Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Tiranë: Pallate te Fusha e Sportit, firmos Veliaj, betonizohen 8900 m2 sipërfaqe me kulla 11 katëshe

    Pallate te Fusha e Sportit, firmos Veliaj, betonizohen 8900 m2 sipërfaqe me kulla 11 katëshe

    Emri:  -640-0-75eb302ec8ed6eb025fb290e4a4dc375.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  50.0 KB

    Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka firmosur shkatërrimin e fushës së sportit pranë Fakultetit të Inxhinerisë. E gjithë hapësira do të mbushet me pallate, që sipas dokumenteve do të jenë 11 kate. Pas zënies së hapësirave në qendër të tiranës, tashmë radha po i vjen sipërfaqes ku të rinjtë ushtrojnë aktivitete.

    "Virusi" i pushtimit të hapësirave të gjelbra tashmë po prek dhe fushat sportive.

    Ky kompleks është pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe aktualisht ka 8920 m2 hapësirë ku të rinjtë mund të luajnë ose të ushtrojnë aktivitete fizike.

    Sipas këtij dokumenti, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që në të të vendosen kulla deri në 11 kate.

    Në total janë 24 mijë e 700 m2 ndëtim. Ndërsa vetëm kati i parë do të jetë 2245 m2.

    Sipas këtij projekti, pas pak muajsh këtu do të ketë vetëm 2300 m2 sipërfaqe të gjelbërt pasi çdo gjë tjetër do të kthehet në beton, asfalt apo dhe tulla.

    Bashkia e Tiranës është kritikuar shpesh për zënien e hapësirave në qendër të Tiranës apo shembjen e banesave të vjetra duke ndërtuar kulla.

    Por tashmë kur dhe ato janë drejt fundit, Veliaj ka kthyer vështrimin drejt terreneve sportive.

    E në këtë rast shprehja e tij se nuk do të mbahet mend si Kryebashkiaku i pallateve duhet fshirë, pasi do të kujtohet si personi që shkatërroi çdo metër katror të lirë.



    ORA NEWS

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Tiranë: Pallate te Fusha e Sportit, firmos Veliaj, betonizohen 8900 m2 sipërfaqe me kulla 11 ka

    Qeka per tu habitur qe paska akoma fusha sporti,çudi e madhe si paska shpetuar ! Se Rama nuk la jo fusha sporti por nuk la as obor shkolle pa ndertu pallat. Duhet pa ky muhabet,si paska shpetu kjo fush sporti dhe i kujt ka qen faji !

    Tani ça te boj dhe Erion Veliaj i shkret. E ka mbushur Tironen me peme,pyll i modh gjithandej.Duket Tirona si xhunga e Amazones. Mbas Sahatit po bohet nje pyll i modh, ku kan qene banjot tek banka po prap pyll i modh,mos flasim per pyllin mbas 15 katshit ku nuk dihet se sa i modh do jet pylli, sa qe po humb edhe 15 katshi... Edhe ju merakoseni pse do ndertoj ça kulla te vogla ! Erjoni, qe e mbushi Tironen me pyje e lulishte me lule !

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-02-2016, 12:26
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2015, 15:36
  3. Rrëfehet Berisha: Nga kulla e Viçidolit në Tiranë
    Nga Archon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2013, 15:46
  4. Pallate te holla e pallate te trasha..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 15:58
  5. Tirane: Tek stacioni i trenit do te ndertohen 2 kulla gjigande
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 05-12-2008, 15:15

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •