Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2021
    Vendndodhja
    I perhumbur diku
    Postime
    1

    Autoportret: Frikacaku, i keqi

    Ne nje qytet te vogel diku ne Shqiperi ishte diku fillimi i viteve 2000. Vjeshte, manteli i saj sapo kishte filluar te mbulonte pemet dekorative anes rrugeve te qytetit.
    Eri, nje 17 vjecar do fillonte vitin e trete te shkolles se mesme. Nuk ishte nje nxenes i mire, ne lendet e shkencave ekzakte vetem sa per te kaluar klasen luftonte. Por nuk kishte qene gjithmone keshtu, deri para nje viti kishte mesataren vjetore mbi 9. Shume faktore e sollen ne kete pike ku tashme ishte i dorezuar dhe e vetmja enderr qe i kishte ngelur akoma ishte te emigronte pasi jashte shtetit do punonte dhe do gjente rrugen e shtruar me flori ( ide te nje 17 vjecari ).
    Filloi shkolla dhe Eri i cili ishte edhe ne pune pasditeve si banakier ne nje lokal te qytetit, nuk kishte ambicje tjeter, pervec te mbaronte shkollen, keshtu qe nuk frekuentonte shume oret e mesimit.

    Me shoket e shoqet kishte marredhenie te mira ne pergjithesi por jo ndonje shoqeri te madhe me dike ne menyre specifike. Gjate nje feste i ra ne dore nje numer telefoni i nje shoqeje klase me te cilen nuk kishte shume muhabet. Shkembenin vetem nje miremengjes dhe i lutej ndonjehere ti jepte kopje per ndonje provim.
    Keshtu vendosi t'i shkruante Edres, mbase i shtyre edhe nga kurioziteti qe kishte per te pasi dinte shume pak per te, pervec atyre qe mund te dinte per nje shoqe klase me te cilen fliste shume rralle.
    Filloi keshtu nje komunikim mes tyre i cili ishte me intensiv gjate oreve te pasdites,mbremjes kur Eri ishte ne pune ( shkembim mesazhesh, ishin te shtrenjta sms dikur dhe nuk kishte whatsapp ).
    Filluan edhe ne klase te flisnin me shume, gjate pushimit, gjate festave, gjate mesimit ndonjehere. Eri filloi te shihte tek Edra te vetmin njeri qe e kuptonte, qe ndante te njejtat vlera, ide, sens humori.
    Bisedat ishin kaq te gjata saqe kur nuk flisnin qofte edhe per nje ose dy dite i mirrte malli per njeri tjetrin. Lindi nje ndjenje, ne fakt ndjenja me e ēilter qe kishte ndjere ndonjehere Eri( te cilen nuk e perjetoi me kurre ne jeten e tij).
    Duheshin shume, rrinin 6 ore bashke ne shkolle dhe per 18 oret e tjera te dites shkembenin me qindra mesazhe dhe telefonata. Nga fundi i shkolles i rrembeu nje puthje Edres, kishte kohe qe endej ta puthte. Mbaroi viti shkollor dhe nuk takoheshin dot me ( familjet ishin te dy feve te ndryshme dhe ne qytet njiheshin te gjithe ) por telefonatat dhe mesazhet vazhdonin. Kaluan 3 muaj, erdhi viti i fundit i shkolles, viti i katert. Te dy ishin pak me te pjekur, pak me te rritur. Mezi e priten shtatorin qe te rrinin me njeri tjetrin, te flisnin pafund per gjithcka: per shkollen, per te ardhmen, per kinematografi, per ndjenjat,per familjen, per pikepamjet e tyre mbi jeten, per seksin, per gjithcka flisnin Eri me Edren.
    Kaq shume donin te ishin me njeri tjetrin saqe filluan te frekuentoheshin edhe naten kur prinderit e tyre flinin ( nuk banonin larg nga njeri tjetri ).
    Ndodhte te rrinin bashke gjithe naten deri ne oret e para te mengjesit, benin dashuri, perqafoheshin, putheshin, flisnin per gjithcka, qeshnin ( me ze te ulet per te mos zgjuar prinderit ).
    Por si gati cdo histori e tille ne nje vend si Shqiperia, aq me teper ne ato vite dhe ne nje qytet periferik ku njiheshin te gjithe, kjo histori nuk mund te kishte nje fund te lumtur.
    Ne njeren nga keto aventurat e Erit me Edren, njeri nga prinderit e Erit u zgjua dhe i gjeti bashke. Ne cdo vend te botes nuk do ishte asgje e tmerrshme, sepse thjesht ishin ulur kembekryq, Edra pas Erit e perqafuar rreth tij, me nga nje kufje secili dhe po degjonin muzike italiane pas te ciles ishin te dy te dashuruar.
    Reagimi i prindit ishte ai qe pritej: Dil perjashta, kuēke - Edres. Dhe maskara,pleher Erit. E moren vesh edhe prinderit e Edres, i ndaluan shkollen per disa jave. Mezi komunikonte me Erin me telefonin e nje shoqeje. Ne nje nga keto komunikime i thote se kur do vinte ne shkolle dhe Erit ju rikthye i njejti emocion si ate diten e prillit qe e kishte puthur per here te pare. Do e shihte perseri pas 3-4 javesh, per ata ishte nje perjetesi. Me ne fund te dy bashke ne shkolle, po afrohej fundi i vitit te katert, fundi i shkolles se mesme dhe te dy benin plane per te ardhmen. Eri tani nuk mendonte te ikte, perkundrazi donte qe te ndiqte Edren kudo qe ajo te shkonte ne shkolle.
    Atehere kur gjithcka dukej sikur u normalizua erdhi nje lajm: Edra ishte shtatzene!
    Gjithcka u be e zymte, per shkak te frikes nga prinderit, nga paragjykimi i shoqerise, nga ajo se c'do ndodhe tani. Eri edhe u hap me nje njeriun e tij per kete, i cili te vetmin sugjerim qe i dha ishte: Ta heqe femijen. I frikesuar i tha Edres per kete por mori kundershtim kategorik, ajo e donte ate femije sepse nuk ishte produkt i nje mekati, ishte fryt i nje dashurie te paster, buronte nga ndjenja te forta sa vete jeta.
    Mbaroi shkolla dhe per nje kohe planifikuan te iknin se bashku, te arratiseshin ne nje qytet me te madh dhe te fillonin jeten nga e para bashke, pa pyetur fare prinderit te cilet ishin kategorikisht kunder kesaj lidhjeje. Eri kishte nje familje shume te varfer, prinderit e tij mezi arrinin ne fund te muajit, prandaj edhe ai kishte filluar pune qe i vogel. Edra gjithashtu nuk i kishte te pasur prinderit, ishin shume femije, te rritur me shume sakrifica.
    Eri filloi te frikesohej, e kishte biseduar me nje nga njerezit e tij dhe ai ishte tallur me ceshtjen e shtatzanise se te dashures se Erit "kjo i mungonte prinderve te tu, do i lumturosh pa mase".
    Kjo frike e beri te mohonte cdo vlere ne te cilen besonte, kerkoi zgjidhje tek emigrimi. Iku ne emigrim dhe atje hasi te njejtat opinione nga njerezit e tij "kopila do te rrisesh" ? Lere te merret familja e saj me ate pune. Nderkohe me Edren fliste, por tashme ishte bere me i ftohte, pavaresisht se e donte me shume se gjithcka ne jete, fjalet e familjareve filluan te kishin efekt. Edra pasi filloi shkollen e larte u transferua ne nje qytet me te madh tek disa familjare te saj. Mundohej me cdo menyre te fshihte shtatzanine por po behej evidente, fliste me Erin por ky ishte shnderruar ne frikacak, duke qene larg mendonte qe femija i tij ishte nje problem me te cilin nuk duhet te perballej vete dhe hiqej sikur nuk ishte problemi i tij. Merrte telefonata pa fund nga Edra, pergjigjej rralle ose fare. Edra nderkohe po kalonte ne rrathet e ferrit te Dantes: Ne radhe te pare ishte tashme mbi 6 muajshe shtatzene, familjaret kishin kohe qe kishin filluar te dyshojne. Femijen nuk donte ta abortonte per asgje ne bote. Kerkonte ndihme e mbeshtetje nga njeriu te cilin e donte, Eri tashme ishte shnderruar ne nje monster dhe hiqej sikur ky nuk ishte problemi i tij. E kerkoi Edra me cdo kusht, e merrte ne telefon, i lutej ti pergjigjej, ti degjonte zerin, ta degjonte duke i thene qe une do te te pres Eri, do sakrifikoj por femijen tone dhe mua do na gjesh ketu. I pergjerohej per nje pergjigje. Gjithcka shkoi ne vesh te shurdher, Eri vazhdonte te hiqej sikur Edra nuk ekzistonte. Madje edhe kur e la, e la me nje email, kulmi i pafytyresise dhe i burracakerise.

    Qau Edra, lau me lot cdo centimeter te jastekut te saj per shume dite,jave,muaj. Lutej pa fund Zotit qe ta ndihmonte ate, Erin dhe femijen e tyre. Edra ishte vetem, ishte pjese e nje shoqerie qe nje femije te lindur nga dashuria e sheh si tumor, si kancer, per t'u hequr. Njeriu tek i cili kishte me shume besim e la vetem, e la te perballej vetem me nje stuhi te tille. U mbrojt Edra me duar,dhembe e thonj qe te mbante femijen, por ne fund fitoi "zgjidhja shqiptare". Nje jete u nderpre ne mes pavaresisht se nuk kishte asnje faj, ishte pa asnje mekat, ishte i paster, ishte ndjenje, ishte dashuri.
    Asnjehere nuk e mallkoi Erin, asnjehere nuk tha: Pagofsh shtrenjte qe me le vetem kur te desha vetem te ishe prane meje, asgje tjeter. Vetem ate donte Edra, ta kishte afer. Te degjonte nga ai fjalen: Jam me ty zemer, nuk je vetem.
    Nuk mallkoi Edra as Erin, as familjet e te dyve, as boten. Sepse Edra ishte misherimi i te mires, njeriu qe nuk di te beje keq, qe rrezaton miresi edhe pa folur. Edra nuk kishte nje qelize te keqeje brenda vetes.

    Ja ku jam sot pra,une, Eri. Po behen 20 vjet, nuk kalon dite,muaj,vit qe nuk e mallkoj veten per ate qe isha, ate qe bera - me sakte ate qe nuk bera, qe te rrija me njeriun qe desha me shume ne kete bote, me ate qe me bente te lumtur ne cdo sekonde qe kalonim bashke. Kam kerkuar falje Zotit, Edres, kam fajesuar veten per gjithcka, kam menduar vetevrasjen.
    Uroj qe nje dite dikush ta lexoje kete dhe mos te marre te njejtat vendime, mos te beje te njejtat gabime. Mos i fshihni ndjenjat, mos i ndrydhni, duani me gjithe shpirt, me gjithe qenien tuaj. Vetem keshtu do kuptoni kur te takoni njeriun qe do ju plotesoje, qe do ju sjelle ate per te cilen keni nevoje: Te jeni te lumtur! Jo pasuri, jo status, jo pushtet, ne si qenie kemi nevoje te jemi te lumtur.

    E.B
    2021
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bler8 : 17-12-2021 mė 14:19

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar bler8 pėr postimin:

    Neteorm (17-12-2021)

Tema tė Ngjashme

  1. I miri, i keqi dhe i shėmtuari - Hollbruk&Kushner
    Nga Diabolis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 04:10

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •