Emri:  AlbaniaBeach-800x450.jpg

Shikime: 1611

Madhėsia:  37.3 KB

Turizmi vijoi rikuperimin nga pandemia vitin e kaluar. Tė dhėnat zyrtare tregojnė se deri nė fund tė nėntorit, 5.4 milionė shtetas tė huaj hynė nė territorin shqiptar, shumica pėr arsye turizmi.
Ashtu si nė vitin kur kulmoi COVID-19, edhe nė vitin pasardhės, mbėshtetja kyēe e sektorit ishte turizmi patriotik. Kosova shėnoi rritje tė numrit tė vizitorėve, edhe me periudhėn e para-pandemisė. Nga vendi fqinj kanė hyrė gjithsej pėr janar-nėntor 2021, 2.6 milionė shtetas, me rritje prej 18% nė krahasim me 11-mujorin e 2019-s.
Pėr tė njėjtėn periudhė, hyrjet nga Maqedonia e Veriut shėnuan rėnie prej 26%, nga Italia po me 26%, ndėrsa tkurrja mė e thellė ėshtė shėnuar nga Greqia, me 55%. Shtetasit nga Kosova kanė kompensuar dukshėm tkurrjen e turistėve nga vendet e tjera. Pėr 11-mujorin 2021, hyrjet e turistėve nga Kosova pėrbėnin 47.3% tė totalit, nga 35.4% nė janar-nėntor 2019.


Pritshmėria pėr vitin 2022? Pozitive

Tur-operatorėt e cilėsojnė vitin 2022 si njė hap mė shumė drejt normalitetit. Rritja e numrit tė tė vaksinuarve dhe lehtėsimi i kufizimeve nė udhėtim pritet tė jenė faktorėt kryesorė qė do ta bėjnė turizmin e kėtij viti tė jetė edhe mė afėr asaj qė njihnim para COVID-19.

Por ata shprehin sėrish rezerva, pasi nėse ka diēka qė kemi mėsuar nga kjo pandemi, ėshtė vėshtirėsia pėr tė parashikuar. Varianti i ri Omicron ka vėnė alarmin mes vendeve globalisht, por sipas deklaratave tė imunologėve, ky variant ėshtė mė i lehtė dhe ndoshta mund tė jetė fillimi i fundit tė pandemisė, ēka le tė kuptohet se nė pranverė, gjėrat mund tė jenė mė tė lehta pėr t’u parashikuar.

“Njė gjė ėshtė e qartė: BE nuk pranon tė mbyllet pėrsėri plotėsisht, pasi dėmet do tė ishin tė pariparueshme. Po tentohet drejt vaksinimit total (dhe me doza pėrforcuese) dhe hapjes graduale tė aktiviteteve masive nė vende tė hapura, duke pėrdorur si masė parandaluese, Passport Covid free. Parashikimet e vitit 2022 janė pėr njė kthim nė normalitet tė tė gjithė sektorėve tė Industrisė sė Turizmit e Udhėtimit, por pa arritur tė ardhurat e vitit 2019” – shprehet Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelierėve.

Pavarėsisht hapave qė do tė bėhen drejt normalitetit, gjurmėt e pandemisė nuk do tė jenė tė lehta qė tė fshihen, madje disa gjėra tė saj do tė mbeten aty, pėr njė kohė mė tė gjatė. Kjo do tė thotė se distancat dhe shmangia e grumbullimeve do tė vazhdojnė tė mbeten si tendenca edhe gjatė kėtij viti.

“Pandemia COVID-19 ka rihapur debatin se si duhet tė jenė destinacionet e udhėtimit nė tė ardhmen, pra turizmi pas 2022. Ndėrsa nė shekullin XIX, pandemitė e murtajės dhe kolerės ēuan nė zgjerimin e rrugėve, ekspertėt besojnė se kriza aktuale shėndetėsore do tė rezultojė nė njė angazhim mė tė fortė pėr mjedisin dhe kėmbėsorizimin e qyteteve.

Trendi mė i ri ėshtė rikuperimi i hapėsirės pėr kėmbėsorėt. Qyteti “Antropocentrik”, njerėzor ose i ecshėm, duke promovuar si thelbėsore qė qytetarėt dhe turistėt tė kenė hapėsira pėr tė ecur. Njė qytet i ecshėm dhe i gjelbėr pėrmirėson shėndetin e atyre qė ecin nėpėr rrugėt e tij, duke shmangur njė mėnyrė jetese ulur, duke ulur ndotjen dhe duke kufizuar hapėsirėn pėr makinat” – pohon Topuzi.

Shqipėria, gati pėr tregjet qė i munguan nė pandemi

Polakėt ishin i vetmi grup turistėsh tė organizuar qė prej vitesh frekuentonin bregdetin shqiptar, pėrmes turizmit tė organizuar dhe nuk munguan edhe gjatė pandemisė. Tregje tė tjera tė Europės Lindore iu bashkuan kėtij grupi, si ukrainasit dhe bjellorusėt, ndėrkohė qė grupet e turistėve nga Rusia dhe Serbia u rritėn gjithashtu nė dy vitet e fundit.

Nordikėt, gjermanėt dhe disa grupe tė tjera, qė po krijonin traditė me turizmin e organizuar nė zonėn e Golemit, por edhe nė Sarandė, pėr shkak tė kufizimeve nė udhėtim nga COVID-19, munguan si nė 2020, edhe nė 2021. Megjithatė tur-operatorėt shprehen optimistė se ndoshta ky vit do tė jetė ndryshe.

“Kontratat janė mbyllur gjatė korrikut dhe gushtit tė vitit tė kaluar pėr vitin 2022 dhe tė parėt qė i rinovuan janė polakėt. Agjencitė tona partnere kanė bėrė vėrejtjet e tyre pėr sa i takon sezonit qė lamė pas, por mė sė shumti kanė qenė tė kėnaqur, gjė qė ka rritur volumin qė pėrfshijnė kontratat.

Pėrveē polakėve janė mbyllur edhe kontratat me ēekėt, ukrainasit, rusėt me tė cilėt jemi nė diskutime pėr rritje tė numrit, si dhe izraelitėt dhe nordikėt, qė gjithashtu kanė mbyllur kontratat pėr kėtė vit. Mendoj se turistėt gjermanė dhe zviceranė do tė rikthehen me numra mė tė lartė” – pohoi pėr “Monitor” z. Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar.

Parashikimi bėhet edhe mė optimist, po tė kemi parasysh se vitin e fundit, turizmit shqiptar iu shtua edhe njė treg tjetėr me potencial nė rritje, siē ishte ai nga vendet e Lindjes sė Mesme dhe kryesisht nga Emiratet e Bashkuara. Ėshtė njė treg qė ka shfaqur interes dhe shpenzon, por sipas njohėsve tė sektorit Shqipėria duhet tė pėrshtatė shėrbimet edhe pėr kėtė treg, i cili ėshtė mė specifik, pasi nė sezonin e kaluar u gjet e papėrgatitur.

“Vendi u gjet i papėrgatitur pėr kontingjentin e madh tė turistėve tė ardhur nga vendet arabe nėpėrmjet korridoreve ajrore, Dubai, Arabi Saudite, Egjipt pėr arsye tė kėrkesave specifike qė kanė kėta turistė (nė restorante apo shėrbime specifike nė dhomė, etj.)” nėnvizon z. Topuzi nga Shoqata e Hotelierėve.

Por teksa pritet qė turizmi tė kthehet drejt normalitetit dhe tė kemi njė rritje tė numrit tė vizitorėve nė vend, detyra mė e madhe u takon institucioneve pėr tė marrė masat e nevojshme nė funksion tė mbarėvajtjes sė sezonit. Kėto masa lidhen me ndarjen e hershme tė stacioneve tė plazhit, duke shmangur konfliktet nė pikun e sezonit, menaxhimi mė i mirė i trafikut, i cili nė vitin e shkuar ishte njė nga problemet kryesore dhe ku turistėve u duheshin orė me radhė pėr tė pėrshkuar distanca tė shkurtra.

Ka nevojė pėr mė shumė vėmendje sa i takon menaxhimit tė mbetjeve. Nė 2021, problematika e krijuar nė disa bashki tė vendit bėri qė fotot me “male” mbetjesh tė bėnin xhiron nė rrjet nga turistėt e huaj, tė cilėt e shihnin me habi kėtė situatė nė pikun e sezonit.

PANDEMIA KTHEU VĖMENDJEN TE TURIZMI I GJELBĖR


Emri:  Shqiperi-turizem-aventure-1013.jpg

Shikime: 438

Madhėsia:  29.4 KB

Pandemia solli njė kulturė pozitive drejt turizmit tė aventurės dhe nė 2021 ishim dėshmitarė pėr njė kėrkesė nė rritje drejt kėtij turizmi, duke qenė se, njerėzit e lodhur nga karantinimi, kėrkuan natyrėn, aventurė dhe ajėr.

Blerina Ago, eksperte turizmi dhe anėtare ekzekutive e Federatės Botėrore tė Rafting, pohon se, njė nga ndikimet e pandemisė nė industrinė e turizmit ėshtė kthimi i vėmendjes sė operatorėve turistikė dhe udhėtarėve drejt turizmit tė gjelbėr, pėrvojave tė lidhura me natyrėn. Sipas saj, turizmi i aventurės ėshtė lloji i turizmit, i cili po kthehet mė shpejt me hapjen graduale tė lėvizshmėrisė.

“Duke shpresuar se do tė ketė njė kontroll tė pandemisė, tė paktėn nė nivelin europian, pra kontinenti i Europės tė ketė shembuj tė mirė me vaksinime tė shpeshta, tė kontrollohet deri diku shpėrndarja e virusit, mendoj se, Shqipėria ka njė mundėsi tė jashtėzakonshme qė tė kthehet nė destinacionin e gjelbėr mė tė kėrkuar mes turistėve europianė.

Tendenca tani ėshtė qė, kėrkohen mė tepėr destinacione tė cilat nuk janė shumė masive, jo tė populluara, duan t’u shpėtojnė radhėve. Ndaj besoj se do t’i kthejnė sytė nga Shqipėria ose nga vende tė tjera tė Ballkanit Perėndimor. Ėshtė njė shans pėr ne, por duhet tė jemi tė aftė qė tė kemi mundėsinė qė t’ia komunikojmė turistit europian” – thotė znj. Ago.

Europa ėshtė, padyshim, tregu mė i madh ku bazohet turizmi ynė, ndaj duhet lobuar mė shumė pėr mundėsitė qė ka Shqipėria dhe arsyet se pse duhet tė vijnė tė vizitojnė vendin tonė, shton mė tej znj. Ago.

“Shpresoj shumė qė njerėzit tė vazhdojnė me tė njėjtat hapa vaksinimi, sepse ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė jemi tė mbrojtur vetė, tė mbrojmė stafin tonė tė punės dhe paralelisht, edhe t’u tregojmė vendeve dhe tregjeve qė na interesojnė qė Shqipėria ėshtė njė vend i sigurt dhe e ka tė kontrolluar pandeminė. Nė kėtė rast, mendoj se mund tė jemi njė ndėr destinacionet e turizmit tė gjelbėr e tė aventurės, rural dhe agroturizmit” thotė nė fund ajo.

Neritan Ibi, nga “My Albania Nature Explorers”, shprehet se fillimi i kėtij viti nuk ka qenė shumė i favorshėm sa u pėrket kushteve atmosferike, pėrveē hezitimit tė shqiptarėve pėr shkak tė COVID. Sipas tij, tejkalimi i situatės ka ardhur pėrpara sezonit veror dhe gjatė tij. Vitin 2022 e sheh mė me optimizėm, duke qenė se vaksinimi ėshtė rritur dhe kėrkesa pėr aventura dhe turizėm tė gjelbėr ėshtė shtuar.

“Njerėzit duan shumė tė udhėtojnė, sidomos tė marrin nga pėrvoja qė jep turizmi i aventurės, t’u largohen pėrjetimeve nga COVID. Vitin 2022 e shohim me optimizėm, ndonėse sfidat mbeten ende”- pėrfundon ai.

KANTINAT E VERĖS, ME SYTĖ NGA TURIZMI

Emri:  Kantine-vere-1013.jpg

Shikime: 1463

Madhėsia:  45.3 KB

Kantinat e verės e vlerėsojnė vitin qė lamė pas si njė vit tė artė prodhimi, teksa ecuria e mirė e turizmit i ndihmoi ato tė rikuperonin disi goditjen e marrė nė vitin 2020, pėr shkak tė pandemisė.

Por edhe pse ka njė rritje tė kėrkesės pėr verėn shqiptare, viti 2021 nuk ishte aq i lehtė dhe si shumica e sektorėve tė ekonomisė, edhe kantinat e verės u pėrballėn me kosto tė reja. Segmente tė tilla si etiketat, qelqi apo transporti u shtrenjtuan dhe nėse kjo rritje do tė jetė afatgjatė edhe nė vitin aktual, kantinat do tė jenė tė detyruara tė rrisin ēmimet.

Viti 2021, pozitiv sa i takon prodhimit

“Si vit prodhimi ka qenė shumė i mbarė, sepse rrallėherė ndodh qė bashkohen cilėsia e rrushit me sasinė dhe mund ta quaj me bindje si njė vit i artė pėr sektorin tonė. Nė vitin 2021, Kantina Arbėri e shtoi kapacitetin e prodhimit deri nė 2-3% krahasuar me vitet e kaluara” – pohoi Rigers Kaēorri nga Kantina Arbėri. Shumica e kantinave e bazojnė prodhimin te vreshtat e tyre, sipėrfaqet e tė cilave janė rritur nga viti nė vit. Njė shembull tė tillė ka ndjekur edhe Kantina Ēobo, qė nė vitin 2021, shumicėn e rrushit e siguroi nga vreshtat e veta.

“Ne kemi nisur nė fillim prodhimin e verės me rrushin e vreshtit tonė dhe duke u zgjeruar arritėm nė njė pikė ku 90% tė rrushit e merrnim nga tė tjerė. 5-6 vite mė parė morėm me qira 37 hektarė toka, ish-vreshta qė ishin bėrė pyje dhe kemi mbjellė vreshtat tona. Nė vitin e shkuar, rreth 60-70% e rrushit ka qenė nga vreshti ynė” – tha Muharrem Ēobo.

Pėrfaqėsuesit e kantinave raportojnė pėr njė rritje tė kėrkesės nė treg pėr verė, diēka qė vjen mė e theksuar nė fundvit sikurse ndodh tradicionalisht me festat, por oksigjeni i vėrtetė i kėtij viti ishte turizmi.

“Viti 2021 ka qenė pozitiv dhe rol kyē nė kėtė aspekt ka luajtur turizmi. I lidhur ngushtė me sektorin tonė, turizmi nxiti konsumin si nė bare e restorante, por edhe nė kantinat tona, ku ofrohen paketa degustimi. Mund tė them se, nė tėrėsi, sektori shėnoi rimėkėmbje dhe kėtė e tregon mė sė miri rritja e porosive nė kantina, rritja e likuiditetit. Mund tė them se kemi hyrė nė rrugėn e normalitetit para pandemisė” theksoi Levent Nurellari nga Kantina Nurellari.



Nė vitin 2022, shpresa te turizmi

Muharrem Ēobo, nga Kantina Ēobo, shprehet se turizmi ėshtė sektori kyē qė ndikon aktivitetin e tij dhe u desh njė situatė si ajo e pandemisė dhe kufizimeve pėr tė kuptuar peshėn qė ka tregu i huaj nė tėrėsi nė biznesin e tij. “Nė 2020-n kemi pasur gjysmėn e xhiros dhe me keqardhje kuptova sesa produkti im konsumohet nga shqiptarėt dhe mė rezultoi qė vetėm gjysma. Gjysmėn tjetėr e pinė tė huajt” – pohon ai.

Ndaj pritshmėria e tij pėr vitin aktual lidhet ngushtė me ecurinė qė do tė ketė ardhja e tė huajve.

“Viti 2022 mendoj se do tė jetė vazhdim i pėrmirėsimit qė nisi nė vitin 2021 dhe kėtu nėnkuptoj turistėt e huaj. Nė vitin 2021, ne kemi pasur mė pak turistė nė kantinė. Por xhiroja ėshtė mė e lartė, qė do tė thotė se ata qė kanė ardhur kanė marrė paketa mė tė mira, apo mė tė shtrenjta degustimi dhe kanė blerė mė shumė produkte.

Turistėt e huaj tė pranishėm me numra tė konsiderueshėm janė ata nga tregu lindor si Rusia, Ukraina, Bjellorusia, Polonia e Ēekia. Mė herėt tek ne dominonin tregjet perėndimore, me gjermanėt, nordikėt. Presim qė edhe 2022-shi tė vazhdojė me kėtė trend sektori, nėse do tė mbėshtetet edhe me mė shumė lehtėsime nė udhėtim, duke lejuar qė edhe tregje qė nuk kanė qenė gjatė pandemisė tė vizitojnė sėrish Shqipėrinė dhe kantinat” nėnvizon z. Ēobo.

Ndėrsa Rigers Kaēorri nga Kantina Arbėri shprehet se fokusi i kėtij viti duhet tė jetė zgjerimi nė tregje tė reja i markės “Made in Albania”.

“Besoj se viti 2022 do tė jetė premtues pėr tregun vendas dhe atė tė huaj. Trendin ku verėrat shqiptare po pėrqafohen edhe mė shumė nga konsumatorėt tanė e shoh si njė mundėsi zgjerimi nė treg. Synim i pėrhershėm ngelet penetrimi nė tregun e jashtėm ku gjithmonė ėshtė provuar qė verėrat ‘Made in Albania’ kanė krijuar interes pėr tė huajt” – nėnvizon ai.

Nga Kantina Nurellari presin qė viti 2022 tė jetė vazhdim i rritjes sė nisur vitin e shkuar. “Ne presim qė kėtė vit tė vijojė rritja dhe ndoshta tė jemi diku mes 5-10% rritje. Kjo do tė varet shumė nga situata e pandemisė dhe kufizimet, por edhe nga sektori i turizmit qė ne e kemi tė lidhur ngushtė aktivitetin” – pohon Levent Nurellari./Monitor.al