Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    As gazetarët nuk lejohet të futen në PD, Gazment Bardhi mbyll dyert e blinduara

    Emri:  gfhgfhjj.jpg

Shikime: 2457

Madhësia:  39.1 KB

    As gazetarët nuk lejohen të futen në Partinë Demokratike. Pas pamjeve që u publikuan një ditë më parë, ku në korridoret e selisë së PD-së janë vënë re dyer të blinduara, saldatriçe dhe mjete të tjera, gazetarët i kërkuan Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së të lejohen për t’u futur brenda në selinë blu, por ai e ka mohuar këtë mundësi.

    “Është fakt i njohur publik që në selinë qëndrore janë duke u bërë punime nga më të ndryshmet. Në përgjegjësinë që na kanë mundësuar demokratët është detyra jonë të marrim masat për të shmangur çdo mundësi përplasjeje mes demokratëve. Nuk mundemi ne që meqë Berisha ka humbur arsyen dhe bën thirrje për gjakderdhjen e demokratëve, ta lejojmë që t’ia bëjë këtë dhuratë Edi Ramës. Nuk ka asnjë derë të blinduar të asnjë zyre në selinë qëndrore të PD. Çdo zyrë ka të njëjtat dyer dhe dritare që ka pasur gjithmonë, asnjë nuk është përforcuar me hekur. E vetmja derë e përforcuar me hekur është ajo ku janë panelet elektrike” tha Bardhi.

    Por megjithëse gazetarët i kanë kërkuar Gazment Bardhit t’i lejojë me ngulm të futen në selinë e PD, për të verifikuar çfarë po ndodh aty, ai tha se nuk është në interes të mediave ngjyra e mureve të selisë së PD-së.

    Një ditë më parë gazetari i Syri Tv hyri nga dritarja e banjës në PD dhe filmoi dyert e blinduara që po saldoheshin në korridoret e selisë blu.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    Berisha në PD: “Nesër heqim blindat dhe marrim selinë”

    Emri:  berisha-8-janar.jpg

Shikime: 83

Madhësia:  33.0 KB

    Sali Berisha nuk ka treguar asnjë mëdyshje për mënyrën se si protestuesit e së shtunës do të shpërthejnë dyert e blinduara të PD-së dhe do të nxjerrin prej andej kryetarin e kontestuar Basha. “Bunkerin nuk do ta shpërthejmë me armë, ka mjete teknike që e bëjnë të mundur çlirimin e selisë” tha ai para gazetarëve duke shtuar: “Lulzim bashën do e nxjerrim me pekule nga zyra. Nuk ka asnjë diskutim që dyert do hapen në mënyrën më të vendosur, që selia do tu rikthehet demokratëve. Nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg në ndërtesë të lirisë”.

    Këtë të premte, një ditë përpara protestës që i ka kërkuar antarsisë së PD të sillet në rolin e përmbaruesve duke e marrë selinë në dorëzim berisha shkoi vetë në shkallët e selisë së partisë dhe zhvilloi më pas një bashkbisedim me gazetarët në kafen aty ngjitur. Ai nuk tregoi asnjë mëdyshje se qëllimi do të realizohej me çdo mjet gjatë protestës së 8 janarit në ora 12 00.
    Berisha u shpreh me ironi se blindat e vendosura për fortifikim në dyert e selisë do të hiqen dhe do t’i dërgohen me kamion afër shtëpisë Lulzim Bashës që t’i përdorë për çfarë të dojë.

    Por ndërkohë që Berisha ka shpallur synimin politik për të “pushtuar” godinën e demokratëve njerëzit e tij të prapavijës po merren me detajet e asaj që lideri i tyre u mjaftua ta etiketojë si “anë teknike”. Burime për Lapsi.al thanë se mbështetësit e foltores kanë blerë tashmë freza dhe një makineri që shërben për prerjen e çelikut të blinduar.

    Emri:  dera.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  10.0 KB

    Por ndërkohë dje në emisionin “Opinion” një ish funksionar i lartë i policisë në kohën e qeverisje Berisha dhe i afërm me të, Erzen Breçani, foli për një metodë shumë më profesionale me të cilën policia hap dyert gjat aksioneve të saj: “Por nëse njerëzit kanë vendosur për të hyrë brenda, ekziston një mjet që ne i themi me një çelës pneumatik ose hapës hidraulik që e marrin me qera, e vendosin në dy kanatat dhe e hapin pa përdorur forcë fare, në dy anët ku është salduar dera, e vendosin dhe e hapin shumë shpejt.. Kështu shkon kot çdo tentativë për ta mbyllur selinë për militantët”, tha Breçani.

    Por sfida e vërtetë e së shtunës nuk do të jetë as vullneti politik i Berishës, as aftësia teknike e njerëzve të tij për të thyer bravat, por asjo se sa njerës do të arrijnë të mblidhen në selinë e PD-së. në tre përpjekjet e fundit, si në mitingun përpara kryeministrisë, si në takimet në Fier dhe Gjirokastër pjesmarrja ka qenë shumë e ulët.

    Dhe nëse ajo do të jetë sërish e tillë edhe të shtunën vështirë se përpjekja e mbështetësve të berishës do të legjitimohet lehtësisht.

    Lapsi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    “Kundërshtarë dhe rivalë, të qëndrojmë të bashkuar përballë Ramës”, Basha i ‘mbyll’ derën përgjithmonë Berishës: Nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata

    Emri:  BASHA-45png.jpg

Shikime: 82

Madhësia:  34.8 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat iu bëri thirrje mbështetësve të tij por edhe rivalëve që të bëhen bashkë përballë regjimit të kryeministrit Edi Rama.

    Nga ana tjetër ai ‘mbylli’ derën e bashkëpunimit me ish-kryeministrin Sali Berisha duke shtuar se; ‘nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë’.

    “Demokratëve, mbështetësve të mi, mbështetësve të forumeve të PD-së, kritikëve të mi, kundërshtarëve dhe rivalëve të mi ju them të qendrojmë të bashkuar përballë regjimit të Edi Ramës, përballë skenarëve të dhunës e shkatërrimit të PD-së. Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë,
    jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundërshtimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që shërbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj. Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike!
    Faleminderit!”, tha Basha.

    (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    Jo,nuk eshte e vertete ! Keni nja 10 vjet qe thoni qe Lulzim Basha çifligari eshte lider moderrn europian,keshtu qe nuk ka mundesi te blindoje shtepin e oficerave te partise !

    O Albo,falenderoni Yuri Kimin,ngrejini nje statuje aty perpara Shqupit,se jo vetem ju hapi syte por po ju meson ta kuptoni se kush eshte Lulzim çifligar Basha. Albo,imagjino sikur mos ishte Yuri Kim, kush e di se sa dhjetvjeçare te tjere ne opozite do ta mbanit Lulzim Bashen,si lider modern europian !

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Basha cifligar?

    Te ishte cifligar do te ishte mire ne fakt. Por ai eshte kalama nga mendja. Eshte Gjinoja i Andon Zako Cajupit. Gjinos i dhane nje nuse kur ishte vetem 14 vjec. Nuk qe bere burre akoma. Dhe ne mendjen e tij, tani qe mori per nuse Marigone, ai u be burre. Kjo eshte arsyeja perse shqiptaret qeshin e tallen me te e nuk e marrin seriozisht, jo se eshte cifligar, por se nuk eshte burre.

    Marigoja (Partia Demokratike) nuk e beri Gjinon (Bashen) dot burre.
    Le te shohim se mos e beje Gjinon burre Amerika!

    Si i thoshte Gjinoja mamase se tij:

    - Pse tallen keta me mua sa here me shohin ne krah te nuses sime te bukur Marigo?

    - Fikun, fikun... Gjino Basha.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    O Albo,po me Bashen keni te pakten nje 10 vjeçar qe po na e ngrishit sikur te ishte politikani model,politikan europian.Si perfundoi si Gjinoja !

    Qe Basha mund te jete Gjinoja eshte e vertete,por si t'ja bejme Adhamudheve megjithe doktorin qe mbas 10 viteve e kuptuan !?

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Deputeti Alizoti: Lulzim Basha ia kaloi edhe Ramiz Alisë, po përpiqet të mbajë partinë me dhunë

    Emri:  auto_Tomorr_Alizoti_Lulzim_Basha1641670539.jpg

Shikime: 103

Madhësia:  33.1 KB

    Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti ka akuzuar Lulzim Bashën, pasi mbështetësit e këtij të fundit hodhën gaz lotsjellës dhe dhunuan protestuesit në selinë e PD-së.

    Sipas Alizotit, prania e policisë në godinën e PD-së tregon se kjo parti ka vdekur politikisht, ndërsa shtoi se tashmë Bashës nuk i vlejnë më as vula dhe as selia.

    Sipas tij, 'izolimin e partisë siç po e bën Basha nuk e ka bërë as Ramiz Alia', teksa tha se tashmë nuk mund t’i thotë më Bashës kryetar.

    “Policia është një institucion shtetëror, por ne nuk jemi në Suedi. Vetë partia jonë ka thënë që kjo është policia e krimit.

    Për ne si demokratë, prezenca e policisë do të thotë që kemi vdekur politikisht. Kur hyn policia, ka mbaruar politika.

    Ai që është sot në PD nuk mund të përdori gaz ndaj vartësve të vet, ata janë votues demokratë. Izolimin nuk e ka bërë as Ramiz Alia," tha Alizoti në ABC.

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    O Albo,po me Bashen keni te pakten nje 10 vjeçar qe po na e ngrishit sikur te ishte politikani model,politikan europian.Si perfundoi si Gjinoja !

    Qe Basha mund te jete Gjinoja eshte e vertete,por si t'ja bejme Adhamudheve megjithe doktorin qe mbas 10 viteve e kuptuan !?
    Serafimo,

    Si kallep, te merr ne qafe. Edhe me rezumene qe ka shkelqen. Ka patur poste te rendesishme ne qeveri e bashkine Tirane. Demokratet nuk e kane njohur Bashen ashtu sic kane njohur Berishen. Basha nuk e ka komunikimin me shqiptaret aq te lehte sa e ka Berisha. Por demokratet e dinin qe Basha ishte i perzgjedhuri i Berishes per te drejtuar partine. Qe do te thote, qe njeriu me pergjegjesine me te madhe per ngritjen e Bashes ne krye te PD, eshte vete ish-lideri demokratik i partise, Sali Berisha.

    Ajo qe demokratet e shqiptaret nuk dinin, qe doli ne shesh me vendimin e Bashes per Berishen, eshte qe Basha eshte i kapur nga George Sorros dhe njerezit e tij ne Departamentin e Shtetit amerikan. Demokratet e dinin se Basha kish bere pazare politike me Ramen ne pushtet. Por nuk prisnin qe ai te ishte njeriu i Sorros ne Tirane. Dhe ketu fillon urrejtja ne rritje e demokrateve per Bashen: ai jo vetem nuk ka qene i zoti te rrezoje Edi Ramen nga pushteti ne 8 vjet, por ai eshte tashme vegel e qarqeve globaliste anti-shqiptare qe duan te tjetersojne jo vetem shoqerine shqiptare, por duan te tjetersojne edhe harten e Ballkanit. Pra akuzat e demokrateve per Bashen, nuk jane me ne nje nivel partiak apo thjeshte politik, jane ne nje nivel interesash kombetare te vendit.

    Ajo qe mesuam eshte qe George Sorros nuk ka vetem dy delfine te majte ne Shqiperi, Edi Ramen dhe Erion Veliaj. Ai ka shtene ne dore edhe kreun e opozites, qe sot ben ashtu sic i vijne direktivat nga njerezit e Sorros nen petkun e administrates se perkohshme amerikane te Biden.

    Dhe sigurisht, njeriu me i shokuar nga gjithe kjo e vertete e madhe qe doli ne shesh eshte Sali Berisha. Ai ndihet pergjegjes karshi demokrateve per deshtimin e pasardhesit te zgjedhur te tij. Ai ndihet i tradhetuar nga Basha, pasi sulmi ndaj Berishes nuk ka per qellim vetem mbylljen e gojes se tij, sulmi ndaj tij ka per qellim qe gjithe brezat e politikaneve te rinj shqiptare te mos zgjedhin rrugen e populizmit nacionalist te Berishes, por rrugen e Rames, Bashes, Veliajt: kukullat e Sorres se Zeze qe fle me enderra qe gjithe bota do te kete nje qeveri dhe kjo qeveri do te jete ne OKB. Por per te arritur kete qellim, i duhet te shkaterroje me pare gjithe demokracite e shtetet e botes, me budallenj te kallepit te Edi Rames.

    Situate e veshtire? Po.
    Situate e pashprese? Jo.

    Te pakten e verteta doli ne shesh, dhe ky eshte hapi i pare per rikthimin e Shqiperise ne normalitet. Shqiptaret e dine sot se kush jane njerezit e Sorros ne Tirane, dhe kush eshte opozita e vertete e vendit. Ne ditet ne vazhdim, rradhet e opozites qe Berisha drejton do te shtohen, dhe bota e njerezve te Sorros ne Tirane do te tkurret aq shume sa ata nuk do te dalin dot me e tregojne fytyren e tyre ne publik.

    Edi Rama i Amerikes e ka emrin Joe Biden!

    Albo

  9. #9

    Albo,Sorrosin po e beni si Basha,po ja fusni kot.

    Ramen ne pushtet e solli baterdija qe beri ne Tirane,e sollen lejet e ndertimit dhe gjithe korrupsioni qe ishte reth tyre. Dhe per kete baterdi nuk u nxorr kurre perpara drejtesise nga Berisha! Apo edhe ketu e kishte fajin Sorrosi ?
    Edhe per Berishen "non grata" nuk ka te beje fare Sorrosi e budalliqet e tjera. Saliu u denua thjeshte dhe paster sepse PD i doli kunder reformes ne drejtesi. Ishte diçka e thjeshte per tu kuptuar (sa une e kisha parashikuar),qe faji per deshtimin e reformes ne drejtesi do ti mbetej PD dhe LSI-s,dhe pikerisht per kete deshtim u denua dhe Berisha,dhe kete e dine apo te pakten e kane kuptuar pothuajse te gjithe.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Kundershtimet per implementimet e reformes ne drejtesi mund te kene ndikuar tek vendimi i shpalljes non-grata. Por deri tani kjo eshte vetem nje hamendesim.
    Ate qe ne zyrtarisht dijme, nga korrespondenca Zeldin-Blinken dhe intervista te gazeta Illyria ne maj, eshte se dosja e Berishes u krijua bazuar tek raportet e OJQ/OJF-ve tona (te financuara nga Soros) dhe nga hetimet e qeverise Rama (ku te gjithe ministrat zv-ministrat kane qene pjese e bordit te fondacionit Soros).
    Pra, nese perplasjet Donald Lu-Berisha per reformen ne drejtesi sollen non-gratan, atehere per ç’arsye Lu viziten e tij te fundit publike si ambasador ne Shqiperi e beri tek zyra Berishes duke i bere levdata ketij te fundit per angazhimin dhe rolin madhor qe kishte pasur per reformen ne drejtesi???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Tani paskeni ndryshuar mendim edhe per Donald Lu-n ! Deri dje Lu-ja ishte armiku me i eger i PD . Berisha dhe Meta i nxorren Adriatik Llallen ne Tv kunder Lu-s
    Viza Berishes,te pakten simbas Rames qe e tha ne parlament, i eshte bllokuar qe ne kohen e administrates Tramp.

    Sorrosi,eshte argument kot,eshte si argumenti qe do vime ne qeveri me Bashen se eshte lider europian. E vetmja arsye eshte deshtimi i reformes ne drejtesi dhe si fajtor te saj u cilesua dyshja Berisha-Meta.

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Tani paskeni ndryshuar mendim edhe per Donald Lu-n ! Deri dje Lu-ja ishte armiku me i eger i PD . Berisha dhe Meta i nxorren Adriatik Llallen ne Tv kunder Lu-s
    Viza Berishes,te pakten simbas Rames qe e tha ne parlament, i eshte bllokuar qe ne kohen e administrates Tramp.

    Sorrosi,eshte argument kot,eshte si argumenti qe do vime ne qeveri me Bashen se eshte lider europian. E vetmja arsye eshte deshtimi i reformes ne drejtesi dhe si fajtor te saj u cilesua dyshja Berisha-Meta.
    Ndryshe nga ty, une s’pretendoj te kem te verteten absolute ne argumentimet e mia. E them qellimisht « une », meqe i drejtohesh vetes dhe te tjereve ne shumes (e kane kuptuar te gjithe, juve keni ndryshuar strategji, etj etj). Nuk e di ke perfaqesoni ju, por une vetem veten time. Dhe si i tille, bazohem tek citimet e zyrtareve amerikane, meqe jane ata vendimmarres. Ndaj i referohem Donald Lu-s, pavaresisht se nuk kam ndryshuar asgje per ato qe kam thene rreth tij.
    I referohem Richard Grenell dhe Zeldin te cilet deri ne diten e fundit ne poste drejtuese ne administraten republikane nuk gjeten asnje dokument per non-gratan e Berishes. I referohem Blinken qe na tregoi se non-grata e Berishes ka ardhur nga raportet e OJQ-ve/OJF-ve, si dhe nga raportet e qeverise Rama.
    Mund t’i referohesha edhe Blinkenit ne 2009 (qeveria Berisha kampione anti-korrupsioni) apo fjalimit ne parlamentin shqiptar te Hillary Clinton ne dhjetor te 2012 (nese donin te shikonin nje demokraci ne zhvillim, te vinin ne Shqiperi), por mendoj se keto i perkasin te shkuares.
    Thene keto mundet qe per non-gratan e Berishes te kene ndikuar raportet e avokat Ngjeles dhe Baba Takut, dy perfaqesuesit e FBI ne Tirane, por per kete une s’kam asnje informacion. Pavaresisht se mund te keni dijeni rreth kesaj Taulant Balla, Anthony Blinken dhe Serafim Dilo…
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 11-01-2022 më 07:20
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    Bindje ndaj USA po ben,perpiquni ta kuptoni dhe te viheni ne poziten e tij. Politikani i mire zgjedh gjithmone aleatin me te forte....Nuk dime c`mund te ndodhe neser, por me mire nje veze sot se nje pule mot.
    Duaje te afermin tend si veten

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ndryshe nga ty, une s’pretendoj te kem te verteten absolute ne argumentimet e mia. E them qellimisht « une », meqe i drejtohesh vetes dhe te tjereve ne shumes (e kane kuptuar te gjithe, juve keni ndryshuar strategji, etj etj). Nuk e di ke perfaqesoni ju, por une vetem veten time. Dhe si i tille, bazohem tek citimet e zyrtareve amerikane, meqe jane ata vendimmarres. Ndaj i referohem Donald Lu-s, pavaresisht se nuk kam ndryshuar asgje per ato qe kam thene rreth tij.
    I referohem Richard Grenell dhe Zeldin te cilet deri ne diten e fundit ne poste drejtuese ne administraten republikane nuk gjeten asnje dokument per non-gratan e Berishes. I referohem Blinken qe na tregoi se non-grata e Berishes ka ardhur nga raportet e OJQ-ve/OJF-ve, si dhe nga raportet e qeverise Rama.
    Mund t’i referohesha edhe Blinkenit ne 2009 (qeveria Berisha kampione anti-korrupsioni) apo fjalimit ne parlamentin shqiptar te Hillary Clinton ne dhjetor te 2012 (nese donin te shikonin nje demokraci ne zhvillim, te vinin ne Shqiperi), por mendoj se keto i perkasin te shkuares.
    Thene keto mundet qe per non-gratan e Berishes te kene ndikuar raportet e avokat Ngjeles dhe Baba Takut, dy perfaqesuesit e FBI ne Tirane, por per kete une s’kam asnje informacion. Pavaresisht se mund te keni dijeni rreth kesaj Taulant Balla, Anthony Blinken dhe Serafim Dilo…
    Nuk ka te beje me te verteten apsolute jane gjera qe kane nje llogjike te thjeshte. Si budalliku qe e pershkruanit Lu-n si kundershtar te PD dhe ju doli tani Yuri Kim sa qe nuk dini me çfare te thoni ; jo tha ky keshtu e jo ka thene ai keshtu. Tha me tha,e tha dhe Arvizu "qe Saliu eshte burre shteti" por e tha mbasi Saliu me garden kishte vrare kater veta ne bulevard.Tani,per faktet dhe llogjiken e thjeshte, Berisha thote se ja paska bere Sorrosi se paska qene kunder ndarjes se Kosoves,apo jo. Po si ka mundesi ja paska futur kjo administrate qe edhe kjo eshte kunder ndarjes se Kosoves... Pra arsye tjeter perveç reformes ne drejtesi nuk ka,perveç prallave te Berishes...
    Po nejse,mos shkoni mbas budalliqeve te Berishes se do perfundoni si me Lulzim Bashen, apo nga Lu-ja tek "do hani bar" i Yuri Kimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 11-01-2022 më 12:20

  15. #15
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk ka te beje me te verteten apsolute jane gjera qe kane nje llogjike te thjeshte. Si budalliku qe e pershkruanit Lu-n si kundershtar te PD dhe ju doli tani Yuri Kim sa qe nuk dini me çfare te thoni ; jo tha ky keshtu e jo ka thene ai keshtu. Tha me tha,e tha dhe Arvizu "qe Saliu eshte burre shteti" por e tha mbasi Saliu me garden kishte vrare kater veta ne bulevard.Tani,per faktet dhe llogjiken e thjeshte, Berisha thote se ja paska bere Sorrosi se paska qene kunder ndarjes se Kosoves,apo jo. Po si ka mundesi ja paska futur kjo administrate qe edhe kjo eshte kunder ndarjes se Kosoves... Pra arsye tjeter perveç reformes ne drejtesi nuk ka,perveç prallave te Berishes...
    Po nejse,mos shkoni mbas budalliqeve te Berishes se do perfundoni si me Lulzim Bashen, apo nga Lu-ja tek "do hani bar" i Yuri Kimit.
    U mendove gjate derisa arrite ne kete konkluzion?
    Ne mungese te informacionit zyrtar nga Blinken, tani e tutje do te te referohem ty!
    Avokat Ngjela bashke me Baba Takun kane sot nje konkurent tjeter te denje ketu tek forumi…
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    U mendove gjate derisa arrite ne kete konkluzion?
    Ne mungese te informacionit zyrtar nga Blinken, tani e tutje do te te referohem ty!
    Avokat Ngjela bashke me Baba Takun kane sot nje konkurent tjeter te denje ketu tek forumi…
    Jo,me jo, ti vazhdo referohu Sali Berishes,qe e ka bere PD shkretetire apsolute,ku nuk ka nje njeri jo qe arsyeton po nuk ka asnje qe mendon. Vazhdoni me prallat e Bashes europian e Sorrosit dhe poliagjenteve.

  17. #17
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Albanistan: Lulzim Basha blindon selinë e PD, nuk lejohen as gazetarët brenda

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Jo,me jo, ti vazhdo referohu Sali Berishes,qe e ka bere PD shkretetire apsolute,ku nuk ka nje njeri jo qe arsyeton po nuk ka asnje qe mendon. Vazhdoni me prallat e Bashes europian e Sorrosit dhe poliagjenteve.
    Ne fakt ta kam sqaruar me larte se kujt i referohem kur diskutoj.
    Mea culpa, informacioni i dores se pare gjendet lehtesisht ketu te forumi.
    Eh ç’vlere kane korrespondencat zyrtare te Anthony Blinken, Lee Zeldin, Richard Grenell, Donald Lu etj perpara logjikes tuaj???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 11-01-2022 më 16:24
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-12-2021, 17:15
  2. Lulzim Basha, kryetari i ri i PD
    Nga Archon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 11-09-2013, 14:10
  3. Programi i kandidatit Lulzim Basha per Tiranen
    Nga shigjeta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-10-2011, 07:07
  4. Lulzim Basha betohet si kryebashkiak i Tiranës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 11-08-2011, 04:06
  5. PD zgjedh kryesinë e re të saj, Lulzim Basha më i votuari
    Nga G-2 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 30-07-2011, 00:50

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •