Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Çfarë është kultura?

    Emri:  0CA17B77-01DA-412E-B383-5786AD9D1E86-768x436.jpg

Shikime: 129

Madhësia:  47.8 KB

    Nga Kim Ann Zimmermann & Stephanie Pappas

    Me termin kulturë kuptojmë zakonisht tiparet dhe dijet e një grupi të caktuar njerëzish, duke përfshirë gjuhën, fenë, kuzhinën, zakonet shoqërore, muzikën dhe artet. Qendra për Hulumtime të Avancuara mbi Përvetësimin e Gjuhëve, shkon një hap më tej, duke e përkufizuar kulturën si modelet e përbashkëta të sjelljeve dhe bashkëveprimit, si konstrukte njohëse dhe të të kuptuarit, që janë të mësuar nga socializimi.

    Kësisoj, kultura mund të shihet si rritja e një identiteti grupor, e nxitur nga modele shoqërore unike për grupin.“Kultura përfshin fenë, ushqimin, atë çfarë veshim, si e veshim, gjuhën qëflasim, martesën, muzikën, atë që ne besojmë se është e drejtë apo e gabuar, si ulemi në tryezë, si i përshëndesim vizitorët, si sillemi me njerëzit e dashur, dhe një milion gjëra të tjera”- thotë Kristina De Rosi, antropologe në Kolegjin Barnet dhe Sauthgejt në Londër.

    Fjala “kulturë” rrjedh nga një term francez, që nga ana e tij buron nga termi latin “colere”, që do të thotë të kujdesesh për tokën, të kultivosh. Termi “kulturë perëndimore” i referohet kulturës së vendeve evropiane, si dhe atyre që janë ndikuar shumë nga emigracioni evropian, si Shtetet e Bashkuara.

    Kultura perëndimore i ka rrënjët në periudhën klasike të epokës greko-romake (shek.IV dhe V Para Krishtit) dhe ngritja e Krishterimit në shekullin XIV-të. Elementë të tjerë të kulturës perëndimore përfshijnë grupet etnike dhe gjuhësore latine, kelte, gjermanike dhe helene.

    Çdo numër ngjarjesh historike, ka ndihmuar në formësimin e kulturës perëndimore gjatë 2500 viteve të fundit. Rënia e Perandorisë Romake, e lidhur shpesh me vitin 476, i hapi rrugën krijimit të një serie shtetesh në Evropë, shpeshherë ndërluftuese midis tyre thotë historiani i Universitetit të Stenfordit, Uollter Shidëll.

    Vdekja e Zezë (pandemia e murtajës) viteve 1300 e reduktoi me 1/3 popullsinë e Evropës, duke e rindërtuar me shpejtësi shoqërinë evropiane. Historiani i Universitetit Shtetëror të Ohajos, Xhon Bruk, thotë se si pasojë e asaj pandemie, Krishterimi si fe u bë më i fortë në Evropë, duke pasur një fokus më të madhe tek temat apokaliptike.

    Të mbijetuarit në shtresën e punëtorëve fituan më shumë pushtet, pasi elitat u detyruan t’ipaguanin më shumë, për shkak të krahu të punës të reduktuar ndjeshëm. Dhe ndërprerja e rrugëve tregtare midis Lindjes dhe Perëndimit, shkaktoi eksplorime të reja, dhe në fund, inkursionin e evropianëve në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut.

    Kultura lindore, i referohet në përgjithësi normave sociale të vendeve në Azinë e Largët Lindore (duke përfshirë Kinën, Japoninë, Vietnamin, Korenë e Veriut dhe atë të Jugut), dhe nën–kontinentin Indian. Ashtu si ajo perëndimore, edhe kultura lindore u ndikua shumë nga feja gjatë zhvillimit të saj të hershëm, por gjithashtu edhe nga kultivimi i orizit.

    Në kulturën lindore ka në përgjithësi më pak dallim midis shoqërisë laike dhe filozofisë fetare, sesa në Perëndim. Megjithatë, ajo përfshin një gamë të madhe traditash dhe historish. Për shembull, Budizmi i ka fillesat në Indi, por ai u tejkalua kryesisht nga Hinduizmi pas shekullit XII-të.

    Kësisoj, Hinduizmi u bë një shtytës kryesor i kulturës në Indi, ndërsa Budizmi vazhdoi të ushtronte ndikim në Kinë dhe Japoni. Idetë kulturore para–ekzistuese në këto zona, ndikuan edhe në besimet fetare Për shembull, budizmi kinez është huazuar nga filozofia e taoizmit, e cila e vë theksin tek dhembshuria dhe përulësia.

    Ndërveprimet shekullore – paqësore dhe agresive – në këtë rajon, çuan në ndikimin e këtyre kulturave tek njëra-tjetrën. Për shembull Japonia, e kontrolloi ose pushtoi Korenë në njëfarë forme midis viteve 1876–1945. Gjatë kësaj kohe, shumë koreanëve iu bë presion ose u detyruan të hiqnin dorë nga emrat e tyre, për të marrë mbiemra japonezë.

    Shumë nga kombet spanjisht-folëse, konsiderohen si pjesë e kulturës latine, ndërsa rajoni gjeografik është shumë i madh. Amerika Latine përkufizohet në mënyrë tipike si një territor i madh që shtrihet në pjesë të Amerikës Qendrore, Amerikës së Jugut dhe Meksikës, ku gjuhët mbizotëruese janë spanjishtja ose portugalishtja.

    Në fillim termi “Amerika Latine” u përdor nga gjeografët francezë, për të bërë dallimin midis gjuhëve anglo–sanksone dhe atyre romane (me bazë latine). Kulturat latine janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe shumë prej tyre përziejnë traditat indigjene me gjuhën spanjolle, dhe katolicizmin e sjellë nga kolonizatorët spanjollë dhe ata portugezë.

    Shumë prej këtyre kulturave u ndikuan gjithashtu nga kulturat afrikane, për shkak të afrikanëve të skllavëruar, që u sollën në Amerikë duke filluar nga vitet 1600. Këto ndikime janë veçanërisht të forta në Brazil dhe në vendet e ishujve Karaibe. Kultura latine vazhdon të zhvillohet dhe të përhapet.

    Një shembull është Día de los Muertos, ose Dita e të Vdekurve, një festë kushtuar kujtimit të të vdekurve që kremtohet më 1 dhe 2 nëntor. Dita e të Vdekurve, daton që para kohës kurKristofor Kolombi zbarkoi në Amerikën e Veriut.

    Por data aktuale u vendos nga kolonizatorët spanjollë, të cilët e shkrinë atë me Ditën e të Gjithë Shenjtorëve Katolike. Ndërkaq termi “kulturë e Lindjes së Mesme”, përfshin një larmi të madhe praktikash kulturore, besimesh fetare dhe zakonesh të përditshme.

    Rajoni është vendlindja e Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit, dhe është shtëpia e dhjetëra gjuhëve, nga arabishtja në hebraisht, turqisht në pashtun. Ndërsa në Lindjen e Mesme ka njëdiversitet të madh fetar, feja mbizotëruese sipas shifrave është Islami.

    Ai ka luajtur një rol të madh në zhvillimin kulturor të rajonit. Islami i ka fillesat në atë që sot është Arabia Saudite në fillim të shekullit VII. Por zgjerimi i madh i tij nisi pas vdekjes së themeluesit të fesë, Muhamedit, në vitin 632.

    Disa pasues besonin se udhëheqësi i ardhshëm, duhet të ishte një nga miqtë dhe të besuarit e Muhamedit. Të tjerë besonin se lidershipi, duhet të kalonte përmes linjës së gjakut të Muhamedit. Kjo çoi në një përçarje midis myslimanëve shiitë, ata që besonin në rëndësinë e linjës së gjakut, dhe myslimanëve sunitë, që besonin se lidershipi nuk duhet të kalonte përmes familjes.

    Sot, rreth 85 për qind e myslimanëve në botë janë sunitë. Ritualet dhe traditat e tyre ndryshojnë disi, dhe ndarjet midis dy grupeve nxisin shpesh konflikte. Kultura e Lindjes së Mesme, është e ndikuar jo pak edhe nga Perandoria Osmane, e cila sundoi në rajon midis shekujve XIV-XX.

    Afrika ka historinë më të gjatë të vendbanimeve njerëzore. Në fakt njeriu modern e ka origjinën nga atje, prej nga ku filloi të migrojnë në zona të tjera të botës rreth 60.000 vjet më parë. Por disa studiues besojnë se migrimi i parë mund të ketë ndodhur shumë më herët, 120.000 vjet më parë.

    Ata mbërrijnë në këto përfundime duke studiuar gjenomet njerëzore nga kultura të ndryshme,për të gjurmuar ADN- në e tyre tek paraardhësit e përbashkët. Një nga tiparet kryesore të kulturës afrikane, është numri i madh i grupeve etnike në të 54 vendet e këtij kontinentit.

    Për shembull vetëm Nigeria ka më shumë se 300 fise. Afrika e ka importuar dhe eksportuar ndër shekuj kulturën e saj. Portet tregtare të Afrikës Lindore, përbënin një nyje lidhësethelbësore midis Lindjes dhe Perëndimit që në shekullin VII.

    Afrika Veriperëndimore ka lidhje të forta me Lindjen e Mesme, ndërsa ajo Sub–Sahariane kakarakteristika historike, fizike dhe sociale të ndryshme. Pavarësisht se si duket një kulturë, një gjë është e sigurt:kulturat ndryshojnë, ndaj është e vështirë përcaktimi i tyre sipas njëmënyre të vetme.

    Marrë me shkurtime nga “Livescience” – Bota.al

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    sirena_adria (29-12-2021)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çfarë është kultura?

    Kultura e cdo populli eshte e ngritur mbi dy shtylla: te verteten, dhe te bukuren. E verteta per njeriun eshte mbase me e rendesishme se ajri qe thith, uji qe pi dhe ushqimi qe ha, qe mbeshtesin jeten. Pse? Sepse njeriu eshte e vetmja gje e gjalle mbi toke qe nuk e di qellimin e ekzistences se vete. Eshte si puna e atij femijes jetim, qe jeton ne nje bote ku te gjithe femijet e tjere e njohin nenen e babane e tyre, por jo femija jetim. E verteta per njeriun nuk zbulohet vetvetiu. E verteta universale per njeriun eshte e ngritur mbi ate qe Krijuesi i tij, Zoti, i ka treguar e deshmuar si per veten, fuqine e Zotit, edhe per fuqite qe Zoti i ka dhene krijeses se vete, njeriut. Kjo eshte arsyeja, perse feja, besimi ne Zot, eshte mbartesi dhe percjellesi kryesor i cdo kulture e qyteterimi, pasi i ofron njeriut te verteta universale, te cilat brezat e njerezve i ruajne e trashegojne si te shenjta. Mbi keto te verteta universale, njeriu fiton paqen e brendshme te nevojshme, per te bere nje jete te denje edhe ku veprimet e tij deshmojne ate paqen e brendshme shpirterore. Pa shuarjen e urise shpirterore, cdo njeri nuk eshte njeri, eshte kafshe. Nuk eshte ne gjendje te vleresoje as te drejten nga e gabuara, as te bukuren nga e shemtuara.

    Vetem pasi njeriu ben per vete te verteten universale, ai mund te vere ne pune gjithe fuqite, talentet dhe potencialin qe Krijuesi i ka dhene aq sa lejon natyra e njeriut. Shohim njerez qe prodhojne bukurine e artit, e shprehur ne kenge popullore qe ne nuk i dime origjinen, por kendohen me shume zera ne popull edhe sot e kesaj dite. Shohim bukurine fizike te trupit ne vallet qe vallzojme neper gezime. Shohim bukurine e fjales, qe mundohet te pershkruaje ato te vertetat e medha universale, ne libra, poezi e romane. Shohim bukurine e tradites ne sjelljen e njerezve qe ndajne te njejtat te verteta universale, dhe marrin ushqimin shpirteror qe ofron i njejti burim shpirteror, Shtepia e Zotit. Bashkeshorte qe sjellin ne jete femije ku detyra kryesore eshte pikerisht njohja dhe trashegimi i ketyre te vertetave universale te jane trasheguar brez pas brezi. Ruajtja e trashegimi i bukurise se shpirtit njerezor e shprehur ne kenge, valle, poezi.... dhe lista nuk ka fund. Te gjitha keto jane frytet e nje shpirti prodhimtar te bekuar nga Vete Zoti!

    Perballe ketyre te vertetave universale qe popujt kane ruajtur e trasheguar brez pas brezi, kemi edhe "helmet e njeriut modern". Helmet jane ideologjite e shumta te mendjeve njerezore, origjina e te cilave nuk eshte Krijuesi, por mendja e mbrapshte njerezore. Komunizmi, socializmi, pan-europianizmi, globalizimi.... dhe lista e izmave nuk ka fund. Te gjitha keto jane helme per mendjen e shpirtin e njeriut. Se pari helmojne mendjen, pasi ne qender te tyre eshte ideja qe solli rrenimin e njeriut te pare: ideja se njeriu eshte vete zot, e detyrimisht nuk ka nevoje per Zot e fe ne jeten e tij. Rrenimi i mendjes sjell edhe erresiren shpirterore, pasi dalengdadale ai njeri e gjen veten te shkeputur nga te vertetat universale te familjes se tij, te fese se tij, dhe e gjen veten edhe duke refuzuar e shkelur me kembe edhe mbi gjithe bukurine e kesaj tradite te akumuluar ne shekuj. Ne mendjen e njeriut modern te helmuar nga izmat e ideologjive te kohes, historia fillon me diten qe ai lindi, e mbaron me diten qe ai do te vdesi. Nje miopesi mendore e shpirterore e pa shpjegueshme me fjale! Keta jane ikonoklastet moderne qe mundohen te shkaterrojne e tjetersojne cdo gje te vertete e te bukur qe trasheguan nga brezat para tyre. Keta njerez perfundojne ne apostate jo vetem te besimit te tyre, por apostate edhe brenda familjes se tyre! Nena e babai, motra e vellai, nuk i njohin me keta njerez!

    Bukuria e shpirtit njerezor manifestohet vetem fale lirise. Kjo eshte arsyeja perse forcat e erreta ideologjike qe ne vetvete jane anti-kulture, ne qender te sulmeve te tyre kane pikerisht, lirine e njeriut. Nese njeriut i mohoet liria, ai nuk eshte me njeri. Ai eshte bageti. Vete Krijuesi i njeh krijeses se Tij, njeriut, lirine per te zgjedhur; nje jete me Te, apo nje jete pa Te. Kjo eshte liria absolute. Dhe kemi arritur sot ne ate pike, ku te gjithe jemi duke deshmuar nga afer dhe duke prekur rrenimin e atij qe njihet si "kulture perendimore". Pse? Ne qender te idese se nje Evrope te Bashkuar, qe u shitet njerezve si nje ideologji pan-evropiane, eshte Evropa e Bashkua duke mohuar mijeravjecaret e atyre te vertetave universale te Krishtera, per te cilat te paret e ketyre popujve u veteflijuan. Sot Evropa e Bashkuar eshte nje ideologji anti-Zot, dhe si e tille ajo nuk prodhon asgje te vertete e asgje te bukur. Ajo prodhon antivlera, e do te sjelli veteshkaterrimin e kultures se ketyre popujve, nese ata nuk zgjohen nga gjumi dhe rizbulojne identitetin e tyre te ngritur jo mbi ideologjite e shekullit, por mbi te vertetat universale te trasheguara ne shekuj.

    Kultura e nje populli eshte misherimi i te vertetave universale ne bukurine e prodhimtarise shpirterore te tij.
    Vetem nje popull i lire prodhon kulture. Dhe kete te vertete te madhe, me mire se kushdo e njohim ne shqiptaret qe jetuam 50 vjet nen komunizem!

    Albo

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Çfarë është kultura?

    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-01-2022 më 22:05

Tema të Ngjashme

  1. "Toleranca fetare" - çfare është dhe çfarë nuk është
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 13-12-2017, 10:40
  2. Fitness: Cfarë është dhe për çfarë shërben?!
    Nga AjSi në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:29
  3. Çfarë është kompjuteri dhe çfarë bën ai?
    Nga ixnpeL në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-07-2008, 20:05
  4. Kultura është Stoli,më E Mira E çdo Njeriu
    Nga Bahtir Hamza në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-06-2008, 05:40
  5. Kosova eshte e tille cfare eshte sot.
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2004, 09:24

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •