Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,324
    Postimet në Bllog
    17

    SPAK: Shkatërrohet rrjeti i trafikut klandestin, merrnin 5,000-10,000 euro për person

    Zbulohet skema e trafikut të klandestinëve, SPAK kërkon arrestimin e 25 personave mes tyre edhe të huaj. Merrnin nga 5-10 mijë euro

    Emri:  SPAK-e1626080512527-632x450-1.jpeg

Shikime: 63

Madhësia:  61.3 KB

    SPAK ka urdhëruar arrestimin e 25 personave, mes tyre 18 shqiptarë, pasi akuzohet se trafikonin klandestinë. Operacioni në fjalë është zhvilluar njëkohësisht në tri shtetet.

    Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjesëtarët e 4 (katër) grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi) të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së.

    NJOFTIM PËR SHTYP
    Autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit shqiptare, italiane dhe greke, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) e krijuar midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shqipëri; Seksionit Antimafia të Prokurorisë së Lecces, Itali; si dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Apelit Athinë, Greqi, me koordimin e EUROJUST (AJA) dhe ndihmën e EUROPOL, kanë zhvilluar ditën e sotme një operacion të përbashkët për ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal të miratuar lidhur me hetimet e zhvilluara në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore. Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në tri shtetet pjesë të skuadrës dhe në disa shtete të tjera.

    Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjesëtarët e 4 (katër) grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi) të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1 120 emigrantëve.

    Nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese janë dokumentuar 7 (shtatë) episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme, si dhe është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar. Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe nëpërmjet detit.

    Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin për caktim masash sigurimi të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është urdhëruar arrestimi i 25 personave, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilët 18 janë shtetas shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq).

    Hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT) kanë konfirmuar dhe një herë faktin se vetëm një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe ligjzbatuese të shteteve të ndryshme mund të garantojë sukses dhe efektivitet në luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

    Në këtë kontekst theksojmë gjithashtu kontributin dhe ndihmën e dhënë në hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT) nga shërbimet e Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë Tiranë të Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, si dhe nga Projekti i Bashkimit Europian “Countering Serious Crime in the Western Balkans – CSCWB IPA 2019”.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,324
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SPAK: Shkatërrohet rrjeti i trafikut klandestin, merrnin 5,000-10,000 euro për person

    EMRAT/ Këta janë të arrestuarit që trafikonin klandestinë drejt Italisë

    Zbardhen emrat e 47 personave të arrestuar për trafik klandesinës drejt Italisë.

    Policia ka zbatuar sot urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK në Shqipëri, duke çuar në pranga dhjetëra persona.

    Personat e arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Astrolabio” janë:

    Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë.

    Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë

    Fatjon Koçllari, banues në Durrës

    Kristiana Sako, banuese në Divjakë

    Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt

    Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi

    Mehdi Mamushli, banues në Iran

    Njoftimi i Policisë së Shtetit për operacionin ‘ASTROLABIO’:

    Policia e Shtetit, sot ka finalizuar operacionin ‘ASTROLABIO’, duke ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 18 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

    Operacioni u shtri në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

    Ky operacion është në sinkron me autoritetet gjyqësore dhe ato të zbatimit të ligjit shqiptare, italiane dhe greke, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT), e krijuar midis Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, Seksionit Antimafia të Prokurorisë së Lecces, Itali, dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Apelit Athinë, Greqi, me koordinimin e EUROJUST (AJA) dhe ndihmën e EUROPOL-it, të cilët kanë zhvilluar ditën e sotme, një operacion të përbashkët për ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal të miratuara lidhur me hetimet e zhvilluara në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore. Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në tri shtetet që janë pjesë e skuadrës dhe në disa vende të tjera.

    Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjesëtarët e katër grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre, aktivitetin kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim drejt vendeve të tjera të BE-së. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale, pasi siguronin persona të ndryshëm, kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera, kundrejt një shpërblimi monetar që varionte nga 5000 deri në 10000 euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke iu mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi, me 1120 emigrantë.

    Nga hetimet e kryera në Shqipëri, nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, në bashkëpunim të ngushtë dhe me udhëheqjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, janë dokumentuar shtatë episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë.

    Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme, si dhe është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar.

    Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe nëpërmjet detit.

    Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin për caktim masash sigurimi të dhënë nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është urdhëruar arrestimi i 25 personave në Shqipëri, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilët 18 janë shtetas shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinez, irakianë, iranianë, egjiptianë dhe turq).

    Hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT) kanë konfirmuar dhe një herë faktin se vetëm një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe ligjzbatuese të shteteve të ndryshme mund të garantojë sukses dhe efektivitet në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

    Në këtë kontekst theksojmë gjithashtu kontributin dhe ndihmën e dhënë në hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT), nga shërbimet e Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë Tiranë të Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, si dhe nga Projekti i Bashkimit Europian ‘Countering Serious Crime in the Western Balkans - CSCWB IPA 2019’.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,324
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SPAK: Shkatërrohet rrjeti i trafikut klandestin, merrnin 5,000-10,000 euro për person

    Goditen 4 banda që trafikonin klandestinë, operacion ndërkombëtar me 47 urdhër-arreste

    Katër banda të trafikut ndërkombëtar të klandestinëve u shkatërruan gjatë një operacioni të përbashkët të policisë shqiptare, greke dhe asaj italiane

    NGA SYRI TV

    Në pranga janë vënë 47 persona, mes të cilëve 18 shtetas shqiptarë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin emigrantë klandestinë nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE, duke përfituar nga 5 deri në 10 mijë euro për person.

    47 persona, mes të cilëve 18 shtetas shqiptarë, u vunë në pranga gjatë operacionit “ASTROLABIO”, i organizuar nga Policia Shqiptare dhe homologët e saj në Itali e Greqi.

    Të arrestuarit, pjesë e katër bandave të ndryshme, kishin ngritur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të emigrantëve klandestinë, të cilët i merrnin në vendet e Lindjes së Mesme dhe më pas i dërgonin në Itali kundrejt shumave monetare që shkojnë nga 5 deri në 10 mijë euro.

    Në një konferencë për mediat, së bashku me homologët e vendeve fqinje, Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj, u shpreh se vetëm në Shqipëri me kërkesë të SPAK u arrestuan 25 persona, ndërsa tregoi se si vepronte grupi.

    Grupi organizonte trafikun e emigrantëve në rrugë detare dhe tokëse, duke përdorur mjete lundruese, të cilat janë sekuestruar në cilsinë e provës materiale së bashku me sende të tjera që u shërbenin katër bandave për trafikun e paligjshëm të emigrantëve.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Itali: Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2016, 23:58
  2. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-10-2015, 09:45
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-05-2014, 14:31
  4. Shkaterrohet organizata e trafikut nderkombetar te qenieve njerezore dhe narkotikeve
    Nga Xinxerfilli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-02-2014, 20:18
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2010, 10:31

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •