Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pyetjet e kryeministrit dhe një sugjerim me pullë të kuqe

    Klodian Tomorri

    Steve Blank, një akademik amerikan i cili jep mësim në Columbia dhe Stanford në një nga librat e tij ka një shprehje të famshme. “Përgjigjet janë gjithmonë të lehta, pjesa e vështirë është të bësh pyetjet e duhura.”

    Mu kujtua kjo thënie sapo u ktheva në shtëpi dhe pashë se poshtë derës më kishte mbërritur pusulla e dërguar nga kryeministri për këshillimin kombëtar. Sipas kryeministrit pyetësori i këshillimit është mekanizmi përmes të cilit qeveria ka vendosur që të përfshijë qytetarët direkt në vendimarrje për çështjet më interes të veçantë kombëtar

    Me pak fjalë një formë e demokracisë direkte. Në fasadë një praktikë perfekte, që do ta kishin zili edhe vendet më demokratike të botës. Por në përmbajtje ka një problem të vogël. Se cilat janë çështjet me interes kombëtar e vendos kryeministri.

    Fjala vjen kryeministri na pyet nëse jemi dakord me ashpërsimin e dënimit për evazionin fiskal. Por nuk na pyet nëse jemi apo jo dakord me qeverinë kur ajo zgjat me 15 vjet afatet e koncesioneve në aeroporte dhe miniera, që privatët të fitojnë qindra milionë euro pa bërë asgjë, por vetëm duke tregtuar të drejtat sovrane të qytetarëve.

    Kryeministri na pyet nëse jemi dakord që të legalizojmë hashashin. Por nuk na pyet nëse në qëndrat e qyteteve tona duam më shumë lulishte apo më shumë kulla?

    Kryeminstri e pyet popullin nëse qeveria duhet të vendosë çertifikatën e vaksinimit Covid me detyrim në hapësirat publike. Por nuk i pyet qytetarët nëse ata duan që maskat dhe dorezat e mjekëve për mbrojtjen nga Covidi të blihen 1 milionë euro me garë apo 3 milionë euro nga Intermedi i qeverisë?

    Kryeministri na pyet edhe nëse jemi dakord me një amnisti të gjerë fiskale. Por nuk na pyet nëse qeveria duhet të paguajë apo jo më tej para për inceneratorët, kur aty është faktuar se ka korrupsion.

    Kryeministri na pyet aty, që jemi adakord ne sikur qeveria t’u marrë kontribute pensionistëve që punojnë ende apo jo? Por nuk na pyet nëse jemi dakord që oligarkët, të cilët ndërtojnë hotele në tokat e vjedhura shtetërore të paguajnë ndonjë qindarkë taksë.

    Ja pra. Interesi kombëtar i pyetjeve të kryeministrit nuk përputhet shumë me hallet e e popullit. Por meqë kjo punë shkoi kështu, një sugjerim modest për akademikët intelektualë që kanë hartuar pyetësorin. Shtoni dhe një pyetje aty.

    Pyeteni popullin nëse i pëlqejnë më shumë b*let prej hekuri të lali Erit apo ato të kryeministrit. Kjo është çështje me interes edhe më të madh kombëtar se në fund të fundit, ky popull ka vite që i mban në qafë të dyja.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pyetjet e kryeministrit dhe një sugjerim me pullë të kuqe

    Problemi nuk qendron as tek pyetjet e as tek pergjigjet e kryevezirit. Problemi eshte i thjeshte,por asnje parti,media dhe forcat e tjera nuk e ngrejne,problemi qendron ne mos mbajtjen e referendumeve. Jemi vend qe po bejme gati 25 vite pa nje referendum.
    Vendos referendumin pastaj kryeministri mund te japi pyetjet dhe pergjigjet vete . Nga ketu duhet filluar ;kush eshte shkaktari kryesor qe ka bllokuar referendumet ?

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pyetjet e kryeministrit dhe një sugjerim me pullë të kuqe

    Te drejten e referendumit do te duhej ta nxiste reforma ne drejtesi. Kjo reforme do garantonte nder te tjera voten dhe konkurencen e lire. Do te duhej te sillte nje tjeter koncept te diskutimeve politike dhe mediatike, te painfluencuara nga njera apo tjetra pale/grup interesi. Lajmi i vertete ne vend te propagandes do te duhej t’i percillej sot publikut, qe shpeshhere percepton/jeton nje tjeter realitet nga çka transmetojne mediat. Ne mungese te ketyre qytetaret i kane te kufizuara hapesirat per te nxitur referendume, aq te nevojshme per kohet qe jetojme…
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pyetjet e kryeministrit dhe një sugjerim me pullë të kuqe

    Referendumin,voten e emigranteve fut po deshe edhe reformat ne drejtesi duhet te ishin gjera qe vinin nga forcat e shoqerise civile apo opozitare qe jane kunder ketij regjimi. Por ne fakt ne nuk kemi shoqeri civilile dhe me e keqja eshte se kemi opoziten me bllokuese se vet regjimi. Qe kur humbi Saliu "refendumin e Presidentit" (ndodhi dhe ai i mbreterise) dhe ju vu viza referendumit. Po ashtu edhe me voten e emigranteve ishte prap opozita qe e bllokoj etj etj

Tema të Ngjashme

  1. Nje sugjerim desha...
    Nga Wxp në forumin Informatikë dhe Internet
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-05-2014, 21:57
  2. Posta amerikane nxjerr në treg një pullë për Nënë Terezën
    Nga MafiaWarz në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-09-2010, 12:39
  3. Tekstet shkollore, për herë të parë, me pullë sigurie
    Nga Albo në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 18:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •