Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes riaktivizon konçensionin e rrugës “Thumanë-Kashar”, 457 milion euro korrupsion

    Pse qeveria e riktheu konçensionin e rrugës “Thumanë-Kashar”

    Emri:  EDI-RAMA-e1640815711533.jpg

Shikime: 62

Madhësia:  33.4 KB

    Kur vjedhja me tenderin 20 milion euro të Unazës së Re nxorri zbuluar një nga aferat më të mëdha të përvetësimit të fondeve publike në vitin 2018, kryeministri Edi Rama bëri disa hapa pas për të treguar se nuk kishte asnjë lidhje me lojtarët, që i gatuan një nga gafat më të trasha në historinë e aferave korruptive të këtij vendi. Për të treguar se e kishte seriozisht, përfshiu edhe ambasadën amerikane.

    Fillimisht i kërkoi informacion përfaqësuesve të SHBA në Tiranës, se sa e vërtetë ishte falsifikimi i firmës së sekretarit të shtetit të Delauer. Pastaj tha se do të përgatiste një kërkesë gjyqësore për dëmin moral.

    Bashkëpuntorin e tij të ngushtë prej vitesh, Afrim Qendron e largoi nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe së fundmi anuloi konçensionin Thumanë-Kashar me vlerë mbi 450 milion euro për shkak të lidhjeve mes drejtuesve të kompanisë fituese të konçensionit Thumanë-Kashar me fantazmën DH Albania.

    Por tre vite më pas, situata është rikthyer siç ishte. Asnjë prej personazheve të përfshira në këtë aferë nuk ka bërë asnjë ditë burg, ndërsa marrëdhëniet mes palëve janë rehabilituar. Për shkak të rikthimit të të njëjtave rrethana, lind pyetja nëse “distancimi” i qeverisë ishte thjesht një lojë, për t’i hedhur hi syve atyre që dyshonin se pas aferës ishte vetë kryeministrit Rama.

    Rrethanat që të bëjnë të mendosh se gjithë reagimi i qeverisë ishte një farsë janë disa.

    Së pari, Avdiol Dobi, 26-vjeçari që firmosi për përfitimin e miliona eurove me kompaninë fantazëm, ia hodhi me vetëm 6 muaj burg. Megjithëse ishte në qendër të aferës për një nga vjedhjet që tronditi themelet e shtetit, akuza u katandis tek “falsifikimi i dokumentave” dhe Dobi nuk ka bërë ende asnjë ditë burg.

    Së dyti, Afrim Qendros, në atë kohë, Partia Socialiste i kishte besuar postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pavarësisht se Rama e largoi nga detyra në fillim të vitit 2019, ai u rikthye pak muaj më parë si Prefekt i Tiranës. Rikthimi i Qendros në Tiranë u lexua si konfirmim se afera e Unazës së Re tashmë është mbyllur.

    Së treti, është rikthimi sot i konçensionit Thumanë-Kashar, me vlerë 457 milion euro. Në Janar të 2019, Ministrja e sapoemëruar e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi anulimin e koncesionit që parashikonte ndërtimin e afro 21 kilometrave autostradë, pa dhënë asnjë arsye pse po e bënte.

    “Kam vendosur të bëj ndërprerjen e partneritetit publik-privat të aksit Kashar -Thumanë,” deklaroi atëherë Balluku. Por vendimi për anulimin e koncensionit erdhi pas skandalit me DH Albania.



    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes riaktivizon konçensionin e rrugës “Thumanë-Kashar”, 457 milion euro korrups

    Zëri Amerikës tregon skandalin / Si u manipulua me tenderin e Unazës se re

    Emri:  krahasimi-dunwell-1-e1544124969205.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  32.6 KB

    Në Shqipëri, dokumentat e publikuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Të Paekspozuarit” në televizionin “News 24” hedhin hije të forta dyshimi mbi tenderin e zhvilluar për ndërtimin e Unazës së Re të kryeqytetit. Fituesi për realizimin e një prej 3 pjesëve të rrugës, është bashkimi mes kompanisë shqiptare Biba X dhe kompanisë DH Albania, kjo e fundit e regjistruar në muajin korrik të këtij viti, pak përpara se të hapej tenderi, me përfaqësues të saj një 26-vjeçar shqiptar, Avdiol Dobi. Sipas dokumenteve të bërë publikë, të cilët i referohen Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania DH Albania është degë e kompanisë Dunwell Haberman, themeluar në shtetin Delawere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1998. Për këtë ajo ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, që vërteton aktivitetin e saj në këtë shtet dhe po ashtu dhe datën e themelimit 20 vjet më parë.

    Emisioni “Të Paekspozuarit” i është drejtuar Departamentit të Shtetit të Delaware për të verifikuar të dhënat mbi kompaninë Dunwell Haberman. Përgjigja zyrtare e dhënë nga Drejtori i Marrëdhënieve me Komunitetin, Doug Denison ka zbuluar se dokumenti i paraqitur pranë institucioneve shqiptare është i falsifikuar. “Dokumentet që ju na keni dërguar nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaëare. Vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentat, të cilat na keni dërguar. Gjithashtu, dokumentat që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunwell Haberman LLC, është krijuar në 25 qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre. Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentat që ju keni dërguar”, shkruhet në përgjigjen që Departamenti i Shtetit të Delaware, i ka dhënë emisionit “Të Paekspozuarit”.

    Drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi tregoi se i ka dërguar Departamentit të Shtetit të Delaware dhe aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB-në shqiptare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 qershor 1998. “Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaware qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikuar”, u shpreh zoti Rakipi, duke publikuar dhe çertifikatën origjinale të themelimit të Dunwell Haberman, “ku duket qartë se data e themelimit është pikërisht 25 qershor 2018”. Për më tepër, kompania rezulton të ketë dorëzuar pranë QKB-ës dhe bilance e pasqyra financiare false të viteve 2015, 2016 dhe 2017, ndërkohë që është themeluar në qershor të vitit 2018.

    Në garën për Lotin I të projektit të Unazës së Re, dega shqiptare e kompanisë amerikane, DH Albania, së bashku me kompaninë shqiptare Biba X u shpallën fitues ndërsa konkurrenti i tyre, kompania Vëllezërit Hysa, vetëm sa ishte regjistruar në garë dhe nuk kishte paraqitur asnjë dokument. DH Albania dhe Biba X (kjo e fundit rezulton të ketë vetëm 7 përqind në këtë konsorcium) fituan me një ofertë që përfaqëson gati 45 përqind të të gjithë investimit, ose pak më shumë se 18 milion euro (pa TVSH).

    Partia Demokratike, e cila ka hedhur akuza se e gjithë gara është korruptive, një muaj më parë publikoi dokumente se kompania Biba X ka qenë nën sekuestro për çështje borxhesh në momentin që ka marrë pjesë në garë, ndërsa për partnerin amerikan se është kompani offshore, me pronarë të panjohur.

    Në kundërpërgjigjen e tij Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) theksonte se “bazuar në veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategoritë maksimale (kategoria G) për 30 nga 32 kategori punimesh të ndërtimit, Dunwell Haberman ofron një gamë gjithëpërfshirëse të shërbimeve inxhinierike dhe teknike në botë dhe ka një staf prej mbi 3500 punonjës”. Ndërsa për kompaninë Biba X shpjegonte se “plotëson kriteret e dhëna konform dokumentave te tenderit dhe është në perputhje të plote me rregullat e prokurimit publik. Ky operator në asnjë rast dhe në asnjë moment referuar ekstraktit të QKB-së nuk ka qenë në proces falimentimi dhe statusi rezulton aktiv”, u shpreh ARRSH-ja.

    Projekti për realizimin e Unazës së Re është shoqëruar me kundërshtimin e fortë të banorëve banesat apo bizneset e të cilëve do të duhet të prishen. Një pjesë e mirë e tyre rezulton të jenë ndërtime pa leje për të cilat, autoritetet kanë premtuar banesa sociale apo një bonus qeraje për tri vite. Ndërsa për ndërtimet që kanë një lejë të rregullt do të bëhet kompensimi sipas ligjeve në fuqi. Por shumë nga banorët nuk e pranojnë këtë zgjidhje. Për gati 5 javë, ata protestojnë duke bllokuar çdo pasdite kalimin në aksin ekzistues, ndërkohë që prishja e ndërtimeve të para ka nisur prej disa ditësh.

    VOA

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes riaktivizon konçensionin e rrugës “Thumanë-Kashar”, 457 milion euro korrups

    Riciklimi i Afrim Qendros/ Syrgjynosja pas skandalit të Unazës dhe rikthimi si prefekt i Tiranës

    Emri:  Desktop178-1024x577.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  40.7 KB

    Në listën “gjëra të ndaluara” për të besuarit e Rilindjes, pa dyshim që “prishja e imazhit” është e renditur në majë fare. Prandaj dhe pikiata e Afrim Qendros sapo kishte nisur, kur emisioni “Të Paekspozuarit” u zbulua se një çunak i quajtur Avdiol Dobi kishte fituar miliona euro për të ndërtuar një nga lotet e Unazës së Re me një kompani fantazëm. Qendros, në atë kohë, i ishte besuar posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

    Çunaku Dobi, lidhjet e të cilit u vërtetuan më vonë, rezultoi fitues i tenderit 18 milion euro nga ARRSH duke falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaware të SHBA, me kompaninë e tij të regjistruar në offshore dhe me bilance të falsifikuara.

    Emri:  AVDIOL-DOBI-SHPALLET-NE-KERKIM-NDERKOMBETAR.mpg_snapshot_00.07.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  14.7 KB
    Avdiol Dobi, administrator i DH Albania

    Nuk kaloi shumë dhe Afrim Qendro u pa të hynte në Prokurorinë e Tiranës. Në janar të vitit 2019, ai u mor në pyetje për dy orë në prokurori, ku mohoi akuzat për implikim në një nga aferat më skandaloze të korrupsionit nën qeverisjen e Ramës. Qendro mbrojti veten dhe u deklaruar i pafajshëm. Në dalje tha se ishte i bindur se ARRSH kishte zbatuar ligjin, megjithëse DH Albania rezultoi një kompani e krijuar me dokumente false.

    Emri:  Capturefndhgmk.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  31.5 KB
    Afrim Qendro, ne dalje te Prokurorise se Tiranes

    Pavarësisht kontributeve kur PS kishte qenë në opozitë, pavarësisht bashkëpunimit të hershëm me Ramën kur ky drejtonte Bashkinë e Tiranës, pavarësisht se firmën për tenderin e Unazës së Re me gjasë e kishte hedhur me urdhër, ai u konsiderua pa një pa dy, “delja e zezë” në radhët e socialistëve.

    Përmasat e skandalit qenë të tilla që duhej një reagim i fortë.

    Disa javë më pas, Qendro u shkarkua nga detyra. Në media u shpërndanë pamjet, kur ai debaton me rojen e ARRSH, që e pengonte të hynte në zyrë, bashkë me punonjës të tjerë të larguar nga detyra. Mesazhi në publik qe i qartë: për sa kohë dyshohej implikimi në një aferë korrupsioni, Qendro nuk shihej me sy të mirë.

    Për më shumë se një vit, “delja e zezë” e Unazës së Re u zhduk nga qarkullimi. Deri kur Rama e emëroi si nënkryetar të Bashkisë së Vlorës në qershor të vitit 2020. Këtu u krijua një dualitet me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin dhe shumë shpejt ai u projektua si drejtuesi i ardhshëm i Bashkisë së Vlorës.

    Emri:  Elisabeta-Imeraj-768x593-e1637286567639.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  31.9 KB
    Elisabeta Imeraj, prokurore e Tiranes

    Përfshirja në spiralen e konfliktit Rama-Leli, dalëngadalë e ndryshoi imazhin e Afrim Qendros. Në ndërkohë akuzat e prokurorisë së Tiranës për të dhe zyrtarët e tjerë të ARRSH-së ishin rrëzuar në heshtje. Në fund të vitit 2020, i akuzuari i vetëm për skandalin e Unazës së Re rezultoi se ishte Avdiol Dobi, vetëm me akuzën e “falsifikimit të dokumentave”.

    Nëse nuk do të kishte qenë refuzimi i Dritan Lelit për të dhënë dorëheqjen në duart e Afrim Qendros do të kishte kaluar për menaxhim një nga bashkitë më të mëdha në vend. Por duke qenë se Leli u kthye në pengesë, emri i tij u zhvendos në një institucion tjetër.

    Emri:  Screenshot_5-31-e1637286721614.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  27.0 KB
    Nga e majta ne te djathte, Damian Gjiknuri, Edi Rama, Afrim Qendro gjate nje inspektimi ne Vlore

    Në vendimin e fundit të qeverisë, Qendro është rikthyer si Prefekt i Tiranës, një post që e rikthen atë në drejtim të institucioneve të qeverisjes qëndrore, por edhe që konfirmon rehabilitimin e tij të plotë nga kryeministri Rama.

    Ky i fundit shpesh dëgjohet t’i kërkojë opinionit publik, që të mos e gjykojë për gabimet që bën, por për mënyrën se si reagon ndaj gabimeve. Riciklimi i Afrim Qendros tregon më së miri, se reagimi i Ramës ka vetëm një shpjegim: që ana e errët e skandalit të Unazës së Re nuk u zbulua kurrë dhe është ajo që imponon rikthimin në lojë të personit, që më herët, Lapsi.al e ka quajtur një dëshmitar të rrezikshëm, i cili di gjithcka për tenderin korruptiv të Unazës së re ku një kilometër kushtoi gati 20 milionë Euro.

    Lapsi.al

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes riaktivizon konçensionin e rrugës “Thumanë-Kashar”, 457 milion euro korrups

    Qeveria rikthen në prag të festave koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar

    Emri:  Rama-Balluku.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  38.9 KB

    Pas anulimit të koncesionit në janar 2019, Këshilli i Ministrave autorizoi të mërkurën vazhdimin e negociatave, duke vendosur që të zbatojë vendimit e Gjykatës Administrative të Apelit, pa e sfiduar atë në Gjykatë të Lartë.

    Në mbledhjen e fundit për këtë vit, qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi që të rikthejë projektin koncesionar të rrugës Thumanë-Kashar përmes autorizimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të vijuar procedurat e negociimit me kompanitë “Gener 2” dhe “G2 Infra’.

    Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë, qeveria ka vendosur që të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit të datës 29 korrik 2021, pa e sfiduar atë në Gjykatë të Lartë.

    Vendimi shoqërohet nga një “marrëveshje e zgjidhjes”, por kjo e fundit nuk u publikua.

    “Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijon procedurat për dërgimin e studimit të ri të fizibilitetit për mendim dhe shqyrtim pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë,” thuhet në vendim.

    Projekti i partneritetit publik privat për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Thumanë-Fushë Krujë –Vorë –Kashar ishte pjesë e programit infrastrukturor “1 miliardë euro” të shpallur gjatë mandatit të dytë që qeverisë “Rama”.

    Projekti ka një kosto të parashikuar ndërtimi prej 245 milionë eurosh dhe u fitua nga kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj. Pas shpalljes fituese, Gener 2 themeloi kompaninë bijë G2 Infra për zbatimin e koncesionit.

    Pas përfundimit të tenderit, qeveria dhe Gener 2 hynë në një fazë negociatash, të cilat duhej të çonin në kontratën finale. Por një skandal shpërtheu dhe negociatat nuk u përmbyllën.

    Në dhjetor 2018, qeveria u vu në siklet kur u zbulua se një kompani fantazmë me emrin DH Albania rezultoi fituese e dy tenderëve me vlerë 30 milionë euro në Shqipëri, pasi kishte përdorur më parë dokumente të falsifikuara.

    Dokumente të zbuluara më parë nga BIRN sugjerojnë se ka disa lidhje mes personave që kryen procedura për llogari të kompanisë DH Albania dhe kompanisë Gener 2, e cila ishte fituesja e tenderit të koncesionit Thumanë – Kashar.

    Në janar 2019, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi ndërprerjen e koncesionit të rrugës Thumanë-Kashar, ndërsa shtoi se fondi i koncesionit do të shkonte në dobi të të ashtuquajturit ‘pakti për universitetin”.

    Por kompanitë “Gener 2” dhe G2 Infra e paditën urdhrin e Ballukut në gjykatë dhe e fituan çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit.

    Në prag të pushimeve verore më 29 korrik, trupa gjyqësore e drejtuar nga Rilinda Selimi dhe me anëtare Altina Nasufin dhe Blerona Hasën vendosi që të pranojnë padinë e ngritur nga kompanitë Gener 2 dhe G2 Infra kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

    Sipas dispozitivit të publikuar në faqen zyrtare të gjykatës, Apeli Administrativ ka vendosur që të shfuqizojë urdhrin e datës 25 janar 2019 të Ministrisë së Infrastrukturës “Për ndërprerjen e dhënies së koncesionit”.

    Trupa gjykuese vendosi gjithashtu t’a detyronte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës që t’i përcillte për miratim Këshillit të Ministrave draft-kontratën koncesionare për projektin Thumanë- Fushë Krujë –Vorë –Kashar.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-04-2016, 12:59
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-12-2015, 11:21
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-10-2015, 02:13
  4. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-09-2015, 12:20
  5. Qeveria gjermane investon 14 milion euro për turizmin e Pogradecit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 08:14

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •