Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Skiatorja Kiana Kryeziu - E para përfaqësuese e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

    Historike, Kiana Kryeziu bëhet skitarja e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore

    Skitarja Kiana Kryeziu do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin, shkruan KultPlus.

    “Krenarë pa fund.

    Skitarja Kiana Kryeziu bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore.

    Ajo ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022.

    Shumë urime Kianës dhe gjithë komunitetit të skitarisë.”- thuhet në njoftimin e MKRS-së.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/histo...pike-dimerore/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 14-01-2022 më 12:28

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Skiatorja Kiana Kryeziu - E para përfaqësuese e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

    Kiana Kryeziu nga Pekini: Garova me idhujt e mi

    Kosova ka debutuar të hënën në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin të Kinës me skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

    Kiana është bërë sportistja e parë femër që garon në një Olimpiadë Dimërore. Ajo ka garuar me dy lëshime në sllallom të madh, shkruan Gazeta Express.

    Në lëshimin e parë Kiana e zuri vendin e 59-të prej 82 garueseve sa morën pjesë në këtë garë. Ajo e kaloi sfidën për 1 minutë e 18 sekonda e 78 të qindtat.

    Kurse, lëshimin e dytë e kaloi për 2 minuta e 42 sekonda e 19 të qindtat, duke e zënë vendin e 49-të prej 82 garueseve.

    Me këto dy gara Kiana i dha fund eksperiencës në këtë ngjarje të madhe sportive.

    “Niveli i garës ishte më i larti që ekziston. Vetëm fakti që kam qenë në garë me idhujt e mi dhe garueset më të mira të botës e ka bërë këtë garë edhe më të mirë sesa që ishte. Ishte garë shumë e fortë dhe e vështirë, shumë sfiduese. Terreni ka qenë sfidues. Jam shumë e kënaqur që kam arritur ta jap maksimumin”, ka deklaruar Kiana Kryeziu.

    Kiana e ka siguruar normën për të garuar vetëm në sllallom të madh në Olimpiadën Dimërore përmes ciklit kualifikues.


    /GazetaExpress/

    https://www.gazetaexpress.com/kiana-...e-idhujt-e-mi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 07-02-2022 më 11:42

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skiatorja Kiana Kryeziu - E para përfaqësuese e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore


Tema të Ngjashme

  1. Gezuar ditlindjen Jehona Kryeziu !!!
    Nga Ksanthi në forumin Përshëndetje dhe urime
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-10-2010, 12:59
  2. Naim Kryeziu (1918-2010)
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2010, 17:39
  3. Naim Kryeziu, simboli shqiptar i Romes
    Nga Qendi në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-03-2010, 17:58
  4. A është Ai Eqrem Kryeziu...?!
    Nga Nertili në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 08:33
  5. Elida Kryeziu
    Nga Tigresha në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-10-2008, 07:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •