Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Këshilltari gjerman: Basha i përfshirë në korrupsion të rëndë në Durrës, s’hyn dot në tokën belge

    Emri:  auto_Henze11641402773.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  30.9 KB

    Këshilltari i CDU-së dhe eksperti gjerman, Martin Henze ka publikuar një dokument, ku tregohet sipas tij, përfshirja e Lulzim Bashës në afera të rënda korruptive në Portin e Durrësit, së bashku me kunatin, vëllanë dhe vjehrrin.

    Henze thekson se Basha është përfshirë në korrupsion të rëndë në Durrës, prandaj edhe nuk shkel dot në tokën belge, sepse konsiderohet në Belgjikë një kriminel.

    Ai shton se Lulzim Basha, nëse shkel në Belgjikë, e pret policia.

    “Deputeti Lulzim Basha është një kriminel, që nuk hyn në tokën belge, sepse aty e pret policia.

    Kjo sepse Basha ka thyer ligjet e partisë dhe është përfshirë në korrupsion të rëndë në Durrës me kunatin, vëllanë, madje edhe vjehrrin e sëmurë”, shkruan Henze.

    Martin Henze, për të demonstruar përfshirjen në korrupsion të Lulzim Bashës, ka publikuar edhe dokument, që e vërteton një gjë të tillë.

    Emri:  auto_Henze21641402789.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  56.7 KB

    Emri:  auto_Henze31641402789.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  50.2 KB

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Këshilltari gjerman: Basha i përfshirë në korrupsion të rëndë në Durrës, s’hyn dot në tokën bel

    FOTO/ Si tentoi të fshehë gjurmët kunati i Bashës te projekti i Portit të Durrësit

    Emri:  auto_basha_isufi1641306022.jpg

Shikime: 51

Madhësia:  41.8 KB

    Erion Isufi vetëm rroga, sipas të dhënave që u publikuan pak ditë më parë, merrte rreth 29 milionë lekë në muaj. Si dhe 1.2 milionë euro fitim vjeçar nga një prej 9 kompanive (kjo brenda vitit të parë të krijimit).

    Veç në ish-vendet Sovjetike qeveria blinte dhe emëronte edhe opozitën. Por kjo ndodh në Shqipëri ditën për diell dhe fatlumi nga të gjithë është kunati i Lulzim Bashës, ish-kryetar i PD.

    Në dokumentin e siguruar nga Syri, është vendimi i marrë nga kompania ‘Sympony Real Estate Development Sh.p.k’, ku Administratori i saj Oltjan Hoxholli delegon kompetencat te Elda Llambi, së bashku me Ergisa Hasanbelliu dhe Tea Thomaj.

    Si fillim është shtuar adresa e re e kësaj kompanie, më konkretisht: Administrata 8 - Porti i Durrësit, Rruga Tregtare, Lagje Nr.1 - Durrës.

    Pika e dytë e vendimit të marrë nga bordi është emërimi i Elda Llambi, së bashku me Ergisa Hasanbelliu dhe Tea Thomaj, si përfaqësues të autorizuar për të kjryer të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme për depozitimin e regjstrimin e këtij dokumenti pranë QKB në emrin tim si Administrator i shoqërisë si dhe të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme për aprovimin e kësaj procedure.

    Emri:  auto_WhatsApp_Image_2022-01-04_at_14.35.431641305972.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  43.1 KB

    Kujtojmë që Oltjan Hoxholli është administrator i kompanive të Erion Isufit. Sympony Real Estate Development Sh.p.k është kompania që do të ndërtojë Portin e Ri të Durrësit bashkë me investitorët arabë.

    Kujtojmë se koncesioni prej miliardash i Portit të Durrësit është denoncuar edhe më herët si skandali që bën bashkë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

    Lulzim Basha është i përfshirë kokë e këmbë te afera disa miliardëshe e Portit të Durrësit dhe faktet flasin vetë.

    Zbërthimi i fakteve
    Sympony Real Estate Development Sh.p.kNë 25 maj të këtij viti, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar një kompani me emrin “Symphony Real Estate Development”. Kjo kompani ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA.

    Por Hoxholli është thjesht një nëpunës i emëruar. “Symphony Real Estate” është një kompani guackë nga ishujt Kejmen e quajtur “Symphony Invest Limited”.

    Nga të dhënat në QKB, Hoxholli rezulton administrator i kompanisë “Moveo Albania”, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017. “Moveo Albania” operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

    Hoxholli figuron vetëm në letra si administrator i kompanisë “Moveo Albania”. Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, njëkohësisht themelues i “Landmark Comunications”, në faqen e kësaj të fundit përshkruhet si bashkëthemelues i “Moveo Albania”, pra ortak i Hoxhollit, me kompaninë e të cilit qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe.

    Emri:  auto_qkr1641319568.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  42.0 KB

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Këshilltari gjerman: Basha i përfshirë në korrupsion të rëndë në Durrës, s’hyn dot në tokën bel

    Martin Henze denoncon lidhjet e kunatit të Bashës me koncesionin e Portit të Durrësit

    Emri:  Screen Shot 2022-01-05 at 12.48.30 PM.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  32.7 KB

    Këshilltari i CDU, eksperti gjerman, Martin Henze ka denoncuar online lidhjet e kunatit të Lulzim Bashës me aferën e koncesionit të Portit të Durrësit.

    Sipas tij, në këtë aferë të madhe korruptive në Shqipëri janë të përfshirë deputeti Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

    “Korrupsion i madh në Shqipëri me Portin e Durrësit, të përfshirë janë deputeti i korruptuar Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

    Veçanërisht ‘Moveo Albania Technology’ sh.p.k me NIPT L91525009E, e themeluar në mënyrë interesant më 23 mars të vitit 2019, në ditën kur Basha e tërhoqi opozitën demokratike nga parlamenti shqiptar.

    E themeluar me kunatin me 20 përqind të kapitalit, vjehrrin me 20 përqind të kapitalit dhe shoqërinë Moveo S.R.L me 60 përqind të kapitalit. Dokumentet publikohen të gjitha hap pas hapir.

    Mund të supozohet se ish-kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk e ka shfrytëzuar funksionin e tij si kreu i opozitës për të bërë politika opozitare, por vetëm për të bërë presion mbi administratën e Ramës, me synim për të marrë kontratat për ndërtimin e portit të ri në Durrës.

    Është koha që lideri i opozitës dhe partneri i tij në bashkëpunim, Rama të ndjehen si dru i shtrembër i drejtësisë,” shkruan Henze në platformën LinkedIn.

    Më tej ai poston një denoncim të avokates Adriana Kalaja në lidhje me këtë aferë.

    Kujtojmë se koncesioni prej miliardash i Portit të Durrësit është denoncuar edhe më herët si skandali që bën bashkë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

    Emri:  Screen Shot 2022-01-05 at 12.49.37 PM.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  21.2 KB
    Emri:  Screen Shot 2022-01-05 at 12.49.46 PM.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  34.1 KB
    Emri:  Screen Shot 2022-01-05 at 12.50.02 PM.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  40.4 KB
    Emri:  Screen Shot 2022-01-05 at 12.50.10 PM.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  31.7 KB
    Emri:  Screen Shot 2022-01-05 at 12.50.20 PM.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  41.4 KB

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-01-2022 më 13:13

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Këshilltari gjerman: Basha i përfshirë në korrupsion të rëndë në Durrës, s’hyn dot në tokën bel

    Zbulohen lidhje të reja të Erion Isufit me Portin e Durrësit

    Nga Adriana KALAJA

    Mega afera korruptive që shiti zgjedhjet e 25 prillit……….

    Në vijim të statusit datë 15 gusht dhe 18 dhjetor 2021………

    Nuk doja ta filloja vitin e ri më këtë status, por më bënë përshtypje dy momente në prag të këtij viti:

    1. Deklarata e datës 30 dhjetor e Lulzim Bashës se Porti i Ri i Durrësit është afera më e madhe korruptive e Edi Ramës, por nuk tha që ne do e ndalojmë.

    2. Vajtja me nxitim më 31 dhjetor në darkë e Edi Ramës (pasi na nxori ne të Aleancës gishtin e mesit më datë 30 dhjetor), bashkë me investitorët (ata që na i shet neve) për vizitë në Portin e Durrësit.

    Ashtu si e kam analizuar në statusin e datës 18 dhjetor, në emër të z. Kunat të Lulzim Bashës figurojnë 9 kompani (pa llogaritur ato të z. Vjehërr).

    Njëra që të tërheq më shumë vëmëndjen është ajo me emrin tregtar “Moveo Albania Technology” sh.p.k me NUIS L91525009E, rregjistruar me 25.03.2019 (kur ishin djegur mandatet), me ortakë z. Kunat me 20 % të kapitalit, z. Vjehërr me 20 % të kapitalit dhe shoqërinë Moveo S.R.L me 60 % të kapitali.

    Ajo që bie në sy është fakti se me këtë shoqëri, ka TRE koençidensa fatlume për z. Kunat dhe z. Vjehërr:

    A. Megjithëse e krijuar në mars 2019, aktiviteti i kësaj shoqërie ka rezultuar mjaft pozitiv. Vetëm në vitin e parë të aktivitetit ajo realizon Të Ardhura nga shitja 208,596,285 lekë ose 1,738,302 Euro me një fitim para tatimit baraz me 100,897,197 lekë ose 840,809 Euro. Pra në 1.7 milion Euro Të Ardhura, familjarët e Lulzimit nxjerrin fitim prej 840 mijë Euro, ose gati 50 %

    Vazhdojmë.

    Në vitin 2020 që ishte dhe vit pandemik, z. Kunat dhe z. Vjehërr ka shtuar Të Ardhurat dhe si rezultat dhe fitimet, kur dihet se në këtë vit sipas statistikave botërore, kanë patur rritje aktivitetet tregtare të farmaceutikës dhe ushqimeve, aktivitet të cilin familjarët e Lulzimit nuk e ushtrojnë.

    Për vitin pandemik, Të Ardhurat e realizuara nga shoqëria janë 311,827,714 lekë ose 2,598,564 Euro me një fitim para tatimit prej 136,506,777 ose 1,137,557 Euro ose gati 50 %.

    Prandaj dhe dalja e pagës së z. Kunat u gatua te “qoka e vakisë”, në Golem për të manipuluar publikun, pasi lidhur me pagën ai ja vë vetes sa të dojë, por këto Të Ardhurat marramendëse i ben vetëm me miratimin e regjimit.

    B. Shoqëria “Symphony Real Estate Development” sh.p.k, është shoqëri e rregjistruar në QKB më datë 26.05.2021, me NUIS M11726006H, me ortakē shoqërinë “Symphony Invest Limited” në masën 100 %, me seli: PORTI I DURRËSIT, Lagja 1, Durrës.

    Sipas fotove që i keni poshtë shkrimit, Ortaku i Vetëm që zotëron 100 % të kapitalit të shoqërisë së sipërcituar, është shoqëri e rregjistruar në Ishujt Cayman me Nr.355663 dhe me 4 ortakë, të gjithë me banim në Dubai dhe ortakë në kompaninë më të fuqishme në fushën e ndërtimit, jo vetëm më Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Çfarë lidhje kanë të dhënat e mësipërme me z. Kunat dhe z. Vjehërr?

    Sipas të dhënave që administrohen nga QKB-ja dhe që i shihni më poshtë, shoqëria “Syphony Real Estate Development” sh.p.k, në 3 milion shqiptarë, zgjodhi administratorin e z. Kunat dhe të z. Vjehërr për ta emëruar si administrator më shoqërinē që do ndërtonte Portin e Ri në Durrës.

    Çfarë ndodhi me z. Oltjan Hoxholli, administrator në dy këto shoqëri?

    Pas bërjes publike të lajmit nga televizioni MCN, se afera korruptive e Portit të Ri në Durrës lidhet me z. Kunat dhe z. Vjehërr të Lulzim Bashës, më datë 16.07.2021, me vendimin e Asamblesë së Ortakëve, është larguar ky administrator duke ja lënë vendin E. I.

    Por “e keqja” nuk i ndahet z. Hoxholli.

    Me datë 10.09.2021, Asambeja e Ortakut të Vetëm ka vendosur largimin e z. Hoxholli nga kompania që do ndërtojë Portin e Ri me vlerë 2 miliard Euro (sipas Ramës).

    Kot nuk thonë.

    Kur “nuk të ecën nuk të ecën”.

    Kjo i ndodhi dhe administratorit të z. Kunat dhe të z. Vjehërr.

    C. Tentativa për të fshirë gjurmët me largimin e administratorit Hoxholli nga kompania e z. Kunat dhe z. Vjehërr dhe nga ajo që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit, nuk pati sukses.

    Pse?

    Sepse veprimet e bëra nga ish administratori Hoxholli dhe adminostratori aktual z. Kunat, kanë lënë gjurmë.

    Sipas dokumentave që shoqërojnë shkrimin, “çuditërisht” dhe “rastësisht”, punonjësit e z. Kunat marin prokurë për veprime të ndryshme edhe për shoqërinë “Symphony Real Estate Development.

    Punonjësit që paguhen nga z. Kunat por që kanë prokurorë edhe për kompaninë që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit janë:

    1. Elda Llambi.

    2. Ergisa Hasanbelliu.

    3. Andi Shyti.

    Rastësi të jetë vallë që përveç administratorit edhe 3 pjestarë të personelit të z. Kunat punojnë për llogari të kompanisë që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit?

    Pastaj, se mos na mërzitet Rama, me pagën minimale i paguan z. Kunat këta që punojnë në dy kompani që “nuk kanë lidhje me njëra tjetrën”?

    Që me këtë aferë korruptive shite zgjedhjet, ne e kemi të qartë po kë pate seksere Lulzim, Kimin apo Belën?

    Të gjithë ne donim dhe luftuam që ti të bëheshe Kryeministër.

    Vetëm ti nuk deshe.

    As z. Kunat dhe as z. Vjehërr.

    Pse?

    Janë më mirë kështu.

    Mbushin xhepat, në kurrizin tonë pa firmën tënde por me karrigen tënde.

    Deri më 8 janar.

    Ps: Gojët e liga thonë se pjesë e pazarit të zgjedhjeve ëdhtë edhe tenderi 20 milion Euro i identifikimit elektronik dhe i votimit elektronik te Njësia Nr. 10 nga KQZ-ja. Pse kot mori Ori aq shumë vota aty?

    Syri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Këshilltari gjerman: Basha i përfshirë në korrupsion të rëndë në Durrës, s’hyn dot në tokën bel

    Jo nuk ka mundesi ! Si eshte e mundur ?! Te gjithe demokratet "benin be" per te mos thene qe betoheshin per ndershmerine e Lulzim Bashes ! Ishte apo nuk ishte i vetmi lider europian modern !

    Mendoja se PD i kishte mare nga ai sistem vetem sigurimsat ne parti,por tani po kuptoj qe PD i ka mare edhe votuesit e partise komuniste,dhe nuk ka mare ata me te zgjuarit.

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Këshilltari gjerman: Basha i përfshirë në korrupsion të rëndë në Durrës, s’hyn dot në tokën bel

    Fajin e kanë ata që besojnë tek këto poshtërsira politike..

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Këshilltari gjerman: Basha i përfshirë në korrupsion të rëndë në Durrës, s’hyn dot në tokën bel

    DOKUMENTET/ Basha i ‘dhuroi’ 1.7 milionë dollarë kunatit nga fondet publike

    Në pozicionin e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha ka financuar një kompani private, ku anëtar bordi ishte kunati i tij, Erion Isufi.

    Kjo është skema e zbardhur se si ka ndodhur një skandal i tillë, se cilat kanë qenë mënyrat, me të cilat Basha, ka financuar kunatin me fonde publike, shkruan CNA.al

    Emri:  auto_qkb-11646401120.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  28.8 KB

    Paratë e Bashkisë, Tiranë në xhep të kunatit

    Sipas të dhënave të QKB, Erion Isufi, përgjatë viteve 2010-2013, që përkon edhe me kohën kur Basha ka qenë kryebashkiak, ka qenë Anëtar i Këshillit Mbikqyrës në një kompani private.

    Ai është larguar nga kjo kompani me datë 29.05.2014.

    Emri:  auto_1-31646401135.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  43.6 KB

    Përtej afateve kohore, janë të tjera fakte që hedhin dritë mbi skandalin Basha-kunati.

    Kompania ku Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës ishte, kunati Erion Isufi, ka marrë qindra-miliona lekë, nga Lulzim Basha nëpërmjet ndërmarrjeve që Bashkia e Tiranës i ka në kompetencë.

    Emri:  auto_111646401148.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  53.9 KB

    Kontrata publike numër 1

    Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 31 Dhjetor 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen nr. 109-110 të këtij Buletini është përcaktuar që:

    Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë, njofton shoqërinë ku bënte pjesë Erion Isufi, se në procedurën e prokurimit, me negocim, me objekt: ‘Materiale mirëmbajtje për semaforët’, me fond limit 8,000,000 lekë të reja pa TVSH dhe datë të zhvillimit të procedurës 10.12.2012, është shpallur fituese dhe është identifikuar si oferta e suksesshme, me vlerën prej 7,903,658 lekë pa TVSH.

    Kujtojmë se Drejtoria e Përgjithshme numër 2 e punëtorëve të qytetit, Tiranë është një institucion i cili është direkt në varësinë e Bashkisë Tiranë.

    Në këtë Buletin të Njoftimeve Publike, konkretisht në faqen nr. 109, parashikohet se, burimi i financimit është Buxheti i Bashkisë Tiranë.

    Në këtë rast ka një konfikt të pastër interesi, pasi shoqëria që është shpallur fituese ka pasur anëtar të Këshillit Mbikqyrës Erion Isufin, i cili ka fituar kontratë publike nga fondet e vëna në dizpozicion nga kunati i tij Kryetar Bashkie në atë kohë, Lulzim Basha, me një vlerë prej 9,484,389 lekë me TVSH.

    Emri:  auto_2-11646401159.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  55.6 KB

    Emri:  auto_2-11646401159.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  55.6 KB

    Kontrata publike numër 2

    Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 31 Dhjetor 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen numër 140-141 të këtij Buletini është përcaktuar që Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë, njofton se, në procedurën e prokurimit, kërkesë për propozim, me objekt: ‘Blerje kabëll elektrik për rrjetin e ndriçimit dhe aksesorë mirëmbajtie’, me fond limit 8,000,000 lekë të reja pa TVSH se, shoqëria ku bën pjesë Erion Isufi është shpallur fituese dhe ka lidhur kontratën në datë 19.12.2012 me këtë autoritet kontraktor, në vlerën prej 7,903,602.39 lekë pa TVSH OSE 9,484,322.87 lekë me TVSH.

    Emri:  auto_3-11646401170.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  46.3 KB

    Kontrata publike numër 3

    Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 31 Dhjetor 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen nr. 158 të këtij Buletini është përcaktuar që Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë, njofton se, në procedurën e prokurimit, me negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, me objekt: ‘Blerje stola dhe kosha për tre lulishte mbrapa Pallatit të Kulturës, Ali Demi, Don Bosko’, me fond limit 5,650,975 lekë të reja pa TVSH se, shoqëria, ku punonte Erion Isufi, është shpallur fituese dhe ka lidhur kontratën në datë 13.12.2012 me këtë autoritet kontraktor, në vlerën prej 5,480,940 lekë pa TVSH ose 6,577,128 lekë me TVSH.

    Edhe Drejtoria e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit, Tiranë është një institucion cili është direkt në varësinë e Bashkisë Tiranë.

    Në këtë Buletin të Njoftimeve Publike, konkretisht në faqen nr. 158, parashikohet se, fondi është vënë në dispozicion nga Bashkia Tiranë.

    Pa hyrë dhe pretenduar për shkeljet e tjera të rënda ligjore, pra se si u zhvillua kjo procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, shmangien nga procedurat standarte të prokurimit etj, po japim në këtë rast vetëm kontekstin e konfliktit të hapur të interesit, ku shoqëria ku Erion Isufi ka anëtar të Këshillit Mbikqyrës, ka fituar kontratë publike nga fondet e vëna në dizpozicion nga kunati i tij Kryetar Bashkie, Lulzim Basha, në një vlerë prej 6,577,128 lekë me TVSH.

    Emri:  auto_kontrate-41646401183.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  81.1 KB

    Kontratë publike numër 4

    Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 04 Qershor 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen nr. 245-246 të këtij Buletini është përcaktuar që Autoriteti Kontraktor, SH.A. Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton se, në procedurën e prokurimit, me objekt: ‘Blerje matësa uji për nevoja të shoqërisë’, kompania ku bën pjesë Erion Isufi është shpallur fituese në këtë autoritet kontraktor, në vlerën prej 97,927,500 lekë pa TVSH ose 117,513,000 lekë me TVSH.

    Ujësjellës Kanalizime SHA Tiranë, në atë periudhë kohore ka qenë e në varësinë e Bashkisë Tiranë.

    Edhe në këtë rast shoqëria, që ka anëtar të Këshillit Mbikqyrës Erion Isufin, ka fituar kontratë publike me UKT SH.A. nga fondet e vëna në dizpozicion në një institucion që varet edhe nga Kryetari Bashkisë, Z. Lulzim Basha, në një vlerë prej 117,513,000 lekë me TVSH.

    Emri:  auto_5-11646401194.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  52.6 KB

    Kontratë publike numër 5

    Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 22 Tetor 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen nr. 152-153 të këtij Buletini është përcaktuar që Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë, njofton se, në procedurën e prokurimit, procedurë e hapur, me objekt: ‘Blerje puseta dhe zgara për rrugë dhe trotuare’, me fond limit 12,588,853 lekë të reja pa TVSH se, e njëjta shoqëri, është shpallur fituese dhe është identifikuar si oferta e suskseshme në këtë autoritet kontraktor, në vlerën prej 9,945,256 lekë pa TVSH ose 11,934,307.2 lekë me TVSH.

    Emri:  auto_61646401202.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  51.6 KB

    Kontrata publike numër 6

    Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 20 Tetor 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen nr. 175 të këtij Buletini është përcaktuar që Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë, njofton se, në procedurën e prokurimit, procedurë e hapur, me objekt: ‘Blerje materiale elektrike për ndriçimin e Tiranës’, me fond limit 13,720,367 lekë të reja pa TVSH se, shoqëria ku bën pjesë Erion Isufi është shpallur fituese dhe ka lidhur kontratën me këtë autoritet kontraktor në datë 09.10.2012, në vlerën prej 14,982,464 lekë.

    Emri:  auto_71646401211.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  44.8 KB

    Kontratë publike numër 7

    Sipas Buletinit të Njoftimeve Publike datë 13 Shkurt 2012 të Agjencisë së Prokurimit Publik, në faqen nr. 149-150 të këtij Buletini është përcaktuar që, Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Punëtorëve Nr. 3 e Qytetit Tiranë, njofton se, në procedurën e prokurimit, me negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, me objekt: ‘Blerje materiale mirëmbajtje, 4 lote, shtesë kontrate’, shoqëria ku punonte kunati, është shpallur fituese dhe ka lidhur kontratën në datë 30.01.2012 me këtë autoritet kontraktor, në vlerën prej 334,781 lekë pa TVSH ose 401,737 lekë me TVSH.

    Edhe Drejtoria e Punëtorëve Nr. 3 e Qytetit, Tiranë është një institucion i cili është direkt në varësinë e Bashkisë Tiranë.

    Në këtë Buletin të Njoftimeve Publike, konkretisht në faqen nr. 149, parashikohet se, fondi është vënë në dispozicion nga Bashkia Tiranë.

    Në konflikt interesi janë dhënë 170,377,337 lekë

    Duke iu referuar 7 kontratave publike të prokurimeve të zhvilluara nga Bashkia Tiranë, apo nga institucionet në varësi, për të gjithë periudhën 2011-2015 që Z. Lulzim Basha ka qenë Kryetar Bashkie Tiranë, miliona lekë fonde janë përfituar nga kunati i tij, Erion Isufi.

    Këto fonde janë përfituar në kushtet e konfliktit të hapur të interesit. Në total shuma që ka përfituar Isudi nëpërmjet 7 kontratave kap vlerën e 170,377,337 lekëve të reja.

    Pra, janë shumat, 9,484,389 + 9,484,322 +6,577,128 + 117,513,000 + 11,934,307 + 14,982,464 +401,737 që shkojnë në vlerën totale 170,377,337 lekë të reja.

    Erion Isufi, kunati ka përfituar në kushtet e konfliktit të interesit shumën mbi 170 milion lekë të reja, apo 1.7 milion dollarë, nga fonde të vëna në dispozicion nga Bashkia Tiranë.

    Pra, miliarda lekë janë dhënë fonde nga Lulzim Basha, gjatë kohës që ka qenë kryetar Bashkie në Tiranë, të cilat janë fituar rastësisht nga një shoqëri e cila kishte për anëtar të këshillit mbikëqyrës kunatin e tij.

    CNA.al
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. SHBA-DASH: Policia e përfshirë në korrupsion, Qeveria e paaftë ta luftojë
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-09-2015, 19:54
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 14:01
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-02-2014, 10:28
  4. Valë arrestesh në ALUIZNI Durrës, 4 zyrtarë të zhytur në korrupsion
    Nga HELEN OF TROY në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-04-2010, 04:38
  5. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 19-11-2009, 02:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •