FANTASTIKE: Distria Krasniqi e artë në Portugali
Distria Krasniqi i ka siguruar Kosovës, medaljen e artë në Grand Prix Almada që po zhvillohet në Portugali.Krasniqi ka mposhtur në finale kroaten, Ana Puljiz Viktoria.Krasniqi në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë u përball me xhudisten franceze Leonie Gonzalez, shkruan GazetaBlic Sport.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, në raundin e tretë, Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes nga Spanja, Ariane Toro Soler.Në gjysmëfinale xhudistja jonë e mposhti atë portugeze, Diogo Joana.Kurse në finale ka triumfuar ndaj kroates, Ana Puljiz Viktoria.
26 vjeçarja pas triumfit në finale, ka fituar një shumë simbolike prej 100,000 mijë eurosh, pasi Kosova ka një ligj që fituesit e medaljeve të arta, i shpërblen me këtë shumë.
Krijoni Kontakt