Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Veliaj në betejë, për allatet e Ramës

    Nga Armand Shkullaku

    Erion Veliaj nuk është rrugaç. Ai nuk është as i fortë dhe as “danoç Tirone”, megjithë sforcimin për të folur me slang tirons prej urëvajgurori. Për hir të vërtetës, duhet thënë se Erion Veliajt nuk i kanë dalë as lidhje me banditë apo kriminelë, një tipar dallues ky i organiztaës së Rilindjes. Veshja gjuhësore që ai përdori në takimin e famshëm kundër Dukës, nuk përputhet me thelbin e tij. Kompleksi i “çunit të mamit” nuk shërohet nga dendësia e përmendjes së organeve gjenitale vend e pavend. Shkurt, ai përgjim që dëgjuam të gjithë nuk i shkon Erion Velisë, ai nuk është Erion Velija.

    Po atëherë pse u detyrua kryetari i bashkisë të dalë nga vetja dhe të luajë një rol që nuk i përshtatet aspak? Nuk ka dyshim, që lufta për të rrëzuar Armando Dukën nga kryetar i FSHF, është sfida e Edi Ramës dhe jo e medemek aksionerit të Tironës, që përfaqësohet nga kreu i bashkisë. Për arsye që kuptohen por edhe për të tjera që ende janë një mister, kryeministri ka vendosur të fusë në dorë edhe “ishullin e fundit” që i ka dalë jashtë kontrollit. Edi Rama ka qenë një mik i Dukës, madje dhe i afërt. Ai nuk ka lënë rast pa dalë në krah të tij, sidomos kur ekipi kombëtar ia doli të kualifikohej për Euro 2016. Mjafton një rifreskim i memories për të risjellë imazhet kur kryeministri dizenjonte me “doçkat e tij” bluzën e Kombëtares, priste ekipin në kryeministri, përqafohej me Dukën dhe bënte batutat plot kripë me Xhani de Biazin.

    Një arsye e sulmit të organizuar të Rilindjes ndaj Dukës mund të jetë edhe fakti që Rama nuk e ka më federatën një mekanizëm elektoral për ta përdorur sa herë i duhet. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, kreu i FSHF u rreshtua në kampin opozitar, madje duke i ndihmuar vëllait të tij që kandidonte në listën e PD për Durrësin. Megjithatë, duke parë shproporcionalitetin e sulmit, keqpërdorimin e Velisë apo skuadriljeve të tatimeve e hetimeve, motivi politik tingëllon i pamjaftueshëm. Duhet të ketë një arsye tjetër, më të madhe, që e shndërroi këtë çështje në një luftë të këtyre përmasave.

    Por cilatdo qofshin arsyet, ato lidhen drejtpërdrejt me Edi Ramën. Është ky që i ka kërkuar kreytarit të Bashkisë të hidhet në sulm dhe të sigurojë votat e pashallëkut që drejton. Dhe sigurisht, që nën ankthin e përhershëm të rikandidimit për mandatin e tretë, Veliaj nuk ka ngurruar të demonstrojë zellin e tepruar. Ai ka dashur t’i dëshmojë bosit të tij devotshmërinë për t’i shërbyer në aksionin e kapjes së FSHF. Nuk mund të shpjegohet ndryshe që një kryetar bashkie që ul kokën dhe zërin kur shefi i kërkon të lyejë shkallët e pallatit, bëhet arrogant dhe reklamon allate hekuri në një përplasje që e paraqet si personale.

    Veliaj do t’i kishte patur vërtetë prej hekuri nëse do t’i kishte thënë jo Ramës, për të hyrë në një betejë që nuk është e tija as legalisht as moralisht. Mirëpo cilësia e materialit të organeve në fjalë, vihet në dyshim pasi edhe në këtë rast, Erjon Velija është programuar për shërbimin e radhës. Njësoj si me Teatrin. Për të rifituar të drejtën e kandidimit dhe për të mbajtur gjallë shpresën se një ditë do të jetë ai vetë në vend të atij që sot e urdhëron, Veliaj është i gatshëm për gjithçka. Të bëjë edhe të fortin me dialekt tirons, madje të tregojë sikur i ka të hekurta pikërisht ato që i mungojnë.

    Prandaj edhe në këtë rast, nuk është ai përgjegjësi i skandalit që po ndodh me ndërhyrjen e pushtetit në federatën e futbollit. Prapa këtij sulmi qëndron Edi Rama. Erjon Veliaj është lëshuar në aksion me urdhër dhe i duhet jo vetëm ta zbatojë atë, por edhe të dëshmojë se i beson dhe vepron me vullnet të lirë. Problemi i vetëm është se nga zjarri i pasionit për t’i shërbyer shefit të madh, kryetari i bashkisë i kaloi disa vija të kuqe. Jo fjalët me pullë të kuqe. Kërcënimet në emër të drejtësisë dhe shantazhi në emër të pushtetit, në një vend normal do ta kishin vënë në diskutim mandatin e një të zgjedhuri. Prandaj edhe shërbimi ka një masë dhe Erjon Velija duhet të bëjë kujdes për të mos dejgur veten në zjarrin e pasionit spiropalist për bosin e tij.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Analize pa kuptim edhe kjo e Shkullakut,kur nuk dihet aryeja e vertete shkohet gjerave te thjeshta qe te çojne drejt banalitetit.

    Rama ka aq shume pushtet sot sa problemi i tije eshte si te japi pushtet e jo te mari,se nuk ka per çfare i duhet Federata sidomos ne kete moment. Por edhe ta supozojme se i duhet pushteti i federates se futbollit,nuk do ishte me e thjeshte ta blinte (siç ka bere pothuajse gjithmon) ate pushtet se sa ti shpallte lufte ?

    Kjo lufte per federaten ose shpegohet me numura nga aspekti economik ose perndryshe eshte nje loje midis paleve per te krijuar kriza kot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 26-01-2022 më 05:25

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Eshte ndier ajo ambasadorja amerikane per kete skandal apo jo? Jo per gje, por meqenese ajo eshte shume e dhene pas luftes se korrupsionit te shqiptareve aqsa nuk e ze gjumi as naten.

    Heshtja ndaj skandaleve te kukullave te Sorosit ne Tirane, implikon direkt diplomacione amerikane, qe tani nuk punon me per llogari te qytetareve amerikane, punon per llogari te plakut Soros.

    Po presim znj. ambasadore qe te prononcohesh edhe per kete skandal!

    Albo

  4. #24
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Eshte ndier ajo ambasadorja amerikane per kete skandal apo jo? Jo per gje, por meqenese ajo eshte shume e dhene pas luftes se korrupsionit te shqiptareve aqsa nuk e ze gjumi as naten.

    Heshtja ndaj skandaleve te kukullave te Sorosit ne Tirane, implikon direkt diplomacione amerikane, qe tani nuk punon me per llogari te qytetareve amerikane, punon per llogari te plakut Soros.

    Po presim znj. ambasadore qe te prononcohesh edhe per kete skandal!

    Albo
    Zonja e nderuar ambasadore nuk nderhyn ne punet tona te brendshme. Pasi ka ndihmuar ne krijimin e OFL-se dhe SPAK-ut, jane organet ligjzbatuese qe duhet te veprojne. Dhe jemi shpresplote qe drejtesia do ta bej me se miri detyren e saj.
    Sikunder dhe zonja Yuri Kim deklaroi,
    SPAK-u eshte bere tmerri i krimineleve qe vazhdojne vrasin njeri-tjetrin ne mes te dites dhe HEROI I FEMIJEVE TANE. Te ngazellyer nga gjithe keto arritje, te rinjte e sotshem i kane zevendesuar posterat e Chuck Norris dhe Michael Jackson me ato te anetareve te Gjykates Kushtetuese & Byros Kombetare te Hetimit.
    Mbas kontributit te vyer ne drejtesi dhe ne investimet e panumerta amerikane, zonja ambasadore ka kohe me bollek te jete aktive ne rrjetet sociale, kryesisht ne Instagram dhe Tik Tok. Aty ajo u meson shqiptareve si te gatuajme harapash me miell misri, si dhe numrin e vrimave qe ka klarineta…
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    Albo (28-01-2022)

  6. #25
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Skanimi/ Pesë lajthitjet e Veliajt në betejën për të marrë FSHF

    Nga Andi Bushati

    Si e përgënjeshtroi kryebashkiaku veten duke u përpjekur të mbrohet, për “ishullin e fundit”, atentatin, SPAK dhe prokurorinë, fjalorin e ulët, non-grata-n.

    ♦Pasi plasi skandali i audiopërgjimit të Veliajt me komunitetin e futbollit të kryeqytetit, ai u mbrojt me një deklaratë duke thënë se këtë nismë nuk e kishte marrë si përfaqësues i pushtetit të socialistëve por si kryebashkiak që ishte aksioner i klubit të futbollit Tirana. Por ky mashtrim e pati jetën po aq të gjatë sa edhe inteligjenca e atij që e prodhoi. Sepse në audio përgjim dëgjohet Veliaj që thotë se këtë që po bëjmë në Tiranë do ta vazhdojmë edhe me bashkitë e tjera. “Kështu që i thashë thuaj shefit tënd, o të iki vetë pas Tiranës, ose ne nuk do ndalemi. Ne pas fitores në Tiranë do shkojmë qytet më qytet dhe do themi ‘’ne zara dhe dele nuk jemi’’, këto janë lekët e futbollit, nuk janë lekët e x-t” thotë ai. Pra kjo nuk paskësh qenë një betejë për të mbrojtur interesat e KF Tirana, por për të rëmbyer edhe ishullin e fundit jashtë kontrollit të pushtetit absolut.

    ♦Kur u dha lajmi se në shtëpinë private të Armand Dukës ishte vënë tritol Veliaj ishte live në emisionin “Të paekspozuarit”. Veliaj i quajti këto filma, ndërkohë që më pas tha se kjo është për pasojë të konflikteve të Dukës me bandat e Shijakut. “Lëri këto filma tani. Konfliktet që ka me bandat e Shijakut”, tha Veliaj. Por me sa duket dikush e paralajmëroi për gafën se ai as nuk mund të caktonte fajtorët paraprakisht dhe as mund të tregonte këtë mungesë të llahtarshem empathie në sytë e publikut. Ai pak më vonë e ndryshoi fletën. “Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ai ka bërë shumë gjynahe por kjo është vepër kriminale e dënueshme. I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak apo ku është rasti konkret zotërisë t’i sigurojnë jetën, zotërisë t’i garantojë qetësinë familjare sepse nuk ka lidhje fare shtëpia dhe familja me çfarë bën secili prej nesh në aktivitetin publik. Thirrja ime është që jo vetëm të zbulohen sa më parë në mënyrë të pamëshirshme me këdo që bën gjeste të tilla”, theksoi Veliaj për emisionin TPZ, duke u munduar të korigjojë “lapsusin” e fillimit.

    ♦Në audio përgjim Veliaj dëgjohet duke thënë se ai do ia vërë nga pas Armando Dukës prokurorinë dhe SPAK duke treguar se organet e drejtësisë së re kontrollohen nga pushteti politik. Ndonëse të dyja këto institucione formalisht u distancuan nga përfshirja, nuk kaloi asnjë ditë dhe prokuroria e Tiranës ndërmori attin e sekuestrimit të materialeve të zgjedhjeve të FSHF të zhvilluara për kryeqytetin. Në faksimilen poshtë duket dokumenti i firmosur nga Elizabeta Ymeri fiks ashtu sikurse pati paralajmëruar kryebashkiaku.

    Emri:  A689A369-5624-4DDB-BF14-7197FFA77A25.jpeg

Shikime: 32

Madhësia:  55.1 KB

    ♦Veliaj ka lënë një shije të keqe jo vetëm për mënyrën arrogante se si i shantazhon njerëzit, por edhe për fjalorin vulgar që përdor një një tubim publik. Ndonëse në justifikimin që bëri pasi doli përgjimi ai u mundua të thotë se kjo qe e ngjashme me një bisedë çunash para një ndeshje futbolli, ai e përgënjeshtroi vetë gënjeshtrën që prodhoi. Ai në po të njëjtën deklaratë pohoi se nuk qe një çun i thjeshtë që do luante me shokët, por përfaqësuesi zyrat i aksioneve që bashkia ka te klubi i futbollit Tirana. Prandaj në opinion do mbahen mend gjëtë fjalët e tij drejtuar ikonës të futbollit Tiranas: “ Vjen Sul Mema aty, ku di unë o vlla se ça firmosa. Po mir mër Sul, që qesh me mu tani, si ka mundësi që jua ka marrë dinjitetin, jua ka marrë burrërinë, si mund t’i presi robi ***** dhe të sillesh si rrotë ****, duke qenë çun futbolli tërë jetën? Po ça t’i bësh, është tredh, nuk ka më dinjitet tashi. Tani pyetja është, do shkojmë të hidhemi në erë, apo do themi, jo vlla ne i kemi bolet prej hekuri dhe ti nuk na e tredh dot, që të bëjmë edhe foto me kryetarin e bashkisë dhe të firmosim gjëra që nuk i lexojmë fare, që nuk di as anglisht. E kuptoni që po bëhet futbolli qesharak dhe figurat e futbollit po bëhen lolo”.

    ♦Erion Veliaj dëgjohet në përgjim duke u betuar se do ta çlirojë futbollin nga Duka duke marrë shembullin e shpalljes non grata të Berishës nga SHBA. “Kur morën leksion ata që dukeshin të paprekshëm” imagjino këta të tjerët i thotë ai komunitetit të futbollit Tiranas. Por ky asocim me ndëshkimin që erdhi nga Uashingtoni për Sali Berishën me ndëshkimin në Tiranë të atyre që nuk i binden pushtetit rilindas i jep argument më shumë atyre që pretendojnë se lideri historik i demokratëve u godit enkas për të thërmuar opozitarizmin në këtë vend. Idotësia me të cilën Veliaj reket ta implementojë këtë model në fusha të tjera të shoqërisë vetëm sa e kompromenton qëllimin e shpallur publkisht se “non grata” qe një mjet për të ndëshkuar të korruptuarit.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Zonja e nderuar ambasadore nuk nderhyn ne punet tona te brendshme. Pasi ka ndihmuar ne krijimin e OFL-se dhe SPAK-ut, jane organet ligjzbatuese qe duhet te veprojne. Dhe jemi shpresplote qe drejtesia do ta bej me se miri detyren e saj.
    Sikunder dhe zonja Yuri Kim deklaroi,
    SPAK-u eshte bere tmerri i krimineleve qe vazhdojne vrasin njeri-tjetrin ne mes te dites dhe HEROI I FEMIJEVE TANE. Te ngazellyer nga gjithe keto arritje, te rinjte e sotshem i kane zevendesuar posterat e Chuck Norris dhe Michael Jackson me ato te anetareve te Gjykates Kushtetuese & Byros Kombetare te Hetimit.
    Mbas kontributit te vyer ne drejtesi dhe ne investimet e panumerta amerikane, zonja ambasadore ka kohe me bollek te jete aktive ne rrjetet sociale, kryesisht ne Instagram dhe Tik Tok. Aty ajo u meson shqiptareve si te gatuajme harapash me miell misri, si dhe numrin e vrimave qe ka klarineta…
    O Duka,

    Aman ore te keqen. Pyete pak ate ambasadoren amerikane ne Tirane. Ne presim te mesojme pergjimet e korrupsionit te Berishes nga 10 vjet me pare, keta ne media na nxjerrin pergjimet e Veliut te Rames ne Tirane. Do ta shpallin edhe Veliun e shkrete tani "non-grata" ne Amerike! Sa gjynah!

    Qenka bere shume i forte dreqi! Te pakten Veliun e kemi me dy klase shkolle me shume se piktori Rama. Por po nuk hoqi dore nga rruga e keqe qe ka nisur, fati i Edi Rames e pret...

    Albo

  8. #27
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O Duka,

    Aman ore te keqen. Pyete pak ate ambasadoren amerikane ne Tirane. Ne presim te mesojme pergjimet e korrupsionit te Berishes nga 10 vjet me pare, keta ne media na nxjerrin pergjimet e Veliut te Rames ne Tirane. Do ta shpallin edhe Veliun e shkrete tani "non-grata" ne Amerike! Sa gjynah!

    Qenka bere shume i forte dreqi! Te pakten Veliun e kemi me dy klase shkolle me shume se piktori Rama. Por po nuk hoqi dore nga rruga e keqe qe ka nisur, fati i Edi Rames e pret...

    Albo
    Ti Albo duhet te kuptosh se Veliaj eshte aleati yne me te cilin kemi vendosur te bashkepunojme per te miren e vendit tuaj.
    Jo me kot mburrej Veliaj ne audio-pergjim me kontrollin e tij mbi SPAK, gjykatat, policine, kryetaret e bashkive etj etj. Pa mbeshtetjen e ketyre organeve te « pavarura », Veliaj nuk do firmoste mbi 500 tendera, njeri me korruptiv se tjetri, ne dobi te kryeqytetit.

    ‘Korrupsioni luftohet nga brënda’- eshte strategjia qe une kam zgjedhur per te rritur ndjeshem numrin e investimeve amerikane ne Shqiperi. Kete ia bera publike senatit amerikan perpara nominimit ambasadore ne vendin tuaj, por edhe zyrtareve shqiptare te larte ne premieren e filmit James Bond organizuar nga Lali Eri.
    Vetem Veliaj ka magjine per te mbledhur bashke drejtorin e policise se shtetit, ministrin e brendshem, kryeprokurorin, e meqe jemi tek sporti edhe kundershtarin e Dukes per kreun e FSHF-se Dritan Shakohoxhen.
    Ndarja e pushteteve permes nje sistemi kontrolli dhe balancimi, Check & Balances siç e quajme ne amerikanet, eshte nje perralle te cilen ne ja u tregojme nepermjet perfaqesuesit tone ne Tirane, zoti avokat Ngjela.

    Emri:  F3F46D10-F9E0-4CC9-838F-2E11A3F0B7E3.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  36.2 KB
    Emri:  30E8B66D-45D2-4CF9-B4B7-B183B93ABA47.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  26.0 KB
    Emri:  89E37D0B-D1FA-4CBF-8C13-FAF1BCDFD780.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  39.0 KB
    Emri:  495C9EA4-0041-4146-BDAE-CE7592C46D3A.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  23.7 KB
    Emri:  F95B163A-4E29-4679-8E1E-0960CB5662A0.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  28.4 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Unaza e Re/ Televizionet nën çizmen e Erion Veliajt
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2018, 20:54
  2. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-02-2016, 10:02
  3. Rrembimi i Griselda Roshit zbulohet letra e Erion Veliajt per SHBA e BE
    Nga Mike Oldfield në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-06-2015, 13:28
  4. Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 17:05
  5. Në Shqipëri është krejt i mundshëm përgjimi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 17:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •