Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Republikë Bananesh apo Rama-Republik? Të dhënat personale dhe pagat e qytetarëve bëhen publike

    Database që Lapsi.al arriti të tërheqë nga kompjuterat e zyrave të Partisë Socialiste dhe që përbënte thelbin e skemës së patronazhit për zgjedhjet e 25 Prillit ka nisur të shpërndahet në të gjithë kryeqytetin. Pas kuriozitetit që ngjalli mënyra se si “patronazhistët” e PS kanë raportuar për 910 mijë banorë të kryeqytetit, një lumë kërkesash vërshoi fillimisht drejt Lapsi.al. Në mungesë të stafit për këtë volum pune të papërballueshëm dhe pamundësia për të verifikuar secilin prej qytetarëve që kërkonte të dinte si ishte raportuar nga monitorimi i Rilindjes, duket se persona të tjerë kanë arritur ta sigurojnë database, që ndërkohë përdorej gjerësisht nga qindra anëtarë të strukturave socialiste. Fill pas kësaj, Lapsi.al ka konstatuar se dokumenti po kalon përmes celularëve nga një person tek tjetri.

    Duket se kurioziteti i shtuar nga qytetarët ka gjetur mënyrën për të siguruar një variant në Exel, të të dhënave që vazhdonin përpunoheshin në zyrat elektorale të Partisë Socialiste, aty ku ishte stacionuar një armatë e tërë patronazhistësh. Sipas personit që dorëzoi dokumentin pranë Lapsi.al, regjistrimi i 910 mijë personave me numrin e kartës së identitetit, numrin e telefonit dhe të dhënat e tjera personale ishte vetëm një pjesë, pra vetëm një “extract” i produktit origjinal.

    Të dhënat e plota për qytetarët janë të depozituara në një Database tjetër, i cili funksionon si një program online. Ky program, përmban të dhëna të tjera tonat, të ndara në kolona të tjera, jo vetëm për personat e punësuar, por edhe për ata që marrin ndihmë ekonomike, apo të tjerë që trajtohen me kemp, të tjerë që janë në pritje të një procedure legalizimi, apo të tjerë që janë në pritje të çfarëdo shërbimi që ofron shteti.

    Duke pasur dijeni mbi pritshmëritë e qytetarëve ndaj shërbimeve të institucioneve, patronazhistët e kanë pasur më të lehtë qasjen për të kërkuar votën.

    Gjithsesi, kushdo të ketë qenë arkitekt i kësaj skeme në radhët e Rilindjes, mund të konsiderohet shkaktar i një kaosi me të dhënat personale. Numrat e telefonit, numrat e kartave të identitetit dhe të dhëna të tjera për secilin prej 910 mijë qytetarët e Tiranës janë në duart e të gjithëve.©Lapsi.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

    Ai vend eshte kthyer ne vend alien. Dhe e bukura e ketyre mega-skandaleve eshte se prodhohen nga qeveria dhe i shkaktojne me shume deme opozites.

    Duket si fantashence, por eshte se sa me shume skandale dhe vjedhje ben qeveria aq me shume bie poshte opozita.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

    Deme te tilla ndodhen kudo, siguria ne internet sa vjen e veshtiresohet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

    Per Shqiperine eshte diçka pozitive sepse tregon ne çfare gjendje eshte shteti,korrupsioni dhe mediat. Fakt pozitiv, me teper per te huajt se shqiptaret e dine mire se ne çfare gjendje ndodhemi.

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

    Duhet te zbardhet kjo ceshtje,por kete e ka bere pd, me "agjentet" e saj, se s`ka interes nje qeveri te zbulohet.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

    Njerzve u asht vra” shpresa,
    te nxjerrin rrogat e gjithçka tjeter, se njerzve si ban ma pershtypje,,,.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

    Rrumpalle gjithcka. Erdhi ne pushtet me 1 milion vota me premtime te medha, e ja ku jemi ne nje kohe ku skandali mbulon skandalin.

    Nejse meqe u bene publike tashme, poshte linku i pagave, si gjithmone dominon me çudirat Lali Eri me specialistet e tubit:

    https://wetransfer.com/downloads/29d...cb7ac2?src=dnl
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

    Ne Shqiperi dine njerezit edhe sa luge ka fqinji e jo me pagat qe jane te deklaruara, Ne privat dihet qe jane me te larta. pd ka qene e interesuar per te dale keto te dhena, qe ne fakt nuk jane gje, kur mendojme se jemi ne Shqiperi...., Shqiperia eshte akoma gjysem mesjete ju kerkoni qiqrra me hell.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ne Shqiperi dine njerezit edhe sa luge ka fqinji e jo me pagat qe jane te deklaruara, Ne privat dihet qe jane me te larta. pd ka qene e interesuar per te dale keto te dhena, qe ne fakt nuk jane gje, kur mendojme se jemi ne Shqiperi...., Shqiperia eshte akoma gjysem mesjete ju kerkoni qiqrra me hell.
    Per arsye privatesie nxorrem aplikacionin e-Albania dhe per te njejten arsye paguan per mirembajtjen e saj 70-80€ milion euro shqiptaret.
    Fakt eshte qe per here te pare ne historine e vendit tone ndoshta edhe ne bote, cdo individ perpara kompjuterit te gjen numrin e telefonit bashke me te ardhurat dhe perkatesine e targes se makines.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

    Analiza e Lapsit për skandalin e publikimit të të dhënave personale të gjithë shqiptareve në funksion të fushatës elektorale korruptive të Ramës me “patronazhistët” si model i ish sigurimsave të diktaturës enveriste, është një analizë tashmë plotësisht realiste e vërtetuar.
    Por nuk e shoh kursesi daljen nga kjo situate, me gënjeshtrën se Basha qenka “në tepsinë e Ramës” e qenka “doktori” që do ta shpëtojë Shqipërinë me revolucionin e tij “uragan”.

    Uragani është sinonim i shkatërimit, e jo i përmirësimit.
    Sigurisht që Berisha në retorikën e tij e paraqet revolucionin e tij si metaforë të një uragani, por ama në analizën e fundit ky uragan është i njëllojtë me “uraganin” e “revolucionit të vonuar demokratik” siç e ka emërtuar enveristi Qose, lëvizjen revanshiste të vullnetarëve të Enverit të vitit 1997, që veç miliardave të eurove të dëmeve ekonomike, i shkaktoi Shqipërisë edhe mijra viktima.

    Në një sistem demokratik pluralist, edhe mund të ketë protesta të fuqishme ndaj një qeverisje të korruptuar, por kursesi të dhunëshme.
    Mënyra e vetme për të shpëtuar nga një regjim i korruptuar si i Ramës, do të ishte bllokimi i plotë i sistemit me mosbindjen masive të qytetarëve, ndryshe e thënë, një greve të përgjithëshme që do të paralizonte veprimtarinë e regjimit.
    Berisha thotë do të vijnë në Tiranë 44 mijë antarë të PD që sipas tij paskan votuar kundër “Lul bravës”, për ta larguar ate nga selia e kësaj partie, e për ta vendosur doktorin përsëri në ate seli.
    E ky lloj dumbabizmi arkaik inatçor e egoist. na qenka një revolucion demokratik e për më keq një uragan që do të shkatërojë gjithshka.
    Po mblidhni mëndjen o të uruar shqiptarë e bëjini pyetjen vetes, se cili vend në botë ka dalë i fituar nga uraganet shkatëruese ?

  11. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Per arsye privatesie nxorrem aplikacionin e-Albania dhe per te njejten arsye paguan per mirembajtjen e saj 70-80€ milion euro shqiptaret.
    Fakt eshte qe per here te pare ne historine e vendit tone ndoshta edhe ne bote, cdo individ perpara kompjuterit te gjen numrin e telefonit bashke me te ardhurat dhe perkatesine e targes se makines.
    Kjo eshte e vertete ne rastin kur nuk ke hapur llogari ne e-albania. Gjithsesi se paku nuk te vjedhin leke. Ceshtja rregullohet besoj me nderhyrje. Problemi mbetet pra, por per Shqiperine ka patur probleme me te medha.
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kjo eshte e vertete ne rastin kur nuk ke hapur llogari ne e-albania. Gjithsesi se paku nuk te vjedhin leke. Ceshtja rregullohet besoj me nderhyrje. Problemi mbetet pra, por per Shqiperine ka patur probleme me te medha.
    Te gjithe kane llogari ne e-Albania. Pa e-Albania nuk dilje dot gjate pandemise, prandaj nuk jane te rastesishme te gjitha keto. Pavaresisht se detyren e shantazhimit per voten ne kuti te rilindjes e kryen te dhenat tona.

    Problem i madh nuk eshte, perkundrazi patronazhistet e rilindjes duhet te jene te informuar edhe sesa leke ke ti te depozituara ne llogarine tende bankare.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    224

    Piramida e deformuar e Pagave ka demtuar rende hierarkine profesionale dhe meritokracine

    Piramida e deformuar e Pagave ka demtur rëndë
    Hierarkine Profesionale dhe Meritokracine

    Krahas Skandalit ndaj daljes së të dhënave të Pagave në sketorin publik dhe privat, dhe të daljes së të dhënave të tjera për targat e makinave, madje dhe për të dhënat të tjera të data bazave shtetërore, një problem i madh është ngritur përgjigjet që duhet të jepen për pyetjet e shumta të publikut.
    Se kush i nxorri dhe përse ruajtja e të dhënvae paska qënë kaq e dobët, për këtë do të përgjigjen individët që e kanë nxjerrë, dhe këtu luan rol Prokuroria dhe shteti që ka future në punë njerëz të pafatë, pa konkurim e të papërgjegjshëm e militantë.
    Dihet që vetë shteti nuk është i interesuar të nxjerrë të dhënat e veta në publik, përpos rastit kur do të bëjë vetë transparencë për ti treguar populli të vet se çfarë ka bërë me sistemin e pagave.
    SI i thonë çdo e keqe ka në vetvete edhe ndonjë të mirë.
    Transparenca e bërë në mënyrë ilegale e pagave të 630.000 individëve tregon edhe njëhere se shteti në disa pika baza nuk ka vepruar drejt për të ndërtuar një piramidë të drejtë të pagave si në shtet ashtu dhe në privat.
    Është e qartë që për sistetmin privat, shteti mund të saktësojë vetëm pagën minimale dhe pagën maximale, paga të cilat duhet të jenë koherente me systemin e pagave të sistemit shtetëror. Argumenti qëndron që në një sistem demokratik sigurisht nuk do të ketë paga të barabarta për punë të ndryshme fizike apo intelektuale, por piramida e pagave duhet ndërtuar në raport me Hierarkinë profesionale dhe Meritokracinë në këtë system.
    Po të shohim sIstemin e pagave në vëndet e demokracisë perëndimore dhe po të marrim shëmbëll nga to në Shqipëri nuk do të kishte kurrfarë gafashdhe gabimesh në systemin e sotëm shqiptar të pagave të cilin po e shohim sot transparent falë hakerimit dhe shkeljes së ligjit.
    Po të vazhdojmë argumentin mund të themi se në systemin e piramidës së pagave shtetërore dhe publike në Shqipëri vihen re këto gabime kryesore të cilat rëndojnë mbi popullsinë prodhuese dhe atë pensioniste:
    -Së pari, nuk është vendosur ose është vendosur gabim paga minimale bruto dhe neto e jetesës për punonjësit e cila bazuar në llogaritjet e disahershme ndër vite duhet të jetë rreth 300 Euro. Asnjëherë të gjitha qeveritë e pas vitit`90 nuk e kanë miratuar.
    -Së dyti nuk është vendour ose është vendosur gabim, paga minimale bazë për pensionet e cila duhet të jetë më e madhe se paga minimale bazë e jetesës. Sipas llogaritjeve duhet të jetë rreth 350 Euro.
    -Së treti pagat e punonjësve të prodhimit dhe të punonjësve intelektualë duhet të jenë më të mëdha se pagat në administratën shtetërore, kjo për arësye që individët të mos synojnë të gjejnë një punë në shtet në raport me punën prodhuesi (fizike ose intelektuale). Në Shqipëri pagat e administratës shtetërore e publike janë më të larta se pagat e prodhuesve.
    -Së katërti, pagat në sektorin shtetëror (po ashtu dhe në privat), duhen vendosur rreptësisht sipas hierarkisë profesionale në të cilën përfshihen: vjetërsia në punë, titujt dhe gradat shkencore, meritokracia,
    - Së pesti pagat maksimale nuk duhet të jene më të mëdha se 4 herë mbi pagën minimale të jetesës.
    - Së gjashti, Shpërblimet dhe bonuset në systemin shtetëror dhe public duhet të rivlerësohen sidomos punët jashtë orarit, rojet 24h, shërbimet e dokumentuara , etj.
    -Së shtati, paga mesatare netto e punonjesve duhet të jetë tek 600 euro,
    -Së teti, pagat në sektorin privat duhet të vendosen nga shteti si paga minimale dhe ajo maximale. Paga minimale në privat nuk duhet të jetë me pak se paga mesatare në shtet, por paga maximale në privat mund të jetë e lëvizëshme por i duhet vënë një tavan bazuar në hierarkinë profesionale dhe meritokracinë e individit, dhe duhet një legjislacion i veçantë, për të penguar shumat e mëdha që mund të jenë edhe shkak për pastrimin e parave të pista.
    Së fundmi duke u bazuar në GDP e Shqipërisë për 2021, e cila është rreth 17.2 miliard dollarë amerikanë dhe duke vlerësuar të ardhurat per capita e cila për Shqipërine është 5.200 dollarë amerikanë ( e parafundit në Ballkan), duke shmanguar dhe korrigjuar PPP e gabuar në Shëndetësi, duke shtetëzuar Naftën e cila mbetet një asset strategjik, duke vendosur me ligj këshilltarë për ministrat, kryetarët e Bashkive dhe të Prefekturave, individë specialistë expertë sipas fushës me mbi 20 vjet punë, duke vendosur me ligj që këshilltarët të jenë jo më shumë se në një institucion për këshillime, Shqipëria do të mund të rregullojë në të mirë të popullit këtë skandal të pagave.
    Duke ditur se Shqipëria ka akoma një informalitet prej 5-8 miliard dollarë amerikanë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri, do të jetë e nevojshme që të realizohet një Amnisti Fiskale, sa më parë, sesa të sekuestrohen me të drejtë apo pa të drejtë pronat dhe asetet e individëve.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Piramida e deformuar e Pagave ka demtuar rende hierarkine profesionale dhe meritokracine

    Pika e pare eshte ;ti heqim politikes te drejten e punesimit ne shtet. Vetem nga ketu mund te fillohet çdo lloj aryetimi e diskutimi,te tjerat jane ide te pazbatueshme sepse nuk prekin thelbin e problemit qe ne radhe te pare eshte politik e pastaj moral.

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Neteorm (29-12-2021)

  16. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

    Skandali me listën e pagave, VOA: Si u morën dhe u shitën të dhënat e qytetarëve nga dy punonjësit e Drejtorisë së Tatimeve

    Emri:  Screenshot_1-4.jpg

Shikime: 134

Madhësia:  22.5 KB

    Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar të paktën 4 persona në kuadër të hetimit të nisur për rrjedhjen e të dhënave zyrtare mbi pagat e mbi 690 mijë qytetarëve, të cilat u shpërndanë përmes aplikacionit Whatsapp, pak javë më parë.

    Mes personave të arrestuar dy janë punonjës së IT në Drejtorinë e përgjithshme të Tatimeve., Eni Qirjako dhe Andi Agaraj. Sipas Prokurorisë, ka qenë Qirjako e cila ka nisur punë në korrik të vitit 2020, dhe që vetëm pak muaj më pas rezulton t’i ketë kaluar herë pas here të dhënat kolegut të saj Agaraj. Ky i fundit mësohet t’i ketë kërkuar të dhënat nën justifikimin e një studimi.

    Por sipas hetimeve rezulton se punonjësi i IT, i ka shitur me pjesë të dhënat e grumbulluara, në këmbim të shumave modeste prej 20 mijë lekësh, për çdo herë që ja jepte ato dy personave të tjerë, që rezultojnë të jenë përmbarues, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, që të dy të arrestuar.

    Prokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj, deklaroi gjatë një konference për shtyp, se deri në këtë fazë të hetimit është zbuluar mekanizmi i rrjedhjes të së dhënave, dhe se po punohet për të kuptuar se cili ka qenë qëllimi i publikimit të tyre.

    Hetimet janë shtrirë dhe në institucionet e tjera, duke qenë se kanë qarkulluar dhe të dhënat me target e automjeteve, apo më parë dhe të dhënat personale që qarkulluan si një listë e përdorur nga strukturat e Partisë socialiste në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

    VOA

  17. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Republikë Bananesh apo Rama-Republik? Të dhënat personale dhe pagat e qytetarëve bëhen publike

    Pas daljes së të dhënave, specialistja e IT njoftoi eprorin te Tatimet, ora dhe data përkonin me e-maile-t për kolegun. Si kaluan në ‘4 duar’

    Emri:  prokuroria-pagat-1536x848.jpg

Shikime: 128

Madhësia:  38.5 KB

    E-mail-e, File dhe programe që rrodhën nga katër palë duar për të qenë në duart e miliona njerëzve me të dhënat e 690 mijë shqiptarëve. Prokuroria e Tiranës ka bërë publike sot detaje nga hetimi për skandalin e publikimit të pagave dhe emrat e 4 personave të arrestuar.

    Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala dhe zbardhur nga “BalkanWeb” rezulton se pas daljes së të dhënave, vetë specialistja e IT te tatimet Eni Qirjako ka njoftuar eprorin e saj se krijimi i file-t përkonte me orën dhe datën e email-it dërguar kolegut të saj.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në datë 22 dhjetor 2021 ka regjistruar kryesisht procedimin penal dhe po zhvillohen hetime, pasi dyshohet se janë konsumuar elementë të veprës penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

    Objekti i hetimit lidhet me faktin se në rrjetet sociale në datë 22 dhjetor 2021, e konkretisht nëpërmjet aplikacionit “Whatsapp” është publikuar një raport në programin exel, lidhur me listëpagesat e muajit janar të vitit 2021, të pagave të punonjësve të punësuar në institucionet shtetërore dhe private. Këto të dhëna janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit Whatsapp dhe pastaj janë publikuar dhe në media. Këto të dhëna janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas.

    Me urdhrin e datës 23 dhjetor 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka urdhëruar mbajtësin (administratorin) ose kontrolluesin e të dhënave kompjuterike të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dorëzojë të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistemin kompjuterik e konkretisht të të gjitha logeve që kanë loguar në sistemin e të dhënave për pagat Janar 2021. Urdhër i cili është ekzekutuar nga policia gjyqësore me procesverbal përkatës të datës 23 dhjetor 2021.

    Nga aktet hetimore paraprake të administruara ka rezultuar se shtetasja e dyshuar Eni Qirjako, ka filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve më 20 korrik 2020, në pozicionin e specialistes IT. Ajo ka rënë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave në datën 22/12/2021. Pasi është njohur me këto të dhëna ka konstatuar se ora dhe data e krijimit të file-t në Excel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ia kishte dërguar kolegut të saj shtetasit Andi Agaraj. Lidhur me këto fakte siç rezulton edhe nga aktet e dyshuara ka njoftuar eprorin e saj, drejtorin Ervin Muça, të cilit i ka bërë të qartë faktin se emri i userit nga i cili kanë dalë këto të dhëna me emrin Moza Seraj, është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj. Nga shtetasja Eni Qirjako është kërkuar ndryshim i userit me emrin ‘Moza Seraj’, dhe nuk është bërë.

    Gjithashtu nga aktet hetimore është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 23.12.2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale hard diskun e kompjuterit te specialistes se IT Eni Qirjako në zyrën e saj pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

    Me vendimin e datës 24 dhjetor 2021 është vendosur sekuestrimi i provës materiale e konkretisht, hard diskut të kompjuterit të punonjësit Andi Agaraj. Me procesverbal të datës 24 dhjetor 2021 nga policia gjyqësore është bërë sekuestrimi i provës materiale e konkretisht hard diskut të kompjuterit të punonjësit Andi Agaraj.

    Nga aktet hetimore e konkretisht referuar procesverbalit të këqyrjes së e-mailit të punës të specialistes së IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Eni Qirjako, janë konstatuar se të dhënat e kërkuara dhe të publikuara objekt hetimi, janë dërguar nga e-maili i saj i punës, në e-mailin e punës së shtetasit Andi Agaraj në datat e mëposhtme:
    Në datë 21 tetor 2020, listë pagesat e muajit shtator 2020. Në datë 25 nëntor 2020, listë pagesat e muajit tetor 2020. Në datë 25 janar 2021, listë pagesat e dhjetorit 2020. Në datë 24 shkurt 2021 listë pagesat e janarit 2021. Më datë 29 prill 2021 listë pagesat e muajit mars dhe në datë 22 tetor 2021 listë pagesat e muajit shtator 2021. Këto të dhëna i janë dërguar nga adresa zyrtare e punës së Eni Qirjako në adresën e Andi Agarajt. Këto file siç rezulton nga këqyrja janë dërguar në programin we transfer.

    Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Andi Agaraj ushtron detyrën e specialistit të IT në sektorin e rrjetit dhe infrastrukturës që nga viti 2013 në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Tiranë. Nga aktet e administruara është konstatuar se shtetasi Andi Agaraj, të dhënat që i ka marrë nga shtetasja (kolegia) Eni Qirjako, të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, ia ka dhënë shtetasit Klodian Sota.

    Shtetasi Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 000 lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi shtetasja Eni Qirjako, ia kalonte në e-mail në programin We Transfer, i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD, dhe ia ka dërguar dorazi në periudha të ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota.

    Nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databasa e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjës i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ia ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi kundrejt një shpërblimi prej 20 000 deri në 30 000 lekë.

    Gjithashtu nga veprimi hetimor është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 28 dhjetor 2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e shtetasit Klodian Sota një Hard Disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga shtetasi Andi Agaraj.

    (m.k/BalkanWeb)

  18. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Republikë Bananesh apo Rama-Republik? Të dhënat personale dhe pagat e qytetarëve bëhen publike

    Ekskluzive | I arrestuari për skandalin e pagërrjedhjes punoi për një miliarder rus



    Një nga të arrestuarit e Policisë për skandalin e pagërrjedhjes, Endri Ikonomi rezulton të ketë punuar deri së fundmi për kompaninë e një miliarderi rus në Shqipëri, e quajtur Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), që sipas të dhënave të QKB të cilat Euronews Albania i disponon, është e specializuar në konsulencë financiare dhe në produktet elektronike në këtë fushë.

    Biznesmeni 57-vjeçar rus Oleg Viktorovich Boyko raportohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë sipas Forbes dhe përshkruhet në faqen e tij të internetit si një nga 100 biznesmenët më të pasur rus, investitor ndërkombëtar prej 30 vitesh në industrinë bankare dhe shërbimet digjitale financiare dhe drejtues i Finstar Financial Group.

    Megjithatë një raport inteligjence i Senatit të SHBA e citon oligarkun rus Oleg Boyko si person “Me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar”.

    “Shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbeshtetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje,” shkruhet në raportin sensitiv të SHBA, ku disa paragrafë janë të censuruar.

    Emri:  boyko.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  20.4 KB
    Raporti i Inteligjencës Amerikane

    Një investigim i platformës së gazetarëve rumunë anti-korrupsion “Black Sea” e citon Oleg Boykon si investitorin e Fashion TV që së bashku me një partner në Letoni e kanë përdorur Maltën si parajsë fiskale për të operuar në Europë dhe SHBA ndërsa kanë fituar shuma marramendëse për kredi emergjente tek më të varfrit e Europës pa paguar taksa.

    Nga të dhënat e QKB rusi ka blerë 100% të aksioneve të kompanisë më 8 maj 2018 nga pronari i mëparshëm: Piressa Holding Limited një kompani që operonte në parajsën fiskale Qipro, një ditë pasi administrator i saj emërohet i arrestuarit i policisë Endri Ikonomi i cili ka punuar deri më 17 shtator 2021. Vlado Cvetkosvki rezulton administrator i kompanisë nga tetori 2021.

    Oleg Viktorovich Boyko e përshkruan misionin e Finstar si pararojë në “përdorimin e teknologjisë së thellë dhe shkencës së të dhënave për të siguruar gjithëpërfshirje financiare globale”.

    Zbulimi i të dhënave personale dhe pagave të qindra mijëra shqiptarëve tronditi vendin në muajin dhjetor dhe ngriti shqetësime për cënimin më të rëndë të privatësisë në këtë shkallë në Shqipëri.

    Policia ka arrestuar sot katër persona për skandalin e pagërrjedhjes, dy prej të cilëve janë punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa dy personat e tjerë janë punonjës të sektorit privat.

    Kush janë katër të arrestuarit për skandalin e pagërrjedhjes?

    Eni Qirjako, specialiste IT-je në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ajo i ka kaluar kolegut të saj Andi Agarajt të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë përmes e-mail-it. Qirjako rrezikon 6 muaj deri në 7 vite burg për shpërdorim detyre.

    Andi Agaraj, specialist IT-je në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka marrë të dhënat nga kolegia e tij Eni Qirjako dhe i ka shitur te dy subjekte private për 20-30 mijë lekë. Agaraj rrezikon 6 muaj deri nës 7 vite burg për shpërdorim detyre dhe 2 deri në 8 vjet burg për korrupsion pasiv.

    Klodian Sota, i punësuar si menaxher pranë kompanisë private “SMART Collection”. Kompania ku Sota punon ka si funksion mbledhjen e detyrimeve të prapambetura dhe kredive të këqija për bankat e nivelit të dytë dhe të tretë. Shërbimi i kompanisë është call-center me funksion përmbarues. Rrezikon 1 deri në 3 vite burg për korrupsion aktiv.

    Endri Ikonomi, drejtor i kompanisë “Credit 2 All”, ofron ndërtimin e produkteve elektronike për institucionet financiare kredidhënëse dhe konsulencën financiare për shoqëritë e interesuara. Ai rrezikon gjobë ose burgim deri në 5 vite për korrupsion aktiv.

    Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj sqaroi skemën e abuzimit, ndërsa theksoi se nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje në rrjetin kompjuterik por me punonjës që kanë shpërdoruar detyrën.

    Lapsi

  19. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Republikë Bananesh apo Rama-Republik? Të dhënat personale dhe pagat e qytetarëve bëhen publike

    Përdhunimi i të dhënave personale/ Harrohet teoria me rusë pas vendimit të gjykatës

    Emri:  images.jpeg

Shikime: 120

Madhësia:  9.6 KB

    Janë kthyer në shtëpi 4 të arrestuarit për nxjerrjen e listave me pagat e Janarit dhe Prillit të 2021. Edhe punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë Civile që i shitën të dhënat, edhe ata që i blenë dhe i keqpërdorën, përfituan një masë të butë nga gjykata, meqënëse pranuan të rrëfejnë si dhe pse i nxorrën këto të dhëna nga serveri i Tatimeve.

    Fabula sot është zbardhur. Eni Qirjako i shkarkoi të dhënat në kompjuter dhe ia kaloi kolegut Andi Agaraj. Ky ia shiti Klodian Sotës dhe Endri Ikonomit, të cilët i përdorën të dhënat për kompanitë e tyre të kredive.

    Historia është provë e degradimit të institucioneve shtetërore nga korrupsioni dhe të masakrës që bëhet me të dhënat personale nga të punësuarit në shtet. Investimet qindra miliona euro që garantojnë sigurinë e të dhënave personale u zhbënë për vetëm 200 mijë lekë të vjetra. Kaq u ble lista e pagave, që u nxorr nga serveri i Tatimeve.

    Do të kishte qenë një episod banal për t’u harruar brenda tre ditëve, një skandal nga ato që prodhon çdo ditë korrupsioni i administratës shtetërore, sikur prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj të mos u kishte thënë gazetarëve se e njëjta dorë që nxorri pagat, nxorri edhe të dhënat e qytetarëve për patronazhistët.

    Në këtë moment, lista e pagave u shndërrua në një mjet, që mund të çojë në zbulimin e mekanizmit që keqpërdor të dhënat personale në interes të socialistëve.

    Por pak ditë më parë në media u përhap një teori tjetër, sipas të cilës listat e pagave u shpërndanë nga njerëz të lidhur me shërbimet ruse.

    Lajmi, që bën diferencën mes skandalit të patronazhistëve me atë të pagave, mori menjëherë hapësirën kryesore në mediat tona, duke qenë se Endri Ikonomi, personi që kishte blerë të dhënat punonte në kompaninë Credit 2 All, në pronësi të një miliarderi rus.

    Si të dirigjuara nga e njëjta dorë, edicionet informative të televizioneve kryesorë në vend u mbushën me foton e oligarkut rus, të quajtur Oleg Viktorovich Boyko. Jetëshkrimi i 57-vjeçarit kapi titujt kryesorë të lajmeve, ku raportoheshin pasuri prej miliarda eurosh dhe lidhje okulte me shërbimet ruse.

    Pak rëndësi pati fakti se të arrestuarit ishin rrëfyer tashmë se listën e pagave e paguan me vetëm 200 mijë lekë të vjetra nga punonjësja e AKSHI-t dhe e Tatimeve. Pak rëndësi pati se në dosje thuhej se lista nxirrej rregullisht nga institucionet, që prej vitit 2020 dhe përdorej nga kompanitë e kredive të vogla. Pak rëndësi pati deklarata e prokurores Elizabeta Imeraj se ishte e njëjta dorë që kishte nxjerrë të dhënat e pagave dhe ajo që nxori të dhënat për patronazhistët.

    Konspiracioni bombardoi me titujt kryesorë përgjatë ditës së premte. Vetëm se, të hënën, kur të katër të arrestuarit lanë qelitë e burgut me vendim gjykate dhe kur e gjithw historia e konspiracionit u shfry, askush nuk pyeti më: Mos vallë edhe gjykatat shqiptare po kontrollohen nga ndonjë oligark rus?

    Më poshtë disa nga lajmet sipas të cilave Shqipëria ishte në prag të destabilizimit me 200 mijë lekë të vjetra që u blenë listat e pagave.

    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2022, 23:57
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-12-2017, 01:10
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-12-2015, 15:04
  4. PS: Behen publike listat e kandidateve ne zgjedhje
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 09-05-2013, 07:29

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •