Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    The Economist nxjerr në shesh gënjeshtrën qeveritare: 12,000 shqiptarë humbën jetën nga koronavirusi

    “The Economist: Të paktën 12 mijë shqiptarë humbën jetën nga koronavirusi, shifra 4 herë më e lartë se ajo e raportuar


    Emri:  covid1.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  39.9 KB

    Gazeta presitigjoze britanike “The Economist” ka publikuar një artikull ku pretendon se raporton numrin e vërtetë të vdekje nga pandemia, duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë shifrat e raportuara nga institucionet përgjegjëse të shteteve.

    “The Economist”, përpunoi të dhëna nga 186 shtete të botës, përfshirë edhe vendin tonë dhe ka arritur në rezultatin se numri i viktimave nga Covid-19 nuk është 5.5 milionë, por rreth 19.1 milion. Kjo shifër është gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet.

    Për sa i përket Shqipërisë, “The Economist” vlerëson se numri i real i personave që kanë ndërruar jetë nga pandemia varion nga 12 në 15 mijë, teksa shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë raportojnë vetëm 3247 vdekje.

    Emri:  vdekjet-covid.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  7.6 KB

    Hulumtimi i bërë në 186 shtete nga “The Economist”, bazohet në një sistem kompjuterik, i cili ka krahasuar vdekshmërinë në kushte normale të popullsisë së një vendi dhe numrit total të personave që kanë ndërruar jetë pavarësisht shkakut të tyre. Diferencën prestigjozja britanike e lidh drejtpërdrejtë me pandeminë, pasi në rajonin në fjalë apo në shtetin në fjalë nuk ka ndodhur ndonjë katastrofë humanitare që mund të ketë rritur në mënyrë drastike vdekjet nga mesatarja e tyre në kohë normale.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: The Economist nxjerr në shesh gënjeshtrën qeveritare: 12,000 shqiptarë humbën jetën nga koronav

    Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    Nisur nga deklaratat e pavërteta të Partisë Demokratike, mbi të ashtuquajturën “fshehje të vdekjeve nga Covid-19”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se janë raportuar përpikmërisht të gjitha rastet e fataliteve të raportuara nga spitalet Covid, përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

    Artikulli i “The Economist”, të cilin Partia Demokratike e lexon dhe interpreton në mënyrë të shtrembër, siç ka bërë gjatë gjithë kohëzgjatjes së pandemisë, referon një përllogaritje (estimate) të fataliteteve shtesë. Sipas kësaj përllogaritje, në të gjithë botën, numri i vdekjeve shtesë nga Covid-19 dhe pasojave të tij, vlerësohet të jetë 4 herë më i lartë se numri i fataliteteve të raportuara nga Covid-19 (nga rreth 5.5 milion fatalitete në botë, vdekshmëria shtesë si pasojë e COVID-19 vlerësohet të jetë rreth 19.1 milion). Edhe në Shqipëri, sipas këtij vlerësimi të bazuar mbi simulime statistikore, përcaktohet i njëjti koefiçient si mesatarja botërore.

    Sipas raportit të “The Economist”, vdekshmëria e vlerësuar shtesë për Shqipërinë është më e ulët se sa vende të rajonit dhe më gjerë, si për shembull Mali i Zi, Rumania, Bosnia dhe Herzegovina, Lituania, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria.

    Shprehim keqardhjen për “vallen e vdekjes” që vazhdon të heqë Partia Demokratike, tek këmbëngul me shifrat e fataliteteve të pandemisë. Nuk ka qytetar jashtë dyerve të blinduara të PD-së, që të mos e kuptojë se kjo është një orvatje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen prej “valles së turpit”, rreth e qark SHQUP-it.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-06-2021, 10:34
  2. Mbetjet, BE nxjerr zbuluar qeverinë shqiptare (Dokumenti)
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 04-10-2016, 11:32
  3. Rekord: 500,000 shqiptare ne shesh per te mbyllur fushaten e PD
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 28-06-2013, 08:25
  4. Nje metodë e re per te zbuluar genjeshtren
    Nga angert në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 10:27
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2003, 00:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •