Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    221

    Studentë, të Diplomuar, dhe te Rinj mos u largoni nga Shqipëria - Vëndi ka nevojë për Ju!

    Nuk është ndonjë risi të shkruash se polargohen shumë njerëz nga Shqipëria. Nuk është risi të shkruash se po largohen familje të tëra nga Shqipëria.
    Nuk është risi të shkruash se fajin e ka politika,
    Risi është të shkruash se përse mungon dashuria për atdheun tek të rinjtë, përse mungon dashuria për familjen të cilës do ti mungojë një pjestar i ri i larguar.
    Risi është të shkruash e tu bësh thirrje të rinjve, studentëve, të diplomuarve, që të qëndrojnë në Shqipëri të punojnë dhe të jetojnë këtu, sepse në një sistem demokratik të mirëfilltë hapësirat janë të shumta për të punuar dhe jetuar, dhe për tu paguar më mirë, këtu.
    Dhe për këtë duhen njerëz të rinj, drejtues të rinj por me eksperiencë, specialist të rinj të cilët së bashku me profesionistët e vjetër e me eksperiencë do të mundosojnë që Shqipëria të kalojë tranzicionin e zgjatur, dhe të hyjë në botën e shteteve të zhvilluara.
    Të dhënat statistikore i kemi. Jemi nga shtetet me arsimimin e më të mirë të popullsisë në Ballkan, por me mundësi page dhe jetese më të ulët
    Pa i hyrë shumë statistikave dihet se popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2021 rezulton 2.829.741 banorë, duke pësuar një rënie me 0,6 %, krahasuar me 1 Janar 2020.
    Në vitin 2020, numri i emigrantëve ishte 23.854 persona, 45,6 % më pak krahasuar me vitin 2019.
    Numri i imigrantëve ishte 7.170 persona, 65,5 % më pak krahasuar me një vit më pare.
    Rritja më e madhe e popullsise u shënua në Tiranë (+ 0,7 %), ndjekur nga Durrësi (+ 0,5 %).
    Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 2,3 %), Berat (- 2,1 %) dhe Dibër (- 1,9 %)(Press release (Professional design) (instat.gov.al).
    Nga viti 2011 deri më 2020, janë larguar nga vendi rreth 600 mijë persona por kanë ardhur rreth 400.000 mijë (shumica nga të dy esktremet shkojnë e vijnë).
    Ndërsa nga viti 2001 në 2011 ishin larguar në emigrim 481 mijë persona, por përgjatë dekadës së tretë 2011-2020 numri i emigrantëve u rrit me 25%.
    Sipas iNSTAT numri i emigrantëve që jetojnë jashtë vendit arriti në 1,6 milionë persona në vitin 2020 në krahasim me 1.08 milionë që ishin nga rezultatet e censit të vitit 2011, ose rreth 600 mijë persona më shumë.
    Një studim i fundit i profesorëve ilir Gëdeshi dhe Rusell King tregon se emigrimi ka prekur të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, që nga elitat e deri te grupet më të varfra e më të margjinalizuara dhe ka tërhequr njerëz nga të gjitha rajonet e vendit.
    Gjatë 10-vjeçarit të fundit janë larguar nga vendi 6,6% e familjeve, gjithsej 49,500 të tilla, ndërsa në vitet 2001-2011 ishin larguar 4.4% e njësive familjare.
    Pjesa dërrmuese e personave që emigrojnë janë të rinj, ndërsa 14% e tyre ishin me arsim të lartë. Largimi i burrave ishte 200% më i lartë se ai i grave. Emigracioni i dekadës së fundit ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të shtresës së mesme edhe nga ana e formimit arsimor.
    Sipas të dhënave të anketës, nga të larguarit, 54% e tyre kishin një diplomë të arsimit të mesëm, profesional ose të përgjithshëm, ose një diplomë të studimeve të larta. (INSTAT: Nga Shqipëria janë larguar 600 mijë persona që nga 2011 – Lapsi.al).
    Çdo vit, afro 10% e numrit të studentëve, sipas autoriteteve zyrtare zgjedhin të studiojnë jashtë vendit. Sipas disa sondazheve konstatohet se 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen.
    Gati 14% e emigrantëve gjatë periudhës 2011-2019 ishin me arsim të lartë. Pra nga 600.000 të larguar nga 2011-2020, janë larguar rreth rreth 80.000 të rinj)
    Sipas një ankete të realizuar tek maturantët, vihet re se rreth 20% e tyre duan të studiojnë jashtë vendit dhe një pjesë tjetër rreth 40 mendojnë që mund të studiojnë për një specializim jashtë vendit pasi të përfundjnë studimet universitare në Shqipëri” (Shqipëri, “rrjedhja e trurit”, shqetësim për largimin e të rinjve (zeriamerikes.com).
    Shkaqet e largimimit të familjeve dhe të adultëve emoshave të vjetra janë të shumta dhe nihen si:
    - varfëria,
    -vështirësitë ekonomike,
    -shërbim i keq dhe i pamjaftueshëm shëndetësor në Shqipëri, përfshi harxhime e mëdha për mjekime, rryshfetet,
    -shërbime jo të mjaftueshme, të mangëta, dhe të gabuara në zonat rural edhe ato jashtë Tiranës,
    - mungesa e funksionimit të zbatimit të ligjit, sidomos për të `paprekshmit`.
    Ndërsa për të rinjtë shkaqet janë:
    - dëshira për të vazhduar shkollën e lartë apo specializimet në vënd të huaj për shkak të universiteteve e shkollave më cilësore
    -për të fituar më shumë, pra për të marrë rroga të larta
    -kurioziteti për jetën e natës, dhe jetën në vëndet perëndimore.
    Sidoqoftë shumë të vërteta në vëndet perëndimore të rinjtë nuk i dinë. Harrojnë se aty do të punojnë si `skllevër`, sepse janë të huaj, nuk do të kenë shumë pushime, do të kenë mall për vëndlindjen e tyre dhe për prindërit dhe të afërmit.
    E vërteta e hidhur është se përqindja më e madhe e të burgosurve në vëndet perëndimore në raport me popullatën e emigruar në këto vënde si itali, Greqi, Angli , France, Belgjikë, Holandë e Gjermani, është nga shqiptarët. Dhe kjo tregon se shumë pak shqiptarë sidomos ata të zonave rurale të larguara nga Shqipëria bien pre e krimit të organizuar në këto vënde perëndimore, pikërisht sepse gënjehen që mund të pasurohen me shpejt se të tjerët që punojnë.
    Një anë tjetër është se shumë pak shqiptarë arrijnë `majat` në këto vënde nëpërmjet punës dhe shkollës.
    Efekt negativ për largimin e të rinjve nga Shqipëria është dhe futja në Shqipëri e shoqatave që vijnë në emër të bashkëpunimit me universitetet apo institucionet publike, dhe kërkojnë gjithashtu në emër të trainimeve, pagës së lartë që të shkojnë në vënd të huaj.
    Një nga difektet e shumta të shtetit është dhe mungesa e plotë e kontrollit nga ana e e tij duke lejuar heshturazi largimin e rinisë.
    Një nga ndërhyrjet që mund të bënte shteti do të ishte edhe taksimi i këtyre shoqatave për çdo student apo të diplomuar, ose specialist që do të largohet. Sepse Të diplomuarit, studentët, specialistët sidomos ata që janë diplomuar në universitete publike kanë detyrime ndaj vëndit të tyre sepse janë harxhuar, para, fonde, laboratore, pedagogë, trainime dhe praktika, për të diplomuar studentët.
    Kështu që shoqatat dhe vëndet e huaja që marrin të rinjtë tanë duhet të paguajnë nëpërmjet realizmit të kontratave të punës edhe duke përfshirë shtetin shqiptar.
    Shteti shqiptar duhet urgjentisht të ndalojë largimin e të rinjve jo duke ushtraur dhunë por duke përmirësuar:
    -infrastrukturën dhe urbanizmin e shpejtë të vëndit
    - duke i bërë funksionale bashkitë dhe prefekturat e vëndit të cilat kanë shumë vënde të lira pune, e për këtë qëllim duhet të hapi një `zë` të ri në buxhetet e Bashkive, fonde të veçanta të cilat do tju duhet bashkive për të punësuar specialistë të ndryshëm dhe duke i paguar mirë, por edhe duke i u siguruar shtëpi, kopësht e çerdhë për familjet nëpërmjet kontratave 3 -5 vjeçare.
    - duke rritur pagat e punonjësve dhe specialistëve në mënyrë domethënëse (100%); si dhe duke përmbysur raportin e pagave në favor të punonjësve dhe specialistëve në prodhim dhe jo në favor të administratës, në mënyrë që puna të jetë më inspiruese ajo në prodhim dhe jo dyndja në administratë e individëve.
    - duke ju mundësuar të diplomuarve të rinj të punojnë jo vetëm në Tiranë e Durrës por në çdo bashki sidomos ata të rinj që vijnë nga rrethet duhet të punojnë me kontratë të paktën 5 vjet në vëndlindjen e tyre me rroga të veçanta që do të dalin nga buxheti përpunuar i Bashkive (`zë` i ri si më sipër).
    - Nxjerrja e një VKM që detyron ministrat, kryetarët e Bashkive, Kryeministrin, Presidentin që të mbajnë këshilltarë me eksperiencë pune mbi 20 vjet, dhe që të jenë të profilit përkatës.
    -Nxjerrja e një VKM ku anëtarët e Bordeve të mos janë anëtarë më shumë se në një Bord.
    Sigurisht ka shumë probleme, por e rëndësishme është që rinia të mos largohet ose të pakën të minimizohet emigracioni.
    Shqipëria ka nevojë jo për grindje politike por për atdhedashuri dhe punë.
    Rini mos u largoni, parajsa është këtu në Shqipëri.
    Perëndimi i ngjan me tepër një Klubi nate, por kur të vijë mëngjezi do të shikoni realitetin e zymtë.

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Studentë, të Diplomuar, dhe te Rinj mos u largoni nga Shqipëria - Vëndi ka nevojë për Ju!

    Jetojme ne demokraci dhe gjithkush e zgjidh problemin sipas menyres dhe nevojave te tij. Keto lloj "thirrjesh" jane te thirrje te tipit komunisto-diktatorial, ku kulmi arrin duke e percaktuar perendimin si nje klub nate. Shqiperia eshte per faqe te zeze e ti i thua qe do jesh keq ne perendim. Po sado keq te jesh ata qe ikin do jene me mire se ketu, ku mund t`i dish ti hallet e njerezve.
    gallate e madhe kur thote "vendi ka nevoje per ju",duket mentaliteti komunist, por sot kjo shprehje eshte idiotizem, secili mundohet per veteveten ky na nxjerr hallin e madh qe na paska vendi..., atdheu i secilit eshte atje ku rron me mire,....
    shkurt kjo thirrje eshte nje idiotizem
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 04-01-2022 më 05:40
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 16:35
  2. Shqiperia ka nevoje per debate publike rreth besimit.
    Nga Hipnotizuesssi në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 13-09-2013, 14:16
  3. A ka nevoje Shqiperia per lidership te ri?
    Nga DYDRINAS në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 19-09-2011, 15:25
  4. A ka nevojë Shqipëria për monumente?
    Nga adidu në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-06-2007, 19:46
  5. Cfare ka nevoje Shqiperia?
    Nga Veshtrusja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 30-10-2004, 12:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •