi nė buxhetin e shtetit italian 200 milion euro.

    Por njė kontribut tė vyer ka edhe zonja Geri Ballo, nismėtare e peticionit “Pensioni ėshtė njė e drejtė’ dhe aktiviste e diaspores shqiptare nė Itali. Ndiqni intervistat e gazetares Aurora Golemi…


    Zoti Nannicini faleminderit qė pranuat ftesėn pėr tė folur pėr televizionin News24, ėshtė kėnaqesi qė t’ju kemi kėtu sot!

    Senator Nannicini: Ju falenderoj ju pėr ftesėn, kėnaqėsia ėshtė e imja…

    Senator Nannicini, kjo ėshtė vizita juaj e parė nė Tirane?

    Senator Nannicini: Kjo nuk ėshtė vizita ime e parė nė Tiranė, prej kohėsh kam nė fokus ēėshtjen e pensioneve, kam pasur mundėsi tė takoj disa herė anėtarė tė Parlamentit shqiptar dhe zyrtarė tė qeverisė shqiptare. Kjo e sotmja ėshtė njė vizitė e veēantė, ėshtė njė vizitė speciale pasi ėshtė takim zyrtar i dy delegacioneve pėr tė finalizuar marrėveshjen e pensioneve qė pritet prej shumė kohėsh nga jo pak njerėz.

    Parlamenti Italian ka pėrfshirė nė projektbuxhetin pėr vitin 2022 amendamentin pėr nisjen e procesit tė njohjes faktike tė pensioneve tė shqiptarėve me kontribute pune. Mund te na thoni diēka me shume ne lidhje me kėtė, ne cilėsinė e kryetarit te komisionit parlamentar pėr kontrollin e veprimtarive tė institucioneve qė menaxhojnė format e detyrueshme tė sigurimeve shoqėrore?

    Senator Nannicini: Po, ai amendament ėshtė nėnshkruar nga unė si nismėtar i kėtij procesi, propozimi ishte gjithashtu imi fillimisht. Pikėrisht pėr kėtė marrėveshje ėshtė folur vazhdimisht mes dy vendeve tona, gjatė kėtyrė viteve, por ja qė nuk kishte rezultate pėr ta finalizuar. Ne menduam qė ta fillonim diku tjetėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtje, pra duke identifikuar nė radhė tė parė, resurset financiare meqė ky problem, tė gjeturit e resurseve, pra burimeve financiare ishte problemi kyē qė ka bllokuar vijimėsinė e bisedimeve dhe shtyrjen pėrpara tė kėtij procesi. Amendamenti vuri nė dispozicion resurset financiare dhe falė fondit qė u lėvrua nga pala italiane nisi dhe procesi i negocimit. Sot ky proces arriti nė njė pikė vėrtetė tė rėndėsishme.

    Ēfarė parashikon marrėveshja mbi njohjen e sistemeve tė pensioneve dhe tė sigurimeve shoqėrore ndėrmjet Italisė dhe Shqipėrisė? Italia historikisht ka qenė vendi me njė numėr tė madh emigrantėsh shqiptarė…

    Senator Nannicini: Kjo marrėveshje i jep pėrgjigje shumė personave, shqiptarėve tė Italisė, shqiptarėve qė kanė punuar dhe kanė kontribuar nė jetėn ekonomike dhe shoqėrore tė vendit por prek edhe ata italianė tė cilėt kanė punuar dhe po punojnė nė Shqipėri dhe qė nuk u njihen kontributet e derdhura nė secilin shtet. Kjo pasi siē dihet nesė nuk ke punuar minimalisht 15 vite nė Shqipėri dhe 20 vite nė Itali, nuk tė njihet pensioni pavarėsisht kontributeve qė ke derdhur.

    Sa emigrantė shqiptarė do tė perfitojnė nga kjo marrėveshje? Si do tė njihen periudhat e kontributeve?

    Senatori Nannicini: Nuk kemi tė dhėna tė detajuara, por bėhet fjalė pėr qindra dhe mijėra vetė qė kanė punuar nė Itali dhe nuk kanė mundėsi tė marrin kontributet. Sapo marrėveshja tė hyjė nė fuqi, sepse ka nevojė dhe pėr njė fazė tė dytė, pasi qeveritė tė firmosin marrėveshjen zyrtarisht, tani kemi mbyllur tekstin, pėr tė cilin ėshtė rėnė dakort nga dy delegacionet qė duhet tė bashkėpunonin, tani teksti ka pėrfunduar. Duhet tė firmoset nga dy qeveritė dhe tė ratifikohet nga parlamentet, por kur tė jetė zyrtare, do tė duhet dhe njė marrėveshje administrative nga dy institutet pėr sigurimet shoqėrorė tė dy vendeve, pėr t’i bėrė operative kėto tė drejta. Por do tė jetė shumė e thjeshtė. Do tė mjaftojė tė bėhet kėrkesė pėr pension nė njė nga dy vendet, dhe automatikisht do tė njihen kontributet e paguara nė njė shtet apo tjetrin.

    Sa ėshtė fondi i vendosur nė dispozicion?

    Senatori Nannicini: Fondi do tė jetė 200 milion euro nė dhjetė vitet e ardhshme. Por nuk ėshtė njė problem, nuk ėshtė se kėto tė drejta janė tė varura nga kėto resurse. Padyshim qė duheshin disa fonde pasi nuk do tė ishte e mundur tė firmosej ky bashkėpunim, por ky ėshtė njė parashikim i qeverisė italiane. Nėse do tė ketė mė shumė persona, mė shumė qytetarė shqiptarė qė kėrkojnė kėto tė drejta, kėto tė drejta njėherė pasi tė firmoset do tė duhet tė respektohen pėrtej kėsaj shume.

    Siē jeni nė dijeni ka njė numėr tė konsiderueshėm italianėsh qė punojnė e jetojne nė Shqipėri, sa qytetarė italianė do tė pėrfitojne nga kjo marrėveshje?

    Senatori Nannicini: Padyshim ėshtė njė marrėveshje dypalėshe qė u krijua nga dy vendet pėr tė njohur tė drejtat e tė gjithė qytetarėve, qytetarėve shqiptarė qė kanė paguar kontributet e tyre nė Itali, apo tė qytetarėve italianė qė kanė paguar kontributet e tyre nė Shqipėri. Ndaj bėhet dhe pėr qytetarėt tanė, disa mijėra pėr momentin. Ėshtė e qartė qė ka njė shproporcion mes dy komuniteteve. Po kjo nuk do tė thotė asgjė. Kishim disa tė drejta qė nuk njiheshin, ndaj ato tashmė duhet t’i njihen tė gjithėve, si qytetarėve shqiptarė dhe atyre italianė. Pas ratifikimit tė marrėveshjes mė nė fund do tė mund t’i njihen tė gjithėve kėto tė drejta. Padyshim kemi shumė punonjės autonomė apo sipėrmarrės qė kanė ardhur kėtu nė shumė sektorė, si tė prodhimit, tė turizmit, apo biznesit. Por nuk kemi tė dhėna konkrete. Sigurisht qė komuniteti ėshtė ende i vogėl, por ėshtė gjithsesi prezent. Dimė nga ambasada italiane qė ka disa mijėra qytetarė italianė, por nuk dimė mė shumė.

    Njerėzit qė kanė punuar me djersė e ndershmėri pėr dekada te tera, e meritojnė kėtė angazhim konkret te dy vendeve tona Ēėshtja e pensioneve nuk ėshtė vetėm njė e drejtė por edhe njė ēėshtje dinjiteti njerėzor. Jeni i kėtij mendimi senator qė ėshtė njė e drejte e vonuar nė kėtė rast…

    Senatori Nannicini: Nuk ka dyshim. Vjen shumė vonė kjo marrėveshje, do tė duhet tė kishte ardhur mė herėt. Ka patur njė angazhim tė rėndėsishėm nga komuniteti shqiptar nė Itali qė ka shtyrė pėr njė marrėveshje tė tillė, angazhim tė cilit ju pėrgjigjėm me njė punė parlamentare qė sot po mbledh frutet e rėndėsishme. Por qė po, ėshtė frut i rėndėsishėm por i vonuar.

    Si e ka adresuar komuniteti i emigrantėve kėtė problem?

    Senatori Nannicini: Komuniteti shqiptar nė Itali ka qenė motori I kėsaj marrėveshje. Ka patur njė apel nė platformėn online Change.org , ka patur rrjet asosacionesh qė kanė qenė prezent nė tė gjitha bashkėbisedimet me ministrinė, me parlamentin. Nuk jam ndjerė asnjėherė vetėm nė kėtė betejė, pėrndryshe do tė kishte qenė shumė e vėshtirė nė pallatet e institucioneve tė ēohej deri nė fund.

    Njė dakortėsi nė fakt pėr njohjen e pensioneve mes dy vendeve ėshtė iniciuar qe ne vitin 2015, ne kohen e ish-kryeministrit italian Renci. Shtate vite negociata pėr te konkluduar nė kėtė dite ēfarė ndodhi qe zgjati kaq shume procesi?

    Senatori Nannicini: Nisi atėherė dhe ra menjėherė qeveria, pėr fat tė keq nė Itali kemi kėtė ‘ves’, herė pas herė qeveritė bien nga hiēi, dhe pikėrisht tek sa po nisnim tė kishim disa rezultate pėr kėtė betejė tė drejtash, kishte njė ndryshim qeverish dhe kjo krijoi njė bllokim. Pastaj negociatat nuk nisėn mė herėt se nuk kishte resurse. Ishte njė betejė qė fillimisht si senator po e bėja nė opozitė, sepse partia ime , partia Demokratike ishte nė opozitė, pastaj u bėmė pjesė e qeverisė, ja dolėm tė kalonim amendamentin. Duhet tė them se pasi resurset erdhėn falė amendamentit tim, menjėherė bashkėpunimi mes dy delegacioneve, atij Italian tė cilin e koordinoja unė, dhe delegacionit tė qeverisė shqiptare, prodhoi rezultate nė njė kohė rekord; ishte njė bashkėpunim shumė produktiv, dhe jam shumė i lumtur nga rezultati qė kemi arritur sot.

    Mund tė na flisni mė shumė mbi peticionin ‘Pensioni ėshtė njė e drejtė”?

    Senatori Nannicini: Peticioni ishte njė moment mobilizimi I rėndėsishėm qė beteja qė po bėja nė parlament tė sillte disa rezultate, qė politika italiane tė kuptonte se kishte disa tė drejta tė mohuara, qė kishin tė bėnin me jetėn e shumė njerėzve. Njerėz qė janė kthyer nė Shqipėri apo qė janė integruar nė komunitetin tonė, qė janė pjesė jo vetėm e motorit ekonomik por edhe e shoqėrisė italiane, dhe nuk mund tė vazhdonim tė mos dėgjonim kėtė kėrkesė pėr tė drejtat e tyre.

    Zonja Ballo, ju dhe senatori Nannicini, jeni nismėtarė te peticionit “Pensioni ėshtė njė e drejtė’. Si lindi kjo iniciative dhe bashkėpunimi juaj pėr tė shtyrė axhendat e dy ministrive

    Zonja Geri Ballo, aktiviste e diasporės shqiptare nė Itali: Ky peticion lindi si njė instrument pėr ta vėnė nė dispozicion tė komunitetit shqiptar tė Italisė, por jo vetėm edhe tė gjithė atyre italianėve tė sensibilizuar nga kjo kauzė. Prej vitesh, kėrkohej qė dy qeveritė t’i jepnin drejtim, t’i jepnin njė zgjidhje ēėshtjes sė pensioneve tė munguara, pėr shqiptarėt qė kanė punuar nė Shqipėri e mė pas nė Itali ose anasjelltas. Por nė pjesėn dėrrmuese ata kanė punuar kėtu, e mė pas kanė emigruar nė Itali, e mė pas nuk kanė arritur tė marrin pension nė asnjė nga tė dy shtetet, ndaj lindi ideja e njė peticioni qė nė mėnyrė dixhitale, tė mbledhė firmat e atyre qė janė tė prekur direkt, tė familjarėve dhe gjithė personave tė sensibilizuar nga kjo kauzė.

    Mė nė fund duket se ėshtė adresuar njė problem i madh pėr emigrantėt shqiptarė qė punojnė dhe qė paguajnė kontribute nė Itali. Cilat kanė qene problematikat nga vonesat. Ju keni statistika, si do tė pėrfitojnė nga kjo marrėveshje emigrantėt shqiptarė?

    Zonja Geri Ballo, aktiviste e diasporės shqiptare nė Itali: Personalisht unė sot jam shumė e gėzuar qė kemi nėnshkruar tekstin e pėrbashkėt mes dy palėve, mes dy grupeve negociatore, ky ėshtė njė hap shumė i rėndėsishėm, qė kėrkohet dhe ėshtė bėrė gjithmonė mė emergjente me kalimin e kohės, kėtu vijmė edhe tek pika qė ju pėrmendėt, nė lidhje me problematikat.

    Problemet janė konkrete, qytetarė shqiptarė nė Itali qė mund tė kenė shtetėsinė apo ata qė nuk e kanė shtetėsinė, nuk ka shumė rėndėsi kjo. Ēėshtja ėshtė qė mbėrrijnė nė moshėn e pensionit, shpesh nuk arrijnė ta pėrfitojnė pensionin as nė Shqipėri e as nė Itali, edhe nėse arrin ta pėrfitojnė pensionin nė Shqipėri, ėshtė jashtėzakonisht e vogėl nė krahasim mė jetesėn nė Itali.

    Vėrtetė kjo ėshtė bėrė njė emergjencė, njė problem aq mė tepėr me krizėn ekonomike. Kemi rastet e qytetarėve, e personave mbi 70 vjeē tė cilėt kanė punuar njė jetė tė tėrė, kanė bėrė edhe punė tė rėnda dhe gjendet nė fund tė kėsaj kohė, bėhen barrė pėr familjet e tyre, kėshtu qė kanė edhe njė ndjesi keqardhje, ka raste qė nuk ndodhen nė kushte tė mira ekonomike.

    Kjo ka qenė dhe shtysa kryesore. Nė lidhje me statistikat, ne e dimė se kemi rreth 700.000 shqiptarė qė jetojnė nė Itali. Natyrisht qė sa mė shumė kalojnė vitet aq mė shumė rritet numri i atyre qė kanė tė drejtė tė pėrfitojnė pension dhe nuk arrijnė, dimė qė edhe njė numėr i konsiderueshėm mund tė ketė punuar nė njė pjesė tė kohės nė Itali nė mėnyrė informale, pra dhe mbledhja e kontributeve zyrtarisht nuk ka qenė aq sa kanė qenė vitet e punės.

    Nė Itali duhen minimalisht 20 vite punė pėr tė pėrfituar pension, dhe ja qė arrijė tek njė numėr po e pėrsėris gjithnjė e mė tė madhe qytetarėsh qė ngelen pa pension.

    Gjithė kėto problematika besoj janė tė zbardhura tek marrėveshja? A ka specifika qė ja vlejnė tė pėrmenden?

    Zonja Geri Ballo, aktiviste e diasporės shqiptare nė Itali: Teksti i dakordėsuar sot, i merr parasysh tė gjitha kėto pika, i merr parasysh tė gjithė situatat specifike, edhe vetė fondi qė u vu nė dispozicion nė ligjin e buxhetit tė shtetit italian, niste si fond nga pėrllogaritja e Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore tė Italisė, i cili duke pasur tė gjitha tė dhėnat pėr qytetarėt shqiptarė qė punojnė nė Itali dhe grupmoshat i ka pėrcaktuar dhe i ka ndarė edhe vit dhe ėshtė i lidhur me fondin qė vit pas viti do tė jetė nė dispozicion pėr pensionin e tyre.

    Sa emigrantė shqiptarė nė Itali do tė pėrfitojnė vitin e parė dhe kur do tė zbatohet kjo marrėveshje?

    Zonja Geri Ballo, aktiviste e diasporės shqiptare nė Itali: personalisht nuk jam marrė me njė detaj tė tillė, ne kemi teknikė shumė tė zotė qė janė marrė hap pas hapi. Por di qė janė rreth 20.000 emigrantė shqiptarė qė do tė pėrfitojnė pensione vitin e parė, pastaj numri vjen nė rritje vit pas viti.

    Kjo ėshtė mjaft e logjikshme duke patur parasysh qė gjenerata e parė e shqiptarėve qė kanė emigruar nė vitet 90’, tashmė po arrijnė rreth moshės 70 vjeēare.

    E dimė qė do tė ketė njė rritje tė numrit tė pėrfituesve dhe si rrjedhim edhe fondi do tė shtohet, e mė pas do tė ketė njė nivelim, e do tė jetė ndoshta edhe nė rėnie sepse rritet numri i shqiptarėve qė arrijnė tė totalizojnė mė shumė se 20 vite me punėn e mirėfilltė nė Itali.

    Ēfarė duhet kuptuar me unifikim tė viteve tė punės? A mund tė na e konkretizoni pėrmes njė shembulli?

    Zonja Geri Ballo, aktiviste e diasporės shqiptare nė Itali: Ne mund tė japim njė shembull konkret, kemi p.sh njė person qė ka punuar 10 vite nė Shqipėri e mė pas ka emigruar dhe ka punuar edhe 15 vite tė tjera nė Itali dhe ja qė nė asnjėrin nga dy vendet nuk i njihet e drejta e pensionit.

    Ndėrkohė qė nė momentin qė nėnshkruhet dhe ratifikohet marrėveshja, i lind e drejta qė tė mund tė kėrkojė pensionin si nė Shqipėri ashtu edhe nė Itali pasi secili nga dy vendet do tė vendosi nė dispozicion njė kuotė, sipas viteve qė personi nė fjalė ka punuar ne secilin shtet, por qė nga totalizimi ai person mund tė marrė pensionin si ta kėrkojė kėtu, edhe nė Itali.


    BallkanWeb

    https://www.balkanweb.com/pensionet-...ar-te-drejtat/

Tema tė Ngjashme

  1. Pjesa nga brezi i Hyjlindeses
    Nga neokastra nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 17:02
  2. Tė lindurit e viteve 80, brezi im ndoshta do jetė edhe brezi yt
    Nga Apollyon nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:39
  3. Quo vadis brezi im
    Nga Dr Rieux nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2007, 11:31
  4. Brezi qė po shkon dėm
    Nga Dr Rieux nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 29-10-2007, 09:14
  5. Brezi i humbur
    Nga Failed Rapper nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •