Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5

Tema: Ecja

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,282

    Ecja

    Pėrfitimet qė marrim nga e ecura ēdo ditė nė kėmbė

    Njė shėtitje e gjatė, bashkė me njė dietė tė shėndetshme dhe gjumė tė rregullt, mund tė tė ndihmojnė tė jetosh njė jetė tė shėndetshme


    Tė mjaftojnė vetėm 15-30 min ecje nė ditė pėr tė pėrmirėsuar gjithė gjendjen e pėrgjithshme tė trupit dhe shėndetit tėnd. Mbi tė gjitha, ėshtė diēka qė e bėn falas, ėshtė shumė e thjeshtė dhe kėrkon vetėm njė pėrpjekje tė vogėl. Mė poshtė do tė mund tė lexoni njė listė me pėrfitimet qė kemi prej tė ecurit pėrditė nė kėmbė:

    Ndryshime cerebrale pozitive

    Sipas njė studimi, ushtrimet aerobike, si ecja, parandalojnė demencėn e parakohshme, riskun pėr t’u prekur prej sėmundjes sė Alzhaimerit, si dhe pėrmirėsojnė shėndetin mendor.Pėr tė mos folur edhe pėr reduktimin e stresit dhe ēlirimin e njė sasie mė tė lartė tė endorfinave nė gjak.

    Pėrmirėsimi i shikimit

    Edhe pse mund tė mendohet se sytė janė gjėja e fundit qė mund t’i lidhėsh me kėmbėt, mendohet se tė ecurit ndihmon shumė pėr shikimin. Mund tė ndihmojė gjithashtu nė trajtimin e glaukomės duke ulur presionin intraokular.

    Parandalimi i sėmundjeve kardiake

    Sipas “Shoqatės Amerikane tė Zemrės”, tė ecėsh normalisht ėshtė po aq efikase sa vrapi pėr tė parandaluar sėmundjet kardiake, apo iktusin. Ecja ndihmon nė uljen e presionit tė lartė, si dhe tė nivelit tė kolesterolit duke pėrmirėsuar qarkullimin e gjakut.

    Rrit volume pulmonare

    Ecja ėshtė njė ushtrim aerobik qė rrit fluksin e oksigjenit nė gjak dhe ndihmon gjithashtu nė rritjen e volumeve pulmonare duke rritur thellėsinė e frymėmarrjes dhe frymėnxjerrjes.Kjo gjė parandalon dhe zhvillimin e shumė sėmundjeve pulmonare.

    Efektet pozitive nė pankreas

    Mund tė duket e vėshtirė pėr t’u besuar, por ecja mendohet se ndikon nė uljen e riskut pėr zhvillimin e diabetit.Nė njė studim ku janė pėrfshirė njė numėr i konsiderueshėm personash qė ecnin mjaft minuta pėrditė nė kėmbė, u vu re njė tolerancė rreth gjashtė herė mė e mirė e glukozės, krahasuar me ata qė bėnin njė jetė mė sedentare.

    Pėrmirėsimi i tretjes.

    30 minuta ecje pėrditė jo vetėm qė reduktojnė riskun pėr zhvillimin e kancerit tė zorrės sė trashė, por tė pėrmirėsojnė edhe tretjen dhe kalimin e ushqimeve nėpėr zorrė, duke reduktuar edhe mundėsitė pėr zhvillimin e konstipacionit.

    Shtimi i tonusit muskular

    Shtimi i tonusit muskular dhe rėnia nė peshė (nė rastet e mbipeshės) mund tė arrihen lehtėsisht me anė tė ecjes.Praktika e tė bėrit rreth 10.000 hapa nė ditė mund tė konsiderohet si njė kohė e shpenzuar nė mėnyrė efektive nė palestėr.

    Kocka dhe artikulacione mė rezistente

    Ecja mund tė sigurojė stabilitet mė tė lartė artikular, tė parandalojė humbjen e masės muskulare, tė parandalojė osteoporozėn dhe rrjedhimisht tė reduktojė edhe riskun pėr fraktura, shkruan bota.al.Shoqata e reumatologėve sugjeron rreth 30 minuta ecje nė ditė pėr tė reduktuar dhimbjet artikulare.

    Njė mendje mė e qetė dhe e relaksuar

    Nėse ecja ndihmon nė pėrmirėsimin e simptomave tė depresionit tek pacientėt me depresion, imagjinoni se sa mirė bėn ajo nė pėrballimin e situatave tė vėshtira nė jetė. Njė shėtitje me njė mik apo me njė person tė dashur mund tė pėrmirėsojė nė mėnyrė tė dukshme humorin.


    Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/ja-perfi...-dite-ne-kembe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 23-01-2022 mė 09:16

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    Neteorm (23-01-2022)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,282

    Pėr: Ecja

    Ēfarė ndodh me trupin tuaj nėse ecni ēdo ditė

    Ekspertėt po kėshillojnė rregullisht qė tė mos harrojmė domethėnien e aktivitetit fizik.


    Ecja ėshtė aktiviteti fizik mė i vjetėr i njeriut dhe ėshtė jashtėzakonisht i dobishėm pėr trupin tonė.

    Shkencėtarėt konfirmojnė se ėshtė njė nga ushtrimet mė tė mira pėr tė parandaluar shtimin e peshės, dhe tė ndjeheni mė tė rinj, mė tė shėndetshėm dhe mė tė lumtur.

    Ajo ka ndihmuar njerėzit tė kontrollojnė peshėn e trupit dhe tė rrisin jetėgjatėsinė e tyre qė nga fillimi i kohės.


    Kėto janė gjashtė pėrfitimet shėndetėsore tė ecjes:

    Mund tė luftojė sėmundjet kronike siē janė sėmundjet e zemrės, artriti dhe diabeti.

    Ecja ėshtė njė mėnyrė e lirė, efektive dhe e thjeshtė pėr tė mbajtur njė formė tė mirė fizike dhe pėr tė pėrmirėsuar funksionimin muskulor, tė zemrės dhe hormonalit.

    Ecja ėshtė njė mėnyrė tepėr efektive pėr tė mbajtur njė peshė tė shėndetshme. Njė ushtrim i thjeshtė pėr tu mbajtur nė kėmbė, ka njė rrezik tė ulėt pėr tė shkaktuar lėndime dhe nuk shkakton rraskapitje nė krahasim me stėrvitjet mė intensive.

    Ul rrezikun e goditjeve nė tru, sėmundje koronare tė zemrės dhe sulme nė zemėr.

    Ecja ėshtė njė mėnyrė natyrale pėr tė pėrmirėsuar gjendjen shpirtėrore dhe pėr tė luftuar depresionin dhe ankthin.

    Ecja ėshtė njė mėnyrė e shkėlqyeshme pėr tė luftuar kundėr gravitetit, pasi detyron kockat tė bėhen mė tė forta pėr tė vazhduar tė mbėshtesin peshėn e trupit dhe ul rrezikun pėr fraktura ose osteoporozė, raporton “Natural Solutions Magazine”.


    Express.com

    https://www.gazetaexpress.com/cfare-...ecni-cdo-dite/

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    Neteorm (23-01-2022)

  5. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,282

    Pėr: Ecja

    Pesė arsye pse duhet tė ecni gjatė dimrit ?

    Edhe pse i ftohti dhe temperaturat e ulėta na shėrbejnė shpesh si njė justifikim qė tė mbyllemi nė shtėpi dhe tė kalojmė fundjavėn nėn batanije, pėrfitimet e ecjes dimėrore, si pėr shėndetin mendor ashtu edhe pėr atė fizik, do t’ju bėjnė tė lėvizni. Ajri i pastėr dhe lėvizja janė tė mira pėr shėndetin dhe humorin.

    Djegia e kalorive

    Ecja nė temperatura mė tė ulėta do t’ju ndihmojė tė digjni mė shumė kalori pasi trupi juaj punon mė shumė pėr tė qėndruar ngrohtė.

    Njė studim zbuloi se koha e kaluar nė temperatura tė ulėta mund tė rrisė djegien e kalorive deri nė 30 pėr qind. Para se tė shkoni pėr njė shėtitje nė temperatura tė ulėta, pėrgatitja e mirė ėshtė thelbėsore.

    Krijimi i njė zakoni tė shėndetshėm

    Ndėrkohė qė mund tė hiqni dorė nga ushtrimet nė palestėr shumė shpejt, ecja ėshtė njė aktivitet qė e bėn mė tė lehtė krijimin e zakoneve tė shėndetshme – sepse gjatė ecjes shijoni natyrėn e bukur dhe ajrin e pastėr nė tė njėjtėn kohė. Dhe ndėrsa shijoni pamjen, numri i hapave tė ndėrmarrė dhe kalorive tė djegura vetėm sa rritet.

    Kur filloni tė ecni, nuk do tė ishte keq tė mbani shėnim sa kohė keni qenė aktiv dhe sa hapa keni bėrė sepse kur tė keni njė pasqyrė tė rezultateve, motivimi dhe dėshira pėr tė vazhduar aktivitetin do tė rritet. Ngadalė, ky aktivitet i shėndetshėm do tė bėhet zakon dhe pjesė e rutinės suaj.

    Jetė mė tė gjatė

    Nėse ndani 20 minuta ēdo ditė pėr njė shėtitje tė shpejtė, ju reduktoni ndjeshėm shanset pėr tė vdekur para kohe. Kėtė e tregoi njė studim i kryer nė Universitetin e Kembrixhit, ku pėrfshiheshin 334 mijė evropianė tė rritur. Mjafton njė rritje modeste e aktivitetit fizik pėr tė pėrmirėsuar shėndetin dhe pėr tė zgjatur jetėn.

    Ndihmon nė luftimin e depresionit

    Gjegjėsisht, nė rast depresioni rekomandohet tė kaloni sa mė shumė kohė jashtė. Nėse jeni ndėr ata qė janė zhytur plotėsisht nė dimėr, lėrini shėtitjet tė bėhen pjesė e jetės suaj, mundėsisht nė vende tė bukura, nė natyrė, gjė qė do tė jetė njė plus shtesė.

    Prodhimi i vitaminės D

    Edhe pse ndonjėherė kemi pėrshtypjen se nuk e shohim diellin nė dimėr pėr ditė tė tėra, ai mund tė avullojė nė temperatura tė ulėta dhe mjaftojnė vetėm 15 minuta nė diell dy deri nė tre herė nė javė pėr tė prodhuar vitaminė D. Ekspozimi nė diell stimulon prodhimin e kėsaj vitamine, ndėr tė tjera, e rėndėsishme pėr kocka tė forta. Le tė jetė kjo njė nxitje pėr ju qė tė pėrdorni ēdo ditė me diell dimri pėr shėtitje.


    Lajme.al

    https://www.lajme.al/pese-arsye-pse-...-gjate-dimrit/

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,282

    Pėr: Ecja

    Studimi: Ecja e shpejtė ju shton deri nė 16 vjet jetė

    Nėse ju pėlqen tė ecni, atėherė bėjeni atė me njė ritėm mė tė shpejtė. Sipas njė studimi tė publikuar nė “Communications Biology”, ecja e shpejtė mund t’ju shtojė deri nė 16 vjet jetė. Megjithėse plakja shpesh lidhet me gjenetikėn, pėr jetėgjatėsinė ėshtė mė mirė tė ecėsh pėr njė orė me njė ritėm tė shpejtė sesa njė orė e gjysmė ngadalė.

    Ky pėrfundim u arrit nga njė ekip studiuesish nga Qendra Kėrkimore e Diabetit tė Universitetit tė Leicesterit (Angli), tė cilėt lidhėn ritmin e ecjes sė njė subjekti me gjatėsinė e telomereve tė tij, pjesė tė vogla tė ADN-sė qė mbrojnė jetėn e qelizave dhe qė janė tregues tė plakjes. Shkenca ka treguar se sa mė tė gjatė tė jenė, aq mė i ri ėshtė njeriu pėr nga mosha biologjike, ndryshe nga mosha kronologjike.

    Telomeret janė tė vendosur nė skajet e kromozomeve, duke i mbrojtur ato gjatė ndarjes sė qelizave. Sa mė shumė qeliza tė ndahen, aq mė tė vogla bėhen ato. Nėse telomeret zhduken, procesi i fragmentimit ndalon, qelizat vdesin dhe indet plaken. Pėrfundimi i studimit ishte se, te njerėzit qė ecnin shpejt, telomeret ishin mė tė gjata se ato tė ecjes sė thjeshtė.

    Pėr mbledhjen e tė dhėnave, ekipi i studiuesve pyeti 405 000 pjesėmarrės britanikė tė moshės sė mesme pėr ritmin e ecjes sė tyre. Gjysma e grupit tha se ecja ishte mesatare, rreth 40% e shpejtė dhe 6% e ngadaltė. Mė pas, shkencėtarėt vunė re se ata qė pretendonin se ecnin me njė ritėm mesatar ose tė shpejtė kishin telomerė mė tė gjatė. Mė poshtė, studiuesit testuan gjithashtu kėto tė dhėna nė njė kampion prej afro 86 000 njerėzish qė mbanin njė akselerometėr qė mat ritmin aktual tė ecjes sė tyre. Rezultatet e dy eksperimenteve ishin tė ngjashme: telomeret ishin mė tė gjata te njerėzit qė ecnin me njė ritėm mesatar ose tė shpejtė.

    Vitet e fundit, disa studime kanė shpjeguar se ecja e shpejtė ėshtė thelbėsore pėr shėndetin mendor dhe fizik. Pėr shembull, njė raport i Harvardit “Walking for Health” theksoi se si njė mėnyrė jetese sedentare rrit rrezikun e vuajtjes nga diabeti ose sėmundjet kardiovaskulare, si dhe dhimbjet e shpinės apo edhe depresioni. Duke arritur nė pėrfundimin se ecja me shpejtėsi pėr 30 minuta nė ditė pesė ditė nė javė mund t’i parandalojė ato, duke rritur jetėgjatėsinė me tre vjet e gjysmė. Njė studim tjetėr nga Universiteti i Sidneit nė Australi, duke mbledhur tė dhėna nga 50 000 kėmbėsorė britanikė mbi moshėn 30 vjeē (midis viteve 1994 dhe 2008), konfirmoi gjithashtu se ata kishin njė rrezik mė tė ulėt tė vdekjes sė parakohshme nga sėmundjet kardiovaskulare ose kanceri.


    /A2CNN / Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/studim...-16-vjet-jete/

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,282

    Pėr: Ecja

    Ecja ėshtė njė lojė qė na ēliron nga kaosi i brendshėm

    “Nuk eci pėr t’u rinuar apo pėr tė shmangur plakjen, as pėr t’u mbajtur nė formė dhe as pėr tė kryer njė detyrė. Unė eci ashtu siē ėndėrroj, siē imagjinoj, siē mendoj, pėr njė lloj lėvizshmėrie tė qenies dhe pėr njė nevojė lehtėsie”, shkruante Georges Picard nė “Le vagabond approximatif”.

    Duhet lexuar “Jeta nė kėmbė. Njė praktikė lumturie”, libri i tretė qė David Le Breton, sociolog dhe antropolog francez, i dedikon kėsaj teme. “Nuk lodhem kurrė duke ecur, as duke rrėshqitur penėn mbi fletė”, thotė.


    Pse vendosėt tė publikonit njė libėr tė tretė mbi ecjen?

    Pėr mua tė tre librat mbi ecjen kanė qenė njė lloj pushimi nga rrugėtimi i gjatė nė mėsimdhėnie dhe nė kėrkim shkencor, si njė mėnyrė tė shkruari me njė kod mė tė ēlirėt sesa kur pėrballem me argumenta tė tjerė. Janė libra prej shėtitėsi, ku patjetėr qė shpreh edhe ndjeshmėrinė time prej antropologu. Njė lloj udhėkryqi pėr tė menduar ndryshe dhe pėr tė marrė kohėn pėr veten time: Shkruaj shumė pėr ngadalėsinė, por ashtu si tė gjithė jam detyruar qė gjithmonė tė nxitoj. Pikėrisht ecja ėshtė njė mėnyrė pėr t’u rrėnjosur, pėr tė rizbuluar orientimet tona dhe, nė veēanti, pėr tė zbuluar atė ndjeshmėrinė e botės qė ne shpesh priremi ta humbasim nė rrjedhėn e aktiviteteve tė pėrditshme. Tė ecėsh do tė thotė tė rifitosh trupin, tė qėndrosh me kėmbė nė tokė nė kuptimin fizik e moral tė fjalės. Nė librin “Jeta nė kėmbė” jam pėrqėndruar edhe te pėrfitimet e tė ecurit, mbi faktin qė shpeshherė pėrbėn njė formė shėrimi nga vėshtirėsitė e jetės. Thjesht na bėn tė jetojmė ēastet e lumturisė. Ecja rikthen gravitetin qė mungonte ose e forcon atė, duke siguruar momente plotėsie. Mendja endet lirisht: ecja ėshtė njė udhėtim i pangutur nė mendime, nė kujtesė, pa frikė se do tė ndėrpritet papritur nga njė punė e lodhshme ose njė tringėllimė e papėrshtatshme. Ėshtė devijimi i duhur pėr tė ribashkuar fragmentet tona tė shpėrndara: krasit ato mendime qė janė tepėr tė rėnda e tė shqetėsuara tė cilat na paralizojnė. Ėshtė njė rend i ri i kaosit tė brendshėm. Tė ecėsh do tė thotė tė gjesh rrugėn tėnde.

    Ju shkruani: “Tė ecėsh do tė thotė tė ekzistosh, nė kuptimin e fortė, siē na thotė vetė etimologjia e fjalės: ex-sistere, tė largohesh nga njė vend i caktuar, tė ikėsh prej vetvetes”.

    Njė ecės eksperimenton me gjithė forcėn e trupit, me gėzimin pėr t'u ndjerė shumė i gjallė nė hapat e ndėrmarrė dhe nė pėrpjekjet e bėra. Ai pėrballet me njė botė qė nuk e ka parė kurrė mė parė. Sheh agimin ose dritėn qė bie ndėrsa dita pėrparon. Pėrjeton thjeshtėsinė, ēlirohet nga superstrukturat teknologjike dhe kufizimet e identitetit, nga presionet familjare dhe profesionale. Ai mė nė fund jeton nė mjedisin real qė e rrethon: zhytet nė hapėsirat e mėdha duke e braktisur veten nė lirinė e tyre. Zhvishet prej tė gjitha rehative, por edhe nga gjithēka qė rėndon mbi ekzistencėn e tij. Duke ecur ne ndryshojmė perceptimet tona shqisore, emocionet, kohėn dhe hapėsirėn tonė. Gjejmė dimensionin telurik tė gjendjes njerėzore. Pra e gjitha pėrmblidhet lumturisht nė zhdukjen e pėrkohshme nga vetja.

    Tė ecėsh po kthehet nė modė, njė lloj suksesi planetar.

    Bashkėkohėsit tanė kalojnė shumė kohė tė ulur pas timonit apo pėrpara kompjuterit dhe ekraneve televizive, ku pasiviteti fizik ėshtė edhe njė prej shqetėsimeve kryesore tė shėndetit publik. Nė jetėn e pėrditshme ecim gjithnjė e mė pak. Burimet fizike janė lėnė pas dore, pėrpjekja perceptohet si shqetėsim. I pashfrytėzuar nė jetėn e pėrditshme, trupi bėhet burim ērregullimesh dhe ndonjėherė gjeneron njė diskurs denigrimi, bartėsi standard i tė cilit ėshtė trans-humanizmi. Jo mė nė qendėr tė pėrvojės, por si njė anekdotė: njė shembull ėshtė nocioni banal i "lodhjes nervore". Shpesh herė themi: “Sot jam i telendisur, por nuk kam bėrė asgjė.” Nė kėtė situatė jemi ne qė mbajmė trupin tonė, jo ky i fundit ne. Ecja sigurisht qė kontribuon pėr t'u ndjerė mė mirė, pėr shėndetin tonė, por ta bėjmė atė vetėm pėr kėtė do tė ishte njė formė puritanizmi, njė detyrė qė thjesht duhet kryer e tė ēon nė mėrzitje. Udhėtari rizbulon trupin e tij nėn njė tjetėr prizėm, duke u larė nė erėn plot botė. Shumė sėmundje qė lidhen me mungesėn e stėrvitjes ose tensionet e jetės sė pėrditshme zhduken me kalimin e orėve ose ditėve tė lėvizjes. Ecja ėshtė njė lojė: nuk kėrkon zbatimin e njė minimumi shpejtėsie dhe as kufizim, pasi secili pėrparon me ritmin e vet. Ecėsit po shtohen kudo nė numėr, po kthehen nė njė vlerė thelbėsore si njė kundėrvėnie e nevojshme ndaj vlerave dhe kushteve tė jetesės nė shoqėrinė tonė bashkėkohore.

    A mund tė jepni njė arketip tė ecėsit?

    Janė kryesisht burra dhe gra rreth tė tridhjetave, e tė tjerėt pensionistė qė kanė kohė nė dispozicion. Por edhe nė rrugėt klasike tė ecjes, si pėr shembull ajo drejt Kompostelės nė Spanjė, do tė takoni njerėz tė tė gjitha moshave dhe kombėsive, dhe tė besimeve tė ndryshme ku shumė janė ateistė. Do tė gjeni studentė tė rinj ose studentė tė doktoraturės qė kanė dashur tė pėrjetojnė njė parantezė magjepsėse nė jetėn e tyre. Ėshtė njė globalizim i lumtur moralisht, ndryshe nga ai globalizimi ekonomik qė izolon, kundėrshton, shfrytėzon. Nė shtigje mbretėron miqėsia, ndarja, solidariteti, kurioziteti, zbulimi i ndėrsjellė. Ndonjėherė mendoj se shėtitėsit janė pionierėt e botės sė ardhshme bazuar nė kėnaqėsi, nė kohėn pėr tė jetuar dhe nė njohjen reciproke. Por mbase jam duke ėndėrruar.

    Cilėt janė “ecėsit historikė” (intelektualė apo zbulues pėr shėmbull) me tė cilėt ndiheni mė i lidhur idealisht?

    Ndihem shumė afėr me R.L. Stevenson, Thoreau, John Muir, Nicolas Bouvier, Peter Mathiessen, Jacques Lacarričre, Bernard Ollivier (njė mik i imi) dhe shumė tė tjerė. Janė ata bashkėshoqėruesit e mi tė udhėtimeve. Nė sytė e mi, libri mė i bukur i ecjes ėshtė “Leopardi i borės” i Peter Mathiessen, qė pėrshkruan disa muaj bredhje nė Dolpo nė Himalaje: njė libėr sublim, nga i cili dua tė nėnvizoj gjithmonė ēdo rresht. Nė “Jeta nė kėmbė” citoj shumė shkrimtarė shėtitės qė vazhdoj t'i rilexoj.

    A patėn dy vitet e “ndalesės biologjike” pėr shkak tė Covid efekte pozitive nė pėrhapjen e tė ecurit?

    Palėvizshmėria si kufizim ngjalli nė fund tė izolimit dėshirėn pėr lėvizje, lodhjen fizike, lirinė e lėvizjes. Miliona njerėz qė nuk kishin ecur kurrė mė parė nxituan pėr t’u endur nėpėr rrugica vetėm me qėllim argėtimi. Nė Vosges, ku eci shpesh, nuk kam parė kurrė kaq shumė alpinistė, madje edhe nė shtigje ku nuk takoja askėnd. Ishin burra ose gra qė nuk kishin dijeni pėr kodet e ecjes. Kur u buzėqeshje ose i pėrshėndesje, ata tė shikonin me habi, nė mos me dyshim. Dhe flisnin me zė tė lartė nėpėr pyje, pa dyshim tė frikėsuar, ende tė panjohur me heshtjen.

    Brezat e rinj duken rezistentė ndaj ecjes. Pėr t’ju perifrazuar, "njerėzillėku i tyre tanimė ėshtė kėrrusur dhe po lėngon". Ata i kalojnė ditėt e tyre pas njė ekrani ose lėvizin me skuter. Sipas jush, a ėshtė kjo ėshtė njė tendencė e pakthyeshme? Dhe ēfarė kėshille mendoni se mund t'i jepni njėzetėvjeēarėve tė sotėm?

    Po, mė tė rinjtė jetojnė pėrherė e mė shumė para telefonit inteligjent dhe me gjithnjė e mė pak shqetėsime pėr botėn qė i rrethon, madje nuk shqetėsohen shumė as pėr tė dashurit e tyre. Mbi tė gjitha tek ata bashkėbisedimi ia lė vendin komunikimit dhe ky i fundit nėnkupton virtualitetin, distancėn, ēmishėrimin, mungesėn fizike apo morale, humbjen e ekulibrit nė prani tė tė tjerėve. Bashkėbisedimi kėrkon disponueshmėri, vėmendjen e tjetrit dhe hera-herės njė mjedis tė caktuar. Ecja stabilizon thellėsinė qenies dhe ėshtė njė mjet i fuqishėm pėr t'u ribashkuar me tė dashurit. Disa vite mė parė, pėrpara thyerjes antropologjike tė sjellė nga interneti dhe nga banaliteti i telefonit inteligjent, ngrėnia e njė vakti me familjen ishte vendi mė i lartė pėr transmetimin dhe komunikimin e kujtimeve familjare. Sot ky ritual po zhduket e po kthehet nė njė meze tė lehtė individuale, pėrpara se njeriu tė pėrhumbet nė ekranin e vet personal. Hiperlidhja ka kolonizuar edhe vaktet e zakonshme jashtė shtėpisė. Thjesht hidhini njė sy asaj qė ndodh nė njė restorant: miqtė qė takohen, pėrshėndeten dhe papritur zhyten tė gjithė pas celularėve. Adoleshentėt kalojnė ditė tė tėra nė tė njėjtin vend, duke shkarkuar video me njėri-tjetrin. E pėrsėris, nė shumė familje, vakti i pėrbashkėt kthehet nė njė grumbull fantazmash qė hanė tė shpėrqendruar, tė pavėmendshėm ndaj shijes sė ushqimit, indiferent ndaj pranisė sė tė tjerėve, tė zhytur plotėsisht nė celularėt e tyre. Pėr kėtė arsye, ecja me fėmijėt ėshtė njė moment gjithmonė e mė i ēmuar ribashkimi dhe transmetimi emocionesh veēanėrisht nė ndarjen e ndonjė pėrvoje qė ėshtė e pazakontė pėr ta. Ecja ėshtė bėrė tashmė njė nga rastet e rralla tė bashkėjetesės. Kėto momente tė vėmendjes sė ndėrsjellė i dedikohen tė dashuruarve, miqve, familjarėve tė ngushtė qė ecin sė bashku pa ndėrhyrjen e celularit. Dhe po ashtu janė ideale pėr adoleshentėt e vuajtur dhe pėr tė miturit qė kanė pasur probleme me ligjin, sepse ai u siguron atyre njė distancė fizike dhe morale nga mjedisi i zakonshėm, larg rutinave personale, larg nga indiferenca. Nė pėrvojėn time, kėto shėtitje tė gjata pa muzikė, pa telefona inteligjentė, me njė shoqėrues janė jashtėzakonisht efektive pėr njė rikthim pozitiv tė tė rinjve te marrėdhėniet shoqėrore.

    Nė tė kaluarėn, njerėzit ecnin disa kilometra nė ditė. Pėr shembull, nė Francėn e viteve 1950, njerėzit ecnin mesatarisht shtatė kilometra ēdo ditė. Ndėrsa sot vetėm treqind metra. Dhe nuk ėshtė vetėm shėndeti ai qė humbet.
    Nė tė kaluarėn ishte nevoja qė na shtynte tė ecnim pėr tė arritur nė ndonjė vend. Pėr njė kohė tė gjatė, edhe nė fėmijėrinė time, ecja nuk ishte njė privilegj, njė zgjedhje, por njė domosdoshmėri pėr tė shkuar nė punė, pėr tė bėrė pazar apo pėr tė vizituar miqtė. Sot lėvizja nė kėtė mėnyrė ėshtė ende prerogativė e tė varfėrve dhe emigrantėve, refugjatėve dhe e njerėzve tė pastrehė. Mė pas, nė njė moment nė shoqėritė tona tė pasura, nga fundi i viteve 1980, ecja u bė njė aktivitet rekreativ gjithnjė e mė popullor. Nė kėtė njerėzim qė rri ulur, shėtitėsit janė burra dhe gra qė ngrihen pėr tė marrė pėrsėri jetėn nė duart e tyre. Dhe pėr ta parė botėn pėrsėri nė sy.

    *David Le Breton ėshtė profesor nė Universitetin e Strasburgut, anėtar i “Institut Universitaire de France” dhe studiues nė laboratorin “Dynamiques Européennes”. Si antropolog dhe sociolog, ai ėshtė i specializuar nė implikimet e trupit tė njeriut, tė cilat ai i ka studiuar duke analizuar nė veēanti sjelljet e rrezikshme. Intervista u pėrkthye nė shqip nga Erjon Uka.


    Kultplus.com

    https://tiranapost.al/shenime-ne-blo...ndshem-i515800

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •