Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Kosovës: Po nuk je i vaksinuar, nuk hyn dot në Kosovë!

    Emri:  zgjedhje-vaksina-780x439-1.jpg

Shikime: 94

Madhësia:  35.0 KB

    Të gjithë ata të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nga sot e ne vijim duhet të kenë dëshminë e vaksinimit të plotë me dy doza kundër COVID-19.

    Një vendim të tillë e mori Qeveria e Kosovës më 1 dhjetor 2021, kur edhe kishte miratuar masat anti-COVID.

    “Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19”, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

    Në vendim gjithashtu thuhet se shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë 2.1 deri 2.3 dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

    “Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.3 , lirohen:

    5.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

    5.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

    5.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

    5.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

    5.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

    5.6 Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare;

    5.7 Personat me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione shkencërisht të vërtetuara për mosvaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë“, thuhet mes tjerash në vendim.

    Sipas masave anti-COVID që janë në fuqi, lëvizja e qytetarëve lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit, deri në orën 00:00 të mesnatës.

    Lokalet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ndërkaq muzika duhet të ndalet në orën 21:30.

    Balkanweb
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kosovës: Po nuk je i vaksinuar, nuk hyn dot në Kosovë!

    Ka Qeveri te forte jo llafe Kosova! Qytetareve te vete nuk u garantojne dot as furnizimin e rregullt me energji elektrike edhe ne dite festash, pale ne dite pune. Por ama kur vjen fjala tek rregullat e mandatet e rrepta per covid, nuk na e kalon as Serbia e as Turqia. Ne i leme te gjithe qytetaret e pavaksinuar jashte Kosoves!

    Ah sikur te zgjidhnim edhe me nje te rene te lapsit edhe kete krizen energjitike, sic zgjidhem problemin me covid-19!
    Nuk e kalon dot virusi kufirin e Kosoves!

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kosovës: Po nuk je i vaksinuar, nuk hyn dot në Kosovë!

    “Vendimi ekstrem”, Kosova bllokon shtetet e rajonit me vaksinën e tretë. Dëmtohen bizneset, bien lëvizjet në kufij

    Ka kaluar një javë që në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid. Me masat e reja parashikohet që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të ketë: Certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër Covid-19, ose certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër Covid-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për Covid-19.

    Emri:  qeveria-kurti.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  39.1 KB

    Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten, 21 janar, masa të reja për luftim të pandemisë së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit në këtë shtet.

    Në vendim është thënë se situata epidemiologjike është e qetë, mirëpo rreziku mbetet pasi varianti Omicron është dominues.

    Sipas vendimit të Qeverisë, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese.

    Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.

    Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është duke u kundërshtuar ashpër nga të gjithw.

    Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini, ka treguar se sa janë dëmtuar bizneset e vendit nga masat e reja të vendosura nga qeveria për menaxhimin e situatës më COVID-19.

    Ai ka thënë se masat e vendosura në pikat kufitare të vendit, paraqesin ndikim negativ për të gjithë bizneset që dëshirojnë të operojnë edhe jashtë.

    “Këto rregulla i vlerësojmë se janë të ngarkuara me një kërkesë të panevojshme dhe kaq të madhe. Kjo pasi një person që i ka dy vaksina kundër COVID-19 pse do të duhej t’i kërkohej testi, si dhe kundërta pse duhet t’i kërkohen dy vaksina një personi që e ka testin për COVID-19.Këtë drejtim nuk është problemi vetëm tek bizneset, sepse, maunet dhe shoferët mund të lëvizin. Por, qytetarët dhe biznesmenët që mund të lëvizin për të kontraktuar mall duhet të iu nënshtrohen këtyre rregullave”.

    Shahini ka deklaruar se probleme kanë pranuar edhe nga bizneset që vijnë drejtë Kosovës nga vendet fqinje.

    “Kemi kërkesa të vazhdueshme të njerëzve e shohim edhe në kufi se është numri i vogël i qytetarëve dhe bizneseve që lëvizin në të dyja anët. Kemi pranuar reagime nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe nga Lugina e Preshevës. Mendoj se duhet të kemi një mirëkuptim për vendet fqinje sa i përket masave, pasi marrim atë çka ne mundemi të ofrojmë, në të kundërtën po vetizolohemi”.

    Ai ka theksuar se i kanë bërë thirrje Qeverisë Kurti që të lirojnë sa më shpejtë këto masa.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, vlerëson se ekzekutivi duhet të ndryshojë masën për hyrjen në Kosovë me dozë të tretë të vaksinës ndaj COVID-19 dhe e njëjta masë të zëvendësohet me bërjen e testeve rapide falas në kufi.

    “Masat e fundit dhe sidomos kërkesa për dozën e tretë të vaksinës ka qenë e panevojshme në këtë fazë, pasi edhe me dy vaksina qytetarët po arrijnë të infektohen sërish me COVID-19. Kam kërkuar që kjo masë të ndryshohet dhe të ofrohen teste rapide në kufij falas, pasi edhe saktësia e tyre është e lartë dhe e shpejtë”.

    Reshitaj theksoi se kjo masë është e pavend, pasi qytetarët në vend ende nuk janë vaksinuar në shumicë me këtë dozë.

    “Ka ende diskutime në arenën ndërkombëtare se a duhet të vaksinohen të gjithë qytetarët me dozën përforcuese dhe të mos harrojmë që këto doza janë të domosdoshme për kategoritë më të rrezikuara. Kur ne si vend nuk kemi arritur që të vaksinojmë në masë qytetarët me tri doza dhe t’u kërkojmë qytetarëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera, është e pavend”, tha Reshitaj.

    Tutje, deputetja vlerëson se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të duhej të bënte hulumtime rreth varianteve të COVID që janë të pranishme në Kosovë.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ka pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës, Shkupi e Tetova në lidhje me kërkesën për tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

    Hoti e ka quajtur shqetësuese mungesën e koordinimit të qeverisë së Kosovës me qeveritë në Tiranë, Shkup dhe me Luginën e Preshevës.

    “Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë. Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës”, ka shkruar Hoti.

    Ai ka thënë se vendimi duhet të ndryshohet menjëherë.

    Edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, sa i përket çështjes së menaxhimit me pandeminë e koronavirusit.

    Krasniqi ka thënë është e pakuptimtë masa e Orës Policore për qytetarët, meqë ‘virusi nuk është karakter mitik, që zgjohet natën e fle ditën. Ka edhe një telashe tjetër sa i përket masave”.

    ”Ta zëmë, ne jemi i vetmi vend që kemi Orë Policore pa ndërprerë sa e sa muaj. Është e pakuptimtë, dhe kjo Orë Policore nga mesnata tashmë është kthyer nga ora 22.00, që e vështirëson realisht në kuptimin mental, përcepsional të qytetarëve për sa i përket gjendjes që e kemi. E po ashtu virusi nuk është një karakter mitik, që ngritët natën e fle ditën. Por, është në prezencën tonë gjatë gjithë kohës”.

    Kurse, zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Ilir Hasani ka thënë se kufizimi i lëvizjes mes Kosovës dhe Maqedonisë epidemiologjikisht nuk ka asnjë peshë për momentin.

    Ai është shprehur se nuk po arrin të kuptoj veprimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi,

    Tutje Hasani ka thënë se Latifi duhet të rishqyrtoj urgjentisht vendimin e marrë.

    “ Me shumë vështirësi dhe mezi e bëmë hapjen e kufirit, pas kufizimeve të para që ishin vendosur në fillim të pandemisë. Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj. Ministër, kolegu im Latifi, respekt si profesionist që je, por vendimin duhet ta rishqyrtojsh urgjentisht.”, ka shkruar ai ditën e djeshme në rrjetin e tij social Facebook.

    Ndërsa, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës në lidhje me masat Anti-COVID, ka vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Komunës së Preshevës.

    Kjo javë ka shënuar fluksin më të vogël të lëvizjeve në dy anët e kufirit.

    Kjo i faturohet masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për të pasur tri doza vaksinimi për këdo që hyn në territorin e Kosovës.

    Zëvendëskomandanti i pikës kufitare të Vermicës, Ismet Hodaj, konfirmoi gjatë ditës së djeshme reduktimin e ndjeshëm të lëvizjeve.

    Masat e Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së Covid-19 kanë ndikuar më së shumti te lëvizjet dhe ekonomitë familjare të qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe kryejnë vizita shëndetësore në qytetet e Kosovës.

    Monitor

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kosovës: Po nuk je i vaksinuar, nuk hyn dot në Kosovë!

    Kush na ka mallkuar ne shqiptareve me budallenj te ketij kalibri per kryeministra?

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Qeveria e Kosovës: Po nuk je i vaksinuar, nuk hyn dot në Kosovë!

    Albo, po shtohet shume numri i te infektuarve,ne disa vende po dyfishohet e trefishohet,prandaj ndyshe nga sa mendohet mundet te jete nje mase parandaluese efikase..., por si gjithmone koha do ta tregoje.

    Sa per zgjuarsine,eshte si eshte,te jesh i sigurte qe eshte me i zgjuar se kandidati yt per kyeminister i zgjedhjeve te kaluara ketu ne Shqiperi .( Edhe se ju jeni mesuar me kandidate me kulture dhe sjellje europiane,jeni shume modern qe me shokun Sali...)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kosovës: Po nuk je i vaksinuar, nuk hyn dot në Kosovë!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Eh eh, mire thua ti, koha do ta tregoje. Sic na e tregoi koha edhe kete punen e vaksinave, qe do na mbronin nga virusi. Dhe me shume njerez po vdesin sot qe ka me shume njerez te vaksinuar ne bote se sa para nje viti qe nuk kish te vaksinuar fare.

    Nuk i falet nje njeriu qe ka bere burg vete, e sot eshte kryeminister i popullit te tij, ta mbylli gjithe popullin e Kosoves ne burg, duke i mbyllur kufijte per vizitoret, dhe duke i penguar levizjen e lire edhe qytetareve te Kosoves per te dale nga ai vend. Vetem nje njeri qe nuk e ka idene se si funksionon ekonomia e tregut te lire merr vendime te tilla, qe krijojne renie te ndjeshme te aktivitetit ekonomik ne vend, dhe po e la per nje kohe te gjate, krijon edhe krize ekonomike. Gjithe bizneset e vogla ne ate vend qe jetojne fale lekeve qe shpenzojne vizitoret rajonale apo te huaj ne Kosove, do te falimentojne. Te ardhurat ne buxhetin e shtetit te Kosoves nga taksimi karshi bizneseve private, do te bier ndjeshem.

    E kemi nje budalla te certifikuar klinikisht ne Tirane. Nuk na duhet nje budalla me shume ne Prishtine.

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Qeveria e Kosovës: Po nuk je i vaksinuar, nuk hyn dot në Kosovë!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Akoma me vaksinat je ! Ma ha mendia qe e kuptove qe vaksinat nuk kishin as "çipe" e as ndryshonin "adn",tani duhet edhe pak kohe qe ta kuptosh qe pa vaksinen bota do ishte shume e me shume here me keq.
    Ne Kosove jane masa parandaluese,per tu moskeqsuar gjendja.

    Kryeministri i Kosoves ka nje vit qe nuk i ka dale asnje afere korruptive,dhe ne nje vit ka bere progres ne luften kunder krimit e korrupsionit,gjera qe per shqiptaret mundet ta bejne vertet si budallain e kosoves,se natyrisht jemi mesuar me piktora e doktora pa permendur like floririn dhe lul europianin !

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Qeveria e Kosovës: Po nuk je i vaksinuar, nuk hyn dot në Kosovë!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Emri:  zgjedhje-vaksina-780x439-1.jpg

Shikime: 94

Madhësia:  35.0 KB

    Të gjithë ata të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nga sot e ne vijim duhet të kenë dëshminë e vaksinimit të plotë me dy doza kundër COVID-19.

    Një vendim të tillë e mori Qeveria e Kosovës më 1 dhjetor 2021, kur edhe kishte miratuar masat anti-COVID.

    “Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19”, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

    Në vendim gjithashtu thuhet se shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë 2.1 deri 2.3 dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

    “Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.3 , lirohen:

    5.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

    5.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

    5.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

    5.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

    5.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

    5.6 Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare;

    5.7 Personat me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione shkencërisht të vërtetuara për mosvaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë“, thuhet mes tjerash në vendim.

    Sipas masave anti-COVID që janë në fuqi, lëvizja e qytetarëve lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit, deri në orën 00:00 të mesnatës.

    Lokalet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ndërkaq muzika duhet të ndalet në orën 21:30.

    Balkanweb
    Nuk e di se ne cilat studime eshte bazuar qeveria Kurti per te marre kete vendim.

    Faktet tregojne se Europa eshte epiqender e pandemise, ndonese flasim per kontinentin me vaksinimin me te larte. Pra vaksinimi nuk po e ndalon qarkullimin e virusit.
    Persa i perket fataliteteve, vaksinimi masiv nuk ka luajtur ndonje rol domethenes deri tani. Madje ne Izrael jane raportuar te vdekur qe i kane bere edhe tre vaksina!

    Ndaj perballe ketij realiteti, nje mase e tille qe mund te kete ndikime direkte ne ekonomi, ngjan pak e ekzagjeruar.
    Rajoni i Katalonjes dhe Britania e Madhe, nuk e aplikojne me çertifikaten sanitare, pasi e kane vleresuar jo-efikase perballe variantit Omicron. Ketu po flasim per vende te afta per te bere studime serioze, per te nxjerre vaksina kundra COVID e mbi te gjitha me sistem model shendetesor.

    Ndaj Albin Kurti duhet te merret ne rradhe te pare me alarmin qe kane ngritur Zvicra e Gjermania ne OBSH, per vaksinimet fiktive ne Kosove ne shkembim ryshfeti (100€ deri ne 200€ per dy doza Pfizer). Se t’i kerkosh te huajve çertifikate vaksinimi, kur ke nje pjese te popullsise qe shetit me çertifikata fallso, kjo s’ka pike llogjike…

    PS: Per ta sqaruar, une nuk jam Anti-vax, por Free-vax!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kosovës: Po nuk je i vaksinuar, nuk hyn dot në Kosovë!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Akoma me vaksinat je ! Ma ha mendia qe e kuptove qe vaksinat nuk kishin as "çipe" e as ndryshonin "adn",tani duhet edhe pak kohe qe ta kuptosh qe pa vaksinen bota do ishte shume e me shume here me keq.
    Ne Kosove jane masa parandaluese,per tu moskeqsuar gjendja.

    Kryeministri i Kosoves ka nje vit qe nuk i ka dale asnje afere korruptive,dhe ne nje vit ka bere progres ne luften kunder krimit e korrupsionit,gjera qe per shqiptaret mundet ta bejne vertet si budallain e kosoves,se natyrisht jemi mesuar me piktora e doktora pa permendur like floririn dhe lul europianin !
    E shoh qe ke rene ne dashuri me Albin Serafim. Nuk eshte djale i keq, e tregoi veten si opozitar i zoti i pushtetit. Por edhe po na tregon, qe nuk di te qeverisi ate popull. Nuk i zgjedhim kryeministrat qe te luftojne korrupsionin me fjalime plot pathos, apo sa here flutorojne ne Bruksel per pozen e rradhes para mediave. E gjykojme punen e tyre fale politikave te tyre qeversese ne vend, dhe si keto politika po ndikojne ne jeten e qytetareve te Kosoves. Dhe kriza e energjise elektrike, ku Kosova e priti Vitin e Ri ne erresire, tregon se sa ne krye te detyres eshte Albini dhe gjithe administrata e tij.

    Dhe ky vendim eshte skandaloz dhe historik. Historia e atij populli kur te shkruhet, do ta kujtoje kete vendim, burgosjen kolektive te popullit kosovar, duke u mohuar nje nga lirite me themelore, levizjen e lire ne vendin e tyre. Por jam i bindur qe ky vendim ka per te ndihmuar vetem ne nje aspekt: statistikat e emigranteve te Kosoves do te bien ndjeshem, se te gjithe ata qe zhgenjehen nga politikat e mbrapshta te qeverise se tyre, nuk kane me as mundesine per te ikur ne mergim. Jane te denuar kolektivisht qe te vuajne denimin e tyre me kryeministrin e madherishem Albin Kurti!

    Nese e mban kete vendim ne fuqi per nje jave, javen tjeter do te kete protesta popullore ne mes te Prishtines! Kete ta garantoj une.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Komploti i Bill Gates dhe Anthony Fauci për të vaksinuar gjithë botën
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-12-2021, 15:22
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2021, 13:30
  3. Qeveria e Kosoves ne krize
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-03-2020, 17:57
  4. Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 21-01-2010, 08:58
  5. Kosovë: Qeveria kunder misionit të OKB-së
    Nga Edvin83 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 04:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •