Rreth 4 orė para hetuesve tė SPAK-ut, zbardhet dėshmia e ish-ministrit Lefter Koka
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ėshtė marrė sot nė pyetje nga Prokuroria e Posaēme lidhur me ēėshtjen e inceneratorėve.
Pas marrjes nė pyetje pėr thuajse katėr orė, qė nga ora 10:00 e paradites, mėsohet se ish-ministri ka thėnė:
“Kam zbatuar ligjin. Kam ngritur Komisione nė pėrputhje me ligjin. Kryeni ekspertim nėse ka punime ose jo. Nuk i njoh fare kompanitė qė pėrmendni”.
“Unė po rri nė burg nė kundėrshtim me ligjin, nuk jam i rrezikshėm dhe nėse do isha nė arrest shtėpie, do bėja njė mbrojtje efektive. Jam i gatshėm tė deklaroj sa herė tė mė thėrrisni”, tha Koka.
I pyetur pėrse nuk ėshtė botuar nė njė revistė ndėrkombėtare njoftimi pėr tenderin, Koka tha: “Nuk ankimohet ligji pėr prokurimin publik nė kėtė rast, por aplikohet VKM pėr koncesionet dhe PPP, i cili thotė qė bėhet njoftimi elektronik nė sistemin elektronik tė aplikacionit.”
Sa i pėrket akuzave pėr falsifikim firme pėr dokumentat e tenderit, Koka tha se “S’ėshtė firma ime”.
“S’kam dijeni, nuk mund ta di unė nėse ka falsifikim. Edhe vetė prokurorisė ju desh tė kryejė ekspertim.”
Ndėrsa pėr shpronėsimin e tokės, pėrse e kanė kthyer nga tokė truall nga tokė arė, Koka u pėrgjigj:
“Ėshtė trajtuar si tokė arė dhe jo tokė truall, se nėse do ishte trajtuar si truall, ēmimi do ishte 6 herė mė i lartė. Pėr mė tepėr, ajo tokė kur doli leja e ndėrtimit u shndėrrua nga tokė arė nė tokė truall.”
Pėr lidhjen me kompanitė e faturave, Koka tha: “Nuk i njoh, nuk kam asnjė lidhje dhe pėr vlerat qė pretendohet qė kam shkuar tek Sucra Alba, ėshtė kompani e vėllait i cili ndėrroi jetė para pak kohėsh, nuk kam lidhje. Ka 12 vjet qė s’kam asnjė lidhje me kėtė kompani.”
Krijoni Kontakt