Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    E vërteta e deklaratave të ambasadores mbi investimet amerikane

    Nga Ola Xama

    Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA në Tiranë iu përgjigj pyetjeve mbi rezultatet dyvjeçare të punës së saj në Shqipëri, ku një nga prioritetet e vendosura nga vetë ajo ishte tërheqja e investimeve amerikane.

    Ajo e konsideroi këtë angazhim të saj një arritje, ndërsa thumboi lehtë qeverinë se nuk ka bërë sa duhet për përmirësimin e klimës së biznesit.

    Por cila është e vërteta e investimeve amerikane në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit?

    Ambasadorja përmendi dy projekte të cilat do të realizohen nga 3 firma amerikane: ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nga Bechtel dhe kthimi në punë i Termocentralit të Vlorës bashkë me ndërtimin e terminalit të gazit nga shoqëritë Exxon Mobil dhe Excelerate Energy.

    T’i marrim me radhë,

    Kompania Bechtel operon prej vitesh në tregun e Ballkanit dhe në Shqipëri ka qënë prezente gjatë ndërtimit të rrugës Durrës- Kukës, pra nuk është një investitor i ri.

    Mënyra se si kjo kompani do të investojë në Shqipëri kufizohet në projektimin dhe ndërtimin e Skavicës, ndërsa angazhohet që të ndihmojë në gjetjen e shumës borxh për ndërtimin e veprës në bankat amerikane, vlerë e cila arrin afërsisht 500 milion euro.

    Investim i huaj konsiderohet kur kompanitë e huaja sjellin kapital dhe para të tyre në një vend, dhe jo kur i marrin.

    Në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Skavicës, janë anashkaluar procedurat normale të prokurimit, çka në një vepër të tillë, e përmasës financiare astronomike zbatimi i këtyre procedurave duhet të ishte kusht.

    Shteti shqiptar dhe ligji detyron kompanitë që mbi kufirin monetar 800 mijë lekë të zhvillojë tendera, ndërsa për vlera shumë më të konsiderueshme bëhen ligje për përzgjedhen e një firme me procedurë të veçantë.

    Përse nuk zhvillohet garë për të parë nëse vijnë edhe kompani më të mëdha se Bechtel të cilat mund të japin oferta më të leverdisshme?
    Po per sa i takon Termocetralit të Vlorës?

    Në këtë projekt të ri të furnizimit me gaz të lëngëshëm nga kompania amerikane Exxon Mobil ka një dilemë të madhe ekonomike: përse duhet që gazi të vijë me kontenier nga Amerika kur gazsjellësi TAP kalon afër Vlorës dhe madje ka dhe një pikë dalëse në Fier?

    A është më e lirë kosto e furnizimit nga një vend i largët si SHBA apo nga një tubacion që kalon në Shqipëri?

    Sërish pala e shtetit shqiptar do të blejë energjinë që do të prodhohet nga termocentrali përmes një çmimi të fiksuar duke rënduar buxhetin e OSHEE, ndërsa kompanitë nuk marrin risk për tregtimin vetë të energjisë në treg të lirë.

    Kostot në këtë variant shtohen edhe më shumë pasi kompanitë do të ndërtojnë dhe terminalin e gazit, i cili nevojitet për të bërë furnizimin nga kontenierët, ndërsa në rast se do të zgjidhej gazi nga TAP, nuk do të kishte nevojë për një terminal të ri, por vetëm për ndërtimin e tubacionit lidhës.

    Vënia në punë e TEC-it plus ndërtimi i tubacionit është vlerësuar nga eksperti që kontaktoi qeveria shqiptare “Roland Berger” në 56 milion euro, ndërsa varianti për rregullimin e TEC-it me terminal i amerikanëve kushton 120 milion euro.

    Edhe në këtë rast qeveria nuk ndoqi procedurën ligjore të tenderimit të punimeve apo dhënies në përdorim/koncesion të TEC-it të Vlorës duke eleminuar garën pavarësisht madhësisë dhe emrit të mirë që ka Exxon Mobil.

    Në të dy rastet negociatat e qeverisë më kompanitë nuk kanë qënë të hapura për publikun.

    Për projekte të ngjashme ku janë përzgjedhur procedura ekstraligjore në fushën e biznesit ambasadat kanë qënë të parat që kanë drejtuar gishtin se si qeveria po dëmton klimën e biznesit dhe konkurrencën, ndërsa në këtë rast më kujtohet ajo shprehja e priftit: Bëni siç them unë, por mos bëni siç bëj unë!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1

    Për: E vërteta e deklaratave të ambasadores mbi investimet amerikane

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Vaj medet me keto ola e mola, e injorante komplet, mire u thote kazan Kryeministri, po ku ka prokurim procedure per para qe merren nga bankat amerikane 500 milion euro dhe investohen ne Shqiperi. Duket se eshte e klanit te sales.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E vërteta e deklaratave të ambasadores mbi investimet amerikane

    Parimi baze i çdo investitori eshte venia ne dispozicion te nje kapitali te caktuar me qellim fitimi mbi bazen e investuar. Sigurisht kjo ndodh ne nje treg te lire e konkurrues e jo ne nje shtet ku behen ligje qe truallin e teatrit t’i jepet firmes Fusha.
    Mirepo nje skllav i dobishem patronazhist i rilindaxhinjve nuk i kupton keto..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1

    Për: E vërteta e deklaratave të ambasadores mbi investimet amerikane

    Ata po hedhin gjysem miliard dollare dhe do e ndertojne vete a ka me nevoje per te tjera gjera,...., po saliistet nuk mund te mendojne objektivisht
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E vërteta e deklaratave të ambasadores mbi investimet amerikane

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    Cilat miliarda? Ndonje fakt?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1

    Për: E vërteta e deklaratave të ambasadores mbi investimet amerikane

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Cilat miliarda? Ndonje fakt?
    Fjala eshte qe do te hedhin per HEC-in e Skavices gjysem miliardi, nuk eshte pak, sipas znj. Kim.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E vërteta e deklaratave të ambasadores mbi investimet amerikane

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Fjala eshte qe do te hedhin per HEC-in e Skavices gjysem miliardi, nuk eshte pak, sipas znj. Kim.
    Pikerisht per investimin e Skavices flet tema. Kompania Bechtel ka premtuar gjetjen e 500 milion Eurove, vlere te cilen shteti shqiptar duhet t’ia ktheje 100% mbrapsht kompanise.
    Ku eshte investimi ketu????
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: E vërteta e deklaratave të ambasadores mbi investimet amerikane

    Artikulluesi ka te drejte,ne qofte se eshte e vertete qe gjerat jane bere pa tendera... Ligji duhet te vleje dhe te jete i barabarte per te gjithe,edhe per amerikanet,edhe sikur te investojne 500 miljard. Po e shkelen "ata lart" qe duan te vendosin drejtesine imagjinoni se çfare mundet te behet poshte.

    Po Shqiperi hesapi,po ta kishte bere njera "pale partiake" do ishte mire kur e ben pala kundershtare eshte keq. Si çu be me prishjen e teatrit,kush ishte per prishjen e teatrit me perpara ishin kunder prishjes se Piramides dhe e kunderta. Po tu ndryshoje qeverine ju ndryshoje dhe mendimin. Si puna e Lulzim Bashes,deri dje ishte fenomeni politik sot e kan kthyer ne xhepist ordiner po ata qe dje e lavderonin,dhe e kunderta ka edhe budallenj socialist qe kane filluar ta rivlersojne.

Tema të Ngjashme

  1. Jemen, vritet truproja e ambasadores Carolla Holtkemper pas një sulmi
    Nga shigjeta në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-10-2013, 00:20
  2. Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 10-02-2013, 07:59
  3. Presidenti Bush emëron pasardhësin e ambasadores Mersi Risit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 16:00
  4. Berisha refuzon investimet amerikane !
    Nga mergimi98 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 22:16
  5. PS,sherr pas deklaratave te Erion Braces.
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-09-2004, 20:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •