Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Kujtime nga Forumi Shqiptar

    Shikoj qe ka nje perpjekje nga nje grup i vogel anetaresh per ta gjalleruar kete forum dhe tani po ju jap nje mundesi te vogel qe rigjallerimin ta nisim me ndonje kujtim te bukur nga ky forum.

    Une kam 20 vjet, pothuajse, ketu. Dhe kujtoj me nostalgji sa seriozisht e merrja kete forum njehere e nje kohe. Ishta si nje dritare nga ku shikoja nje bote te tere shqiptare.

    Here tjeter ju sjell kujtime me specifike.

    Ju pa patet, mire se t'i sillni!

    Qofshit mire!

  2. 4 antarėt mė poshtė falenderuan Kryeplaku pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    ATMAN (30-01-2022),Neteorm (30-01-2022),SERAFIM DILO (30-01-2022),sirena_adria (02-02-2022)

  3. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pėr: Kujtime nga Forumi Shqiptar

    Eh, kujtimet nė kėtė forum janė me tepricė.

    Siē e thashė ishte njė dritare shqiptarie pėr mua. Kisha emigruar nė Greqi, njė moment pėrfundova nė Rodos dhe ndac besojeni ndac jo, i vetmi shqiptar me tė cilin kisha muhabet nė Rodos ishte njė anėtar me emrin Enri. Ai mė tregoi pėr forumin, se unė pothuajse e kisha humbur ēdo lloj lidhjeje me shqiptarinė. U futa kėtu dhe gjėja e parė qė vura re ishte se bėja gabime trashanike me shqipen. Mi vinin anėtarėt e vjetėr nė dukje, se faktikisht forumi mblidhte nė ato vite njerėz me bagazh, shumė syresh tė diplomuar nė Gjuhė Letėrsi, etj.

    Pėrpara Forumit Shqiptar, i vetmi vend ku mblidheshin intelektualėt pėr tė kuvenduar nė anonimitet ishin Yahoo Groups, pastaj doli Forumi Shqiptar ku shumė fshiheshin pas njė pseudoje, dolėn forumet e tjera, dhe nė fund fare dolėn Social Media, vendi ku anonimiteti vdiq njėherė e pėrgjithmonė, kurse vetė fjala rrėshqiti pėrtej ēdo lloj limiti dhe binari. (Po jetojmė kohėn e brekėve tė hapura nė tel pėr t'u kundruar nga tė gjithė.)

    Unė asokohe isha fukara dhe nuk kisha njė kompiuter timin (po flas pėr fillimin e viteve 2000). Kėshtu, nė forum futesha nga kompiuterat e shkollės. Rrija nganjėherė nė kompiuter gjer nė 11 tė darkės, kur mbyllej godina e universitetit. Kėtu kishte gjullurdi tė madhe, tema pa fund, ushqim pėr ēdo shije. Letėrsi, lajme, politikė, histori dhe Fjalė pa Doganė. Kishte edhe njerėz tė ēdo kalibri.

    Replikat vinin sipas njerėzve. Disave as nuk ua varja fare se ēfarė thoshin, ndėrsa fjala e disa tė tjerėve mė ngacmonte ndėrgjegjen. Shkoja nė dhomėn time, 20 minuta larg universitetit, dhe ēup vrisja mendjen se ēfarė mė tha filani apo se ēfarė muhabeti kisha lėnė pėrgjysėm dhe kthehesha me vrap pėr tė dhėnė pėrgjigje. Forumi mė ishte bėrė njė lloj droge me pak fjalė dhe vėshtirėsia mė e madhe ishte nė kohė provimesh, se shumė herė orėn qė duhet tė lexoja libra e kaloja duke lexuar postime nė Forum. Mirėpo, lavdi zotit, e mbajta faqen e bardhė edhe kėtu edhe nė shkollė.

    Kishte ēaste tė bukura, kur lexoje thurrjet poetike ose qesharake tė Agimit, Indritit, Brarit, Ledianės, Albės, Kolombit, etj., por edhe ēaste kur postime qė i shkruaja me zell pėr njė orė a mė shumė zhdukeshin nga forumi pėr arsyen se dikush nga moderatorėt thoshte qė u shkelėn rregullat. Njė zot e di si mė nxiheshin sytė kur dikush mi fshinte gjėrat qė i thosha me aq zell.

    Edhe bisedat nė privat mė dukeshin tė bukura. Flisja me njerėz e vajza nė cepa tė tjera tė botės dhe atėherė bota mė dukej shumė mė e madhe se ē'mė duket sot. Fillonin lojrat e shahut nė Yahoo, bisedat nė grup kėtu dhe ndonjė foto e njėrės apo tjetrės nė privat. Kishte edhe ato raste kur ndodhnin fatkeqėsira. Psh. ishim mbledhur nė njė temė pėr t'i uruar ditėlindjen njė moderatori dhe ai u zhduk fare dhe kur u kthye na tha qė ato ditėt e ditelindjes kishte humbur babain. Por edhe raste kur shikonim fotot e ndonjė anėtari tė ndarė nga jeta (si njė djalė qė u vra me motor, mė duket).

    Eh, pėr njė 18 vjeēar si puna ime nuk e mohoj qė ca gjėra kishin ndjesinė e vet. Gjė e bukur ishte tė flisje edhe me shqiptarė mė tė mėdhenj e mė tė pjekur se vetja, nė njė kohė kur shqiptarėt i gjeja vetėm kėtu. Nė ato vite besoj se shumė njerėz kėtu ndiheshin si pjesė e njė komuniteti tė vogėl. Shumė herė merrnin kėshilla dhe udhėzime nga anėtarėt e tjerė. Pėrderisa teknologjitė nuk kishin pėrmasat e sotme (ndėrsa hallexhiu shqiptar kishte shkuar nė ēdo cep tė globit) shumė e gjenin veten tė izoluar nė vende tė huaja dhe orėt qė i kalonin kėtu u sillnin njėfarė ngrohtėsie shqiptare.

    Kaq pėr sot.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kryeplaku pėr postimin:

    Neteorm (31-01-2022)

  5. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pėr: Kujtime nga Forumi Shqiptar

    Tani qė u kutjova, njėherė e njė kohė forumi nuk kishte as mundesine e te berit like as shtimin e reputacionit. Kjo ishte gje e mire, perderisa nganjehere ata qe te lexonin te pegezonin ne privat per ato qe thoshe dhe disi ndiheshe se shkrimet e tua ketu lexoheshin dhe kishin impakt tek te tjeret. Pra vete fjala ne forum kishte me shume rendesi dhe ishte gje e bukur kur njerezit te pergezonin.

  6. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Kujtime nga Forumi Shqiptar

    Shumė temė e bukur Kryeplaku, mė thene tė drejtėn kam lexuar shumė nga shkrimet e tua dhe me vėrtet kanė qenė e do mbeten te vyera nė kėtė forum.

    Personalisht forumet dikur interesi ka qenė i dobet pasi ishim fokusuar tek chatet dhe privilegjet qė na mundesonte, dhe bashkbisedimi me tė tjetė nė kohė reale, po me kalimin e kohės kuptova qė forumi me mundesoi vėrtet tė kuptoja se duke shkruar e lexuar, arrija tė pėrmiresohesha edhe si njeri po edhe nė mentalitetin tim.

    Me pak fjale per mua do mbetet, shkollė mė vehte..

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Neteorm pėr postimin:

    Kryeplaku (02-02-2022)

  8. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pėr: Kujtime nga Forumi Shqiptar

    Citim Postuar mė parė nga Neteorm Lexo Postimin
    Shumė temė e bukur Kryeplaku, mė thene tė drejtėn kam lexuar shumė nga shkrimet e tua dhe me vėrtet kanė qenė e do mbeten te vyera nė kėtė forum.

    Personalisht forumet dikur interesi ka qenė i dobet pasi ishim fokusuar tek chatet dhe privilegjet qė na mundesonte, dhe bashkbisedimi me tė tjetė nė kohė reale, po me kalimin e kohės kuptova qė forumi me mundesoi vėrtet tė kuptoja se duke shkruar e lexuar, arrija tė pėrmiresohesha edhe si njeri po edhe nė mentalitetin tim.

    Me pak fjale per mua do mbetet, shkollė mė vehte..
    Shkolle sic e the. Njehere e nje kohe benim konkurse letrare ketu. Ashtu si ne gjithe siperfaqen shqiptare, voten dhe meriten ne keto konkurse ua jepnim shoshoqit Mirepo ishte gje e mire qe disa rioshe, si une ato vite, te provonim doren dhe mendjen ketu.

    Une lajme merrja me shume nga ketu (ca emra shqiptare per here te pare i kam degjuar ne kete forum) dhe goxha ndihme me gjuhen shqipe. Njohurite e tjera i kam marre me teper nga librat.

    Sidoqofte, dakord jam me ato qe thua: nje forum i miredrejtuar te ndihmon edhe ne kulturen e debatit (se ka edhe forume pa kulture debati lol).

    Forumi Shqiptar, njehere e nje kohe, ka pasur goxha kulture debati.

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kryeplaku pėr postimin:

    Neteorm (03-02-2022)

Tema tė Ngjashme

  1. Sa ju pėlqen Forumi Shqiptar?
    Nga RaPSouL nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 13-11-2023, 13:17
  2. Pershendetje Forumi Shqiptar.
    Nga Formidable nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 12-02-2015, 07:30
  3. Pershendetje forumi shqiptar
    Nga C.Jack Sparrow nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 08-07-2013, 16:46
  4. Xhebrail ....Te forumi shqiptar,,,,,
    Nga Xhebrail nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-06-2013, 08:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •