Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,033

    Roza Anagnosti

    Nishani dekoron Roza Anagnostin me Dekoratėn “Nderi i Kombit”

    Presidenti i Republikės, Bujar Nishani i akordoi dt. 12/06/2017, nr. dekreti 10413 zonjės Roza Anagnosti Dekoratėn “Nderi i Kombit” me motivacionin:

    “Mjeshtres sė pėrkryer dhe interpretueses sė pakrahasueshme tė artit skenik dhe atij kinematografik tė vendit tonė, aktores qė pėr dekada me radhė ka portretizuar karaktere realiste tė panumėrta dramatike e stoike tė motrės, gruas e nėnės sė dhembshur e frymėzuese shqiptare, aq shumė tė dashura e tė vlerėsuara nga artdashėsit tanė”.

    Roza Anagnosti lindi mė 27 tetor 1943 nė Tiranė, Shqipėri, aktore e shquar e Teatrit Kombėtar dhe kinematografisė, bashkėshorte e regjisorit po ashtu mjaft tė njohur Dhimitėr Anagnosti.

    E filloi karrierėn ne Teatrin “Migjeni” tė Shkodrės. Vetėm 20 vjeē, hyri nė kinematografi me rolin e mėsueses nė filmin “Detyrė e posaēme” (K. Dhamo, 1963). Njė vit mė pas luajti Filen nė filmin “Toka jone” (H. Hakani, 1964). Viti 1966 ishte viti i bashkėpunimit tė suksesshėm me regjisorėt debutues Dhimitėr Anagnosti e Viktor Gjika, ne filmin “Komisari i drites”.

    Pas kėtij filmi Roza dhe Dhimitri martohen dhe jetojnė nė Tiranė. Pėr Rozėn fillon periudha mė e shkėlqyer e karrierės, me role tė shumta nė Teatrin Kombetar nė Tiranės dhe nė kinematografi. Roza Anagnosti bėhet njė aktore shumė e kėrkuar nga regjisorėt. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa ēmimet tė rėndėsishme kombėtare.
    Ēifti Anagnosti bėhet simbol i suksesit nė art.

    Disa nga filmat mė tė suksesshėm janė tek “Plagė tė vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969), ”Fije qė priten” (M. Fejzo, 1976) me tė cilin fitoi Medalionin e Festivalit tė vitit 1977, “Mesonjėtorja” (M. Fejzo, 1979) me tė cilin u shpall aktorja mė e mirė dhe fitoi Kupėn e Festivalit mė 1981. Me filmin “Rruga e lirisė” fitoi Medalionin e dytė.

    Filmat e tjere janė “Ndergjegja” 1972, “Qyteti me i ri ne bote” 1974, “Ne shtepine tone” 1979, “Dita e parė e emėrimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, “Taulanti kerkon nje motėr” 1984, “Pranverė e hidhur” 1985, “Bote e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, “Vrasje nė gjueti” 1987, “Rikonstruksioni” 1988, “Kthimi i ushtrisė sė vdekur” 1989, “Vetmi” 1990.

    Pėrveē shumė vlerėsimeve e ēmimeve pėr karrierėn, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punės“.


    https://alb-spirit.com/2017/06/15/ni...-nderi-kombit/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,033

    Pėr: Roza Anagnosti

    Njė dokumentar mbi yllin e kinemasė shqiptare Roza Anagnosti nė dekada.


    https://www.youtube.com/watch?v=qL05kkQmzco



    Pėrballė - Roza Anagnosti

    DigitAlb - Shtator 2016.


    Gjithė puna e jetės sė saj, rolet e preferuara dhe impakti qė ka patur nė shoqėri me pėrpjekjet e saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 25-01-2022 mė 18:11

Tema tė Ngjashme

  1. Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje
    Nga Humdinger nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2022, 10:48
  2. Roza Haxhiu, njė yll kuqezi qė ndriēoi nė Europė
    Nga BOKE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-07-2015, 14:42
  3. 23 Gusht: Shen Roza nga Lima
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 18:47

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •