Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqiptar

    “FETO në institucionet fetare”, deklarata e Erdogan trazon Komunitetin Mysliman Shqiptar, thërret me urgjencë imamët e myftinjtë. Arsyeja e mungesës në xhaminë e Ethem Beut

    Emri:  erdogan-4-768x493-1.jpg

Shikime: 112

Madhësia:  29.5 KB

    Mungesa e përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’Hem Beut, ku ishte i ftuar edhe Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan, u kthye në temë debati për shkaqet e kësaj mungese.

    Aludimet në media thanë se drejtues të KMSH-së, nuk ishin ftuar në këtë event, për faktin se ishin të lidhur me organizatën FETO kanë trazuar ambientin e KMSH-së, pavarësisht qetësisë me të cilën ky institucion u është përgjigjur interesit të shtuar medias.

    Gazeta “Panorama” kontaktoi me përfaqësues të KMSHsë, të cilët hodhën poshtë këto aludime. Të pyetur se përse nuk ishin në një ceremoninë e inaugurimit të një xhamie nën varësi të saj, KMSH-ja e argumenton se ky institucion nuk ka pasur një ftesë nga organizatorët e këtij eventi.

    “Nuk ka asgjë për t’u aluduar në lidhje me mungesën tonë në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut. Nuk kemi qenë të pranishëm pasi nuk kishim një ftesë zyrtare nga organizatorët e eventit”, thotë KMSH-ja në përgjigjen e saj për gazetën “Panorama”.

    Më herët, të pyetur nëse kanë një reagim në lidhje me akuzat për lidhje me Gulenin, KMSH-ja përgjigjet prerazi duke sqaruar se: “Nuk kemi lidhje me FETO-n. Jemi shqiptarë, kreu i Komunitetit Mysliman është shqiptar”.

    Burime të gazetës “Panorama” kanë konfirmuar se dje gjatë mesditës krerët e KMSH-së kanë zhvilluar takime me drejtues të disa xhamive të Tiranës dhe drejtues të disa myftinjve të rretheve kryesore.

    Të njëjtat burime kanë konfirmuar se temë e këtyre takimeve të zhvilluara në institucionin drejtues të myslimanëve shqiptarë ka qenë pikërisht mbajtja apo jo e një qëndrimi zyrtar mbi deklaratat e Presidentit turk në Kuvend.

    Të pyetur nëse do të ketë një qëndrim zyrtar për këtë çështje, KMSH-ja përgjigjet prerazi duke thënë se: “Jo! Nuk kemi asnjë qëndrim momentalisht. Nuk e shohim të arsyeshme për momentin”.

    Mënyra e drejtimit të dy aktiviteteve ku ishte kishte një prezencë të madhe qytetarësh, treguan se axhenda e vizitës së Erdoganit në Tiranë ishte hartuar nga pala turke. Gjatë ceremonisë së dhënies së çelësave të banesave në Laç dhe inaugurimit të restaurimit të xhamisë së Et’Hem Beut u pa qartë që drejtuesit që orientonin folësit dhe përcaktonin “lëvizjen e radhës”, flisnin turqisht.

    Një ditë më parë, Presidenti Turk deklaroi në kuvend se: “Fatkeqësisht anëtarët e organizatës terroriste FETO edhe 5 vjet pas tentativës për grusht shteti në Turqi, vazhdojnë të jenë në Shqipëri, të tregojnë ekzistencën e tyre në çdo fushë, në fushën e arsimit, të shëndetësisë, në institucionet fetare, si dhe në një pjesë të konsiderueshme të sektorit privat”.

    Erdogan: Anëtarë të FETO-s janë në institucionet fetare, Presidenti turk, kërkesë qeverisë: Kjo çështje të marrë formë të prerë

    Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, i kërkoi Shqipërisë të largojë përfaqësuesit e FETO-s, nëse do që të mbajë marrëdhëniet vëllazërore me Turqinë. Në fjalën e tij në Kuvend, Erdogan foli qartë kur tha se kjo çështje duhet të jetë zgjidhur “në formë të prerë” deri në vizitën e tij të ardhshme në vendin tonë duke i kërkuar qeverisë shqiptarë të ndërhyjë në këtë zgjidhjen e saj.

    “Lufta kundër organizatës terroriste FETO, e cila tentoi një grusht shteti në vendin tonë, sulmoi demokracinë, bombardoi Parlamentin dhe Kuvendin e Republikës së Turqisë, si dhe masakroi popullin tonë, është një nga ndjeshmëritë tona, së cilës i kushtojmë vëmendje të veçantë. Fatkeqësisht anëtarët e kësaj organizate edhe 5 vjet pas tentativës për grusht shteti në vendin tonë vazhdojnë të jenë në Shqipëri, të tregojnë ekzistencën e tyre në çdo fushë, në fushën e arsimit, të shëndetësisë, në institucionet fetare, si dhe në një pjesë të konsiderueshme të sektorit privat.

    Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të thotë të vërtetën edhe nëse është e hidhur. Por, çështjen e FETO-s ne e shohim si parakusht vëllazërie, miqësie dhe partneriteti tonë strategjik që shprehim sinqerisht të vërtetën. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër strukturës së FETO-s në vend dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye. Shpresoj që kjo çështje në vizitat e ardhshme që do të zhvilloj në Shqipëri të ketë marrë formë të prerë”, tha Erdogan.

    Sipas Presidentit turk, “Ashtu si në Turqi, edhe këtu institucionet dhe qarqet e lidhura me FETO-n kanë axhenda të fshehura, ndaj nuk duhet të keni asnjë lloj dyshimi se ata me të ardhur koha do të zbulojnë fytyrat e tyre të vërteta. Dhe atëherë të gjithë do ta kuptojnë. E njëjtë si Turqia, e njëjtë si shumë vende të tjera të botës. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë shumë helmuese, tradhtare, tinëzare, që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, aq më e sigurt do të jetë e ardhmja juaj.

    Nëse nuk veproni menjëherë në kohë, është e pashmangshme që tentativat e ngjashme të kësaj strukture në vendin tonë të përsëriten edhe këtu në Shqipëri. Ne e kemi përjetuar dhe parë shumë këtë organizatë, një gjë e vërtetë, e cila realisht kemi paguar ne si shtet, si Turqi, një kosto shumë të rëndë. Ne konsiderojmë si detyrë të shprehemi, kudo që shkojmë, t’ua tregojmë vëllezërve tanë, miqve tanë, që të mos kenë të njëjtin fat që ne përjetuam më përpara”, u shpreh Erdogan përpara deputetëve të Kuvendit.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqipta

    Albo,kush eshte me i rrezikshem per Shqiperine Sorrosi apo Erdogani ?

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqipta

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Albo,kush eshte me i rrezikshem per Shqiperine Sorrosi apo Erdogani ?
    Cili eshte emeruesi i perbashket i Sorrosit edhe Erdoganit? Edi Rama. Rama eshte rreziku me i madh per Shqiperine.

    Lexoje, lexoje me vemendje ate qe thote Erdogani. Ai po e paralajmeron Ramen, se po nuk i luftoi kundershtaret e tij politike ne Tirane, ata do ti bejne puc atij sic i bene edhe Erdoganit ne Turqi disa vite me pare.

    Erdogani eshte nje cope budalla qe do te sjelli fundin e Turqise. Sorrosi eshte sherbetori i djallit mbi toke.

    Rama e ka Erdoganin vella, pasi ne mendjen e tij, po iu desh te brakstisi Shqiperine pasi shqiptaret apo drejtesia do ta zene me gurre, i vetmi vend ku mund te fshehi koken, jashte kthetrave te drejtesise shqiptare apo evropiane apo amerikane, eshte Turqia. Te dy si Sorrosi edhe Erdogani e duan Edi Ramen, pasi ai eshte "nje budalla i dobishem", ben gjithmone ashtu sic i kerkojne ata.

    Albo

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqipta

    Armiku i shqiptareve jane shqiptaret. Po gjeni nje me te mire se Rama qe te na udheheqe, e gjeni dot,...jo, e atehere..!!!!
    Gjykimi behet vetem mbi faktet e dukshme,...., sorosi, etj., jane thjesht dalldi e mendjes,..., erdogani dha paradhenie per te nxjerre gulenin nga shqiperia, por Rama kete nuk e ben dot direkt se kapet me Ameriken.., per kete paradhenie ne duhet t`i jemi mirenjohes, 3000 vete futen koken brenda,..
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-01-2022
    Vendndodhja
    Zvicerr
    Postime
    3

    Për: Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqipta

    Shum miir e the Armiqt e vetvetes , kishim qen , jemi por shpresoj shum se situata ne te ardhmen do ndryshoj.
    Dua tet pyes diqka . Ket levizjen e Erdoganit e sheh si Humanitare apo Politike ti ?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqipta

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Cili eshte emeruesi i perbashket i Sorrosit edhe Erdoganit? Edi Rama. Rama eshte rreziku me i madh per Shqiperine.

    Lexoje, lexoje me vemendje ate qe thote Erdogani. Ai po e paralajmeron Ramen, se po nuk i luftoi kundershtaret e tij politike ne Tirane, ata do ti bejne puc atij sic i bene edhe Erdoganit ne Turqi disa vite me pare.

    Erdogani eshte nje cope budalla qe do te sjelli fundin e Turqise. Sorrosi eshte sherbetori i djallit mbi toke.

    Rama e ka Erdoganin vella, pasi ne mendjen e tij, po iu desh te brakstisi Shqiperine pasi shqiptaret apo drejtesia do ta zene me gurre, i vetmi vend ku mund te fshehi koken, jashte kthetrave te drejtesise shqiptare apo evropiane apo amerikane, eshte Turqia. Te dy si Sorrosi edhe Erdogani e duan Edi Ramen, pasi ai eshte "nje budalla i dobishem", ben gjithmone ashtu sic i kerkojne ata.

    Albo
    Erdogani me Sorrosin nuk kane asgje te perbashket,te pakten ne idete e tyre. "Sorrosi eshte argument kot,eshte vetem sa per te bere "shurren kundra eres",eshte qe te gjejme edhe ne nje armik poliagjent ! Ndersa Erdogani do t'ja nxjerri nga hundet vezirit Rama keto leke qe ka hedhur,do ti krijoje shume probleme....
    Qe Rama eshte rreziku me i madh per Shqiperine,ke te drejte se eshte fotokopja e Sali Berishes,eshte me pak komunist se Doktori por per te tjerat eshte "toidhjo".

  7. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqipta

    Ktheju realitetit Albo se po flet si ata filmat fantashkence, Erdogani ndryshe nga politikanet e felliqur qe kemi ne ka ndertuar mbi 500 shtepi per njerezit e demtuar nga termeti si dhe nje spital ne Fier me parametra europiane gjithmone me buxhetin e Turqise..

    Kshuqe minimalisht, duhet te kete mirenjohje nga populli Shqiptar qe gjithmone ka qene i vjedhur dhe jo i varfer

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqipta

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Erdogani me Sorrosin nuk kane asgje te perbashket,te pakten ne idete e tyre. "Sorrosi eshte argument kot,eshte vetem sa per te bere "shurren kundra eres",eshte qe te gjejme edhe ne nje armik poliagjent ! Ndersa Erdogani do t'ja nxjerri nga hundet vezirit Rama keto leke qe ka hedhur,do ti krijoje shume probleme....
    Qe Rama eshte rreziku me i madh per Shqiperine,ke te drejte se eshte fotokopja e Sali Berishes,eshte me pak komunist se Doktori por per te tjerat eshte "toidhjo".
    Erdogani me Sorrosin kane nje gje te perbashket. Njeri bie te flere cdo darke dhe shikon enderra ku ai eshte Sulltan i gjithe botes muslimane. Kurse tjetri bie ne gjume e shikon enderra sikur gjithe boten e ka shtene ne doren e tij dhe e kontrollon nepermjet njerezve te tij ne qeverine e perbashket te botes, ne OKB. Pra qe te dy, jane te etur per pushtet dhe jane gati te bejne gjithcka per te arritur qellimet e tyre. Ekonomia e Turqise po kalon krize pasi Erdogani e ka kthyer liren turke ne leter higjenike. Kurse Sorrosi i ka vene synim vetes qe te permbysi te gjitha demokracite e botes e ti zevendesoje me njerezit e tij te bindur si Rama.

    Te kuptoj qe ju gjirokastritet nuk keni per t'ia falur kurre Sali Berishes ate qe beri ne vitet 1990.

    Ktheju realitetit Albo se po flet si ata filmat fantashkence, Erdogani ndryshe nga politikanet e felliqur qe kemi ne ka ndertuar mbi 500 shtepi per njerezit e demtuar nga termeti si dhe nje spital ne Fier me parametra europiane gjithmone me buxhetin e Turqise..

    Kshuqe minimalisht, duhet te kete mirenjohje nga populli Shqiptar qe gjithmone ka qene i vjedhur dhe jo i varfer
    Mirenjohjen duhet t'ia tregojme popullit turk, jo Erdoganit. Populli turk paguan taksa ne shtet, dhe te gjitha ato vepra humanitare nuk u bene nga kuleta personale e Erdoganit. Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte qe keto investime humanitare per Turqine jane hic asgje, dhe per to kane paguar vete shqiptaret 10fish ne keto 30 vjetet e pluralizmit. Cili eshte nje nga partneret kryesore tregtare te Shqiperise qe ka 30 vjet qe shet mallra turke ne tregun shqiptar? Turqia. Kush i paguajne ato mallrat turke? Xhepat e shqiptareve. Pra mos kujto se Erdogani e Turqia i bejne keto investime humanitare pa nje interes ekonomik dhe politik. Motivi politik eshte rrenimi i mbeshtetjes se kundershtarit te tij kryesor politik qe jeton ne Amerike, dhe qe ishte nder te paret qe erdhi e investoi ne Shqiperine e viteve 1990. Pra Erdogani e shikon Shqiperine si "vater e mbushur me kundershtare te tij politike" qe kundershtari i tij politik i ka rritur e mbeshtetur ne bankat e shkollave turke qe hapi ne Tirane ne fillimet e vitete 1990.

    Kur SHBA bente lufte ne Irak dhe derdhte gjak amerikanesh, tregtaret turq benin miliarda dollare ne te ardhura ne Irak. Kur SHBA i vinte embargo Iranit, Turqia bente $10 miliard tregti ne vit me Iranin, duke e thyer embargon amerikane. Kur Rusia behet gati per lufte ne Ukraine, Turqia i shet Ukraines arme. Cfare dua te te tregoj me keto? Qe Turqia ka qene gjithmone e prirur nga motivet e veta te hegjemonise ekonomike dhe politike ne rajon. Jo se shtetit turk i hapet barku shume per shqiptaret apo popujt e tjere fqinj ballkanike.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-01-2022 më 16:24

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqipta

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Armiku i shqiptareve jane shqiptaret. Po gjeni nje me te mire se Rama qe te na udheheqe, e gjeni dot,...jo, e atehere..!!!!
    Gjykimi behet vetem mbi faktet e dukshme,...., sorosi, etj., jane thjesht dalldi e mendjes,..., erdogani dha paradhenie per te nxjerre gulenin nga shqiperia, por Rama kete nuk e ben dot direkt se kapet me Ameriken.., per kete paradhenie ne duhet t`i jemi mirenjohes, 3000 vete futen koken brenda,..
    E ke degjuar piktorin Edi Rama kur del e u thote shqiptareve: George Sorros nuk ka asnje interest ne Shqiperi! Dhe e ka ndihmuar kete vend pa asnje lloj interesi personal. Ajo qe nuk u thote shqiptareve eshte qe George Sorros i beri miliardat e veta ne tregun e valutave, duke vene baste se paundi britanik do te humbiste ne vlere. Pra teksa paundit britanik i ra vlera, ai u be pasanik i madh. Me cfare eshte e lidhur tregu i valutes? Tregu i valutes dhe paraja e cdo vendi eshte e lidhur me besimin qe njerezit e atij vendi kane mbi qeverine e tyre dhe politikat e kesaj qeverie. Kur ne nje vend ka nje qeveri te suksesshme, besimi i qytetareve rritet, dhe detyrimisht kjo reflektohet edhe ne rritjen e vleres se monedhes te atij vendi ne tregun e valutave, ne raport me monedhat e vendeve te tjera. Kur besimi i qytetareve te tyre bie ne qeverine dhe politikat e saj, kjo reflektohet edhe ne renimin e monedhes se tij vendi ne tregun boteror. Kjo po ndodh ne Turqi kohet e fundit, ku vlera e monedhes ka rene shume. Dhe ky eshte nje reflektim direkt qe populli turk po e humb besimin tek Erdogani dhe qeveria e tij e politikat qe ata po ndjekin.

    Prandaj, kur e degjoni piktorin te flasi ne publik qe Sorrosi nuk ka asnje interes ne Shqiperi, kujtojini thenien e familjes cifute Rothschild prej nga nje brume eshte prere edhe Sorrosi: "Kush kontrollon parane e nje vendi, kontrollon gjithe njerezit e atij vendi." Dhe cila eshte menyra me e thjeshte per te kontrolluar parane e nje vendi? Te sjellesh ne pushtet njerezit e tu si Edi Rama, qe bejne ashtu sic i thone, ushtari i bindur zhvejg i Sorrosit. Dhe kjo e lejon Sorrosin qe te beje akoma me shume para ne tregun e valutave, duke vene baste se kur monedhat e shteteve qe ai kontrollon ngrihen apo ulen. FOREX eshte tregu me i madh nga sasia e parave qe tregtohen cdo dite ne bote!

    Albo

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqipta

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Ktheju realitetit Albo se po flet si ata filmat fantashkence, Erdogani ndryshe nga politikanet e felliqur qe kemi ne ka ndertuar mbi 500 shtepi per njerezit e demtuar nga termeti si dhe nje spital ne Fier me parametra europiane gjithmone me buxhetin e Turqise..

    Kshuqe minimalisht, duhet te kete mirenjohje nga populli Shqiptar qe gjithmone ka qene i vjedhur dhe jo i varfer
    Cilat filma te ndjekim mo Lazo djali, ato te ish-Kinostudios socialiste shqiptare?
    Ne ndryshim nga te gjithe ata qe e ushqejne forumin me lajmet nga mediat e inceneratoreve me specialiste tubash, ti je me i sinqerti ne mungesen e informacionit.
    E di ti sa shtepi ka ndertuar Erdogani?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqipta

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Erdogani me Sorrosin kane nje gje te perbashket. Njeri bie te flere cdo darke dhe shikon enderra ku ai eshte Sulltan i gjithe botes muslimane. Kurse tjetri bie ne gjume e shikon enderra sikur gjithe boten e ka shtene ne doren e tij dhe e kontrollon nepermjet njerezve te tij ne qeverine e perbashket te botes, ne OKB. Pra qe te dy, jane te etur per pushtet dhe jane gati te bejne gjithcka per te arritur qellimet e tyre. Ekonomia e Turqise po kalon krize pasi Erdogani e ka kthyer liren turke ne leter higjenike. Kurse Sorrosi i ka vene synim vetes qe te permbysi te gjitha demokracite e botes e ti zevendesoje me njerezit e tij te bindur si Rama.

    Te kuptoj qe ju gjirokastritet nuk keni per t'ia falur kurre Sali Berishes ate qe beri ne vitet 1990.



    Mirenjohjen duhet t'ia tregojme popullit turk, jo Erdoganit. Populli turk paguan taksa ne shtet, dhe te gjitha ato vepra humanitare nuk u bene nga kuleta personale e Erdoganit. Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte qe keto investime humanitare per Turqine jane hic asgje, dhe per to kane paguar vete shqiptaret 10fish ne keto 30 vjetet e pluralizmit. Cili eshte nje nga partneret kryesore tregtare te Shqiperise qe ka 30 vjet qe shet mallra turke ne tregun shqiptar? Turqia. Kush i paguajne ato mallrat turke? Xhepat e shqiptareve. Pra mos kujto se Erdogani e Turqia i bejne keto investime humanitare pa nje interes ekonomik dhe politik. Motivi politik eshte rrenimi i mbeshtetjes se kundershtarit te tij kryesor politik qe jeton ne Amerike, dhe qe ishte nder te paret qe erdhi e investoi ne Shqiperine e viteve 1990. Pra Erdogani e shikon Shqiperine si "vater e mbushur me kundershtare te tij politike" qe kundershtari i tij politik i ka rritur e mbeshtetur ne bankat e shkollave turke qe hapi ne Tirane ne fillimet e vitete 1990.

    Kur SHBA bente lufte ne Irak dhe derdhte gjak amerikanesh, tregtaret turq benin miliarda dollare ne te ardhura ne Irak. Kur SHBA i vinte embargo Iranit, Turqia bente $10 miliard tregti ne vit me Iranin, duke e thyer embargon amerikane. Kur Rusia behet gati per lufte ne Ukraine, Turqia i shet Ukraines arme. Cfare dua te te tregoj me keto? Qe Turqia ka qene gjithmone e prirur nga motivet e veta te hegjemonise ekonomike dhe politike ne rajon. Jo se shtetit turk i hapet barku shume per shqiptaret apo popujt e tjere fqinj ballkanike.

    Albo
    Sa i perket kesaj pjese as nuk me behet fare vone sikur edhe trasaksionet me te medha te bejne keto dy shtete, per mua ka rendesi qe ndihmuan shume familje ne nevoje.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqipta

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Sa i perket kesaj pjese as nuk me behet fare vone sikur edhe trasaksionet me te medha te bejne keto dy shtete, per mua ka rendesi qe ndihmuan shume familje ne nevoje.
    Kjo eshte ironia e Shqiperise per ne shqiptaret qe jetojme jashte, dhe tragjedia per ju shqiptaret qe jetoni ne Shqiperi. Nje shtet fqinj si Turqia, u vjen ne ndihme qytetareve shqiptare ne nevoje duke u ngritur shtepi e spitale. Kurse Qeveria shqiptare ne Tirane, eshte duke vjedhur qindra milione euro per impiante perpunimi plehrash. Nuk eshte detyra e asnje vendi fqinj te beje keto investime publike, eshte detyra e Qeverise shqiptare. Dhe askush nuk mund te pretendoje se i mungojne fondet. Rama eshte duke e rritur borxhin publik me qindra mione euro cdo vit. Borxhet nuk i merr ne emer te tij, i merr ne emer te taskapaguesve shqiptare. Dhe jane borxhe qe do te rendojne jo vetem mbi kurrizin e shqiptareve qe jetojne sot, por edhe ne kurrizin e brezave te shqiptareve qe do te lindin neser.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-01-2022 më 20:50

  13. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Erdogani nga Tirana: Armiqtë e mi politikë brenda institucionit të komunitetit mysliman shqipta

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kjo eshte ironia e Shqiperise per ne shqiptaret qe jetojme jashte, dhe tragjedia per ju shqiptaret qe jetoni ne Shqiperi. Nje shtet fqinj si Turqia, u vjen ne ndihme qytetareve shqiptare ne nevoje duke u ngritur shtepi e spitale. Kurse Qeveria shqiptare ne Tirane, eshte duke vjedhur qindra milione euro per impiante perpunimi plehrash. Nuk eshte detyra e asnje vendi fqinj te beje keto investime publike, eshte detyra e Qeverise shqiptare. Dhe askush nuk mund te pretendoje se i mungojne fondet. Rama eshte duke e rritur borxhin publik me qindra mione euro cdo vit. Borxhet nuk i merr ne emer te tij, i merr ne emer te taskapaguesve shqiptare. Dhe jane borxhe qe do te rendojne jo vetem mbi kurrizin e shqiptareve qe jetojne sot, por edhe ne kurrizin e brezave te shqiptareve qe do te lindin neser.

    Albo
    Albo, thelbi i çeshtjes qendron tek maska e bamiresise, e cila kushtezohet me largimin e Gylenisteve dhe marredhenien e personalizuar Rama-Erdogan. Ultimatumi i Erdoganit ne parlament per te zbuar organizaten terroriste FETO, eshte nje tallje e madhe per Shqiperine. Ai eshte gati t’i lej pergjysem edhe per ca kohe vazhdimin e ndertimeve ne Laç nese nuk i dorezojme gylenistet. Nese e mban mend edhe spitalin e Fierit, gjate inagurimit e beri si dhurate personale per Edi Ramen ne prag te zgjedhjeve, duke injoruar nevojat spitalore qe kane qytetaret e Fierit. Pra eshte absurde te flasim per bamiresi.

    Duhet te kemi parasysh qe Shqiperia mori 1,2 miliarde €uro per rindertimin e shtepive te shkaterruara mbas termetit ne konferencen e donatoreve, ndonese mungon sot transparenca se ç’po behet me kete shume parash. Ndaj nuk ka perse te behemi vasal te Erdoganit per 40 milion euro per 500 apartamente ne Laç. Sikur Rama me te tijet te mos fluturojne me avione private keto 4 vite qeverisje, i ndertojme ndoshta me teper se 500 apartamente te shkaterruara nga termeti. Se meqe jemi ne Laç, eshte enigmatike shifra 80mije €uro per nje apartament qe po nderton firma turke TOKI (bashkepunon qe ne vitin 2003 me Erdoganin). Me 50mije €uro blen sot apartament te ri ne Laç po deshe me 1-2 dhoma gjumi me shume.

    Personalisht nuk e shikoj Turqine si nje vend armik, perkundrazi. Por ka limite edhe ne delegimin e pergjegjesive qe po i japim se fundmi sulltan Erdoganit duke mos marre praktikisht asgje mbrapsht. Turqia nuk ka luajtur asnje rol ne procesin njohjes se Kosoves, madje priti pardje Vuçiçin me te njejtat nderime qe i beri Rames. E gjithe vellazeria turko-shqiptare eshte kushtezuar me disa dhurata simbolike qe mund te beheshin shume kollaj me nje pjese te taksave te 6 milion shqiptareve qe jetojne prej dekadash ne Turqi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 21-01-2022 më 09:52
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Kryetari i ri i komunitetit mysliman të Shqipërisë : Skender Bruçaj.
    Nga Le dévoué në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-03-2014, 08:06
  2. Rregullorja e Komunitetit Mysliman
    Nga ramazan_it në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 14:51
  3. Selim Muca: Tentativë për shkarkimin e kreut të komunitetit Mysliman
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2010, 03:37
  4. Nuk ka rruge diskutimi tek nenforumi i komunitetit mysliman
    Nga bani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 14:59
  5. Ekstremistet Vrasin Sekretarin E Komunitetit Mysliman Sali Tivari
    Nga Shijaksi-London në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-03-2003, 10:46

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •