Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12

Tema: Arsimimi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Arsimimi

    Dita Ndėrkombėtare e Arsimit / BE thirrje kundėr analfabetizmit

    Sot, nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Arsimit BE i bashkohet thirrjes globale pėr tė drejtėn themelore pėr arsim pėr ēdo fėmijė nė botė, duke besuar fuqimisht se arsimi ėshtė rruga e duhur drejt uljes sė varfėrisė dhe njė tė ardhmeje mė tė mirė pėr tė gjithė.

    “Krenarė tė konfirmojmė angazhimin tonė ndaj brezave tė rinj shqiptarė pėrmes programit U4Schools 63 institucione arsimore nė Shqipėri po rindėrtohen me standardet mė tė larta tė mėsimit dhe sigurisė. 21 prej tyre janė pėrfunduar tashmė ndėrsa puna pėr rikonstruksionin e objekteve tė tjera vazhdon nė terren”, thuhet nė njoftimin e BE.


    /CNA.al

    https://www.cna.al/2022/01/24/dita-n...nalfabetizmit/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Arsimimi

    24 Janar - Dita Ndėrkombėtare e Arsimit dhe realiteti shqiptar !

    Nga Nora Malaj


    “24 Janari ėshtė njė datė kalendarike vjetore e vendosur nga Kombet e Bashkuara, pėr tė festuar rėndėsinė e Arsimit dhe ndikimit tė tij nė mbarė botėn. Arsimi ėshtė thelbėsor pėr Zhvillimit tė Qėndrueshėm, qė synon tė “sigurojė arsim gjithėpėrfshirės dhe tė barabartė , me cilėsi dhe tė promovojė mundėsi tė tė mėsuarit gjatė gjithė jetės” deri nė vitin 2030.

    Arsimi ėshtė njė e drejtė njerėzore, e cila nuk duhet tė mohohet kurrė. Si qenie njerėzore, ne kurrė nuk ndalemi sė mėsuari. Edukimi nuk duhet tė shihet vetėm si njė mjet pėr njė qėllim, pasi rėndėsia ka edhe gjatė arritjes sė moshės mė tė vjetėr. Sigurimi i aksesit nė mjetet dhe burimet e nevojshme, jo vetėm qė ofron mundėsi, por edhe njė ndjenjė tė vazhdimėsisė nė jetėn e mėvonshme. Nė vlerėsimin e kėsaj filozofie, vende tė ndryshme kanė krijuar Universitete tė epokės sė tretė dhe epokės sė katėrt.”

    Sot , Shqipėri pėrballet me njė sėrė problemesh , tė cilat ende nuk po shohin zgjidhjen e tyre.
    Se pari nje buxhet tė 2019 edhe mė tė ulėt , qė pėr njė arsimim gjithėperfshirės , me standart dhe tė dedikuar ėshtė mision i pamundur .
    Se dyti, njė institucion arsimor qė ėshtė larg sė nxjerri qytetarė aktivė dhe profesionist pėr tregun e punės , po thjeshte njerez- robot qė nė vend tė dijes , prijoritet kanė notėn dhe jo tė menduarin kreativė .
    Se treti – institucione arsimore qė janė shumė larg sė bėri mėsim dhe aftėsimit me dije didaktike dhe te qendrueshme,pasi mungojnė mjetet didaktike dhe laboratorėt e nevojshėm pėr tė lidhur teorinė me praktikėn , si nevojė e tregut tė punės .
    Se katėrti- mėsuese e pedagogė ende tė pa vlerėsuar , as nė indeksim dhe nė rritje reale tė rrogės , duke i rreshtuar pagat e tyre nė vendin mė tė fundit nė Europė dhe nė Ballkan dhe duke mos pasur mundėsi kualifikimi dhe aftėsimi pėr gjatė gjithė jetės .
    Sė pesti- institucionet e arsimit , qė nga anketimet dhe rastet mediatike , notėn e shfrytėzojnė pėr elemente korruptivė dhe mjediset mėsimore shpeshherė iu kthehen nė arena dhune dhe bullizmi, duke mos realizuar dot edukimin qytetarė .
    Se gjashti- Institucione arsimore qė janė shumė larg investimit pėr realizimin e kualifikimeve gjatė gjithe jetės pėr qytetarėt dhe pergatitjen e tyre pėr tregun e punės me dijet qė marrin, pėr tė pėrballuar konkurencėn e saj .

    A ka zgjidhje?? Apsolutisht po!

    Nese arsimi shihet nga qeveria dhe qeveritė realisht si prijoritet kombėtarė dhe i pa negocueshėm kur bėhet fjalė pėr investimin dhe pėr tė rritur 5 pėr qind tė PPB pėr tė .

    Sigurisht , qė mundet tė kthehet nė mision tė mundshėm kur ndėrton nje fokus tė qartė pėr ta kthyer shkollen nė vendin mė miqėsorė , ku arsimin i detyruar tė krijojė qytetarin me vlera humane , duke mos patur prioritet notėn, siē ka tregtari apo qytetari paranė ,por edukimin humanė e qytetarė ,pėr tė njohur shtetin e sė drejtės , duke socializuar fėmijtė nė shoqėri dhe duke njohur e mbrojtur tė drejtat e tyre dhe dijet bazė pėr botėn ku lindin dhe rriten.

    Arsimi i mesėm tė ketė si mision tė qartė pėr tė edukojė dhe mėsuar tė rinjtė si qytetar aktivė me dije tė qendrueshme e tė konkurueshme, qė tė mbrojė dhe tė luftojė pėr shtetin e sė drejtės dhe kur universiteti tė prodhojė profesionistin e aftė pėr tregun e punės.

    Nėse edukimin nuk do ta shohim si mision tė shoqėrisė gjatė gjithė jetės, injoranca , padija dhe kaosi do tė jenė zotėriesit e jetės sonė.

    Ne mundemi qė tė bėjmė njė arsim tė konkurrueshėm , pėr t’ju dhėnė tė rinjve dhe tė gjithė shoqėrisė armėn mė tė mirė nė botė dijen, qė tė ndryshojnė jetėn dhe botėn ku jetojmė nė tė mirė tė njerėzimit dhe nė fuqizim tė familjes e shoqęrisė!


    Telegraf - Janar 2020

    https://telegraf.al/politike/24-jana...teti-shqiptar/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Arsimimi

    Shkollimi dhe Arsimimi

    Nga Dedė Palokaj


    Qė shkollimi ėshtė i nevojshėm dhe shumė i rėndėsishėm, kėtė e dimė tė gjithė. Sepse arsimi e ndihmon gjeneratėn e re tė formohet dhe tė edukohet, nė mėnyrė tė drejtė dhe me pėrgjegjėsi. Mirėpo, njė nga problemet mė tė mėdha tė kohės sonė, ėshtė se shumė janė tė shkolluar, por pak janė tė arsimuar (tė edukuar). Qysh nė antikėn e lashtė, Aristoteli thoshte: “I arsimuari ndryshon aq shumė nga i paarsimuari, si i gjalli nga i vdekuri.” Sot, ka shumė intelektualė tė shkolluar por pak tė arsimuar. Tė paktė janė ata qė e kanė edukatėn e mirė familjare, shoqėrore dhe morale, pra, ata qė duhet ta kenė kuptuar mirė rolin e edukatės nė arritjen e arsimit cilėsor.

    Shkollimi dhe arsimi – njėra pa tjetrin nuk janė tė plota, por tė gjymta. Kanė thėnė: “Dituria pa edukatė (moral) ėshtė sikur zjarri pa dru, dhe edukata pa dituri, ėshtė sikurse shpirti pa trup.” Njeriu, mund tė jetė shumė i ditur dhe i shkolluar, por pa arsimim – pa edukatė, nuk mund ta interpretojė nė mėnyrė tė shėndoshė diturinė as te tė tjerėt, bile as te fėmijėt e vet.

    Ē’kuptim ka njė sistem arsimor kur sa herė qė ndėrrohet qeveria, ndėrrohet edhe sistemi? Parimisht, ēėshtjet kryesore tė jetės nuk ndėrrohen, ato transformohen prej njė gjendje nė tjetrėn. Mund tė ndėrrohemi ne si qenie njerėzore, mentalitetin e vjetėr, mėnyrėn e tė menduarit, tė kuptuarit dhe tė vepruarit etj. Pa ndryshime rrėnjėsore tė vetvetes, njeriu ndryshe mendon, ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Nė tė kundėrtėn, vetėm mėsimi dhe njohuria e shkollimit pa edukim nuk ēon askund. Njohurit nuk shpjegohen, ato fitohen; ligjet nuk mėsohen, ato vėrtetohen.

    Edhe sistemi mė i mirė arsimor nuk sjell gjė tė re nėse njeriu nuk ndryshon, nėse nuk arsimohet moralisht dhe shpirtėrisht. Sepse njeriu ėshtė gjenerator i posaēėm i tė gjithave i ndryshimeve tė vazhdueshme jetėsore.

    Pa ndėrrimin e njeriut tė gjitha reformat ekonomike, politike, financiare, kulturore, arsimore etj., janė tė pamundura tė realizohen pėr krijimin e njė jete mė tė mirė. Sepse nė zemrėn e njeriut vihen themelet e reformave dhe strukturave tė reja. Edhe ligji mė i mirė nė dorėn e njeriut tė paedukuar, pra tė njeriut apo tė shoqėrisė sė pamoralshme dhe tė keqe, nuk mund jetė funksional. Ėshtė e njohur thėnia se askush nuk mund ta ndėrron gjendjen e njė populli, derisa ata tė ndėrrojnė vetveten. Kjo vlen edhe pėr sistemin tonė shkollor.

    Shkolla, nuk e bėn njeriun njeri, por ajo se ēfarė rrjedhė nga shpirti, nga formimi i personalitetit dhe identitetit tė tij. Sepse brendia dhe forma, shkollimi dhe arsimimi shkojnė bashkė e jo vetėm format dhe trajtat e ligjeve tė jashtme. Njerėzit e kohės sonė do tė paguajnė mė shumė pėr t’u argėtuar se sa pėr t’u arsimuar.

    Fytyra e mėsuesit dhe sjellja e tij

    Mėsimi pėrfundon nė klasė, por arsimimi fillon nė shtėpi dhe pėrfundon vetėm me vdekjen tonė. Fėmija e fiton diplomėn e shkollės, pastaj tė universitetit pėr t’u arsimuar, pėr t’u edukuar nė mėnyrė tė shėndoshė, si nė familje ashtu edhe nė shoqėri. I arsimuar, nuk ėshtė ai njeri qė ka lexuar apo qė ka shkruar shumė libra, por ai qė ka arritur ta pastrojė gjuhėn nga fjalėt e ndyta dhe zemrėn nga dėshirat e kėqija, si dhe mendjen nga mendimet e patenzot. Kush nuk arsimohet nė kėtė drejtim, ėshtė njeri i neveritshėm dhe shumė i gėrditshėm edhe nėse ėshtė akademik i madh.

    “Njeriu, i cili nuk lexon asgjė, ėshtė shumė mė i arsimuar se sa ai qė nuk lexon asgjė tjetėr pėrveē gazetės”, thotė Thomas Jefferson. Se titulli akademik dhe shkencor nuk tė bėn intelektual dėshmojnė edhe rastet e shumta tė pleqnarėve tė popullit tonė shqiptarė, tė cilėt nuk kishin as gradė akademike e as shkencore, por kishin edukatė, menēuri, dinjitet, kulturė etj., dhe kėshtu ata mbetėn thesar i ēmuar i kulturės sonė shqiptare.

    Mjerisht, nė kohėn e sotme, ka shumė intelektualė qė sillėn nė mėnyrė tė paarsimuar, pa edukatė tė mirė familjare dhe morale. Kjo shihet nga tė folurit e tyre, nga debatet publike, nga shkrimet, shprehjet banale dhe amorale, sjelljet e tyre pa respekt dhe shije tė mirė. Niveli i qytetėrimit tė njė shoqėrie matet dhe tregohet nė nivelin e shprehjes sė fjalės publike, e jo nė keqpėrdorimin e saj. Ky ėshtė njė problem qė sot tė shqetėson, sa herė i shikon njerėzit duke u shprehur pa respekt minimal tė jetesės sė pėrbashkėt shoqėrore deri nė ofendime mė tė rėnda tė shprehjes sė lirė. “Fjala e shprehur nė skenė vepron mė shumė se ajo qė lexohet nė libėr”, thotė Simon Ostrovski.

    Tmerret e Holokaustit i kanė krijuar akademikėt kulminantė, por qė ishin tė paarsimuar – tė pa edukuar. Personi i arsimuar, ėshtė vetėm ai i cili ka mėsuar se si tė mėsojė tė ndryshojė veten. Sepse nėse nuk ndėrrojmė pėr ta pėrmirėsuar me kujdes veten tonė dhe marrėdhėniet me njėri – tjetrin, atėherė nuk pėrparojmė. Nuk mėsojmė vetėm pėr shkollėn, pėr fushat e ndryshme tė diturisė shkencore, pėr tė fituar sa mė shumė njohuri etj., por, si tė jetojmė nė shoqėrinė e sotme me ambicie tė sėmura?

    Jeta ėshtė shkollė dhe akademi e madhe. Fjalėt i bashkojnė njerėzit, sikurse urat qė i bashkojnė brigjet e lumit. Mos tė harrojmė se njė fjalė e mirė dhe e butė “ngroh tre muaj dimėr.” Aristoteli thotė: “Tė edukosh mendjen pa edukuar zemrėn, nuk mund tė quhet edukim.” Pra, tė mėsojmė duke punuar dhe tė edukohemi duke mėsuar. Sepse emancipimi i njė shoqėrie shprehet mė sė miri te fytyra e mėsuesit dhe sjellja e ngrohtė, e pėrzemėrt, e butė dhe edukuese e tij.


    Gazeta Bota Sot - Gusht 2017

    https://www.botasot.info/opinione/75...-dhe-arsimimi/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-01-2022 mė 20:28

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Arsimimi

    THĖNIE PĖR EDUKATĖN DHE ARSIMIMIN

    SHPRESA E NJĖ KOMBI - EDUKIMI I TĖ RINJVE !

    ObserverKult ju sjell disa thėne tė zgjedhura qė flasin pėr edukatėn dhe arsimin.


    “Edukimi ėshtė lėvizje nga errėsira nė dritė. ” – Allan Bloom

    ” Vetėm tė edukuarit janė tė lirė ” – Epikteti

    ” Gjithkush dhe ēdo gjė rreth jush ėshtė mėsuesi juaj ” – Ken Keyes

    ” Edukimi ėshtė njė mbrojtės mė i mirė i lirisė sesa njė armatė kėmbėsorie ” – Edward Everett

    ” Edukata ėshtė arma mė e fuqishme tė cilėn ne mund ta pėrdorim pėr tė ndryshuar botėn.” – Nelson Mandela

    ” Mėsimi ėshtė njė dhuratė edhe atėherė kur dhimbja ėshtė mėsuesja juaj ” – Anonime

    ” Gjeniu pa edukatė ėshtė sikur argjendi nė minierė ” – Benjamin Franklin

    “ Edukimi nuk ėshtė pėrgatitje pėr jetė; edukim ėshtė vet jeta “ – Xhon Djui

    “Arsimi ėshtė metodė bazale e pėrparimit dhe e reformimit social” – Xhon Djui

    “ Edukimi ėshtė njė dhuratė tė cilėn askush nuk mund tė na e marrė tutje “ – Amerikane

    “ Shpresa kryesore e njė kombi qėndron nė edukimin e drejtė tė tė rinjve tė tij “ – Erasmo Roterdami

    “ Tė mėsuarit ėshtė njė thesar i cili e shoqėron pronarin e tij kudo “ – Kineze

    “ Edukimi nuk ėshtė mbushje e njė kove, por ndriēim i njė zjarri “ – William Butler Yeats

    “ Arsim ėshtė ajo qė mbetet, pasi ke harruar ēfarė ke mėsuar nė shkollė. “ – Albert Ajnshtajn

    “ Arsim ėshtė ajo qė mbijeton kur ajo qė ka qenė e mėsuar ėshtė harruar “ – B. F. Skinner

    ” I arsimuar ėshtė ai qė mund tė mendoj pėr atė qė ndjen, tė thotė atė qė ai e mendon dhe ta dijė se ēfarė thotė ” – Nikolai Frederik Severin Grundtvig

    “ Dy janė nėpunėsit kryesorė tė shtetit: nėna dhe mėsuesi “ – Viktor Hygo

    “ Rrėnjėt e arsimit janė tė hidhura, por fryti ėshtė i ėmbėl. “ – Aristoteli

    “ Arsimi ėshtė investimi mė i mirė pėr moshėn e pleqėrisė “ – Aristoteli

    “ Unė kurrė nuk kam lejuar shkollimin tė ndėrhyjė me edukimin tim. “ – Mark Twain

    ” E vetmja gjė qė ndėrhyn nė tė mėsuarit tim ėshtė arsimimi im ” – Albert Ajnshtajni

    “Qėllimi arsimit ėshtė tė zėvendėsojė njė mendje bosh me njė tė hapur.” – Malcolm Forbes

    ” Arsimi ėshtė ēelėsi pėr tė hapur derėn e artė tė lirisė.” – George Washington Carver

    “Edukimi ėshtė njė zjarr shėndritės, jo njė enė qė mbushet.” Sokrati


    / ObserverKult

    https://observerkult.com/thenie-per-...dhe-arsimimin/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-01-2022 mė 20:54

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Arsimimi

    " Studioni, sepse njohja ndihmon tė jesh; kultura tė bėn tė lirė; kur ndalon sė mėsuari, ndalon sė jetuari! "

    Mesazhi motivues i studiuesit dhe historianit italian Flavio De Bernardinis (Romė, 1957).


    Njė mesazh motivues pėr tė gjithė, jo vetėm pėr nxėnėsit nė kėtė fillim shkolle nga studiues dhe historiani italian Flavio De Bernardinis qė ka bėrė xhiron e rrjetit pėr tė studiuarin dhe tė mėsuarin.

    Studioni!

    Pėr hir tė dijes, asnjėherė pėr nota.

    Sepse njohja ndihmon tė jesh.

    Dhe tė dish shumė ndihmon tė jesh shumė.

    Studioni!

    Sepse kultura tė bėn tė lirė
    dhe asgjė nuk vlen mė shumė se liria.

    Studioni!

    Sepse ne jemi fjalėt qė dimė,
    sepse mendimi krijon realitetin.

    Studioni!

    Sepse nuk do ta njihni kurrė mėrzinė
    nėse do doni njė libėr, njė peizazh,
    njė pikturė ose javėn e enigmės.

    Studioni!

    Sepse duke studiuar do tė kuptoni cilėsitė tuaja, prirjet tuaja, dobėsitė tuaja.

    Studioni historinė, sepse e kaluara ndriēon tė tashmen.

    Studioni gjeografinė, sepse ēdo vend ėshtė gjithashtu njė lumė, njė mal, njė erė.

    Studioni matematikėn sepse nė jetė shpesh llogaritė nuk dalin dhe duhen gjetur zgjidhje alternative.

    Mėsoni gjuhė tė huaja, sepse udhėtimi ėshtė mėsimi mė i mirė i jetės.

    Studioni biologji sepse tė kuptosh se si rreh zemra ose pse rrahjet pėrshpejtohen nėse bie nė dashuri ėshtė e mrekullueshme.

    Studioni filozofinė sepse do tė mėsoni tė arsyetoni dhe ta shikoni botėn nga kėndvėshtrime mė origjinale.

    Studioni letėrsi sepse do tė jetoni shumė jetė dhe do tė shihni vende tė mrekullueshme nga shtėpia.

    Studioni gramatikėn sepse ndryshimi midis njė theksi dhe njė apostrofi nuk ėshtė kurrė njė detaj.

    Studioni muzikėn, artin dhe poezinė!

    Sepse bukuria ėshtė emocion dhe terapi.

    Studioni fizikėn dhe kiminė sepse nė atom dhe molekula fshihen energji shumė tė fuqishme.

    Studioni!

    Sepse kur ndalon sė mėsuari, ndalon sė jetuari.

    Studioni atė qė ju pėlqen, por edhe atė qė tani ju duket e padobishme.

    Sepse njė ditė, kur nuk e pret, do ta kuptosh kuptimin e saj.

    Studioni!

    Pa pritur shumė nga vetja dhe pa hequr dorė kurrė nga koha e lirė, sporti dhe emocionet.

    Sepse studimi vjen gjithmonė pas mirėqenies suaj!

    Studioni!

    Pa frikė se mos harroni diēka.
    Sepse vrimat e kujtesės shėrbejnė pėr tė krijuar vend.
    Sepse shkolla ėshtė pėr t’i shndėrruar pasqyrat nė dritare, jo pėr t’ju gjykuar.

    (F. De Bernardinis)

    Flavio De Bernardinis (Romė, 1957) ėshtė njė historian dhe mėsues italian, njė studiues i historisė sė kinemasė dhe i teatrit & mėsues i Historisė sė Kinemasė.


    Gazeta Lajme.al

    https://www.lajme.al/mesazhi-motivue...on-se-jetuari/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-10-2022 mė 17:08

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Arsimimi

    https://www.youtube.com/watch?v=qvd7NI1TuCU

    ME ELDITĖN: 24 Janari, Dita Ndėrkombėtare e Arsimit

    TV SyriVision - Janar 2023
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-01-2023 mė 23:00

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Arsimimi

    Njė e ardhme e ndritur pėr Kosovėn – Vajzat dominojnė drejtimet e inxhinierisė dhe shkencave kompjuterike nė UP

    Trendi i rritjes sė numrit tė vajzave nė drejtimet e shkencave dhe inxhinierisė kompjuterike nė Universitetin e Prishtinės ėshtė, jo vetėm nė rritje tė vazhdueshme, por edhe nė ngritje nė vlera shumė substanciale, si gati nė asnjė universitet tjetėr.

    Ndonėse pėrqindja e vajzave qė studiojnė shkenca kompjuterike kudo nė botė ėshtė e vogėl, nė njė shtet gjeografikisht “tė vogėl” si Kosova, trendi i tė rejave qė synojnė karrierė nė shkenca dhe inxhinieri kompjuterike—nė tė kaluarėn, tė perceptuara kryesisht si “drejtime tė meshkujve”—ka shėnuar rritje vit pėr vit, nė dekadėn e fundit.

    Nė UP, nė Departamentin e Shkencave Kompjuterike, 50.7% e studentėve janė vajza, ndėrkaq nė Departamentin e Inxhinierisė Kompjuterike, nga numri i pėrgjithshėm i studentėve nė kėtė departament, nė vitin akademik 2021/2022, 55.9% e tyre janė femra. Vitin pararendės akademik, pra 2020/2021, ky numėr ka qenė edhe mė i lartė, nė njė pėrfaqėsim total prej 61.8%.

    Por, situata nuk ka qenė aspak e njėjtė 10 vjet mė parė. Pėr shembull, nė vitin akademik 2012/2013, nė Departamentin e Inxhinierisė Kompjuterike, vetėm 28.2% kanė qenė femra dhe, njė vit mė pas, mė 2013/2014, kjo pėrqindje ka qenė edhe mė e ulėt, pėrkatėsisht 26.8%.

    Vajzat nė TIK po e tejkalojnė edhe mesataren e Bashkimit Evropian. Sipas statistikave aktuale, nė kėtė fushė, nga numri i pėrgjithshėm i studentėve, femra del tė jenė vetėm 17% e tyre. Kjo ėshtė njė dėshmi shtesė e pėrpjekjeve tė UP-sė dhe vendit pėr tė inkurajuar dhe mbėshtetur vajzat dhe gratė nė kėtė fushė.

    E sipas rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, prof. dr. Qerim Qerimi, zhvillimi teknologjik ėshtė njėri ndėr sektorėt me tė cilėt mund tė zhvillohet edhe shteti i Kosovės.

    “Zhvillimi teknologjik ėshtė njėri ndėr sektorėt kryesorė, tė cilėt Kosova mund t’i zhvillojė, veēanėrisht kur kemi parasysh qė popullsia e re e ėshtė pasuria mė e madhe e vendit. Kjo, kombinuar me talentet e jashtėzakonshme tė tė rinjve dhe me nevojat nė rritje tė tregut, ku numri i kompanive qė ofrojnė shėrbime nga fushat e shkencave kompjuterike ėshtė nė rritje. Si rezultat, pėrqendrimi dhe mbėshtetja e kėtyre drejtimeve mbetet njė pėrparėsi strategjike, tė cilės do t’i kushtohet vėmendje dhe kujdes i veēantė,” theksoi rektori Qerimi, nė njė takim tė zhvilluar me studentet e kėtyre programeve nė UP.

    UP-ja mbetet e pėrkushtuar nė mbėshtetjen e rritjes dhe zhvillimit tė studentėve tė saj, veēanėrisht nė fushėn e TIK-ut, nė mėnyrė qė tė sigurohet qė ata kanė shkathtėsitė dhe dijen e nevojshme pėr tė pasur sukses nė teknologjinė qė po zhvillohet nė mėnyrė rapide viteve tė fundit.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/nje-e...uterike-ne-up/

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Arsimimi

    Pėrkujtesė historike: 53 vjetori i themelimit tė Universitetit tė Prishtinės

    Jusuf Buxhovi


    Historiku i emancipimit arsimor, kulturor dhe kombėtar tė Shqiptarėve nė ish Jugosllavi si dhe procesi i shkėputjes politike nga Serbia nga fundvitet e gjashtėdhjeta tė shekullit tė kaluar, lidhet ngushtė me themelimin e Universitetit tė Prishtinė, mė 15 shkurt 1970.

    Mund tė thuhet se nga dita qė u themelua Universiteti i Prishtinės, ky zhvillim historik u vu nė binarėt e pakthyeshėm.

    Ato qė tha rektori i parė i Universitetit tė Prishtinės, akademik Dėrvish Rozhaja, gjatė seancės solemne nė Kuvendin e Kosovės, se vetėdija arsimore dhe kulturore e kultivuar nė institucionet mė tė larta tė dijės dhe tė shkencės, siē ėshtė universiteti, pėrcaktojnė edhe atė shoqėrore dhe politike, u kthyen nė platformė politike tė kthesės historike nėpėr tė cilėn kaloi Kosova gjatė lėvizjes kombėtare tė fundviteve tė tetėdhjeta dhe atyre tė nėntėdhjeta e deri te shpallja e pavarėsisė shtetėrore, mė 17 shkurt 2008.

    Andaj, nuk ėshtė e rastit qė nė listėn e nismėtarėve tė themelimit tė LDK-sė ishin edhe rektorėt e Universitetit tė Prishtinės: akademik Dervish Rozhaja dhe akademik Idriz Ajeti. Ndėrsa akademik Gazmend Zajmi ishte njėri ndėr ideatorėt kryesorė tė Programit politik tė LDK-sė si dhe dokumentve themelore tė shkėputjues nga Serbia: Deklaratės Kushtetuese tė 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutės sė Kaēanikut tė 7 shtatorit 1990.

    Nė vazhdėn e angazhimit tė rektorėve tė Universietit tė Prishtinė nė kuadėr tė lėvizjes kombėtare duhet pėrkujtuar edhe rolin e akademik Idriz Ajetit si Kryetari i parė i Parlamentit tė Kosovės nga zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale tė vitit 1992 kur iu vunė themelet parlamentare shtetit tė Kosovės.

    Me kėtė rast duhet pėrkujtuar edhe kontributin e madhe tė rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, profesor Ejup Statovcit, njėherėsh edhe anėtarė i Kėshillit Qendrot tė LDK-sė, pėr dinamizimin e lėvizjes sė rezistencės kombėtare nė tetoritn tė viti 1997 me anėn e protestave tė studentėve, qė i dhanė impulset vendimtare rezistencės sė armatosur.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/perku...te-prishtines/

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Arsimimi

    SHKOLLAT-SHTĖPI QĖ MBAJTĖN GJALLĖ ARSIMIN

    Rezistenca qė nisi shkėputjen e Kosovės nga Serbia

    Pas heqjes sė dhunshme tė autonomisė sė Kosovės brenda ish-Jugosllavisė mė 1989, qytetarėt shqiptarė qė refuzonin t’i nėnshtroheshin regjimit serb, filluan njė rezistencė paqėsore qė pėrfshinte krijimin e institucioneve paralele nė shumė fusha. Rezistenca zgjati pėr gati njė dekadė.

    ............

    Shkollat-shtėpi qė mbajtėn gjallė arsimin e shqiptarėve

    Kėrkesa pėr respektim tė ligjeve tė Serbisė nga viti 1989 preku edhe fushėn e arsimit.

    Drejtorėve tė shkollave e mėsimdhėnėsve shqiptarė iu kėrkua qė tė ndėrronin plan-programet e deriatėhershme, pėr ato serbe.

    Pas refuzimit tė kėtij ndryshimi, edhe stafi arsimor filloi tė largohej nga puna.

    Ejup Ajvazi, profesor i Fizikės nė ish-gjimnazin nė Ferizaj, bashkė me kolegėt e tij ishin dėbuar nga shkolla nė fillim tė vitit shkollor mė 1991.

    Stafi shqiptar i kėsaj shkolle kishte provuar pėr herė tė fundit tė hynte nė shkollė mė 16 tetor, 1991, por pa sukses.

    “Kur kemi ardhur kėtu [tek objekti i gjimnazit], dera ka qenė e mbyllur, oborri ka qenė i mbushur me nxėnės”, tregon Ajvazi.
    Shpejt, mėsimdhėnėsit e prindėrit nė Ferizaj nisėn tė koordinoheshin pėr tė gjetur shtėpi e objekte qė mund tė shndėrroheshin nė klasa mėsimi.

    Mė 1992, Ajvazi nisi tė mbajė orėt e Fizikės disa kilometra larg shkollės ku kishte dhėnė mėsim deri atėherė.

    Shtėpia, atėbotė e pameremetuar, nuk ofronte shumė kushte pėr mėsim normal, por, sipas Ajvazit, “motivi ishte i lartė”.

    “Ka pasur raste kur [nxėnėsit] janė ulur nė dysheme, janė ulur nė blloqe, janė ulur nė ēanta – kush ka pasur ēanta – janė ulur nė kartonė, vetėm ta vazhdojnė procesin mėsimor”, tregon ai.

    Sfidat pėr tė zhvilluar mėsimin nuk kanė qenė tė pakta.

    Gjatė kohės kur zhvillohej mėsimi nė shtėpi-shkolla, drejtorė, mėsimdhėnės e nxėnės shqiptarė u pėrballėn me presione verbale e maltretime tė ndryshme fizike.

    Ata janė ballafaquar edhe me kushte tė vėshtira tė jetesės.
    “Ana materiale e punėtorėve tė arsimit edhe e gjithė popullatės ka qenė nė nivelin mė tė ulėt pėr shkak se, kur janė larguar tė gjithė punėtorėt nga puna, kanė qenė tė gjithė pa paga dhe vėshtirėsitė kanė qenė evidente pėr gjithė popullin… Atėherė, ēdo gjė na ka munguar. Na ka munguar veshja, mbathja, na kanė munguar tekstet. Dikujt i kanė munguar edhe gjėrat mė elementare ushqimore”, tregon ai.

    Dhe, kjo nuk ndodhi vetėm nė Ferizaj.

    Viti 1992 shėnoi mobilizim tė pėrgjithshėm tė shumė shqiptarėve tė Kosovės pėr tė mbajtur mėsim paralel.

    Atė vit nė gjithė Kosovėn, nxėnėsit e thuajse tė gjitha shkollave tė mesme dhe studentėt e universitetit filluan tė mbajnė mėsim nė mbi 3 mijė objekte private.

    Pėr rreth shtatė vjetėt e ardhshėm, pothuajse tė gjitha shkollat e mesme – 60 nga gjithsej 66 – funksionuan nė sistemin shtėpi-shkolla.

    Nxėnėsit e shkollave fillore vazhduan mėsimin nė objekte shkollore, pasi shkollimi fillor konsiderohej obligues me ligjin jugosllav.
    Ndėrkohė, pas suprimimit tė autonomisė, nė Kosovė nisėn lėvizje politike, pėrfshirė themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės me nė krye Ibrahim Rugovėn, qė mė vonė do tė bėhej president.

    Nė Kosovė, gradualisht u formuan institucione qė funksionin paralelisht dhe nė kundėrshtim me ligjet e Serbisė duke lėshuar edhe dokumente, pėrfshirė diploma nė arsim, nė emėr tė “Republikės sė Kosovės”.

    Ky organizim paralel i institucioneve mblodhi edhe fonde, kryesisht nga diaspora shqiptare, tė cilat pėrdoreshin ndėr tjera edhe pėr t’u dhėnė paga simbolike punėtorėve tė arsimit dhe institucioneve tė tjera paralele.

    Ibrahim Berisha, qė tani ėshtė profesor nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės, nė fillim tė viteve ‘90 ishte ndėr themeluesit e LDK-sė, si dhe i angazhuar drejtpėrdrejt nė mirėmbajtjen e sistemeve paralele.

    Ai tregon se pushteti serb nė vazhdimėsi ka bėrė pėrpjekje pėr ta ndaluar kėtė formė tė organizimit.

    “Nė tė gjitha fushat ka pasur njė dhunė tė vazhdueshme tė policisė serbe, por natyrisht njerėzit e kanė pranuar edhe si njė lloj sfide edhe dhunėn, pėr arsye tė njė ideali qė ka qenė mė i lartė se vuajtja dhe dhuna qė e kanė pėrjetuar… Ka qenė rezistencė aktive paqėsore, e cila, natyrisht, ka ruajtur shumė nga bėrthamat esenciale tė funksionimit tė shqiptarėve nė rrethana shumė specifike”, thotė Berisha pėr Radion Evropa e Lirė.
    Mėsimi dhe diplomat e marra nė arsimin paralel nė Kosovė nė vitet ‘90, janė njohur si tė vlefshme nė Kosovėn e pasluftės.

    “Unė mendoj qė, pa llogaritur vitin e parė dhe tė dytin kur mund tė them qė ka munguar shumėēka, suksesi [i mėsimit] ka qenė evident. Edhe pse kemi pasur mėsimin mė specifik nė Evropė, motivi, morali, angazhimi… vullneti ka qenė shumė i madh edhe te punėtorėt e arsimit, edhe te nxėnėsit, edhe te prindėrit”, thotė profesor Ajvazi.

    ...........


    Artikulli i plotė nė Linkun nė vijim:

    https://konica.al/2023/02/rezistenca...es-nga-serbia/ - Konica.al

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Arsimimi

    Osmani uron fillimin e vitit tė ri shkollor: Arsimimi nuk ka tė bėjė vetėm me libra dhe teste

    Presidentja e Kosovės, Vjosa Osmani, ka uruar fillimin e vitit tė ri shkollor, duke thėnė se beteja pėr dije nuk pėrfundon kurrė.

    Nė nisjen e kėtij viti tė ri shkollor, Osmani ka thėnė se arsimimi nuk ka tė bėjė vetėm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmėrisė, tė menduarit kritik dhe kreativitetin, raporton Express.

    “Me mendje tė hapura pėr dije dhe zemra tė mbushura me emocione, nxėnėsit tanė po e nisin kėtė vit tė ri shkollor, i cili ėshtė njė kapitull i ri, njė mundėsi pėr tė mėsuar diēka tė re, pėr ta sfiduar veten dhe pėr ta zgjeruar horizontin e dijes”, ka thėnė Presidentja Osmani.

    Tutje, Osmani ka uruar qė sukseset tė shėnojnė ēdo ditė tė kėtij viti shkollor.

    “Ndėrsa po nisni njė vit tė ri shkollor, le ta sjellim nė vėmendje se arsimimi nuk ka tė bėjė vetėm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmėrisė, tė menduarit kritik dhe kreativitetin. Beteja pėr dije nuk pėrfundon kurrė!

    Urime 1 Shtatori! Sukseset e shėnofshin ēdo ditė tė kėtij viti shkollor!”, citohet tė ketė thėnė Osmani, sipas njoftimit tė ZPRK.

    Ndryshe, nga viti 2008, Ministria e Arsimit i ka shpėrndarė falas librat pėr nxėnėsit e shkollave fillore.

    Por, sivjet, me vendim tė ministres Arbėrie Nagavci, tekstet shkollore duhet tė blihen nga vetė prindėrit e nxėnėsve, me rimbursim.

    Platforma online e Qeverisė sė Kosovės, E-Kosova, ku prindėrit kanė mundur tė aplikojnė pėr sigurimin e tė hollave, ėshtė hapur mė 25 Gusht – saktėsisht njė javė para nisjes sė vitit tė ri shkollor.

    Ministria e Arsimit ka ndarė nga 80 euro pėr nxėnėsit nga klasa e parė deri nė tė pestėn dhe nga 30 euro pėr ata nga e gjashta deri nė tė nėntėn, pasi tė fundit i kanė tė siguruara librat nga viti i kaluar.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/osmani...bra-dhe-teste/

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    Pėr: Arsimimi

    Roli i mėsuesve

    Pėrpara se tė bėni ndonjė koment tė mėtejshėm pėr pėrgjegjėsitė prindėrore, duhet thėnė pak mė shumė pėr mėsuesit. Pika e parė ėshtė se mėsuesit duhet tė zgjidhen me kujdes. Gradat e larta akademike nuk i japin domosdoshmėrisht tė drejtėn njė personi qė tė bėhet mėsues. Mėsuesit duhet tė zotėrojnė cilėsi tė tilla si integriteti personal, forca e karakterit, drejtėsia, ndjenja pėr shėrbimin shoqėror, vetėmohimi, personaliteti frymėzues dhe aftėsitė drejtuese. ATA jan guru samįja, dhe pėr kėtė arsye nuk ėshtė e mundur tė pranosh tė gjithė si mėsues. Duke qenė se mėsuesit kanė njė rol jashtėzakonisht tė rėndėsishėm pėr tė luajtur, standardet e tyre profesionale duhet tė jenė shumė tė larta.

    Shumė njerėz sot kujtojnė vetmitė pyjore tė Indisė sė lashtė, kėshillojnė mėsuesit e uritur ose gjysmė tė uritur pėr devijimin nga idealet e larta tė sė kaluarės dhe pretendojnė se ata duhet tė jetojnė pėrsėri nė pėrputhje me ato ideale. Njė bisedė e tillė e pakuptimtė shpėrfill faktin se thėniet e tyre tingėlluese nuk i largojnė dhembjet e urisė. Njė person vazhdimisht i uritur mendon gjithmonė pėr ushqimin. Pra, nėse njė mėsues, i detyruar nga varfėria, punon si mėsues privat nė katėr ose pesė vende dhe pėr shkak tė lodhjes ekstreme nuk arrin t'i mėsojė studentėt e tij nė mėnyrė adekuate, a duhet tė censurohet?

    Jo, mėsuesi nuk ėshtė aspak fajtor. Nė shumė vende, kostoja e racionit mujor tė mishit tė qenit tė njė personi tė pasur tejkalon pagėn e njė mėsuesi. Nė rrethana tė tilla, sa ndėrgjegje sociale mund tė presim nga mėsuesit?

    Pagat e mėsuesve nė ēdo vend duhet tė jenė tė barabarta, nėse jo mė tė larta se ato tė nėpunėsve civilė nė gjyqėsor dhe ekzekutiv. Nuk duhet harruar se tė urtėt e sė kaluarės merrnin investime nė tempull, dhurata tokash dhe tarifa tė rregullta priftėrore nga mbretėrit. Ata nuk duhej tė shkonin shtėpi mė shtėpi si kujdestarė pėr tė mbajtur familjet e tyre, sepse qeveria ishte drejtpėrdrejt pėrgjegjėse pėr zgjidhjen e problemeve tė tyre tė kėsaj bote. Ndėrsa ėshtė e vėrtetė qė tė urtė tė tillė siguronin ushqim dhe veshje pėr studentėt e tyre, paratė pėr kėtė vinin nga publiku dhe jepeshin pėr nderim.

    Megjithatė, thjesht rritja e pagave tė mėsuesve nuk do tė thotė automatikisht se ata do tė kenė mundėsinė tė krijojnė burra dhe gra ideale, sepse sot nė shumicėn e vendeve tė botės (ku mėsuesit nė pėrgjithėsi kanė mundėsi tė jetojnė mjaft mirė) mėsuesit nuk kanė tė drejtė. pėr tė formuluar politika arsimore. Pėrkundrazi, politikat arsimore pėrgjithėsisht formulohen nga politikėbėrės profesionistė, shumica e tė cilėve ndoshta u mungon pėrvoja arsimore. Nėse mėsuesit do tė mbahen pėrgjegjės pėr ndėrtimin e burrave dhe grave ideale, atyre duhet t'u jepet gjithashtu e drejta pėr tė formuluar politika arsimore, nė vend qė tė jenė thjesht makina edukative.

    Qeveritė mund t'ua paraqesin mėsuesve nevojat e tyre [sociale] dhe politike, por mėsuesit duhet tė jenė tė lirė tė pranojnė ose refuzojnė propozimet e qeverive pa ndėrhyrje. Natyrisht, nėse mėsuesit mbėshtesin njė politikė shtetėrore, qoftė nė bazė tė sigurisė kombėtare apo pėr tė mirėn e shoqėrisė nė tėrėsi, ata do tė duhet ta zbatojnė atė politikė nė mėnyrė aktive, sepse shteti do tė ketė tė gjitha tė drejtat legjitime pėr shėrbimet e tyre.

    I pėrmend kėto gjėra kryesisht sepse nė botėn tonė moderne, nė ato shoqėri ku mbizotėron demokracia, partia politike ėshtė kthyer nė njė ēėshtje rutinė. Nė kėto rrethana ėshtė e natyrshme qė ēdo parti nė pushtet tė pėrpiqet tė ndikojė nė mendjen e adoleshentėve pėr tė ēuar pėrpara interesat e veta partiake. Por mėsuesit nuk duhet tė pėrpiqen tė fitojnė favorin e tė ashtuquajturve dashamirės politikė. Ata duhet tė mbajnė gjithmonė ideale mė tė larta pėrpara tyre ndėrsa punojnė. Ata qė nuk janė mėsues nuk duhet tė lejohen tė ndėrhyjnė nė ēėshtjet arsimore qė janė nė juridiksionin e njė shkolle.

    Deri tani kemi diskutuar se kush ka tė drejtė tė pėrcaktojė politikat arsimore, por pyetja nuk mbaron me kaq. Nė shumė vende mund tė vėrejmė edhe nė lidhje me administrimin e shkollės se njerėzve shpesh u jepen poste tė rėndėsishme si administratorė vetėm pėr shkak tė pasurisė sė tyre, ndėrsa ata vetė janė, nė gjuhėn e folur, idiotė tė plotė. Pasuria e tyre e madhe ėshtė kualifikimi i tyre i vetėm. Gjėra tė tilla ndodhin vetėm nė vendet ku shteti, pėr ndonjė arsye, nuk arrin tė pėrmbushė pėrgjegjėsitė e tij arsimore. Administratorė tė tillė tė pasur tė shkollave shpesh i shohin mėsuesit e arsimuar thjesht si objekt keqardhjeje. Ata ushtronin presion qė tė siguroheshin qė fėmijėt e tyre pa tru dhe mendjengushtė tė kalojnė provimet e tyre. Ata ndėrhyjnė pa nevojė nė ēėshtjet arsimore. Kur fėmijėt e tyre ngacmohen, ata qortojnė me inat gju mėsoni ata. Njė situatė e tillė nuk ėshtė aspak e dėshirueshme dhe nuk i nxit mėsuesit tė kryejnė detyrat e tyre me ndėrgjegje. Nė varfėrinė e tyre mėsuesit, nga frika e urisė, "shėrbojnė mandatin" me ngut ditė pas dite ose, pėr shkak tė sulmeve tė vazhdueshme ndaj virtytit tė tyre, njė mėngjes tė bukur japin dorėheqjen me hidhėrim tė jashtėzakonshėm dhe nisen nė kėrkim tė ndonjė profesioni tjetėr. Nėse mėsuesit duhet tė punojnė nė kushte tė tilla, si mund tė kenė guximin pėr tė vėzhguar nxėnėsit e tyre?


    Shri Shri Anandamurtiji
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 06-09-2023 mė 16:51

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Arsimimi

    Studimet tregojnė se shkrimi me dorė ndihmon proceset e tė mėsuarit


    Pėrhapja e tastierave fizike dhe virtuale si metoda kryesore e shkrimit nė pjesėn mė tė madhe tė botės ka nxitur njė debat tė pėrsėritur pėr mė shumė se njė dekadė nė lidhje me mundėsinė pėr tė futur gjerėsisht ato mjete duke filluar nga arsimi shkollor, si njė mbėshtetje pėr mėsimdhėnien ose si njė alternativė ndaj shkrimit tė dorės. Me kalimin e kohės, pėrpjekjet e ndryshme pėr ta bėrė standardin e pėrdorimit tė pajisjeve elektronike nė shkolla dhe klasa universitare janė pritur me shumė interes, nga njėra anė, dhe hutim e dyshime, nga ana tjetėr.

    Nė vitet e fundit, kėrkimet e reja kanė rritur ndėrgjegjėsimin, pjesėrisht tashmė tė pėrhapur, nė lidhje me efektet e praktikės sė tė shkruarit me dorė nė proceset e tė mėsuarit dhe tė kujtesės. Pėrfitimet e pėrshkruara janė tė tilla qė nė shumė raste konsiderohen si njė arsye e mjaftueshme pėr tė mos reduktuar apo kundėrvepruar me mjete tė tjera njohjen e njerėzve me kėtė veprimtari manuale mijėravjeēare, e cila i ka mbijetuar tashmė shpikjes sė shtypshkronjės, makinės sė shkrimit dhe kompjuterėve.

    Disa studime mbi ndikimin e shkrimit tė dorės nė gjuhė dhe tek tė menduarit sugjerojnė se ai ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė pėrmirėsimin e performancave tė ndryshme njohėse: tė kujtosh mė mirė njė sekuencė fjalėsh, pėr shembull, apo edhe tė kuptosh mė lehtė idetė komplekse.

    Kur ju duhet tė mėsoni njė fjalė, njė tekst ose njė koncept, avantazhet e pėrdorimit tė njė stilolapsi ose lapsi qėndrojnė nė faktin se kujtesa motorike dhe shqisore e pėrfshirė nė veprimin e shkrimit me dorė forcon kujtesėn e asaj fjale ose teksti. Ėshtė mjaft e zakonshme, pėr shembull, tė kesh pėrvojėn e kujtimit tė njė fjale tė caktuar sepse e ke shkruar nė njė vend tė caktuar nė njė faqe shėnimesh.

    Nė vitin 2021, njė studim i kryer nga Qendra pėr Kėrkime mbi Njohjen dhe Mėsimin nė Universitetin e Poitiers, Francė, mbi njė grup studentėsh tė vitit tė dytė tė universitetit krahasoi rikujtimin afatshkurtėr dhe afatmesėm tė fjalėve tė mėsuara me shkrim dore ose duke shtypur nė tastierė: kujtimi i fjalėve ishte mė i mirė nė rastin e parė, veēanėrisht pėr listat mė tė gjata tė fjalėve. Hipoteza e studimit ishte se shtypja kėrkonte pėrpjekje mė tė mėdha njohėse sesa shkrimi i dorės, duke reduktuar burimet e disponueshme nė kujtesėn e punės pėr tė mėsuar pėrmendėsh fjalėt.

    Studiuesit vunė re gjithashtu se kur studentėt kopjonin njė tekst duke e shtypur nė njė tastierė, nė pėrgjithėsi merrte mė pak kohė sesa kur e transkriptonin me dorė. Prandaj ata hodhėn hipotezėn se shpejtėsia mė e madhe me tė cilėn shtypen fjalėt nė tastierė, krahasuar me atė kur ato transkriptohen me dorė, rrit sasinė e informacionit qė do tė pėrpunohet nė njė moment tė caktuar, dhe rrjedhimisht edhe ngarkesėn e punės. Dhe ata arritėn nė pėrfundimin se tė shkruarit ishte mė e lodhshme pėr studentėt nė pėrgjithėsi.

    Disa studime janė fokusuar nė rėndėsinė e pėrfshirjes sė strukturave tė ndryshme tė trupit pėr proceset njohėse gjatė veprimtarisė sė tė shkruarit. Nė njė artikull tė botuar nė vitin 2022, njė grup kėrkimor nga Universiteti i Murcias dhe Universiteti i Barcelonės (UB) analizuan disa studime mbi efektet e mėnyrės sė tė shkruarit nė detyra tė ndryshme njohėse, si pėr sa i pėrket kėrkesės ashtu edhe shpėrndarjes sė burimeve njohėse.

    Pėrfundimi i grupit ėshtė se sasia dhe lloji i ngarkesės njohėse tė lidhur me mėnyra tė ndryshme tė shkrimit varet shumė nga pėrvoja individuale e secilit person me ēdo mėnyrė shkrimi. Nė varėsi tė moshės, aftėsive dhe njohurive tė tyre pėr secilin modalitet, studentėt mund tė pėrjetojnė nivele tė ndryshme lodhjeje dhe ngarkesa tė ndryshme njohėse.

    Megjithatė, disa autorė shoqėrojnė njė sėrė avantazhesh specifike me tė mėsuarit duke pėrdorur stilolaps dhe letėr, duke e konsideruar nė njėfarė kuptimi kėtė metodė tė tė shkruarit si mė “tė ngulitur” se tė tjerat. Krahasuar me shkrimin nėpėrmjet njė tastiere fizike dhe virtuale, shkrimi i dorės do tė pėrfshinte procese mė komplekse sensoro-motorike dhe referenca tė detajuara pėr njė sasi mė tė madhe tė koordinatave hapėsirė-kohė. Dhe ky kompleks ka tendencė tė pasqyrohet nė pėrgjithėsi nė njė aftėsi mė tė madhe tė teksteve tė shkruara me dorė pėr tė mbetur tė ngulitur nė kujtesė.

    Hipoteza e mbėshtetur nė kėrkimin qė i atribuohet perspektivės sė njohjes, siē shkruhet nė njė artikull tė fundit mbi The Conversation nga grupi nga Universiteti i Murcias dhe Universiteti i Barcelonės, ėshtė se kur shtypim nė njė tastierė – “njė pajisje qė funksionon me pėrfshirje minimale shqisore” – proceset tona njohėse janė mė tė ngjashme me ato tė “njė mendjeje thjesht simbolike dhe jotrupore”, e cila merr dhe pėrpunon mė pak inpute motorike dhe shqisore.

    Njė tjetėr nga pėrfitimet njohėse tė shkrimit tė dorės, tė vėrtetuara nė kėrkime, ka tė bėjė me ndikimin nė aftėsinė pėr tė mbajtur shėnime dhe pėr tė kuptuar konceptet e shėnuara nė shėnime. Nė njė studim psikologjik shumė tė cituar tė botuar nė 2014 nga studiuesja e Universitetit tė Princeton Pam A. Mueller dhe studiuesi i Universitetit Carnegie Mellon Daniel M. Oppenheimer, studentėt qė pėrdornin tastierė pėr tė mbajtur shėnime gjatė orės sė mėsimit shkruanin gati dy herė mė shumė fjalė dhe mė shumė fragmente fjalė pėr fjalė sesa ata qė mbanin shėnime me dorė. Por pyetjet e bėra pas njė kohe tė gjatė nė lidhje me konceptet e shpjeguara nė klasė u dhanė atyre rezultate mė tė ulėta.

    Studentėt duke pėrdorur laptopėt e tyre shkruanin njė numėr tė madh fjalėsh, por e bėnė kėtė fjalė pėr fjalė dhe pa shumė pėrpunim njohės, sugjeruan Mueller dhe Oppenheimer. Ata qė shkruanin me dorė mund tė shkruanin mė pak fjalė dhe prandaj duhej tė sintetizonin dhe pėrmbledhin pjesė tė mėdha tė mėsimeve, nė vend qė thjesht t’i transkriptonin ato. Dhe kjo gjendje u pėrkthye nė njė aftėsi mė tė madhe pėr tė ruajtur konceptet nė kujtesėn afatgjatė: njė efekt qė vazhdoi edhe kur studentėve qė kishin pėrdorur tastierėn iu kėrkua nė mėnyrė eksplicite tė riformulonin transkriptimet me fjalėt e tyre.

    Pėrfitimet e shkrimit tė dorės janė pėrgjithėsisht tė njohura edhe pėr qeveritė e shumė vendeve perėndimore, tė cilat kohėt e fundit kanė intensifikuar mėsimin e kėsaj praktike nė planet e tyre arsimore qė nga mosha gjashtė vjeē, shkruante sė fundmi Economist. Megjithatė, ekziston edhe rreziku i ekzagjerimit tė konkluzioneve, si nė rastin e sistemeve shkollore tė disa shteteve amerikane, tė cilat kanė arritur deri aty sa tė ndalojnė plotėsisht pėrdorimin e laptopėve nė mėsimdhėnie.

    Nė disa raste, shkrimi me tastierė mund tė sjellė njė sėrė avantazhesh mbi shkrimin e dorės. Sipas njė analize tė bazuar nė 27 studime mbi ndryshimet midis teksteve tė shkruara me dorė dhe me kompjuter nga studentė me aftėsi tė kufizuara ose vėshtirėsi tė veēanta nė shkrim dore, pėrdorimi i njė kompjuteri mund tė pėrmirėsojė cilėsinė dhe koherencėn e teksteve dhe tė rrisė gjatėsinė e tij.

    Siē tregohet nga rezultatet e studimit tė vitit 2014 nga Mueller dhe Oppenheimer, pėrdorimi i tastierės mund tė jetė gjithashtu i favorshėm nė rastet kur, nė vend qė tė shėnoni koncepte, ėshtė e nevojshme tė transkriptoni tekstet shumė shpejt pėrpara se t’i harroni ato. Dhe nė pėrgjithėsi, siē tha pėr Economist Virginia Berninger, profesoreshė emeritus e psikologjisė nė Universitetin e Uashingtonit, secila metodė e tė shkruarit ka dobinė e saj: ka avantazhe tė vėrtetuara nė shkrimin e dorės, por ka avantazhe edhe nė shkrimin me tastierė.


    / Il Post / Gazeta Dita

    https://gazetadita.al/studimet-trego...e-te-mesuarit/

Tema tė Ngjashme

  1. Arsimimi ne Shqiperi dhe reagimi i shoqerise
    Nga Erlebnisse nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-12-2011, 06:55
  2. Arsimimi dhe meditimi
    Nga forum126 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 17:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •