Shkëlqesi,

Emri:  1641172981497.jpg

Shikime: 59

Madhësia:  58.3 KB

Grupi i studentëve shqiptarë në Universitetin Mbretëror të Italisë është i motivuar me rastin e ardhjes Suaj në Qytetin e Përjetshëm, për t’ju ofruar modestisht Shkëlqesisë Suaj, nderimet më të sinqerta.
Ky grup në të njëjtën kohë do të marrë shkas nga kjo vizitë, për t’i bërë thirrje ndërgjegjes Suaj për vendin e tyre të pafat me kërkesën që Ju, “Mbrojtësi më i Sinqertë i të Dobtëve”, të mund të mbroni çështjen e tyre të drejtë dhe të shenjtë.
Populli shqiptar, nga i cili ky grupim, pa qenë përfaqësues legal, është një interpret besnik i dëshirës së tij, mbështet te Ju, “Personifikim i Drejtësisë”, shpresat e tij më të flakta dhe besimin e tij më të palëkundur. “Dëshira” e popullit shqiptar nuk është më shumë se një zgjidhje e drejtë dhe e kënaqshme e çështjes së tij, në përputhje me parimet fisnike dhe të larta, të shpallura solemnisht nga Ju, “Apostull i Lirisë”.
Populli shqiptar sapo ka shpëtuar nga një pushtim i gjatë e barbar, i cili ia kushtëzoi atij të drejtën për të gëzuar një zhvillim të mjaftueshëm intelektual e social e tashmë është i rrethuar prej fqinjëve lakmitarë, të cilët përbëjnë pengesën e vetme për organizimin e tij shtetëror e në hapat e tij të parë të organizmit të jetës së vet politike ka tashmë nevojë për një drejtim të pastër, si dhe për një mbështetje morale e materiale nga ana e fuqive të painteresuara.
Shqiptarët, të cilët ushqejnë një simpati të veçantë dhe mirënjohje kundrejt Konfederatës së Madhe Amerikane për mikpritjen dashamirëse që gëzojnë bashkatdhetarët e tyre në vendin e Uashingtonit dhe Linkolnit, do të ndiheshin me fat në rast se Shtetet e Bashkuara, për arsyet e përmendura këtu, do të konsideronin të merrnin në duar mbrojtjen e Shqipërisë.

Me nderimin më të thellë,
Presidenti Kostandin Kotte