Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Post Poezi për abetaren,ditën e alfabetit dhe dita e mesuesit(shkolla e parë shqipe)

    https://trekendeshididaktik.wordpres...19/12/29/4181/

    [/url]Emri:  10alfabeti-i-gjuhes-shqipe.jpg

Shikime: 5521

Madhësia:  259.6 KB

    Alfabeti i gjuhës shqipe

    Manastir,o qytet i alfabetit
    Shkronja të bukura na ke dhuruar
    Shkronja të bukura me shkronja shqipe
    Alfabetin tonë na e ke zbukuruar.

    U hap drita e kongresit me urtësi
    Nga shoqëria„Bashkimi” në ILIRIDË
    Nëntori,muaji i festave kombëtare
    Çdo fëmijë e paise me abetare.

    Mitat Frashëri e Gjergj Fishta
    Më 22 Nëntor agoi dita
    Luigj Gurakuqi e Ndre Mjeda
    Në kongres ju shkelqeu pena.

    Alfabeti sot,lexohet e shkruhet
    Me shumë dinjitet ai ruhet.
    Me këtë alfabet shkruan Presheva
    Shkruan e lexon,Malësia e Preveza.

    Alfabeti shqip në zemrat tona,
    Në institute e nëpër shkolla.
    Margaritarët në gjerdan rradhiten,
    lulëzojnë shkronjat,lulëzon gjuha shqipe.

    Zeqirja Latifi,Nëntor 2019
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hotlani : 27-01-2022 më 20:17 Arsyeja: fakultative
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi për abetaren,ditën e alfabetit dhe dita e mesuesit(shkolla e parë shqipe)

    Emri:  A festa e abetares.jpg

Shikime: 8251

Madhësia:  32.3 KB

    https://trekendeshididaktik.wordpres...iew=true/feed/

    Festa e abetarës

    Dy vepra të bukura
    Avatari e abetarja,
    dy shkëndija drite
    mendjen na i ndrite.

    Shkronja të shtypit,
    shkronja të shkrimit
    e mësuam leximin
    mësuam dhe shkrimin.

    Falenderues ne jemi
    abetare që kemi,
    falë abetares sonë
    ne dijmë të lexojmë.

    Shkronjat i mësuam
    dhe shenjat si harruam.
    Ju‚moshatarë të Tarës
    Urime festa e abetarës.

    Zeqirja Latifi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hotlani : 27-01-2022 më 20:23 Arsyeja: fakultative
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi për abetaren,ditën e alfabetit dhe dita e mesuesit(shkolla e parë shqipe)

    Të nderuar mësues,mësuese,arsimdashës,urime 7 Marsi dita e hapjes së shkollës së parë shqipe!!!!
    Emri:  10.03.-1.png

Shikime: 2757

Madhësia:  54.7 KB
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi për abetaren,ditën e alfabetit dhe dita e mesuesit(shkolla e parë shqipe)

    7 Marsi – Dita e mësuesit

    Datë e shenjtë,monument sakrifice
    7 Marsi, sinonim i shkollës shqipe
    Shqiptarët me shekuj e kan kërkuar
    mësuesit me nostalgji e kan kujtuar.

    Korça, qytet me plot hijeshi
    shkolla e parë me shumë bukuri
    flakadan drite thellë në erresirë
    shqiptarët ëndrronin kët dëshirë.

    Dritat shumëngjyrëshe shkëlqyen
    n’mësonjëtoren shqipe u përzien
    Pandeli Sotiri,mësues i shquar
    mësonjëtoren shqipe e ka lulëzuar.

    Motrat Qiriazi mësuese shqipëtare
    rrezatonin dritë në çdo dritare,
    i prin emancipimit dhe edukimit
    femrat drejt dijes dhe përparimit.

    Zeqirja Latifi
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi për abetaren,ditën e alfabetit dhe dita e mesuesit(shkolla e parë shqipe)

    Emri:  shkolla-shqipe.jpg

Shikime: 1116

Madhësia:  54.4 KB

    7 Marsi-Dita e Mësuesit

    Sotë e më shumë se njëqind vite
    në Korçë u hap shkolla shqipe.
    U hap shkolla më e bukura në botë
    sot, shqiptarët e kujtojnë me mall e lot.

    Mësonim më parë në gjuhë të huaj
    në gjuhë të huaj mësonim për edukatë
    gjuha shqipe në shkolla ishte larguar
    se kështu donin turq sllavë e bullgarë.

    Në qytetin e bukur u hap tempull i shenjtë,
    Një tempull I shenjtë,tempull diturie
    eshtë e bekuar nga ilirët dhe Pellazgenjtë
    për ne është një ditë e madhe lumturie.

    Para shumë vite u hap një dritare
    që nxënësit tanë të kenë një abetare,
    abetare e bukur me shkronja shqipe
    për nxënësit është më e bukura mike.

    Themelet e kësaj shkolle i vuri Pandeli Sotiri
    Ishte një drejtues dhe mësues më i miri.
    Motrat Qiriazi, dy motra,dy atdhetare,
    hapën shkolla shqipe për femra shqiptare.

    Ju o mësusit tanë gëzoni repekt
    për punën tuaj që bëni me shumë nderë,
    nderoni punën tuaj që të jeni perfekt,
    nderoni nxënësit tuaj se janë fëmijë me vlerë.

    Sot në mbarë trojet tona feston arsimi
    Gëzohen rilindasit, Mjeda Çajupi e Naimi.
    Veteran,mësues,nxënës ju jeni yje drite
    Urime 7 Marsin ditën e shkollës shqipe.

    Zeqirja Latifi
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

Tema të Ngjashme

  1. 7 marsi dita e mesuesit
    Nga Hotlani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 07-03-2019, 16:59
  2. Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638
    Nga Darius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 13-10-2015, 05:21
  3. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  4. Skandal në shkolla, mësuesit abuzojnë me minorenet
    Nga white-knight në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 22:50
  5. 7 Marsi, dita e mesuesit..
    Nga fjollita në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2007, 16:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •