Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Ish-Kreu mysliman shqiptar: Erdogani bëri miting politik tek xhamia e Et’hem Beut

    Emri:  Skender-Brucaj.jpg

Shikime: 67

Madhësia:  25.8 KB

    Ditën që Presidenti turk Erdogan erdhi në Shqipëri, ai sulmoi publikisht edhe Kominitetin Mysliman Shqiptar si gjoja pjesë e rrjetit terrorist të kundërshtarit të tij politik, Gylien

    Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj tha për “Zërin e Amerikës” se mungesa e përfaqësuesve të KMSH-së në inaugurim ishte një turp për protokollin e shtetit shqiptar. Ai thekson gjithashtu se inaugurimi i xhamisë i ngjante më shumë një aktiviteti politik të partisë së presidentit Erdogan, sesa një aktivitet fetar për inaugurimin e një objekti kulti.

    “Me thënë të drejtën çdo shqiptar është mirënjohës ndaj Turqisë për ndihmën e dhënë dhe investimet e bëra. Fakti që në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, nuk ishte prezent asnjë përfaqësues nga Komuniteti Mysliman, është një akt i shëmtuar.

    Unë them që është një turp i protokollit të shtetit shqiptar. Unë besoj se më në vështirësi është ndjerë zoti Edi Rama, se imagjinojeni si një shtëpi, që të vjen një mysafir që të ka ndihmuar dhe ti do ta sejdisësh mirë, po ai ka shumë huqe dhe teka dhe ti e toleron që mysafirin ta përcjellësh.

    Më mirë që s’ka qenë prezent Komuniteti Myslim pasi inaugurim xhamie nuk ishte ai. Ishte më tepër një miting politik i organizuar nga partia e Erdoganit, mënyra si të ftuarit kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, gjithçka. Është për të ardhur keq që një simbolikë fetare, siç është inaugurimi i xhamisë përdoret për axhendën politike të një shteti të huaj”, tha Bruçaj.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Ish-Kreu mysliman shqiptar: Erdogani bëri miting politik tek xhamia e Et’hem Beut

    Po atehere pse ja besuat riparimin e xhamise erdoganit?
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ish-Kreu mysliman shqiptar: Erdogani bëri miting politik tek xhamia e Et’hem Beut

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Po atehere pse ja besuat riparimin e xhamise erdoganit?
    Ne duhet te kapim thelbin e çeshtjes pa mbajtur njeanshmeri Erdogan apo Gylen.
    Inaugurimi i objekteve te kulteve fetare pa prezencen e perfaquesve/teologeve te komuniteteve fetare perkatese eshte absurde. Dhe me kryesorja, ne ate xhami te gjitha ligjeratat jane mbajtur ne gjuhen shqipe. Per here te pare ne historine 200 vjeçare te saj, u be nje ceremoni nga fillimi deri ne fund ne gjuhen turke e me flamuj turq. Xhamia e Ethem Beut eshte mbi te gjitha simbol kombetar, eshte emblema e kryeqytetit, nuk identifikohet as me Stambollin dhe as Ankaran.
    Ndaj Shqiperia nuk ka nevoje t’i nenshtrohet tekave te sulltan Erdoganit per disa fonde rinovimi!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 21-01-2022, 09:46
  2. A po krijohet një komb i ri shqiptar, apo një komunitet i ri mysliman
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-09-2013, 02:16
  3. Hymni Mysliman Shqiptar
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-02-2012, 06:50
  4. Indrit Vokshi: Xhamia “Sulltan Mehmet” = Xhamia “Millosheviç”
    Nga detiad në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-12-2011, 12:45
  5. Azili politik i familjes Popa, që bëri lëmsh diktaturën
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 10:53

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •