Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur

    Nga Andi Bushati

    Lulzim Basha nuk bëri asgjë që nuk pritej. Ai i blindoi dyert e PD-së njësoj si Edi Rama kryeministrinë. Ai i hodhi gaz lotsellës “serb” protestuesve njësoj si Ardi Veliu. Ai në fund, u bë një lodër në duart e policisë së regjimit, e cila si për ta përdhunuar përfundimisht dha edhe një deklaratë shtypi përpara selisë së çliruar.

    Ai i bëri ata deputetë që e mbështesin të duken njësoj si Jenisheri, Gjuzi, apo kërpërata, në kuvendin e shkuar.
    Ai i e shndërroi selinë kryesore të opozitës në një paradhomë të zyrave të regjimit.

    Ai e qesharakëzoi edhe synimin amerikan për të “luftuar korrupsionin” duke vërtetuar se e gjithë strategjia me “non grata”, nuk qe asgjë më tepër se një plan për ta ulur kreun e opozitës, bythëzbuluar mbi prehërin e Ramës.

    Prandaj nga dita e sotme, kur u pa qartë se kishte një marëveshje paraprake mes policisë së regjimit dhe përfaqësuesve të “opozitës” bashiste, të cilat u koordinuan brenda dy- tre minutave, nuk do të mbeten në memorie imazhet e dhunës.

    Edhe gazi lotësjellës, edhe kapuçonët e zinj të armatosur brenda selisë, edhe deputetët me hunj nëpër duar do të harrohen shumë shpejt. Sepse ato janë vetëm një pikë e errët në tablonë shumë dimensionale të asaj që ka ndodhur.

    Lajmi i madh, e vërteta e hidhur, është se që nga kjo e shtunë, ky vend drejtohet nga një autokrat që ka një zyrë në kryeministi dhe një tjetër në SHQUP. Si rrjedhojë e kësaj ne kemi një opozitë fasadë të cilës
    i prin një kryetar lolo.
    Ndryshimi i tij i vetëm është se ai përfundoi procesin e konvertimit nga palaçoja 16 vjeçar i Saliut në atë të Edit.

    Kush nga deputetët që do kenë këtej e tutje fytyrë të mbështesë Bashën, mund të dalë e të flasë, në debatet publike, për uniformat blu që godasin në mënyrë shproporcionale qytetarët? Kush do ketë guximin të kritikojë policinë e narko shtetit? Kush do ketë paturpësinë të evokojë atë që iu bë protestuesve të Unazës, bulevardit të ri, apo atyre që shprehën dufin përpara kryeministrisë.

    Deputetëve të Bashës dhe atij vetë, nga sot iu mbyll goja për shumë krime që kanë ndodhur në këto vite, se ata u bënë vetë pengje të këtij pushteti kriminal.

    Prandaj në vend që të regjistrojmë në memorie dhunën, civilët me armë dhe dyert e blinduara, në vend pra që ta shohim Lulzim Bashën dhe shpurën e tij si barbarë, le ti mëshirojmë dhe te qeshim me ta.

    Prej këtij 8 janari s’janë asgjë më shumë se kllounët e pështirë të rrgjimit, të cilët do të kenë vetëm një sfidë, ta luajnë rolin pak më mirë se Myslymi apo Rudina.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur

    Eshte c`eshte basha, saliu mori fund njehere e mire, s`e llogarit me njeri, sot premtoi se me 100 % do nxirrte lulin jashte, iku per lesh pra
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 08-01-2022 më 12:21
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur

    "Hodha hallin te dh....kalin", kjo eshte sentence e mosmirenjohjes, keshtu edhe lulushi, sa kaloi vala e filloi te shaje Ramen, si nuk priti nja 2 dite sa per forme, te mos ishte Rama, sot lulushi dhe co do kishin dale me arkivole...
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur

    Doktori qenka e mira fundi i logjikes qytetare...

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    "Hodha hallin te dh....kalin", kjo eshte sentence e mosmirenjohjes, keshtu edhe lulushi, sa kaloi vala e filloi te shaje Ramen, si nuk priti nja 2 dite sa per forme, te mos ishte Rama, sot lulushi dhe co do kishin dale me arkivole...
    Nuk te mbron Rama por organet perkatese, ne kete rast policia e shtetit, te cilat administrohen nga specialistet e fushes. Qeveria Rama ne parim harton strategji per garantimin e rendit, ruajtjen e qetesise, etj etj. E them ne parim se deri me sot strategjia e Rames per policine ka qene e fokusuar tek mire administrimi i magazinave te droges nga jugu ne veri.
    Mesoji keto dy parime elementare, qe mos zbulohesh kollaj si militant i thekur i PS-se…
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Ku e di ti kete, policia mbron vetem shtetin, jo partine, ose vjen ne ndihme kur thirret, po iu kercenua jeta lulushit me shoke dhe s`kish rruge tjeter,..., aq pa turp eshte sa as nje "faleminderit" nuk ia nxe goja
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 09-01-2022 më 07:39
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ku e di ti kete, policia mbron vetem shtetin, jo partine, ose vjen ne ndihme kur thirret, po iu kercenua jeta lulushit me shoke dhe s`kish rruge tjeter,..., aq pa turp eshte sa as nje "faleminderit" nuk ia nxe goja
    Policia ka detyrim t’i vij ne ndihme, te mbroj qytetaret e republikes kur ata jane nen rrezik. Rreziku mund te vij kur je duke ecur ne trotuar, maj gomarit apo qofte edhe ne seline e ndonje partie politike.

    Jane koncepte elementare keto qe i mesohen femijeve qe ne klase te pare, por mesa duket…
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Policia ka detyrim t’i vij ne ndihme, te mbroj qytetaret e republikes kur ata jane nen rrezik. Rreziku mund te vij kur je duke ecur ne trotuar, maj gomarit apo qofte edhe ne seline e ndonje partie politike.

    Jane koncepte elementare keto qe i mesohen femijeve qe ne klase te pare, por mesa duket…
    Une shoh faktin, u paraqit ne momentin kur u thirr per ndihme, ndeshja mbaroi gjithsesi, sali iku nga skena e historise
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Dramë e madhe me “shakanë” e 1 prillit në Shqipëri
    Nga argjenddre në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 04:57
  2. Dramë dashurie
    Nga bunny në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 29-09-2004, 09:14
  3. Al mare
    Nga non mi odiare në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2004, 08:27
  4. Misteri i nje drame
    Nga Dreri në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-04-2003, 21:37
  5. A eshte majko nje lolo?
    Nga Anton në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2002, 05:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •