Emri:  dorina-mema.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  23.4 KB

TIRANE

Pas deklaratës së Papa Françeskut në lidhje me familjen dhe mungesën e fëmijëve nga çiftet e reja të cilët preferojnë të mbajnë kafshë shtëpiake, shumë diskutime u ngritën në rrethe shoqërore.

Kjo temë u diskutua në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku të ftuar ishin pastori Akil Pano, psikologia Lediona Braho dhe Dorina Mema.

Sportistja e njohur ka deklaruar se meshkujt “po i marrin fustanet femrave” dhe se ato po vuajnë për të pasur një burrë të vërtetë në krah.

Ajo shprehu reagimin e saj mbi deklaratën e Papës, sipas së cilës nuk është treguar korrekt pasi nuk e ka shprehur saktë kujt po u referohej. Mes diskutimeve, Dorina përfundoi duke ngritur zërin dhe u shpreh shumë ashpër për homoseksualët.

“Ne femrat kemi nevojë për meshkuj. Nëse të gjithë meshkujt bëhen gay atëherë me kë do të martohemi ne? Është një kërkesë normale e femrave në botë. Unë shoh që shumë firma nëpër botë bëjnë promovimin me meshkuj të veshur me fustan. Na kanë marrë fustanet. Po flas të drejtën, ne femrat kemi nevojë për burra. Kanë dëshira seksuale? Brenda dhomës të bëjnë ç’të duan por jo të promovojnë për fëmijët tanë këtë lloj jete. Ndaj qan ky vend, për dy gramë burrni. Institucioni familjar çfarë sjell? I mban fëmijët larg veseve. I detyron dhe i kërkon llogari për tu shkolluar, të sjellë një ekonomi në familje. Familja është shtylla dhe baza e shoqërisë”, – tha Dorina.

Balkanweb