Emri:  16724FC4-5E2D-4FAD-851F-7A7E6E01708B-768x576.jpg

Shikime: 85

Madhėsia:  26.6 KB

Sindromi i tėrheqjes alkoolike, ose i abstinencės nga mungesa e alkoolit, ėshtė njė test nė kohė pėr tė kuptuar gjithė problemet mendore, emocionet dhe ndjesitė qė has njė alkoolist nė mungesė tė alkoolit. Kjo sindromė mund tė jetė edhe jetėkėrcėnuese.

Shumė tė alkoolizuar kanė kijuar varėsi dhe rreth 70% e tyre vuajnė nga sindromi i tėrheqjes alkoolike. Ata mund tė mos e kenė tė vėshtirė tė vendosin pėr ta lėnė alkoolin, por duke u pėrballur me shenjat e kėsaj sindrome, e shohin kėtė gjė praktikisht si tė pamundur.

Shkaku ėshtė i thjeshtė, reduktimi i sasisė sė alkoolit tė marrė gjatė ditės. E di se mund tė mendoni se kjo gjė duhet tė jetė zgjidhja mė e mirė. Dhe pse duhet tė krijojė probleme? Kjo ndodh pėr shkak se gjatė konsumimit tė alkoolit, sistemi nervor ėshtė i eksituar dhe i irrituar njėkohėsisht. Nėse vazhdon konsumimi i tij, trupi dhe mendja mėsohen me kėtė gjendje. Nė momentin qė ndodh faza e lėnies sė alkoolit, kjo gjendje thyhet dhe trupi e truri juaj reagojnė duke shfaqur gjithė shenjat e tėrheqjes nga alkooli.

Cilat janė shenjat e njė sindromi tė tillė? Mė tė shpeshtat janė katėr: dridhjet (tremori), tė rrahurat e ērregullta kardiake, ethet e vazhduara, si dhe dehidrimi i rėndė. Veē tyre, mund tė hasen edhe ankthi ose paniku, axhitimi, halucinacionet vizive, auditive dhe taktile (shfaqen nė format mė tė rėnda), dhimbja e kokės, tė vjellat, djersitjet e shtuara, si dhe pamundėsia pėr tė menduar nė mėnyrė tė kthjellėt.

Si mund tė trajtohet sindromi i tėrheqjes nga alkooli? Gjėja mė e mirė ėshtė tė takosh njė profesionist tė shėndetit mendor. Mjekėt mundet edhe tė pėrshkruajnė recetė me anksiolitikė pėr tė trajtuar shenjat e ankthit ose panikut, mirėpo kėto japin varėsi ndaj nuk duhen marrė pa vizitė mjeku. Nė rastet mė tė rėnda mund tė jetė e nevojshme edhe tė hospitalizoheni pėr tė monitoruar gjendjen tuaj. Sigurisht qė hospitalizimi nėnkupton edhe marrje tė medikamenteve njėkohėsisht.

A mund tė trajtohet nė shtėpi? Nėse simptomat janė mesatare, mundet ta trajtoni kėtė sindromė edhe nė kushte shtėpie, ama duhet tė keni pranė njė person tė besuar dhe njė mjedis mbėshtetės nė familje. Largoni gjithė pijet alkoolike nga shtėpia, si dhe shkoni nė grupet mbėshtetėse me persona tė tjerė qė vuajnė po njėsoj sa ju. Nė rast tė rėndimit tė shenjave klinike qė po hasni, ėshtė e mira tė shkoni nė spital. Provojini kėto teknika dhe tė jeni tė sigurtė se do ia dilni mirė mbanė me sindromin e tėrheqjes alkoolike.