Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    'Spartakët e lajthitur'/ Kikia: Braho duhet thirrur urgjent në prokurori

    Emri:  D15DA9F6-FECC-452E-8FF8-6185445FE90A.jpg

Shikime: 2815

Madhësia:  34.7 KB

    Nga Mentor Kikia

    Shqiptarët të abuzuar tashmë edhe mediatikisht.

    Kemi dëgjuar për abuzimin seksual.

    Kemi dëgjuar për abuzimin fizik.

    Padyshim që kemi edhe abuzimin financiar, në rastet kur ata që kanë në dorë para publike, i vjedhin për hesap të vet.

    Por së fundmi unë mendoj se kemi edhe një formë abuzimi masiv të shqiptarëve, të të gjitha moshave. Ky është abuzimi mediatik. Çfarë është abuzimi mediatik? Bombardimi që u bëhet njerëzve me të gjitha llojet e lajmeve dhe opinioneve, nga mëngjesi në mëngjes, me të vërteta e të pavërteta, me trillime, akuza, sharje…

    Me të vërteta të frikshme që thuhen dhe nuk shkaktojnë asnjë reagim.

    Me të pavërteta po kaq të frikshme që thuhen, dhe sërish asnjë reagim.

    Me njerëz të paguar që kërkojnë të të bindin se e vërteta dhe e drejta është vetëm ajo që mendojnë ata.

    Me skenare dhe trille që trondosin mendërisht të madh e të vogël.

    Me njerëz të rrjedhur e pjerdhur nga shëndeti mendor dhe mosha, që çfarë u prodhon imagjinata e tyre e thonë para kamerave….është një lloj terrorizmi psikologjik që ushtrohet rregullisht.

    Ky njeriu në foto, ai që bridhte me “çontën” e zezë nëpër studio e paralajmëronte se kishte aty sekretet e botës, ai që hynte natën në drejtorinë e tatimeve të kontrollonte serverat, mendon se në 8 janar do të vriteshin 4 deputetë të PD, bën edhe një listë madje se kush ishin viktimat e planifikuara. Dhe ky gjen kamera që i drejtohen, ti thotë publikisht këto.
    Nëse ky njeri ka informacion se atë ditë kishte një plan për të vrarë Alibeajn, Salianjin, Grida Dumën dhe Gazmend Bardhin, duhet të thërritet urgjent në prokurori. Nëse në prokurori nuk e merr njeri seriozisht, si është e mundur që i drejtojnë mikrofonin dhe ai lëshon kësi deklaratash?

    Një Spartak tjetër, natë e ditë, flet për NATO-n dhe FBI-në që pritet të zbarkojnë nga ajri dhe deti, që të vënë rregull në Shqipëri. Që do të vijnë Rambot dhe do të marrin me helikopter Berishën dhe Metën. Pastaj Rama do të ikë vetë dhe shqiptartët do të shpëtojnë….

    O Zot, mirë hajdutët, por s'na lënë rehat as budallenjtë...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: 'Spartakët e lajthitur'/ Kikia: Braho duhet thirrur urgjent në prokurori

    Shkrim i goditur!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Sajmir Braho
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2018, 10:32
  2. Ndihme urgjent urgjent
    Nga dpj thugangel në forumin Informatikë dhe Internet
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 12:23
  3. Me duhet Ndihme sonte Urgjent per nje video ?
    Nga mirsadi83 në forumin Pyetni ekspertët
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2013, 20:07
  4. Me duhet ndihm rreth Artit Figurativ, urgjent!!!
    Nga Enis Hyseni në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-03-2012, 03:12
  5. A duhet te jape doreheqjen Prokurori i Pergjithshem
    Nga SENSUALI_TR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 27-10-2007, 04:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •