Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga partia

    Basha nxjerr nga partia Berishën/ Kryesia e PD vendos përjashtimin përgjithmonë të 8 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit

    Emri:  sai-berisha-640-0-5ffd858da8196.jpg

Shikime: 104

Madhësia:  51.7 KB

    Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin e përhershëm të Sali Berishës nga PD.

    Gazetari Osman Stafa, raportoi për ”BalkanWeb”, sevendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë, e cila nisi ditën e djeshme në orën 19:00, e përfundoi në orën 03:30 pas mesnate.

    Po ashtu, në mbledhje është vendosur edhe përjashtimi për 7 anëtarët të Komisionit të Rithemelimit:

    – Bujar Nishani

    – Flamur Noka

    – Albana Vokshi

    – Edmond Spaho

    – Arben Ristani

    – Klevis Balliu

    – Kletis Kruja

    E po ashtu janë pezulluar:

    – Agron Shehaj

    – Aldo Bumçi

    – Belind Kelliçi

    – Blendi Himci

    – Çlirim Gjata

    – Edit Harxhi

    – Edi Paloka

    – Eno Bozdo

    – Ervin Minarolli

    – Gent Deromemaj

    – Genc Pollo

    – Genti Strazimiri

    – Rigels Mucollari

    – Ivi Kaso

    – Ledina Mandia

    – Luan Baci

    -Lorenc Luka

    -Mimoza Hajdarmataj

    -Oerd Bylykbashi

    -Tritan Shehu

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Kryesia e pezulloi nga PD/ Paloka letër deputetëve: Mos u ktheni në mburoja të Bashës! Zgjidhni në cilin krah do të qëndroni

    Postimi nga Edi Paloka

    Disa pyetje dhe nje thirrje per deputetet e PD!

    Kolege deputete!

    Pas situates se krijuar ne PD ju keni sot pergjegjesi te madhe per fatin e atyre qe ju kane votuar , sepse fati i PD lidhet direkt me fatin e tyre dhe te shqiptareve ne pergjithesi !

    A e dini ju se nga kush jeni votuar dhe keni ato mandate perfaqesimi sot ? A e dini ndaj kujt detyroheni e keni pergjegjesi?

    Jeni votuar ne rradhe te pare nga demokratet . Jeni votuar nga ata qe me vullnetin e tyre mblodhen Kuvendin e 11 dhjetorit. Jeni votuar nga ata qe me 18 dhjetor moren pjese masivisht ne referendumin per ratifikimin e vendimeve te Kuvendit. Jeni votuar nga ata qe me 8 janar kerkuan te hynin ne shtepine e tyre por me kerkese te Bashes e urdher te Rames jo vetem ju mbyllen dyert por dhe u dhunuan.

    Kush mendon se e ka mandatin prej mercenareve te Bashes apo banditeve me uniforme te Rames, le te vazhdoje te qendroje ne krah te tyre. Po ne se ka mes jush nga ata qe i dhimbset PD dhe ndjejne pergjegjesi per ata qe i kane votuar, nuk mund te ulni koken e te heshtni sot apo ca me keq te perdoreni shemtuar nga ai qe po tregon cdo dite se eshte gati te bej cdo gje per te mbrojtur interesin dhe karrigen e tij ne opozite.

    Pse nuk i beni disa pyetje vetes po edhe Bashes ? Pyeteni Bashen se pse nuk e pranon voten e demokrateve si zgjidhje ? E nuk e kam fjalen vetem per vendimet e Kuvendit te 11 dhjetorit apo te Referendumit te 18 dhjetorit.

    Pse nuk ka pranuar kurre e nuk pranon te votebesohet me asnje menyre nga demokratet si forma e vetme per te zgjidhur krizen , shkaktar i se ciles eshte ai vete?

    Pse eshte gati te fshihet , te mbylle e bunkerizoje seline, por te mos votohet ? Pse hedh miliona per te mbyllur me hekur shtepine e demokrateve , e nuk pranon te votohet?!

    Pse ju kerkon ju deputeteve te PD te ktheheni ne mburoja te gjalla per te ?! Pse eshte gati tju sakrifikoje ju e te helmoje demokratet me gazin e Rames vetem qe mos shkoj te votohet? Pse i duhet nje vule e disa zyra te uzurpuara , nen mbrojtjen e policise se Rames , kur demokratet i ka perzene?!

    Pyeteni se keni pergjegjesi, nuk jeni pupacet e tij .

    Ai qe thote se Berisha kerkon ta kthej PD ne bunker te tij , po nderkohe eshte fshehur e mbyllur vete pas dhjetra dyersh te blinduara, per te mos u ballafaquar me antaret e PD.

    Ai qe ju thote se Berisha po perdor demokratet per hallet e tij , po ne fakt ju perdor juve si kukulla e mburoje qe te vazhdoje bizneset e tij me Ramen.

    Nuk mori Sali Berisha asnje nga ne ne telefon ti lutej apo ca me keq ta urdheronte qe ti dilnim “ne mbrojtje” sic ben Basha me ju. Ne fakt jemi ne , e jane antaret e thjeshte te PD, qe e kerkuan, se kane nevoje per Berishen ne nje moment kur PD shkoi humbje pas humbjesh! A e shihni qe Basha ka marre e po perdor shemtuar gjithe veset, hilet e truket e Rames per te mbajtur karrigen kunder vullnetit te shumices se antareve te PD ? A e shihni qe genjen njesoj si Rama e nuk skuqet? Nuk po blindohet selia thonte pa pike turpi vetem pak dite me pare, kur te gjithe e dinim se cpo ndodhte atje.

    “Dyert e PD jane te hapura “ deklaronte megjithese perpara mediave disa here, jo vetem antare te thjeshte po dhe deputetet nuk hynin dot ne seli !

    “Jam per bashkimin e gjithe demokrateve” -thote dhe behet cdo dite e me qesharak me “perjashtimet” e tij . As enveri nuk ka gjetur kaq armiq njeheresh ne kohen e tij. Mbledh ca njerez qe ju bashkelidh vete nga nje ofiq, i mban deri ne 3 te nates dhe pastaj shpall se “Perjashtoi” PD nga PD…Qesharak deri ne dhimbje ! Mire qe nuk perjashtoi dhe Teng Hsiao Ping-un pas vdekjes nga Partia Komuniste e Kines se aq tager ka dhe te perjashtoje njeri nga PD !

    Deputete te PD, pyeteni veten; kujt i duhet nje kryetar dhe ca deputete te mbyllur ne nje seli te blinduar qe e mbron me gaz e police Edvin Rama?

    Keni menduar te dilni ne baze?

    Edhe ne rruge do ju vij turp te dilni ne se pranoni te perdoreni nga Basha e Rama. Si do shkoni ne zonat tuaja tek demokratet ? Votat e kujt do kerkoni , apo do ju a jap Edvini me policet e tij?

    Po ne Parlament si do e beni opoziten ?! Mendoni pak , kur te duhet te dilni ne Parlament e te sulmoni Ramen si opozitare. E dini si do ju pergjigjet ?

    “Mor lul po ti me keta te tjeret, po me qaje ne telefon qe te te sillja policine e krimit e te te shpetonte nga demokratet…!”

    Do pranoni te beheni me qesharake se “kerperata” e jenisheri ne Parlament( se dhe ata ne fakt deputete te Lulit ishin)? Nuk po ju them rreshtohuni pas Berishes , po tregohuni dinjitoz ne qendrimet tuaja se jeni deputete e perfaqesues .

    Kerkojini Lulit te pranoj minimalisht te gjykohet me voten e demokrateve, ai dhe kushdo tjeter. Te gjithe ne.

    Po nuk pranon , sepse ai qe paturpesisht deklaron se ka 99,99% te votave te demokrateve, e di shume mire qe realisht as 5% nuk merr sot brenda PD e ca me pak po u votua ne popull. A ka nga ju prej atyre qe besojne vertete se Berisha paska qene arsyeja qe PD nuk ka fituar ne keto vite e tani qe u largua Berisha, do fitoje luli ?!?! As pragun per te hyre ne Parlament nuk e kap.

    Atehere pyeteni veten ju deputete te PD, pse i duhet te mbaj me policet e Rames vulen dhe karrigen e “kryetarit” te opozites? Kujt i sherben nje parti qe as pragun per te hyre ne Parlament nuk e kalon po te votohet sot me vulen e Bashes e jo me te mendoj te vij ne pushtet ?

    Juve nuk besoj. Demokrateve te thjeshte jo e jo. Atehere pse i duhet Bashes ?! Gjykojeni vete !

    Ne se dikush nga ju e ndjen se i detyrohet per futjen ne liste , thjeshte gabon. Sidoqofte sot jeni deputete me voten e demokrateve dhe keni pergjegjesi ndaj tyre, po keni dhe nje dinjitet tuajin per te ruajtur (kush e ka) .

    E ne se ndonjeri mendon se duke treguar “besnikeri” ndaj Bashes do kete te pakten mirenjohjen e tij ( se te ardhme politike as behet fjale) le te gjykoje pak : ky qe u tregua mosmirenjohes e shiti Sali Berishen, sa i duhet tju shese juve…? Une jam i bindur qe secili prej jush , po te gjendej ne situate te tille , do tregohej me dinjitoz se ish-kryetari .

    Pse ai qe ka pergjegjesi shumefishe e hodhi dinjitetin ne plehra ? Sigurisht shume te forta duhet te jene arsyet ! Po ato jane te tijat e jo te demokrateve. Ju keni mundesi te zgjidhni se ne cilin krah do qendroni! Do qendroni ne krah te atij qe me mercenare e police te Rames dhunoi demokratet duke u pozicionuar perfundimisht ne krahun e kundershtareve te tyre, apo ne krahun e shqiptareve e demokrateve qe ju votuan? Zgjedhja eshte e juaja! Koha eshte e shqiptareve qe kerkojne ndryshim !

    (BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    “Zoti bëri mos të kishte viktima”/ Zbardhen debatet në Kryesinë e PD, Duma: S’ka kohë, të veprojmë! Hasa: Kush erdhi për gjak s’ka vend këtu. Si u mor vendimi për Berishën

    Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot në orët e para të mëngjesit përjashtimin e ish kryetarit të saj dhe ish kryeministrit, Sali Berisha. Së bashku me të, janë përjashtuar edhe 7 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, mes të cilëve, ish-Presidenti Bujar Nishani dhe ish sekretari I Përgjithshëm I PD-së, Arben Ristani.

    Mbledhja e kryesisë ka nisur në orën 19:00 dhe ka pasur një ndërprerje rreth orës 21:00 ku disa nga anëtarët e kryesisë kanë marrë pjesë në emisionet televizive të të enjtes ku është diskutuar mbi protestën e dhunshme të 8 Janarit. Pas rifillimit të mbledhjes, të gjithë anëtarët e kryesisë kanë mbështetur propozimin për përjashtimin e Berishës dhe grupit të tij të afërt.

    “News 24′ ka arritur të zbardhë disa nga diskutimet në këtë mbledhje kryesie, e cila ëhstë mbullur pas orës 3 të mëngjesit të sotëm. Burimet bëjnë të ditur se diskutimi më I fortë ka qenë ai I Grida Dumës e cila ka kritikuar faktin që linja zyrtare e partisë nuk ia sqaroi bazës përse Berisha u shpall non grata. Ajo kritikoi gjithashtu edhe blindimin e selisë së PD-së, taksa kërkoi që në mënyrë simbolike godina të jetë e hapur dhe e aksesueshme për të gjithë.

    ‘News 24’ mëson gjithashtu se Ervin Salianji ka propozuar që disa prej zyrtarëve të partisë t’u jepet një tjetër mundësi që të reflektojnë dhe të distancohen nga dhuna e 8 Janarit, teksa ishte në të njëjtën linjë me Grida Dumën për daljen në bazë dhe disktutimin me anëtarësinë për vendimet e partisë.

    Mbledhja e Kryesisë

    Kreshnik Collaku: Qe nga fillimi i kesaj krize ne PD jam perpjekur me cdo forme per te shmangur percarjen e ndarjen. Kam heshtur edhe kur jam fyer e kercenuar nga anonime por edhe nga njerez qe nuk mendoja kurre do te degjoja te tilla zhargone e mendesi kaq agresive. Kam bere thirrje per arsye. Me dukej e pamundur qe njerez me te cilet kishim kaluar nje jete, kishim punuar e jetuar ne rrethana te ndryshme te mos linin me nje ane inatet e te mos gjenin arsyen per te ndalur kete perrua inati e gjuhe dhune. Brenda vetes shpresoja, por po ashtu brenda vetes kisha percaktuar nje vije te kuqe. Vija e kuqe do te ishte perdorimi i dhunes fizike.

    Ajo qe ndodhi ne 8 janar ishte kalimi i kesaj vije te kuqe. Ne 8 janar me vjen trup ta them dhe eshte mjerim se ish miq e bashkepunetore tane drejtuan nje sulm fizik kundra nesh.

    A e dini se brenda turmes ne vijen e pare te mercenareve te paguar qe shqyenin dyert kane qarkulluar lista me emra te vecante deputetesh qe duhet te lincoheshin fizikisht brenda godines? Pra rrezik ka qene jo vetem godina por dhe jeta e disave ketu brenda. Ata qe i sollen te dyert e godines ishin miqte tane te nje jete, si mund ta lejonin ata kete dhe aq me teper si mund ta lejojne sot pa u distancuar prej saj. Ate dite Zoti e beri qe ne godine te mos kishte viktima.

    Dhuna per mua eshte nje kufi ndares me kedo. Ndaj une mendoj me kedo qe nxiti apo perdori dhune ndaj nesh kolegeve e ish-miqve te tyre nuk ka cfare na mban me bashke. Ne kete parti dhunuesit dhe te dhunuarit nuk mund te rrine me bashke.

    Une situaten nuk e shoh sporadike madje e shoh pjese te nje situate ballkanike. Antiamerikanizmi qe po strukturohet ne krejt Ballkanin duke shfrytezuar konflikte te brendeshme e situata te ngjashme ka nje inteligjence nga mbrapa, nje inteligjence anti nato, anti shba, anti be. Ndaj mos prisni se ujrat do te qetesohen. Ne duhet te flasim me demokratet duhet te degjojme verejtjet e tyre, duhet te korrigjohemi me durim por duhet te forcojme marredheniet me aleatet tane strategjik. Ne nuk duhet te lejojme kurre qe PD te kthehet ne nje bunker antiamerikan per cdo lloj arsyeje dhe me cdo lloj cmimi.

    Ervin Salianji: Dhuna është e papranueshme dhe duhet te distancohet çdo perfaqesues i Partise Demokratike, kriteri per perjashtim duhet te jete ky kufi, ndarja me dhunën dhe mjete parapolitike! Ky diferencim duhet te jetë edhe për të mos perjashtuar ne bllok, duhet te japim mundesine e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesemarresve qe mund te jene aty dhe jam i bindur qe jane aty për shkak te zhgenjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill! Nxitja për dhune dhe perkrahja e dhunes duhet te jete kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesen, nëse ka kolegë që pranojnë rriskimin e jetës dhe eleminimin fizik të drejtuesve te degeve, te Keshillit Kombetar, deputeteve kjo është vijë ndarëse dhe ketu nuk i kemi përjashtuar ne por ata!

    Gabimet e së shkuarës nuk duhet te perseriten dhe PDSh duhet të jetë force qe udheheq dhe terheq pjesen e shoqerise qe perdite e me shume po zhgenjehet nga politika, ju duhet te beni diferencen me gjithçka qe keni bere gabim ne 8 vitet e bashkedrejtimit të perceptuar. Personalisht isha dhe jam për mosvendosjen as te hekurave, as te betejes per godine, nuk e marrin dot godinen dhe as marrin dot legjitimitet prej saj sado rrotull te vijne, ashtu siç hyjne dalin sepse ligji është kufiri dhe jo sjellja tribale dhe as zaptimi! Dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet te ishte i shpeshte ne keto muaj, madje dhe zevendesimi i kujtdo qe nuk ka më peshe elektorale ose është i papranueshem për demokratët apo qytetaret ne zonat qe mbulojne, ne kemi tentuar te imponojme politikane te diskredituar qe populli i ka refuzuar me vote disa here! Merita duhet te kthehet ne themel te kesaj force….

    Grida Duma: Marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. Ne marrim vendime me vonesë.

    Pas 9 shtatorit, kur u mor vendimi mbi non gratën, cdo ditë ju kam thënë e kërkuar të qartësosh njerëzit e demokratët për si dhe pse u mor ky vendim. Nuk do ishim këtu sot nëse do kishim qartësuar njerëzit për 4 muaj dhe do i kishim marrë këto vendime më parë.

    Berisha u la të forcohej, dhe u forcua sepse nuk vepruam. Por fatmirësisht dhe për shkak të Zotit, e jo të veprimeve tona, ai në datën 8 janar pas dhunës vandale dhe terrorit, që mund të kishte sakrifikuar jetë njerëzish, gaboi vetë dhe i tregoi shqiptarëve që kishte mbetur ai i ‘97, pa asnjë reflektim.

    Sot mendoj që gjërat duhen thënë hapur. Po, ne jemi kompleksuar!!. Kompleks kudo, veprojmë vonë, marrim vendime vonë, jemi të vonuar të flasim troc me njerëzit, e lëmë kundërshtarin të ecë një hap përpara.

    Sa i përket godinës, nuk mundemi ne ta bëjmë betejën për godinën si lufte guerrilie. Asnjë kompleks nuk mund të kesh të kërkosh policinë të veprojë. Si mundet në të pretendojmë që do mbrohet godina e partisë me hekura blinda dhe hunj dhe të kompleksohemi që të veprojnë institucionet. Po duhet të veprojë policia dhe sepse ndërhyri policia u evitua gjakderdhje, tí themi gjërat sic janë. Për pak minuta mund të kishte gjak, dhe gjakun po presin disa dhe ne e dimë mirë.

    Por institucioni mbrohet me institucion dhe jo trupa njerëzish që bëhen therror. Unë nuk mbroj dot hekurat e blindimit, dhe nëse është cështja për një zyrë të vogël që përdor aty poshtë, cdo democrat të vijë ta ;përdorë si të vetën përditë.

    Godina e PD duhet të ç’mitizohet. Le të hapet godina dhe për simbolikë të mbrohet zyra juaj, si institucioni i kryetarit. Duhet të bëjmë opozitë e politikë, jo guerrilie për të mbrojt godinën. Siç e patë nuk hyri njeri brenda të nesërmen kur e kishin të shkatërruar të thyer, as guxuan të hyjnë e të merrnin zyrën kur vinin e bënin shoë tek shkallët disa herë.

    S’mund të na mbajë peng me këto komplekse askush!

    Pas asaj që ndodhi duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me nje ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti. Nëse është e nevojshme duhen ripozicionuar njerëzit, e kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve dhe të ndjekim vetëm meritën e njerëzve jo më thjeshtë procedurat. Partia s’mund të jetë më me gjuhë monokolor, duhet ti flasë , të zhgënjyerve, duhet të bëjë kritike reale me veten dhe ti japë vendin më të sakrifikuarve e ti njohë meritën atyre që i duhen partisë. Thënë kjo na duhet një ofertë e re e madhe dhe me të gjitha ngjyrat pa asnjë kompleks.

    Ngritja do fillojë nga këtu, njerëzit nuk kanë cfarë na japin më na i kanë dhënë të gjitha, jemi ne që duhet të ofrojmë .

    Endri Hasa: S’mund të negocioj uljen në tryezë me ata që erdhën në PD për të na vrarë!

    Do te ishte e veshtire per mua por edhe per te gjithe koleget te perballeshim me vendime per perjashtimin apo pezullimin e funksionareve apo ish-funksionareve qe kane mbajtur detyra te rendesishme ne kete parti. Por pas 8 Janarit, s’mund te fshihemi pas gishtit. Ne nuk mund te jemi perbashkues me ata qe te fusin shkopinj nen rrota. Ata kane sot per qellim vetem qe te pengojne axhenden tone politike kunder qeverise dhe rikthimin e PD ne pushtet. Pjesa me e madhe e anetareve te kryesise ishin deshmimtare okulare te asaj qe ndodhi ne 8 Janar. Ata erdhen per te na vrare, dhe ne vazhdojme te diskutojme per tu ulur me te njejten tryeze dhe per te ndare vendimarrje te perbashket? Ata nuk mund dhe nuk duhet te jene ketu. Ata erdhen te organizuar per te dhunuar dhe per te vrare, ne te mendohemi? Nuk behet politike me dhunen, me 8 janar mjetet politike mbaruan! Ne 8 janar ishte vetem nje turme banditesh qe erdhi per te dhunuar. PD eshte parti perendimore dhe ne duhet te distancohemi perfundimisht nga te gjithe ata qe nuk e perfaqesojne kete. E kam thene qe ne mbledhjet e shkuara, qe gjerat nuk zgjidhen duke i ardhur gjese anash e anash, kur gjeja duhet zgjidhur ne kohe. Italianet thone “duhet keputur koka e demit, po nuk ia keputem koken demit, do te kemi pasoja te tjera”. Une smund te pajtohem me njerez qe nxiten dhe frymezuan dhune ne 8 janar! Ata nuk jane kurrsesi demokrat, rruga jone me ta eshte ndare njehere e pergjithmone. Nese kjo eshte partia e tyre, kjo nuk eshte partia ime. Kush ka hyre ne oborr ne krah te atyre qe mbanin hunj dhe leva ka damken e kriminelit, jo te demokratit. Vendimet sot duhet te jene shume te forta. As Edi Rama ska arritur te shkoje deri ketu. Kush erdhi per gjak, nuk mund te kete vend ne kete parti, sot dhe kurre.

    Fitim Zekthi: Ajo qe ndodhi ne 8 janar eshte thjesht kulmim logjik i nje levizjeje ilegjitimiste te nisur qe ne shtator. Levizja e z Berisha u perpoq te deligjitimoje institucionet e PD, kryetarin e saj, kryesine, Keshillin kombetar dhe u shpreh se do bente revolucion. Instituciobet u quajten peng, te shitura, te paligjshne. Paralelisht ne menyre jo transparente, totalisht abtastutore u mblidhen te adhtuquajturat firma per kucend kombetar. E gjitha kjo duhej per mbulese te paligjshnerise dhe per justifikim te mberritjes tek 8 janari. Z Berisha levizjen e tij e zhvilloi ne parapolitike, ai doli nga politika, doli nga ndjekja e rregullave dhe e normave te te drejtes. Foltorja ishte fondamentaliste ne gjuhe dhe veprime sepse pretendonte se zoteronte te verteten supreme. Ajo nuk lejonte dhe nuk lejon nje kuptim tjeter mbi gjerat, mbi statutin, mbi te verteten. Foltorja konstruktoi me ane te meadiave, me ane te propagandes, me ane gjuhes lincuese, me ane te agresivitetit dhe akuzave hiperbolike, ne ane te konspiracionit nje realitet sikur ajo eshte shumice. Me kete kerkonte vetem justifikimin per te shkuar tek 8 janari. Vetem levizje per demokratizim apo hapje nuk eshte. Kjo lloj levizjeje, keto lloj levizjesh gjate gjithe historise perfundojne ose ne grusht shteti ose ne revolucion. Ishte nje ngjarje dramatike, nje dhimbje pa mbarim per shqiptaret dhe demokratet. Ata qe e bene dhe ideuan nuk kane asnje lidhhe me vlerat konservatore, ata nuk udhehiqen nga dashuria per vendin, nga respekti per jeten e njerevve. Konservatoret jane njerez te permbajtur, jane njerez qe nuk mitizojne apo fetishizojne karrieren apo interesin politik, jane njerez qe udhehiqen nga shikimi nga vetja, nuk duan asgjesime dhe nuk justifikojne kurre perdorimin e cdo mjeti per politike. Me ideatoret dhe organizatoret e 8 janarit partine demokratike nuk e lidh asgje. Ky moment duhet te sherbeje per ndarje nga sjellje dhe mendime fondanentaliste, per ndarje nga mendimi se e verteta fundore zoterohet nga dikush dhe se ne emer te saj mund te behet gjithcka edhe dhune. Ne, kryesia, kryetari duhet te nderyojme nje pd te djathte, konservatore qe nuk ben asgje pa patur ne fokus Shqipetine. Per PD eshte e mire vetem ajo qe eshte e mire per Shëipetine. Nuk duhet kurre te shohim cfare na intereson ne, por cfare i intereson vendit sepse vetem ajo na qe i duhet vendit eshte e mire edhe per Pd. Shkurt duhet nje parti me ide te djathta dhe njerez qe populli i sheh si bartes te sinqerte te ketyre ideve. Boll me me lojera te uleta meskine.

    (BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Njoftimi i plotë i Kryesisë së PD-së pas mbledhjes maratonë:

    Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;
    Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;
    Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;
    Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

    Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

    Vendosi:

    Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.
    Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:

    1. Sali Berisha
    2. Flamur Noka
    3. Edmond Spaho
    4. Albana Vokshi
    5. Bujar Nishani
    6. Arben Ristani
    7. Rigels Muçollari
    8. Keltis Kruja
    9. Klevis Balliu

    - Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

    1. Agron Shehaj
    2. Aldo Bumci
    3. Belind Këlliçi
    4. Blendi Himçi
    5. Clirim Gjata
    6. Edi Paloka
    7. Edith Harxhi
    8. Eno Bozdo
    9. Ervin Minarolli
    10. Genc Deromemaj
    11. Genc Pollo
    12. Gent Strazimiri
    13. Ivi Kaso
    14. Ledina Mandija
    15. Lorenc Luka
    16. Luan Baçi
    17. Mimoza Hajdrmamataj
    18. Oerd Bylykbashi
    19. Tritan Shehu

    (BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Përjashtimi nga PD i tetë anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, Spaho: Kryesia nuk ekziston! PD do të riorganizohet duke zbatuar vendimet e 11 dhjetorit

    Deputeti Edmond Spaho, ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit nga PD. Sipas tij vendimi është i pavlefshëm pasi Kryesia që vendosi shkarkimin nuk ka ekzistuar, shprehet Spaho.

    Po ashtu ai rithekson se në Kuvendin e 11 dhjetorit mbi 4 mijë delegatë kanë shkarkuar kreun e PD, Lulzim Basha dhe Kryesinë.

    Reagimi i plotë:

    Vendimi eshte i pavlefshem pasi ajo kryesi nuk ekziston. Nuk ka ekzistuar as me statutin e miratuar ne korrik,pasi nuk u respektuan kriteret statutore te zgjedhjes pasi 60% e saj u emerua nga Basha. Se dyti ne Kuvendin e 11 dhjetorit mbi 4 mije delegate kane shkarkuar Bashen dhe kryesine dhe po ashtu 44 mije anetare kane shkarkuar Bashen. Masat e marra dje kane synim te largojne vemendjen nga problemi themelor qe kane demokratet,te cilet ne 8 janar Basha i sulmoi me mercenaret e futur ne godinen e PD dhe me pas me policine e Rames ju hodhi gaz lotsjelles. Pati 12 te plagosur.

    Kjo tregoi bashkepunimin e Bashes me Ramen dhe tregoi qe opozita e vertete eshte ajo qe doli nga Foltorja. Ne do vazhdojme te zbatojme vendimet e Kuvendit te 11 dhjetorit i cili do te riorganizoje PD. Nderkohe do te vijojme me programin. e PD ,luften ne Parlament kunder narkoregjimit te Rames,do te zhvillojme protesta derisa te rrezojme kete regjim me synimin qe ta rikthejme PD ne pushtet. Ne keto 8 vite PD degjeneroi dhe humbi te gjitha vlerat nen pushtetin e nje njeriu te vetem. Ndërkohë Kryesia e PD njoftoi pas mbledhjes maratonë realizuar këtë të martë Kryesia vendosi për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të disa deputetëve.

    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    I pezulluar nga Kryesia e PD, Tritan Shehu: U mblodhën si skutha natën dhe dolën me trakte Byroje! Ja kë pritet të përjashtojnë ditët në vijim

    Deputeti demokrat, Tritan Shehu, i pezulluar nga Kryesia e PD, në mbledhjen e mbrëmjes së kaluar, ka komentuar këtë vendim të Kryesisë, duke thënë me ironi se po shkruan autokritikën për t’ia dorëzuar Byrosë, që ta falë.

    I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, deputeti Shehu tha se Lulzim Basha me demokratët u mblodhën mbrëmë natën si skutha dhe dolën me trakte e fletë-rrufe, si vendimet e dikurshme të Byrosë.

    “Jam duke punuar për të shkruar autokritikën për t’ia dorëzuar Byrosë që të më falë. U mblodhën mbrëmë natën si skutha, në një godinë të bunkerizuar, pa pasur asnjë detyrë dhe asnjë funksion, pasi janë shkarkuar, dhe dalin me trakte dhe fletë-rrufe, si të ishin vendimet e Byrosë së dikurshme. Është një tragjikomedi kjo që po ndodh. Por, është një tragjikomedi e paralajmëruar, jo e re. Janë disa pyetje të mëdha: Pse ndodhi çadra e 2017? Pse u dogjën mandatet? Çfarë ndodhi me fushatën e PD më 2021?

    Pse janë këto veprime? Pse i dorëzuan mandatet, duke i lënë Ramës gjithë fushën e lirë? Ishte thjesht një gabim. Do ishte mirë që atëherë të kërkohej dorëheqja e ish-kryetarit, me atë gabim fatal që bëri. Por, tani shohim që ai nuk ishte një gabim, por një lëvizje e qartë për t’i lënë gjithçka Ramës. Është një strategji që kërkon dhe synon t’i lihet gjithçka Ramës, fushë e lirë në Parlament, pushteti lokal, reformat t’i bënte si të donte.

    Ne nuk kemi luftë brenda llojit, por një konspiracioni brenda PD për t’i lënë pushtetin Ramës, duke denigruar totalisht anëtarët e PD dhe duke shfryrë një urrejtje ndaj anëtarëve të PD, ditën e shtunë, për t’i ndaluar ata të futen në PD. Këtë lloj urrejtje mund ta bëjë një njeri, që s’e lidh asgjë me PD. Nëse do të futeshim në PD, nuk do të ndodhte asgjë, sepse PD është për të gjithë dhe anëtarët mund të futen brenda.

    Unë kam qenë në PD më 1997 dhe në atë kohë PD nuk është mbyllur kurrë. Dhe as që më ka shkuar në mendje të mbylleshin. Në kulmin e 1997 dyert e zyrës sime kanë qenë të hapura.

    Dhuna në protestë filloi kur u bunkerizua selia, u vunë hekura, u lanë jashtë anëtarët. Kjo dhunë ka një linjë që ka filluar me dorëzimin e të gjitha pushteteve Ramës. Ishte një urrejtje e shfrenuar kundër demokratëve të shtunën, duke dëmtuar dhjetëra e dhjetëra demokratë”, tha deputeti Shehu, i cili ishte krah ish-kryeministrit Sali Berisha në takimet e “Foltores” dhe në protestën e dhunshme të 8 janarit.

    Më tej, deputeti Shehu tha se Basha me demokratët do të marrin një tjetër vendim ditët në vijim, që sipas tij, është përjashtimi i 44 mijë pjesëmarrësve në referendumin e Berishës.

    “Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e PD që të mbyllen dyert, jo për demokratët, por as për qytetarët, gazetarët. E patë si e thirrën policinë dhe gazin që përdorën. Policia ndoqi me gaz demokratët deri te “Hotel Dajti”, i goditi në mënyrë barbare. Ishte një urrejtje dhe hakmarrje e demokratëve e kërkuar nga ata që ishin brenda selisë së PD. Ne nuk shkuam për të nxjerrë askënd jashtë. Ajo është selia e të gjithëve bashkë. Ne shkuam për të hyrë të gjithë bashkë. Bashës nuk i takon në zyrë, se nuk është më kryetar, por ama i takon të rri në seli, siç më takon dhe mua e të tjerëve. Ka dhe një vendim tjetër që pritet nga ai grup skuthësh. Do të shpallin përjashtimin nga partia të 44 mijë pjesëmarrësve në referendum. Ata do t’i internojnë ata, nuk besoj t’i burgosin si ne tjerët. E kuptoni në ç’marrëzi jemi. Jemi në një klikë staliniste. Unë ndjehem keq ku e kanë katandisur veten ata dhe ata duhet t’i thërrasin mendjes. PD është padyshim në një krizë, që ka nisur që kur Basha dorëzoi të gjitha pushtetet. Demokratët janë të persekutuar në këtë moment. Komisioni i Rithemelimit po merret me të gjitha planet për të nxjerrë PD nga kjo gjendje”, theksoi ai.

    Sa i përket planit të Komisionit të Rithemelimit në vijim, deputeti Tritan Shehu deklaroi se “Po shkojmë drejt ringritjes së PD në të gjitha drejtimet, në të gjitha linjat, për t’iu kundërvënë regjimit. Ndryshe ky regjim do të qëndrojë edhe 50 vite. Deri para disa muajsh vendi ishte pa opozitë dhe opozita po kthehej në një OJF, pasi dorëzoi çdo pushtet. Hapi jonë i radhës është puna në qendër, puna në periferi, puna me aleatët. Padyshim që do të ketë protesta të tjera. Të gjitha zyrat e PD shumë shpejt do të kthehen në funksion të PD, që do të thotë se do të hapen për anëtarët, militantët dhe qytetarët”.

    (BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Llogaritë e shifrave/ Shpejtësia me të cilën Basha po e shpërbën PD-në

    Emri:  basha-8-janar-e1641917719436.jpg

Shikime: 72

Madhësia:  29.0 KB

    Menjëherë pasi mori vendimin për të pezulluar Berishën nga grupi parlamentar, Lulzim Basha e përligji vendimin e tij personal me justifikimin: “E bëra për të mos përçarë PD”.

    Sot pasojë e këtij akti nuk janë vetëm skenat e fëlliqura të përleshjes së demokratëve me njëri- tjetrin, por edhe reduktimi i forcës numerike të opozitës.

    Tani PD është më e dobët se kurrë, me një forum rinor të shpërbërë, me atë të gruas lesh e li dhe me aleancën plotësisht të prishur me LSI-në, që ndonëse numëron vetëm katër deputetë edhe në ditën e saj më te keqe ka rreth 100 mijë vota opozitare.

    Që kur ka filluar kuvendi, Basha pothuajse e ka përfunduar koordinimin me 7 deputetët aleatë të partive të djathta, të cilët jo vetëm nuk janë mbledhur më sëbashku, po as nuk kanë bashkëvepruar në kuvend.

    Por, akti i i fundit i përjashtimit “de jure” të katër deputetëve të foltores dhe “de facto” edhe të 9 të tjerëve që kanë mbështetur aksionin e Berishës e ka tkurur rëndë fuqinë e fraksionit të vulës në parlament.

    Nga 63 deputete që arriti të sigurojë opozita e bashkauar pas kasaphanës së 25 prillit, sot deputetë rreth Bashës kanë mbetur në rastin më të mirë 38 (duke futur tek grupi i tij këdo nga të zgjedhurit demokratë që ndonëse nuk është shprehur por Bashës nuk ka dalë as pro Berishës). Pra në këto pak muaj grupit të selisë dhe vulës i kanë mbetur më pak deputetë sesa PD kishte në ditën e saj më të zezë, para djegjes së mandateve, në parlamentin e 2017-ës.

    Dhe po të shtosh këtu edhe faktin se legjitimiteti dhe morali i një pjese të këtyre deputetëve ka rënë – pasi ata ngjanë më shumë me opozitën e re të Murrizit dhe Rudina Hajdarit -, besueshmëria e një kundërshtimi ndaj Ramës ka shkuar afër zeros. Boll të shohësh qarkun kryesor, atë të Tiranës, për të rokur përmasën e tragjedisë. Në kryeqyetet, bashkë me atë vetë grupi i Bashës ka vetëm pesë anëtarë (Grida Duma, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj dhe Oriola Pampuri).

    Për këtë arsye dhe për rrethanat e kohëve të fundit, pro berishisti Edi Paloka iu drejtua me këtë mesazh të hapur kolegëve të tij: “Keni menduar te dilni ne baze?

    Edhe ne rruge do ju vij turp te dilni ne se pranoni te perdoreni nga Basha e Rama. Si do shkoni ne zonat tuaja tek demokratet ? Votat e kujt do kerkoni , apo do ju a jap Edvini me policet e tij?

    Po ne Parlament si do e beni opoziten ?! Mendoni pak , kur te duhet te dilni ne Parlament e te sulmoni Ramen si opozitare. E dini si do ju pergjigjet ?

    “Mor lul po ti me keta te tjeret, po me qaje ne telefon qe te te sillja policine e krimit e te te shpetonte nga demokratet…!”

    Do pranoni te beheni me qesharake se “kerperata” e jenisheri ne Parlament( se dhe ata ne fakt deputete te Lulit ishin)?

    Me sa duket i nisur nga i njëjti shqetësim edhe Agron Gjekmarkaj, ndonëse i rreshtuar pro Bashës, i bëri atij thirrje që krizën ta zgjidhë jo me përplasje por me votë: “atij më shumë se kujtdo i bie barra për të gjetur zgjidhje, jo fjalime, e përsëris, zgjidhje që ofrojnë shanse për të gjithë, për t’u kthyer për të konkurruar për kryetar e çdo gjë tjetër, për të kontribuar, duke mundur çdo gjykim e paragjykim” shkroi ai duke shtuar se vetëm kjo është rruga për të mos marrë mbi vete mallkimin e demokratëve.

    Por vetëm dy ditë pasi dëgjoi thirrje racionale si ato të deputetit asnjëanës, Tomor Alizoti, Basha shpalli përjashtimet e reja duke treguar se karrigen kërkon ta mbajë qoftë edhe me çmimin e mallkimit nga anëtarësia.

    Lapsi

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Basha urdhëron administratën e PD-së: Të përzihet dhunshëm Sali Berisha nga oborri i Selisë Blu, nëse vjen prapë!

    Pas vendimit të Kryesisë së PD-së së Bashës për përjashtimin e ish-liderit dhe ish-kryeministrit të PD-së Sali Berisha si anëtar i kësaj partie, sot pasdite ka ardhur urdhëri tjetër nga Lulzim Basha.

    Duke ditur se ish-kryeministri Berisha mund të vijë përsëri në PD dhe nga oborri i kësaj partie të bëjë deklarata kundër Lulzim Bashës, ky i fundit ka njoftuar sot administratën e partisë që nga sot Sali Berisha nuk do të lejohet të hyjë më as në oborrin e PD-së, sepse nuk është më anëtar i kësaj partie politike, të cilën dikur e bashkëthemeloi dhe e drejtoi për vite të tëra.

    Nëse Berisha tenton të futet brenda gardhit të Selisë Blu, i vetëm apo me të tjerë që janë përjashtuar nga anëtarsia sipas Bashës, atëhere do të përdoret forca fizike.

    Për të kryer largimin e ish-kryeministrit Berisha dhe truprojave të tij janë caktuar nga Lulzim Basha një grup sampistësh, të cilët janë udhëzuar që të përdorin drurin ndaj tyre.

    E njëjta mënyrë reagimi me forcë do të jetë ndaj ish-presidentit Bujar Nishanit apo edhe deputetëve si Flamur Nokës, Albana Vokshit, Edmond Spahos e të tjerëve.

    Koha Jone

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Lulzim Basha e pezulloi nga PD, reagon Belind Këlliçi: Çudi që s’ka ende të internuar apo të pushkatuar!

    Anëtar i Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetës i Sali Berishës, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për ta pezulluar nga partia.

    Me një postim në Facebook, Këlliçi nuk kursen sulmet e ironinë ndaj Bashës, teksa shkruan “çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar”.

    “Ish-kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij. Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar! Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!”, shkruan Këlliçi.

    Koha Jone

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Të ikin të dy do të thotë të ikë njëri: Basha

    PREÇ ZOGAJ

    Spektakli publik i paligjshmërisë dhe i dhunës në selinë e Partisë Demokratike ditën e shtunë ka provokuar në dështimin e tij ngritjen e një kori zërash të rinj, që po thonë duhet të ikin të dy, Berisha dhe Basha. Duhet të sqarojmë se këto zëra të freskët nuk kanë lidhje me disa figura politike në PD, që e kanë artikuluar këtë tezë përpara se të shpërthente kriza e 9 shtatorit, kur Basha shpalli pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes së këtij të fundit non grata nga SHBA.

    “Të ikin të dy” duket një tezë komode, e paanshme, e baraslarguar nga personazhet në konflikt, e dhembshur dhe dashamirëse për Partinë Demokratike pas skenave dhe shkatërrimeve që pamë të shtunën.

    Ka pa dyshim zëra të sinqertë në këtë korale. Ashtu e kuptojnë situatën, politikën. Ka edhe të djallëzuar që luajnë me paqartësinë e propozimit.

    Është shumë e qartë se “të ikë Basha” do të thotë që ky të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike dhe të shkojë në punë të tij.

    Por është e paqartë ç’do të thotë “të ikë Berisha”. Në kuptimin e statusit që ka pasur e ka në PD, si ish-kryetar i saj, Berisha, formalisht ka tetë vjet i dorëhequr, i ikur. Dorëheqja nuk e ka penguar të mbajë gjatë gjithë kohës protagonizmin e kryetarit. Ngaqë e dinin këtë, amerikanët dhe ndërkombëtarët shkonin në zyrën e tij kur kishin mesazhe të rëndësishme për të dhënë çështje të rëndësishme për të zgjidhur. Shkonin edhe në zyrën e Bashës, patjetër. Forma duhej ruajtur. Rolin përcaktues të Berishës në vendimmarrjet themelore të PD-së dhe opozitës gjatë tetë viteve të fundit e tregon shpallja e tij non grata nga SHBA në maj të vitit të shkuar. Po të ishte tërhequr vërtet kur dha dorëheqjen në vitin 2013 dhe të kishte jetuar si një ish-President e ishKryeministër që kontribuon me këshilla kur i kërkohet, por nuk përzihet në politikën aktive, besoj se non gratta nuk do të binte mbi të dhe familjen e tij.

    Por Berisha zgjodhi të “rifitonte përmes një tjetri”, siç është shprehur një diplomat amerikan për lojën e tij me dorëheqjen. Në motivacionin me tri pika të shpalljes së tij non grata duket se është pika e tretë, ajo e pengimit të drejtësisë, që i ka nxjerrë nga arkivi dy pikat e tjera.

    Berisha krijoi me PD-në marrëdhënien e të ikurit që është aty, që nuk ikën. Pas pezullimit të tij nga grupi parlamentar dhe ngjarjeve që kanë pasuar këtë vijë ndarëse në historinë e Partisë Demokratike kjo marrëdhënie ka ndryshuar. Basha e drejton partinë pa hijen e Berishës mbi kokë, por me Berishën përballë. Në një betejë ky i fundit e ka shkarkuar përmes një kuvendi dhe referendumi pa letra të rregullta nga ana statusore dhe procedurave demokratike, kurse Basha e ka ligjëruar pengimin e tij përmes një amendamenti të votuar në Kuvendin e 18 dhjetorit, i cili ndalon të marrin funksione në parti ata që shpallen “non grata” nga SHBA.

    Beteja e Berishës, përveçse për të marrë hak ndaj ish-beniaminit të tij, është kapja dhe drejtimi i PD-së, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse për oportunitet politik do t’i shkonte mendja të zgjidhte dikë tjetër në krye të partisë, ai do ta kthente nga e para marrëdhënien me kryetarin e ri berishist. Partia sërish do të përballej me sanksionet e shpallura amerikane.

    Ky është shpjegimi im për ikjen pa ikje të Berishës. Nuk e di a kanë një shpjegim tjetër ata që thonë të ikin të dy. Nëse nënkuptojnë tërheqjen e tij të vërtetë nga politika dhe nga lëvizja që ka ndërmarrë, le ta thonë. Kjo është tjetër gjë. Mua s’më kushton gjë ta them, por më duket e vështirë dhe jorealiste në pikën ku kanë mbërritur ngjarjet. Politikanin e bën dhe e mban përfaqësimi. Ai është përgjegjës para atyre që përfaqëson. Në këtë kuptim, pavarësisht se politikanët sakrifikojnë për të zhbllokuar kriza, mendoj se Berisha është i obliguar ta çojë deri ku të mundet lëvizjen e tij.

    Ashtu si Berisha, edhe Basha është përfaqësues i një pjese të anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së. Në një moment oportun, duke parë evoluimin e krizës së brendshëm në PD, Basha mund të rikthehet e duhet të rikthehet sipas meje për t’u rilegjitimuar nga anëtarësia në një garë të re, të hapur e demokratike. Por është sempliciste në rastin më të mirë t’i kërkohet të ikë sot kur Berisha jo vetëm nuk ikën, por ka bërë gjithçka që nga gjysma e shtatorit e këndej për ta poshtëruar. Së fundi ka menduar edhe aktin e nxjerrjes së tij me forcë nga zyra duke u mbështetur mbi një të ashtuquajtur referendum fiktiv, pa asnjë element sigurie e besueshmërie dhe pa asnjë vëzhgim profesional të paanshëm. Ku është parë kjo, ku ka ndodhur, çfarë mund të jetë tjetër, kjo përveçse një puç institucional i dhunshëm? Fiktiviteti i të ashtuquajturit referendum provohet edhe nga numri modest i demokratëve që u përgjigjen thirrjeve të Berishës për ta nxjerrë Bashën nga zyra.

    Bashës i duhet të mbrojë vendimin e tij të drejtë të 9 shtatorit që vuri interesat e PD-së mbi atë të Berishës, duke e rivendosur kësisoj PD-në, pas shume kohësh, në kursin e marrëdhënieve të ngushta me SHBA. Ky ishte një vendim që krijoi ndarje në parti dhe mbështolli rreth vetes, falë mënyrës si e paraqiti zoti Berisha në foltoret e tij, shumë probleme të zhvillimeve partiake të brendshme, të reja dhe të akumuluara. Kjo ndarje duhet të pastrohet nga ambalazhimi dhe të përfundojë për aq sa është si një ndarje për orientimin dhe vlerat euroatlantiste.

    Basha ka hequr nga këmbët gurin e rëndë të dualizmit. Ka hequr pengesat amerikane duke siguruar një mbështetje të fortë të Partisë Demokratike nga Uashingtoni. Dua të përsëris se këto janë premisa të rëndësishme për sukses, por jo vetë suksesi. Suksesi varet nga efikasiteti i opozitarizmit të ri të Bashës me shokë, që kanë vënë në shënjestër si asnjëherë tjetër më parë, në një përballje totale, kastën plurale politike, ekonomike dhe mediatike të një grushti njerëzish, të cilët i lidh stafeta e prishjes së zgjedhjeve, pandëshkueshmëria, korrupsioni në sistem dhe përbetimi për ta mbajtur Shqipërinë kështu siç është. Sa do ta ndjejë dhe do ta mbështesë publiku i gjerë këtë betejë? Gjasat janë të mira, koha ka ardhur. Suksesi varet patjetër nga modernizimi i PD-së si një parti e hapur e mendjeve të hapura. Suksesi varet po ashtu nga kapaciteti i PD-së për të udhëhequr një koalicion të gjerë politik të forcave të djathta euroatlantiste në sintoni me politikën e jashtme amerikane, shpëtimtare për ne, në mbrojtje të demokracisë kundër minuesve të saj.

    Këto janë sfidat. Basha i mishëron që tani një pjesë prej tyre. Të tjerat duhet t’i konceptojë e sendërtojë pa humbur kohë. E ardhmja do të tregojë dita-ditës impaktin politik dhe elektoral të kësaj PD-së. Për t’u kthyer ku e nisëm. Natyra e krizës dhe koha që jetojmë as sugjerojnë, as mundësojnë një kompromis Berisha-Basha si ato me të cilët jemi mësuar dhe as tërheqjen e tyre. Njëri do të mundet.

    Panorama

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Përjashtimi' nga PD, Berisha: Si të ngrihen të vdekurit - zero lajm për mua. Basha i shkarkuar

    Emri:  auto_Sali_Berisha11641925900.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  19.2 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit nul të kryetarit të shkarkuar të PD, Lulzim Basha, që e përjashtoi nga Partia Demokratike përgjithmonë.

    Përballë gazetares Juli Xhokaxhi se ky vendim është njësoj si të ngrihen të vdekurit dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë, pasi theksoi se Basha është i shkarkuar nga çdo pozitë, përveç atij të deputetit.

    “Tani në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhe të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrave veçse deputet”, deklaroi Berisha.

    Ai u shpreh se Basha mbrohet me vrasës dhe trafikantë që sipas tij janë licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer pengun e tij.

    “Data 8 faktoi se ai është ish lideri që mbrohet me vrasës, trafikantë, fondamentalistë të cilët flitet se kanë background të ndryshëm nga pjesëmarrës në formacionet e Al Bagdadit, trafikantë droge, pengmarrës. Jam në kuadër të asaj që është publikuar.

    Në kuadër të fotografive të publikuara vetëm një natë para protestës paqësore në atë strofull si të ishin në strofull krimi një grup i gjerë me një punonjëse të asaj godine duke pozuar. Kjo përbën dëshminë më të zezë. Ky grup mercenarësh nuk ndodhet në shpellat e alpeve apo Martaneshit por në mes të Tiranës. I licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer nga të gjitha anët pengun e tij”, tha Berisha.

    Syri

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Nishani: Basha ka dëmtuar rëndë PD-në, vendimet e tij janë nul. Do i sekuestrohet pasuria

    Ish-presidenti Bujar Nishani, në një intervistë me moderatoren Juli Krisafi në emisionin ora 19:00 në Syri Tv, komentoi protestën e demokratëve më datë 8 janar 2022.

    Nishani theksoi se Lulzim Basha ka dëmtuar rëndë PD-në, duke shtuar se vendimet e tij janë nul. Ai shton se Bashës do i sekuestrohet edhe pasuria e vënë në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar logon e Partisë Demokratike.

    “Lulzim Basha ka dëmtuar rëndë PD-në. Basha është kthyer në një klloun të Ramës. Vendimet e Lulzim Bashës janë nul tashmë. Në selinë e PD-së ka pasur persona me rekorde kriminale. Bashës, çdo pasuri të paligjshme që ka vënë në kaq vjet, qeverisja e ardhshme e PD-së do ia sekuestrojë. Përjashtimet e Lulzim Bashës nuk do të thonë asgjë, nuk kanë as edhe një peshë të vogël. Lidershipi i PD-së aktual është kthyer në aneks të korrupsionit të qeverisë. Kjo ishte një opozitë fasadë.

    Ishte Basha që e nisi dhunën më datë 8 janar 2022. Demokratët u mblodhën në selinë e tyre, ne nuk shkuam në parlament apo te selia e PS-së, anëtarët e PD-së shkuan në oborrin e shtëpisë së vet dhe aty janë gjetur dyer të bllokuara. Ku e gjen të drejtën Basha që t’ua mbyll dyert demokratëve. Kemi parë në atë seli njerëz me rekorde kriminale dhe është hera e parë që policia ndërhyn në këtë formë”, deklaroi Nishani.

    Syri

  13. #13
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

    Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

    Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

    Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Lulzim Basha qenka kapur shume keq nga amerikanet, atje ku nuk tregohet, pasi vetem kjo mund te shpjegoje levizjet e tij prej idioti keto javet e fundit. Me veprimet qe po merr, ai po i hap varrin vetes me duart e tij ne politiken shqiptare. Politikan nuk te ben godina e partise qe te la trashegimi babai, as titulli i perkohshem si udheheqes i opozites. Politikan te ben mbeshtetja qe gezon ne popull, dhe vota qe merr nga ky elektorat ne zgjedhje. Lulzim Basha me sa duket e ka harruar kete gje, dhe sot e gjen veten te ngujuar ne "Kullen e Bashajve", godinen e PD, i rrethuar nga policet e Rames qe e mbrojne nga "sulmet e zgjedhesve te tij".

    Perjashtimi i Berishes nga PD, eshte derdhja e kupes, qe do te bindi edhe mbeshtetesit me te forte te Bashes, qe ai nuk perfaqeson me as interesat e demokrateve, as interesat e shqiptareve. Ai eshte kthyer ne nje vegel qorre te forcave te huaja qe kane per qellim te rrenojne demokracine shqiptare dhe ta kthejne vendin ne nje koloni te tyre te bindur. Sali Berisha nuk eshte vetem lideri historik i PD, Sali Berisha eshte edhe politikani me i votuar ne Shqiperi ne pluralizem. Qe do te thote, shumica absolute e shqiptareve e kane votuar ate te pakten njehere ne keto 30 vjet pluralizem. Sali Berisha eshte atje ku duhet te jete, ne rruget e Shqiperise, krah per krah qytetareve. Ai e kupton qe aksioni politik dhe pushteti i politikanit fillon me voten e qytetarit. Dhe teksa protestat e Berishes dhe njerezve te tij shtohen e fryhen me pjesmarrjen e shqiptareve te lodhur nga keqqeverisja e Rames, Basha dhe grushti i njerezve reth tij do te vazhdojne me opoziten e ekraneve e studiove te televizioneve.

    Ky vendim eshte nje test per cdo demokrat. Ata duhet te zgjedhin tashme mes udheheqjes se Berishes apo te Bashes. E njejta gje vlen edhe per deputetet e demokrateve. Berisha i perjashtuar do te kete grupin e tij parlamentar ne Kuvend. Dhe rradhet e tij do te shtohen e rradhet e deputeteve te Bashes do te tkurren. Arsyeja eshte e thjeshte. Protestat do ta bejne te qarte se ke ndjek elektorati i djathte shqiptar, dhe asnje burre apo grua me mend nuk ndjek nje gjeneral pa ushtare. Kjo do te thosh vetevrasje politike per ta.

    Zgjidhni te dashur demokrate, ne cilin krah do te jeni?

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Zgjidhni midis ***** dhe shurres,fut edhe pordhen Rama dhe e ardhmja e juaj te dashur demokrat eshte e garantuar.

    Por duhet te zgjidhni,natyrisht o shokut Sali ose liderin modern europian Bashen. Se natyrish ne ate parti nuk ka me jo te rinj por nuk ka me as njerez !

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Komentuesit masakrojnë Lulzim Bashën/ Andi Bushati: Ai qoftë...

    Tashmë dihet që çdo postim i Lulzim Bashës shoqërohet nga një lumë reagimesh kundër tij.

    Numri i jashtëzakonshëm i komenteve negative ndaj tij është befasues, shkruan gazetari Andi Bushati.

    “Ka 40 minuta që ka bërë Basha një status në Facebook, po llahtarisem nga ashpërsia e komenteve poshtë. Ai qoftë si i duron”, shkruan ai.

    Kryetari i shkarkuar, pasi helmoi demokratët me gaz në protestën e 8 Janarit, vijon të tentojë t’iu hedhë his syve, me pretendimin e ai është e ardhmja.

    Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan: “Do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë. Do ta sjellim së bashku!”

    Por, pas këtij postimi demokratët kanë shprehur revoltën e tyre kundër Lulzim Bashës, për të cilin shkruajnë se është futur në PD, me mission shkatërrimin e kësaj force politike.

    “Po ti në PD je i infiltruar me misionin për të shkatërruar partinë dhe për t’u pasuruar. As që të intereson fare të bëhesh kryeministër, boll të marrësh eurot, ato të interesojnë”-shkruan një ndjekës i Bashës.

    Ndërsa një tjetër shkruan: “Sa të jesh ti dhe Grida aty, s'ka të ardhme PD-ja”.

    “Ju tani më nuk keni asnjë lloj morali të kërkoni votën e demokratëve, të cilët jo vetëm i keni mashtruar për tetë vite, po tani i keni përçarë dhe helmuar me gaz lotsjellës”- shkruan një tjetër.

    Gjithashtu një komentues shkruan: “E shkatërrove PD-në. Hap proces zgjedhor e mos e mbaj peng partinë. Do përfundosh në koshin e mbeturinave. Historia do të shkruajë si tradhtari më i madh”.

    Emri:  Screen Shot 2022-01-12 at 9.10.44 AM.jpg

Shikime: 64

Madhësia:  32.7 KB
    Emri:  Screen Shot 2022-01-12 at 9.11.25 AM.jpg

Shikime: 69

Madhësia:  41.8 KB
    Emri:  Screen Shot 2022-01-12 at 9.12.07 AM.jpg

Shikime: 74

Madhësia:  39.2 KB

    Syri
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha përjashton kryetarin historik të PD Sali Berisha nga par

    Mbledhja e Kryesisë që përjashtoi Berishën/ Pollo: Basha hileqar, regjistroi fshehur të pranishmit dhe ua publikoi në media

    Mbledhja e Kryesisë së PD mbrëmjen e 10 janarit, për ish-deputetin demokrat Genc Pollo ka qenë e gjithë në dorën e Lulzim Bashës.

    Sipas tij, Basha është treguar hileqar, pasi ka inçizuar qëndrimet e deputetëve dhe anëtarëve që për të ishin lavde për Bashën, dhe ua publikoi në media.

    ”Jo vetëm për t’i treguar qesharakë para publikut. Por për t’i armiqsuar me demokratët e për t’i shembur urën drejt partisë së tyre”.

    Postimi i plotë

    Hileqari!

    I thirri në mbledhje, u tha flisni hapur. Dhe ata, pa e ditur se po i inçizonte, thanë budallëqe për t’i bërë qefin e për t’i dëftyer besnikëri.

    Madje ndopak syresh u vunë në garë për për të shqiptuar gomarllëkun më të madh.

    Dhe ditën tjetër hileqari ju a nxori në media. Jo vetëm për t’i treguar qesharakë para publikut. Por për t’i armiqsuar me demokratët e për t’i shembur urën drejt partisë së tyre.

    Koha Jone

  18. #18
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Rama: Shkarkimet në PD, për të qarë dhe për të qeshur! Basha dhe Berisha, kufoma

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar përjashtimet dhe shkarkimet në Partinë Demokratike. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama u pyet nga gazetarët për situatën në selinë blu, ku në vendimet e fundit u përjashtua përgjithmonë nga PD, Sali Berisha dhe disa mbështetës të tij.

    Për të qeshur dhe për të qarë e cilësoi kryeministri, ndërsa Bashën dhe Berishën i quan të dy “kufoma politike”. Sipas tij, të dy kanë marrë peng demokratët dhe nuk e lëshojnë njëri-tjetrin.

    Kjo është për të qarë dhe qeshur, por unë nuk mund të qaj gjatë gjithë kohës për gjendjen dramatike të opozitës. Nuk më rezulton që ka pasur anëtarë të kryesisë sot së partisë që kanë synuar të marrin këtë godinë me dhunë dhe nuk më rezulton që ne kemi krijuar fortifikime. Jemi të gjithë bashkë.

    Nuk jemi këtu në asnjë proces kacafytje, siç janë të dyja kufomat e PD që kanë marrë peng të gjithë demokratët dhe është një kacafytje që bën asnjëri të mos e lëshojë tjetrin se po ra njëri bie dhe tjetri”, deklaroi Rama.

    /a.r
    /javanews.al

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-12-2021, 08:47
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-06-2017, 12:20
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2016, 20:17
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-12-2013, 22:22
  5. Lulzim Basha, kryetari i ri i PD
    Nga Archon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 11-09-2013, 14:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •