Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Nė fillim tė kėtij shtatori, pak ditė para se tė fillonte sesioni i ri parlamentar, shumėkush mbeti i ēuditur kur dėgjoi se deputeti i sapo zgjedhur i PS-sė, Lefter Koka kishte dhėnė dorėheqjen. Kjo habi bėhej edhe mė e madhe nga mungesa e arsyetimit tė kėtij akti nė njoftimin qė vetė Koka bėri nė Facebook. Shprehja se “…ėshtė gjithmonė e vėshtirė tė ndalesh njė moment dhe tė vlerėsosh se kur ėshtė koha e duhur pėr tė mbyllur njė cikėl,” nuk i thoshte asgjė kureshtarėve.


    Por, pėr ata qė i njohin kulisat dhe prapaskenat e politikės nuk kishte asnjė mister. Lefter Kokėn po e lėshonin ata qė e kishin mbrojtur dhe pėrdorur, pėr ta hedhur nė kthetrat e drejtėsisė. Edi Rama ia kishte rrėmbyer atė Ilir Metės, e kishte pėrdorur pėr ta lėnė LSI-nė pa deputet nė Durrės, e kishte bėrė pjesė tė listės pėrkrah me emrin e tij nė kėtė qytet, tani ia kishte hequr vėshtrimin dhe mbėshtetjen. Ashtu si me skenarin e arrestimit tė zyrtarėve tė uniformave tė policisė, qė u pushuan nga puna para se tė prangoseshin edhe me Kokėn u ndoq e njėjta linjė. Kryeministri qė kontrollon gjithēka edhe nė SPAK, e mėnjanoi Kokėn nga grupi parlamentar nė mėnyrė qė kur tė vinte ora e spektaklit me drejtėsinė, ai dhe partia nė pushtet tė njolloseshin sa mė pak.

    Ky moment mbėrriti tre muaj mė pas dhe sot ish ministri, kryebashkiaku dhe deputeti 57 vjeēar akuzohet nga SPAK pėr veprat penale: “shpėrdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” nė mega aferen e inceneratorėve.

    Pak a shumė, nė sferat e larta tė politikės tė gjithė e dinin se kjo do tė ndodhte. Rreth njė muaj para zgjedhjeve, edhe e hidhėruar qė Koka e kishte tradhėtuar, shefja e LSI-sė, Monika Kryemadhi e denoncoi atė nė prokurorinė speciale pėr aferėn e inceneratorėve. LSI e akuzoi Kokėn si pėrfitues tė 3.3 milionė eurove nga koncesionari i incineratorit tė Elbasanit, njė kontratė qė u lidh nga vetė Koka si Ministėr i Mjedisit.

    Sipas denoncimit, ish ministri kishte ngritur njė skemė kompanish fantazėm me tė afėrm tė tij, ku kėto lekė paguheshin nga kompanitė e incenerattorėve. Denoncimet e bėra me gojėn e Kryemadhit shkuan edhe mė tej. Sipas tyre, Lefter Koka si ish ministėr i Mjedisit ėshtė vetėshpallur si autoriteti nėnkontraktor qė do tė negocionte me kompaninė e inceneretaorit tė Tiranės, ndėrkohė qė kėtė tagėr e ka vetėm Kėshilli i Ministrave. Gjithashtu Koka nuk ka lėnė gjurmė vetėm me kėtė veprim. Ai dyshohet se ka gėnjyer Kėshillin e Ministrave duke nėnshkruar me dorėn e tij se ngritja e inceneratorit nuk do tė kishte impakt mbi buxhetin e shtetit. Kėtė deklarim ai e ka paraqitur edhe pranė Kėshillit tė Ministrave gjatė procedurės sė miratimit tė VKM pėr Dhėnien e Bonusit prej 8% tė pikėve shoqėrisė “Integrated Energy BV”. Po Lefter Koka ka shkelur ligjin duke mos organizuar njė garė ndėrkombėtare me investitorė tė huaj, sikurse kėrkohet.

    Natyrisht e gjithė kjo panoramė e zymtė nuk ka qenė e tillė vite mė parė, kur Rama e falenderonte Lefter Kokėn teksa me njė ceremoni pompoze e inaguroi inceneratorin e parė tė Elbasanit duke e shpėrngulur gjithė qeverinė nė kantierin e tij. “I jam mirėnjohės ministrit tė Mjedisit (Lefter Koka) dhe ministrit tė Financave, qė ndonėse gjirokastrit, e zgjidhi deri nė fund qesen…,” tha Rama nga podiumi i pėrurimit nė Prill 2017.

    Dy vjet mė pas, Lefter Koka do tė bėhej edhe mė i domosdoshėm. Kur e gjithė opozita dogji mandatet, i shantazhuar me nėnshkrimet qė pati hedhur pėr inceneratorėt, Koka nuk pranoi ta linte parlamentin. Ai u bė njė nga deputetėt e perferuar tė ambasadave perėndimore qė i pėrshėndetėn tė gjithė ata qė nuk shkuan pas interesave personale tė liderėve qė “pėr interesat e tyre personale minonin tė ardhmen e vendit”.

    Por Ramės, Lefter Koka nuk iu desh vetėm pėr tė bėrė rolin e opozitarit fallco. Pėr tė gjithė ėshtė tashmė e njohur ajo video e kryeministrit me “Terin”, nė tė cilėn, nėn avujt e disa shisheve verė, ftonin dhe Nasip Naēon tė braktiste LSI-nė dhe t’i bashkohej fushatės zgjedhore tė PS-sė.

    Ajo qė u pa nė ato imazhe vulgare dhe tė neveritshme pėr kėdo qė ka njė koncept normal pėr politikėn, pas pak kohėsh u bė realitet. Edhe Koka edhe Naēo konkuruan me PS-nė dhe arritėn t’i heqin LSI-sė dhe opozitės mė sė paku njė mandat nė Durrės dhe njė mandat nė Berat.

    Dhe kėtu misioni i Lefter Kokės mbaroi. Firmat e tij tė dikurshme, qė shėrbyen pėr ta shantazhuar qoftė pėr tė bėrė opozitėn fallco, qoftė pėr ta pėrdorur si rilindas nė zgjedhje, tani mund t’i shpiheshin drejtėsisė. Kujdesi i fundit duhej tė ishte qė pasi e pėrdorėn si mish pėr top nė garėn elektorale, tani Koka as mos e njolloste PS. Ai u detyrua tė japi dorėheqjen nė shtator, tre muaj para se SPAK ta akuzonte pėr korrupsion dhe pastrim parash. Tani mbi tė rėndojnė firmat qė ka hedhur pėr shpėnien pėrpara tė aferės sė inceneratorėve, njė mega skandal pėr tė cilin Edi Rama ka vėnė tė nėnshkruajnė vetėm vartėsit.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Historia/ Si e pėrdori Rama limonin e shtrydhur Lefter Koka

    Dosja e inceneratorėve/ SPAK arreston ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, akuzohet pėr shpėrdorim detyre dhe korrupsion

    Emri:  Lefter-Koka-1-768x512.jpg

Shikime: 229

Madhėsia:  19.7 KB

    TIRANĖ
    Arrestohet nga SPAK ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Sipas burimeve, bėhet fjalė pėr hetimin e nisur pėr ēėshtjen e inceneratorėve, njė kallėzim i bėrė nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Raportohet se Koka, akuzohet pėr shpėrdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

    Koka, ka qenė Ministėr i Mjedisit nga LSI nė vitet 2013-2017, mė pas deputet i PS, 2017-2021. Ai fitoi mandatin nė 25 prill, por mė pas hoqi dorė. Urdhėr-arresti pėr tė u firmos nga prokurorėt Dritan Premci dhe Vladimir Mara.

    (BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    “Lefter Koka, peshku i vogėl, maja e ajsbergut”, Klodiana Lala zbulon: Zyrtarė tė niveleve tė larta, ministra dhe deputetė, gati tė arrestohen nga SPAK

    Gazetarja e ‘News24’ Klodiana Lala deklaroi se tė tjerė zyrtarė tė lartė, nė novel ministrash dhe deputetėsh priten qė tė arrestohen nga SPAK.

    E ftuar nė “Opinion’ Lala tha se arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka, ėshtė vetėm maja e ajsbergut, pasi sipas saj, ai ėshtė vetėm peshku i vogėl nė kėtė skemė tė madhe abuzimi me inceneratorėt.

    “Pak para zgjedhjeve, LSI, pas njė ‘divorci’ tė vėshtirė qė pati me zotin Koka, dėrgoi njė kallėzim tė detajuar, qė nė thelb ėshtė konfuzioni i ditės sė sotme. LSI ngrinte pretendime nė atė kohė se Lefter Koka asokohe ministėr i Mjedisit, ka pėrfituar nga dy kompanitė koncensionare, rreth 3.6 mln euro. Pardje u firmos urdhri i arrestit ka njė vendim tė marrė nė mungesė nga gjykata. Dje ėshtė bėrė sekuestrimi i inceneratorit tė Elbasanit, njė kompani e zotit Koka. SPAK ka nėn hetim dhe disa zyrtarė dhe ish-zyrtarė tė tjerė, tė cilėt nė fakt, nuk mund ta aludojė me emra, janė gati duke u arrestuar. Zyrtar tė niveleve tė lartė, ministra dhe deputetė. Janė dy inceneratorė tė tjerė qė nuk janė prekur. Janė duke u hetuar. Po tė shihni sot varėsit e zotit Koka, ata janė deputetė tė Kuvendit. Nuk ėshtė peshku i madh Lefter Koka. Ai ka qenė ministėr i Mjedisit, si autoritet, qė firmoste kontratat e koncensionit, Por shumat e parave, lidhjet e biznesmenėve me zyrtarėt, zoti Koka ėshtė pjesė e njė afere shumė tė madhe. ėshtė goditje e SPAK qė duhet pėrgėzuar. Nėse ngelet nė kėtė nivel, ėshtė goditje gjysmake. Ėshtė maja e ajsbergut.”, tha Lala.

    Kujtojmė se biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugalli janė shpallur nė kėrkim, ndėrsa ndaj tyre ėshtė caktuar masa ‘arrest me burg’.

    (BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    'E dinim prej 4 ditėsh qė do arrestohej'/ Artan Hoxha tregon bisedėn me Nard Kokėn, vėllanė e Lefter Kokės

    Emri:  auto_2qwshdfn1639518374.jpg

Shikime: 209

Madhėsia:  39.6 KB

    Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar bisedėn me Nard Kokėn, vėllanė e ish-ministrit Lefter Koka, pas arrestimit tė kėtij tė fundit lidhur me aferėn e inceneratorir rė Elbasanit.

    Hoxha thotė se ish-ministri i Mjedisit e dinte prej 4 ditėsh qė do tė arrestohej por nuk ishte arratisur.

    Njė gjė tė tillė atij ia ka pohuar nė bisedė e sipėr Nard Koka.

    Nė emisionin 'Log' nė ABC, gazetari Artan Hoxha tha se pronarėt e inceneratorėve Klodian Zoto dhe Stela Gugalja ndodhen brenda Shqipėrisė, pasi nga sistemi TIMS nuk rezultojnė tė jenė larguar.

    Sipas tij, ata janė informuar pėr arrestimin, duke theksuar se operacioni i SPAK ėshtė dekonspiruar.

    "Njė nga pronat e sekuestruara ėshtė kantina e pijeve "Skėnderbeu". Unė dua tė jap vetėm dy gjėra qė mė ranė nė sy, sė pari kėto lloj arrestimesh kryhen me njė skuadėr tė ngushtė tė BKH me njėsi tė caktuara tė policisė kryesisht janė njėsi civile qė marrin njė objektiv dhe e mbajnė nė vėzhgim para se tė marrin vendimin e gjykatės.

    Koka u kap sot nė mėngjes nė njė lokal. Ndėrkohė, Klodian Zoto nuk rezulton tė ketė dalė nga Shqipėria, pra, ai ėshtė nė Shqipėri. Edhe fakti qė, policia s’e ka gjetur dot, por nga kėrkimet e tjera rezulton se ai ėshtė nė Shqipėri.

    Personi i 3-tė, Stela, thuhet se ėshtė brenda Shqipėrisė, por nga informacionet qė kam unė, ajo ėshtė jashtė.

    Nėse u arrestua i pari Koka, pse duhet tė dilte kaq shpejt lajmi pa u arrestuar dy tė tjerėt? A ka ndonjė rrjedhje informacioni qė kėta dy tė tjerėt i morėn masat?

    Nga kontakti me Nard Kokėn, njė personazh shumė kontravers e kam pyetur nė lidhje me arrestimin, atij i kanė thėnė kemi kėtė urdhėr duhet tė shkojmė nė shtėpi, atje ėshtė bėrė kontrolli i shtėpisė nja dy orė. E pyeta a keni pasur dijeni? Nardi mė tha “na thanė po na ka ardhur njė informacion para katėr ditėsh dhe vėllai zgjodhi kėtė, qė tė mos largohej”, tha Hoxha.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    VIDEO-SYRI TV/ Rama mbrojti inceneratorin e Elbasanit kur u pyet nga Shkullaku

    1 vit mė parė, kryeministri Edi Rama ka marrė nė mbrojtje publikisht procedurat e ndjekura nga qeveria pėr inceneratorin e Elbasanit. Nė pėrgjigje tė pyetjeve te ngritura nga gazetari Armand Shkullaku, Edi Rama ka justifikuar shumė fakte qė lidheshin me dhėnien e koncesioneve pa garė, procedura tė kryera brenda njė dite tė vetme apo pėr kompani qė nuk kishin kapitalin e nevojshėm pėr sipėrmarrje tė tilla si inceneratori i Elbasanit

    SYRI TV

    Kryeministri Edi Rama ka marrė nė mbrojtje publikisht procedurat e ndjekura pėr inceneratorin e Elbasanit, tė cilat rezultuan njė skemė e mirėfilltė korrupsioni pas arrestimit nga SPAK tė ish-ministrit Lefter Koka dhe shpalljes nė kėrkim tė biznesmenėve tė pėrfshirė nė kėtė afere. Jo mė larg se nė tetor tė vitit tė kaluar, Edi Rama u dha pėrgjigje pyetjeve tė ngritura nga gazetari Armand Shkullaku ku ngriheshin dyshime tė forta mbi procedurat e dhėnies sė koncesioneve pa garė apo me njė ofertues tė vetėm.



    1) Pėrse procedura e dhėnies sė koncensioneve PPP u bė pa garė, me njė ofertues tė vetėm dhe fituesit nuk kishin as kapitalin e nevojshėm dhe ekspertizėn (ose punė tė ngjashme) pėr njė ndėrmarrje tė tillė qė na kushton dhjetėra-milionė euro?

    Procedura pėr Ndėrtimin e Impiantit tė Prodhimit tė Energjisė nga Mbetjet nė Fier dhe nė Tiranė ėshtė zhvilluar nėpėrmjet njė tenderi ndėrkombėtar, ku pėr mbi 50 ditė i ėshtė dhėnė mundėsia ēdo operatori vendas apo tė huaj tė paraqesė ofertėn e tij.

    Sipas legjislacionit nė fuqi, kriteret e pėrgjithshme dhe tė veēanta tė pjesėmarrjes nė tender kanė qenė tė tilla qė i jepnin mundėsinė ēdo operatori vendas apo tė huaj me eksperiencėn e nevojshme dhe aksesin nė burimet e nevojshme financiare pėr tė marrė pjesė. Prezantimi ose jo i njė oferte ėshtė mė pas zgjedhje individuale e ēdo operatori dhe s’mund tė imponohet nga qeveria.

    Ndėrkohė, procedura e ndjekur pėr ndėrtimin e impiantit tė prodhimit tė energjisė Elbasan ėshtė ajo e negociimit pa shpallje paraprake, ku kontrata ėshtė miratuar me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave, procedurė e bazuar tėrėsisht nė ligj, ardhur si rezultat i shpalljes sė gjendjes sė emergjencės mjedisore nga Kėshilli Bashkiak Elbasan, si fillim, edhe mė pas nga Komiteti Ndėrministror i Menaxhimit tė Mbetjeve, i cili ėshtė organi mė i lartė pėr menaxhimin e mbetjeve nė vend.

    Nė ēdo rast ofertuesi, referuar legjislacionit nė fuqi, ka provuar shkresėrisht se ka tė gjithė ekspertizėn e nevojshme si dhe aksesin nė burimet financiare tė nevojshme pėr tė ndėrtuar njė kryevepėr tė tillė inxhinierike.

    Kapitali tė cilit ju i referoheni nuk ėshtė i konglomeratit tė shoqėrive qė kanė marrė pėrsipėr ndėrtimin e kėtyre veprave, por i shoqėrisė koncensionare, e cila ėshtė njė SPV (Special Purpose Vehicle) e cila krijohet dhe regjistrohet vetėm mbas shpalljes sė fituesit sipas kėrkesave tė ligjit pėr koncensionet.

    Janė shoqėritė themeluese tė kėsaj SPV-ve qė kanė edhe eksperiencėn e nevojshme dhe aksesin nė burimet financiare pėr njė sipėrmarrje tė tillė.

    Kryeministri Rama ka justifikuar nė kėtė mėnyrė, procedurat e ndjekura nga qeveria e tij pėr shpalljen e fituesit pėr inceneratorin e Elbasanit, pas shqetėsimeve qė brenda njė dite mbyllet e gjithė kjo procedurė, pėrfshirė transfertat e parave drejt kompanisė private.

    2) Si ka mundėsi qė brenda njė dite tė vetme, shpallet fituesi, mbyllen ankimimet, negociohet njė kontratė 40 faqe, nėnshkruhet, bėhen disa VKM dhe nisin transfertat e parave nga buxheti drejt kompanisė private?

    Komenti nė formė pyetje ėshtė tėrėsisht i pavėrtetė! Procedura pėr Impiantin e Prodhimit tė Energjisė Fier ka filluar nė datėn 5 Tetor 2015 kur ėshtė paraqitur dhe propozimi i pakėrkuar dhe ka pėrfunduar me nėnshkrimin e kontratės nė datėn 24 Tetor 2016.

    Pra, njė procedurė e cila ka kaluar nėpėrmjet njė tenderi ndėrkombėtar dhe ka zgjatur plot 12 muaj. Gjatė kėsaj procedure ėshtė miratuar vetėm njė VKM, sipas parashikimeve tė legjislacionit nė fuqi, nėpėrmjet sė cilės i jepen pikėt bonus shoqėrisė qė ka paraqitur propozimin e pakėrkuar.

    Procedura pėr Zonėn e Trajtimit tė Mbetjeve Sharrė ka filluar nė datėn 23 Qershor 2016 kur ėshtė paraqitur dhe propozimi i pakėrkuar dhe ka pėrfunduar me nėnshkrimin e kontratės nė datėn 31 Gusht 2017.

    Pra dhe kjo njė procedurė ka kaluar nėpėrmjet njė tenderi ndėrkombėtar dhe ka zgjatur plot 14 muaj. Gjatė kėsaj procedure ėshtė miratuar vetėm njė VKM, sipas parashikimeve tė legjislacionit nė fuqi, nėpėrmjet sė cilės i jepen pikėt bonus shoqėrisė qė ka paraqitur propozimin e pakėrkuar.

    Procedura e ndjekur pėr Impiantin e Elbasanit ka qenė ajo Negociimit pa shpallje paraprake ku kontrata ėshtė miratuar me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, procedurė kjo e parashikuar plotėsisht nė ligj dhe miratuar si rezultat i shpalljes sė gjendjes sė emergjencės fillimisht nga Kėshilli Bashkiak Elbasan dhe mė pas nga Komiteti Ndėrministror i Menaxhimit tė Mbetjeve si organi mė i lartė pėrgjegjės pėr menaxhimin e mbetjeve.

    Kur aplikohet procedura e negociimit nė kushtet e emergjencės, tė gjitha institucionet e pėrfshira janė tė detyruara/angazhuara tė japin kontributin e tyre nė njė kohė sa mė tė shpejtė. Nė situata tė emergjencės sė shpallur, angazhimi pėr tė mbyllur tė gjitha proceset e parashikuara nė ligj nė njė kohė sa mė tė shpejtė ėshtė detyrim ligjor dhe jo shkelje.

    Gjithashtu, duhet sqaruar se pėr Impiantin e Elbasanit, qeveria shqiptare i ka filluar pagesat 7 muaj mbas fillimit tė punimeve, kur subjekti koncensionar kishte bėrė njė sasi tė konsiderueshme tė punimeve. Nė momentin e pėrfundimit tėrėsor tė impiantit me vlerė 21 milionė euro pa tvsh, qeveria kishte paguar vetėm 5.57 milionė euro ose 26.5%.

    Gjithė pjesa tjetėr e investimit ishte mbuluar nga vetė koncensionari. Prej vitit 2017 e deri sot koncensionari po vazhdon ta mirėmbajė dhe operojė kėtė impiant pa asnjė tė ardhur shtesė nga shitja e energjisė, duke mbuluar vetė tė gjitha kostot operative, ndryshe nga sa ishte parashikuar nė studimin e fizibilitetit.

    Por prokuroria e posaēme, me arrestimin e Leftėr Kokės dhe shpalljen nė kėrkim tė biznesmenėve tė pėrfshirė nė kėtė aferė korruptive multimilionere, ka rrėzuar justifikimet e sipėrpėrmendura tė Kryeministrit Edi Rama. Transparenca e pretenduar nga Edi Rama, vetėm pėr inceneratorin e Elbasanit ka rezultuar nė 5 milion euro abuzim nga paratė e taksapaguesve shqiptarė.

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    “Po Alqi po vrapon?”/ Ish-deputetja e LSI denoncon deputetin socialist: Babai i tij ėshtė paguar nga inceneratorėt 10 mln lekė nė muaj

    Emri:  silva-caka.jpg

Shikime: 233

Madhėsia:  23.3 KB

    Nė njė postim nė rrjetet sociale, duke publikuar edhe dy dokumente, Silva Caka pyet “a po fshihet babai i Alqit?”.

    “Po babai Alqit qė ėshtė paguar nga Inceneratorėt 10 mln leke/muaj po fshihet??”.

    “Po Alqi po vrapon??? Apo ėshtė ulur kėmbėkryq nė Parlamentin Shqiptar??? Nėse doni prova, i keni mu nė mes tė Kuvendit!!!”, e mbyll reagimin ish deputetja e LSI-sė.

    Reagimi i saj vjen pasi Prokuroria e Posaēme ka lėshuar urdhėr arrest ndaj ish ministrit tė Mjedisit Lefter Koka. Ndėrsa GJKKO ka caktuar masat e sigurisė “arrest nė burg” pėr dy administratorėt e kompanive tė pėrfshira nė inceneratorin e Elbasanit, Klodian Zoto dhe Silva Gugallia.

    “Po Alqi po vrapon?”, ėshtė pyetja e ish deputetes, e cila lidhet me reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim pas veprimet tė SPAK.

    “Veprimet e SPAK, sidomos kėtė javė, tregojnė se askush nuk ėshtė mbi ligjin. Mund tė vraponi por nuk mund t’i fshiheni mė ligjit. Reforma nė drejtėsi po jep rezultate konkrete”, shkruajti ambasadorja Yuri Kim nė Twitter.

    Emri:  silva-caka.jpg

Shikime: 237

Madhėsia:  100.5 KB




    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Zbardhet skema/ Si i pėrfitoi Lefter Koka 3,6 milionė euro nga dy kompanitė e inceneratorėve! Ja pronat qė u vendosėn nė sekuestro

    SPAK ka zbardhur skemėn se si ish-ministri Lefter Koka ėshtė paguar nga dy kompanitė koncensionare tė Inceneratorėve, tė drejtura nga Klodian Zoto dhe nga Stela Gungallia.

    Sipas SPAK ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka pėrfituar rreth 3, 685, 000 euro nga kompanitė “Albtek Energy me administatore dhe ortake tė vetme Stela Gugallia dhe “Integrated Technology Services”, e drejtuar nga Klodian Zoto.

    Prokuroria e Posaēme Anti-Korrupsion bėn tė ditur se paratė ndaj ish-ministrit janė dhėnė tėrhorazi nga kompani tė tė afėrmėve tė tij dhe janė maskuar sikur kėto tė fundit kanė ofruar shėrbime.

    “Nga veprimet hetimore tė kryera dhe nga vlera provuese e provave tė mbledhura krijohen dyshime tė arsyeshme dhe tė bazuara nė prova dhe krijohet bindja se nga shoqėritė tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. (shoqėria qė ka pėrfituar konēensionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. (shoqėria qė ka zbatuar punimet pėr ndėrtimin e objektit tė konēensionit) janė pranuar fatura tatimore shitje dhe janė paguar detyrimet financiare pėr kėto fatura tatimore pėr disa shoqėri tregtare, pėr punime qė nė tė vėrtetė nuk janė kryer nga kėto shoqėri tregtare.

    Shoqėria “Albtek Energy” sh.p.k. ka deklaruar nė librin e blerjes faturat tatimore tė shitjeve nga kėto shoqėri tregtare nė total nė vlerėn 368.672.760 lekė (ose rreth 2.950.000 Euro). Shoqėria “Integrated Technology Services” sh.p.k. ka deklaruar nė librin e blerjes faturat tatimore tė shitjeve nga kėto shoqėri tregtare nė total nė vlerėn 91.963.141 lekė (ose rreth 735.000 Euro).

    Gjatė hetimeve paraprake pėr kėtė proēedim penal janė mbledhur dhe janė siguruar provat e nevojshme qė krijojnė dyshimin e arsyeshėm se shumat monetare 368.672.760 lekė dhe 91.963.141 lekė, qė iu janė faturuar shoqėrive “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. dhe qė janė paguar mė pas nga kėto dy shoqėri tregtare, pėrbėjnė pėrfitime materiale tė parregullta qė i janė dhėnė shtetasit L.K., nė cilėsinė e ish Ministrit tė Mjedisit, nė kėmbim tė favorizimit tė padrejtė tė shoqėrisė “Albtek Energy” sh.p.k. nė zhvillimin e proēedurės sė dhėnies sė konēensionit dhe nė lidhjen e kontratės sė konēensionit me objekt “Ndėrtimin dhe administrimin e impiantit tė trajtimit tė mbetjeve urbane tė Qarkut Elbasan, pėr prodhimin e energjisė”.

    Shtetasja S.G., nė cilėsinė e ortakut tė vetėm dhe administratorit tė shoqėrisė “Albtek Energy” sh.p.k dhe shtetasi K.Z., nė cilėsinė e ortakut tė vetėm dhe administratorit tė shoqėrisė “Integrated Technology Services” sh.p.k., kanė pėrdorur njė skemė fiktive tė kryerjes sė pagesave, tė realizuar nėpėrmjet dy shoqėrive tregtare respektive, pėr tė mbuluar dhe pėr tė fshehur natyrėn e vėrtetė tė origjinės sė paligjshme tė shumave monetare, natyrėn e vėrtetė tė transferimit dhe tė zhvendosjes sė tyre, tė cilat nė tė vėrtetė pėrbėjnė “pėrftim tė parregullt”, si rrjedhim edhe produkt tė veprės penale tė korrupsionit.

    Shtetasi L.K., nė cilėsinė e ish Ministrit tė Mjedisit, ka kėrkuar, ka pranuar dhe ka marrė nga shoqėritė tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., qė janė pėrfitueset e kontratės sė konēensionit, pėrfitimet e parregullta monetare, nė mėnyrė tė tėrthortė, nėpėrmjet krijimit tė njė skeme fiktive pėr kryerjen e punimeve nė shoqėrinė konēensionare, duke pėrdorur disa shoqėri tregtare tė tjera tė kontrolluara nė mėnyrė tė tėrthortė prej tij, tė kontrolluara prej personave familjarė tė tij, si dhe tė kontrolluara prej subjekteve tregtare nė zotėrim tė tij. Marrja e pėrfitimeve ėshtė realizuar nėpėrmjet skemės fiktive tė kryerjes sė punimeve dhe tė kryerjes sė pagesave, pėr tė mbuluar dhe pėr tė fshehur natyrėn e vėrtetė tė origjinės sė paligjshme tė shumave monetare, natyrėn e vėrtetė tė transferimit dhe tė zhvendosjes sė tyre, tė cilat nė tė vėrtetė pėrbėjnė “pėrftim tė parregullt”, si rrjedhim edhe produkt tė veprės penale tė korrupsionit.

    Bazuar nė argumentet e mėsipėrme, janė krijuar dyshime tė arsyeshme se shtetasit S.G. dhe K.Z. kanė konsumuar veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarėve tė lartė shtetėrorė ose i tė zgjedhurve vendorė”, kryer nė bashkėpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve tė veprės penale apo i veprimtarisė kriminale” , kryer nė bashkėpunim, tė parashikuar nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal”, thekson SPAK.

    Po ashtu SPAK bėn tė ditur se ka vėnė nė sekuestro disa prona tė Leftėr Kokės.

    “ Caktimi i masės sė sigurimit pasurore “sekuestro preventive” pėr personin juridik “Albtek Energy” sh.p.k., me seli qėndrore nė Elbasan, sė bashku me pasuritė e paluajshme dhe tė luajtshme nė pronėsi tė tij, si pasuri qė ėshtė pėrdorur pėr kryerjen e veprave penale.

    Caktimi i masės sė sigurimit pasurore “sekuestro preventive” pėr personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k., me seli qėndrore nė Tiranė, sė bashku me pasuritė e paluajshme dhe tė luajtshme nė pronėsi tė tij, si pasuri qė ėshtė pėrdorur pėr kryerjen e veprave penale.

    Caktimi i masės sė sigurimit pasurore “sekuestro preventive” pėr pasurinė nė zotėrim tė shtetasit L.K., tė “88, 19 %” tė aksioneve nė pronėsi tė tij nė shoqėrinė tregtare “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” sh.a., me Nipt J61811527M, me seli nė Rrashbull, Durrės, qė iu korespondon vlera prej 442.972 lekė, si pasuri ekuivalente me njė pjesė tė produkteve tė veprės penale.

    Shėrbimet e policisė gjyqėsore tė Drejtorisė sė Policisė sė Shtetit kanė ekzekutuar sot nė datėn 14.12.2021 masėn e sigurimit personale tė vendosur ndaj shtetasit L.K., si dhe janė duke u kryer veprimet e nevojshme pėr vėnien nė administrim tė Agjensisė pėr Administrimin e Pasurive tė Sekuestruara dhe tė Konfiskuara Tiranė, tė tre personave juridikė pėr tė cilėt ėshtė vendosur masa e sigurimit pasurore “sekuestro preventive”.”, thekson SPAK.

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Afera e inceneratorėve/ Basha paralajmėron: Duhen gjetur ata qė janė nė kėrkim pėrpara se t’i vrasė dikush, nė veēanti Stela Gugallja, se ata tė tjerėt janė ustallarė

    TIRANĖ
    Kryetari i PD-sė Lulzim Basha tha sot se dy personat e shpallur nė kėrkim nga SPAK pėr aferėn e inceneratorėve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja duhen gjetur pėrpara se t’i vrasė dikush duke theksuar se nė krye tė skemės ėshtė kryeministri Edi Rama. Ai tha se PD ėshtė nė ballė tė betejės me denoncimet, me kallėzimet, me kėrkesėn pėr vettingun e politikanėve, dhe do tė vazhdojė tė jetė nė ballė tė betejės derisa drejtėsia t’i shkojė deri nė fund.

    “Komisioni hetimor do vazhdojė punėn, jo pėr tė hetuar, por pėr tė ndihmuar. Komisioni parlamentar ka kėrkuar transparencė, ata qė pengojnė transparencėn duhet tė merren forcėrisht dhe tė ēohen para komisionit”, tha Basha.

    I pyetur nėse PD ka tė tjera dosje dhe denoncime pėr afera korruptive, Basha pohoi, por deklaroi se sot thelbi ėshtė mafia e inceneratorėve dhe se nuk do tė devijojė nga kjo ēėshtje.

    “Pėrgjigjja ėshtė po, por nuk kam ndėrmend t’i jap kėnaqėsinė askujt tė devijojė nga thelbi, thelbi sot ėshtė mafia e inceneratorėve, qė beteja jonė ėshtė e drejtė, qė duhet vazhduar me arrestime tė tjera. Qė duhet vėnė nė ndjekje penale kryeministri, sekretari i pėrgjithshėm i kryeministrisė etj. Duhen gjetur kėta qė janė nė kėrkim pėrpara se t’i vrasė dikush, nė veēanti kjo Stela, se ata tė tjerėt janė ustallarė. Tė gjenden llogaritė jashtė shtetit, pagesat.

    Pa diskutim qė ka afera tė tjera, do vazhdojmė t’i diskutojmė dhe aferat e tjera, por sot do bėj gjithė pėrpjekjet e mia qė t’ju jap fuqi ju si gazetarė dhe mediave tuaja qė tė mos i ikin as sot, as nesėr, as pasnesėr kėtij skandali, kėsaj mega afere qė do tė kishte ēuar 4-5 drejtues tė qeverisė nė pranga”, tha kreu i PD.

    Duke u kthyer tek korrupsioni nė kohėn e qeverisjes sė PD, Basha garantoi se “jemi tė vetėdijshėm dhe pėr gabimet tona dhe nuk do tė bėhemi mburojė dhe nuk do ndalemi sė pastruari brenda vetes kėdo qė ka shfrytėzuar pushtetin nė kohėn tonė pėr t’u pasuruar nėpėrmjet korrupsionit”.

    “Kam thėnė fare qartė qė pa diskutim ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion dhe qė ne jemi tė vendosur ta luftojmė atė pėr tė ecur pėrpara pėr tė ardhmen e shqiptarėve. Ta luftojmė atė brenda partisė sonė. Kemi gjėra pėr t’u krenuar, por edhe gjėra qė na vjen turp.

    Disa prej protagonistėve tė kėtyre aferave i tha thithur Rama si lubi, disa i ka bėrė aleatė, disa nė strukturat e tij, sepse ndajnė tė njėjtat vese.

    Nuk jemi tė pavetėdijshėm qė ka ndodhur korrupsion dhe nė kohėn tonė dhe qė kjo plagė e madhe pėr shoqėrinė nuk ėshtė krijuar vetėm nga Rama dhe PS, pa diskutim afera e inceneratorėve dhe afera tė tjera, si nė raportet ndėrkombėtare tregojnė qė qeveria Rama ėshtė qeveria mė e korruptuar e 31 viteve tranzicion dhe mė e korruptuar e Europės. Ne do bėjmė gjithēka pėr ta pastruar Shqipėrinė nga kjo plagė, pėr ta luftuar armikun e mirėqenies sė shqiptarėve. Po e bėjmė kėtė me ata qė kanė 8 vjet qė qeverisin. Ka 4 vite qė i ka ēelėsat e gjithēkaje. Kjo ėshtė detyra e parė, e dytė dhe e tretė, por ju garantoj se jemi tė vetėdijshėm dhe pėr gabimet tona dhe nuk do tė bėhemi mburojė dhe nuk do ndalemi sė pastruari brenda vetes kėdo qė ka shfrytėzuar pushtetin nė kohėn tonė pėr t’u pasuruar nėpėrmjet korrupsionit”, deklaroi Basha.

    Balkanweb

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Arrestimi i Lefter Kokės, reagon Rama: Ēėshtja e ish-ministrit me SPAK, nuk ėshtė politike dhe partiake, por individuale

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pėr herė tė parė nė lidhje me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, si i pėrfshirė nė aferėn e inceneratoreve

    Kreu i qeverise i ka kthyer pėrgjigje ndjekėsve nė rrjetin social ‘Facebook’, duke theksuar se ēėshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtėsinė, nuk ėshtė as ēėshtje politike dhe as partiake, as kolektive, po ēėshtje individuale.

    “Ēėshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtėsin, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale. Ne nuk e kemi udhehequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen ne Drejtesi, si pale politike po si force udheheqese politike e morale e shqiptareve pa dallim, keshtu qe per mua e per Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e dites se pare ne detyre”, pėrgjigjet Rama.

    Sipas kryeministrit, cilidoqoftė, pa dallim partie duhet tė pėrballet vetė me drejtėsinė.

    REAGIMI I RAMĖS

    Syrja Islami halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngjan thote populli��

    Por qe t’i pėrgjigjem thelbit te komentit tėnd, edhe impiantet moderne te pėrpunimit tė mbetjeve, qė i kane hapur rrugėn e shpėtimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zonės se Elbasanit, Tiranes e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtesi po se po, jane vepra te shumices sone qeverise per te cilat une jam e do te jem gjithnje krenar, keshtu qe euforia baltosese e atyre qe bejne politike me akuza e me moton shpif e shpif se dicka do mbetet, per arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me ben asnje pėrshtypje, sepse nga njera ane investimi ne Elbasan eshte aty, ne syte e te gjitheve e ne baze te kontrates tanime ai eshte prone publike e bashkise se Elbasanit qe do te sherbeje per te vazhduar mbrojtjen e zones nga ndotja, ndersa nga ana tjeter ceshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesine, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale. Ne nuk e kemi udhehequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen ne Drejtesi, si pale politike po si force udheheqese politike e morale e shqiptareve pa dallim, keshtu qe per mua e per Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e dites se pare ne detyre: Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine! Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtėsinė nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq.

    Kjo eshte Partia Socialiste. Ky jam une miku im. Te pershendes ��

    Emri:  rama-reagim.jpg

Shikime: 216

Madhėsia:  85.4 KB

    ARRESTIMI

    Skuadra e Policisė Speciale e mbėshtetur edhe nga efektivė tė Policisė sė Durrėsit zbarkuan paraditen e tė martės nė lagjen 1 tė qytetit bregdetar pėr tė vėnė nė pranga njė nga individėt mė me influencė tė zonės dhe jo vetėm, Lefter Kokėn.
    Pa shumė bujė, disa efektivė u ngjitėn nė pallatin ku banon familja Koka dhe bashkė me tė u larguan.

    “Pashė disa efektivė tė Policisė qė parkuan aty dhe pak minuta mė vonė dolėn bashkė me Lefterin. S’na shkoi mendja fare, pasi ishte pa pranga dhe fare i qetė si ai edhe policėt qė e shoqėronin. Menduam se mos kishte ndodhur ndonjė gjė nga bizneset e tij, pastaj mėsuam se e kishin arrestuar. Nėpėrmjet televizorit e morėm vesh. Na erdhi shumė keq pasi Teri (Lefter Koka) ėshtė njė njeri me reputacion tė mirė jo vetėm kėtu nė zonėn e Vollgės, por nė tė gjithė Durrėsin”, u shpreh njė banor pėr “Panorama.al“.

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Monika Kryemadhi dorėzon nė SPAK materiale shtesė pėr aferėn e inceneratorėve

    Dy ditė pas arrestimit tė ish-ministrit Lefter Koka, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dorėzuar nė Prokurorinė e Posaēme (SPAK) materiale tė tjera shtesė, tė cilat sipas saj provojnė abuzimet nė lidhje me aferėn e inceneratorėve.

    Materialet shtesė qė i dorėzohen SPAK-ut janė pėr inceneratorin e Tiranės, tė Elbasanit dhe tė Fierit.

    Nė shkresėn dorėzuar SPAK, Kryemadhi shprehet se mbetet e hapur pėr tė bashkėpunuar qė tė kontribuojė pėr njė hetim sa mė objektiv tė kėsaj ēėshtjeje.

    Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka depozituar mė herėt tre padi, tė shoqėruara me dokumente pėr inceneratorin e Tiranės, tė Elbasanit dhe Fierit.

    Emri:  lsi.jpg

Shikime: 194

Madhėsia:  32.0 KB

    Koha Jone

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    “Kam zbatuar ligjin”, zbardhet dėshmia. Ja ēfarė deklaroi ish-ministri Lefter Koka para trupit gjykues pas akuzave pėr korrupsion me inceneratorėt

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka mbajtur njė qėndrim mohues ndaj 3 akuzave qė rėndojnė ndaj tij nė lidhje me ēėshtjen e abuzimit me inceneratorėt.

    Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar pėr ‘BalkanWeb’ detaje nga seanca e sotme gjyqėsore, ku Kokės do t’i komunikohet edhe masa e sigurisė. Ai ka pohuar para togave tė zeza se ka zbatuar vetėm ligjin. “Kam zbatuar ligjin”, mėsohet tė jetė shprehur Koka.

    Koka akuzohet pėr veprat penale “Shpėrdorimi i detyrės”, “Korrupsioni aktiv i funksionarėve tė lartė shtetėrorė ose i tė zgjedhurve vendorė”, “Korrupsioni pasiv i funksionarėve tė lartė shtetėrorė ose i tė zgjedhurve vendorė” dhe “Pastrimi i produkteve tė veprės penale apo i veprimtarisė kriminale”.

    Kujtojmė se nė kėrkim janė shpallur biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

    Balkanweb

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka



    ORA NEWS

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Me zė dhe figurė/ Si e mbuloi Rama aferėn e inceneratorėve me flamurin e Partisė Socialiste

    Emri:  Capturefdfjutj.jpg

Shikime: 171

Madhėsia:  49.4 KB

    Arrestimin e Lefter Kokės, kryeministri e pėrcolli si njė ngjarje periferike. Pa shpjegime, me sa mė pak vėmėndje dhe me njė koment tė thjeshtė nė Facebook tentoi ta minimizojė pėrgjegjėsinė e tij si kryeministėr, pėr njė aferė korrupsioni qė do tė kishte qenė e pamundur tė ndodhte pa lėvizur mekanizmin e tė gjitha ministrive nėn qeverinė e tij.

    Njė komentuesi nė Facebook, Rama iu pėrgjigj se arrestimi “nuk i bėn pėrshtypje” dhe se “Partia Socialiste nuk ėshtė zyrė avokatie e askujt”.

    Nė fakt, logon e Partisė Socialiste, para zgjedhjeve e pėrdori pėr t’iu bėrė mburojė aferės qė mbante erė, sepse i duhej ndikimi i Lefter Kokės nė Durrės dhe lidhjet e tij me tė pakėnaqurit nė LSI pėr zgjedhjet e 25 Prillit.



    E bėri kėtė nė 21 Tetor tė 2020, dy ditė pasi kallėzimi pėr Lefter Kokėn u dorėzua nė SPAK.
    Rama mori foltoren e partisė, banderolat me logon e PS, karriget dhe regjinė lėvizėse tė ERTV dhe i ēoi tė gjitha nė inceneratorin e Elbasanit nga ku nisi tė flasė pėr prurjet e reja nė Partinė Socialiste, por edhe duke sulmuar opozitėn pėr inceneratorėt. Futja e Rilindjes brenda nė incenerator e shndėrroi partinė mė mė tė madhe nė vend nė avokatin numėr njė tė Lefter Kokės. E gjitha ishte nė kundėrpėrgjigje pėr hetimet e prokurorėve tė SPAK, qė kishin nė dorė dosjen e pėrgatitur nga opozita. Video mė poshtė:



    Edhe nė emisionin Opinion, kur u vu pėrballė parregullsive qė kishin dalė pėr procedurat e koncensionit tė inceneratorit tė Elbasanit, bėri tė njėjtėn gjė. Nė studion e Opinion u shfaq njė ekran i ndarė nė dysh, ku nė njėrėn anė ishte njė fushė plehrash dhe nė anėn tjetėr inceneratori, mbi tė cilin shkruhej Partia Socialiste e Shqipėrisė.

    “Kjo ėshtė prona e shtetit shqiptar me partinė tėnde. Kjo ėshtė prona e shtetit shqiptar me qeverinė time. Kjo ėshtė pronė publike. Privati ka mbaruar punė dhe tani ia kalon shtetit” shprehej kryeministri pėr projektin pėr tė cilin sot ėshtė nė qeli ish-Ministri i tij i Mjedisit. Video mė poshtė:



    Koncesionet e inceneratorėve u kanė kushtuar shqiptarėve deri mė tani mbi 12 miliard lekė. Pėr inceneratorin e Elbasanit janė paguar, 4.1 miliardė, pėr atė tė Fierit 3.6 miliardė, ndėrsa pėr atė tė Tiranės deri nė fund tė kėtij viti llogariten tė paguhen 4.5 miliardė lekė.

    Pėr aferėn e incineratorėve janė kallėzuar nė SPAK nga opozita edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i qeverisė, ėngjėll Agaēi, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erjon Veliaj, zv.kryeministri aktual, Arben Ahmetaj dhe deputeti i PS, Alqi Bllako.

    I vetmi qė provoi prangat ėshtė Lefter Koka, ndėrkohė qė Rama premton se nuk do ta pėrdorė mė flamurin e PS pėr mburojė nga drejtėsia e re. Nė aktet e denoncuara pėr inceneratorėt nuk gjendet asnjė firmė e Edi Ramės, sepse nė mbledhjet ku janė marrė vendimet ka firmosur ish-zėvendėsi i tij Niko Peleshi.

    Lapsi.al

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Inceneratori i Tiranės/ Dokumenti me firmė qė akuzon Veliajn

    Emri:  lali-djeges.jpg

Shikime: 162

Madhėsia:  35.0 KB

    Njė shpėrthim i papritur replikash mes Erion Veliajt dhe gazetarit investigativ, Artan Hoxha, i nisur fillimisht pėr pėrdorimin e njė veture Mercedes nga kryebashkiaku, ėshtė shndėrruar papritmas nė njė denoncim pėr implikimin e Lali Erit me ēėshtjen e nxehtė tė inceneratorėve. Artan Hoxha duke u pėrgjigjur se ai nuk ėshtė pjesė e grupit tė gazetarėve qė paguhen nga Bashkia, pėr ta vėrtetuar kėtė ka bėrė publik edhe njė dokument me nėnshkrimin e Veliajt pėr miratimin e inceneratorit tė Tiranės. Ai e ka shoqėruar atė me shėnimin: “Nuk kam qenė, nuk jam dhe nuk do tė jem kurrė nė listė-pagesėn e borderosė tuaj, sepse ėshtė borderoja mė e madhe kriminale se ēdo organizatė kriminale nė kėtė vend. Ja si mbyllet shkresa, me numėr protokolli 9275, ku jepet miratimi pėr ndėrtimin e inceneratorit 128 milionė euro tė Tiranės” ka shkruar ai.

    Emri:  auto_hoxha11640769463.jpg

Shikime: 171

Madhėsia:  44.1 KB

    Nisur nga ky denoncim, Lapsi.al ėshtė pėrpjekur tė mėsojė se pse kjo shkresė dhe ky nėnshkrim duhet ti djegė sė tepėrmi kryebashkiakut aktual?

    Pėr tė kuptuar kėtė duhet njohur pak historia e kėsaj afere. Kompania ‘Integrated Energy BV u angazhua qė do tė ndėrtonte djegėsin e Tiranės i cili do tė financohej nėpėrmjet njė tarife pėr incenerimin e mbetjeve nga njėsitė e qeverisjes vendore tė qarkut Tiranė.

    Sipas tė dhėnave tė mėvonshme qė nxori Kontrolli i Lartė i Shtetit dhe i bėri publike opozita, kjo qe njė ndėrmarrje korruptive qė do ti kushtonte publikut shqiptar tre fish mė shtrenjtė. Po cili qe roli i Veliajt nė kėtė ‘grup tė strukturuar” qė dyshohet se ka ndyer duart nė njė grabitje?

    Hipotezat qė dalin nga kqyrja e dokumentit qė i ka rikujtuar Artan Hoxha janė dy. E para, se me qėllim pėrshpejtimin e ndėrtimit tė njė vepre, disa nga nismėtarėt e sė cilės sot janė nė arrest nga SPAK, Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrė edhe ato tė kėshillit bashkiak. Por sipas raportit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, qė ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin pėr ta miratuar projektin, pasi ai vetėm e propozon buxhetin e bashkisė, i cili miratohet nga Kėshilli Bashkiak. “Angazhimi pėr dakordėsinė duhet tė pėrfshijė marrjen e vendimit nga Kėshilli Bashkiak pėrkatės, si autoriteti kompetent pėr miratimin e buxhetit, ndėrkohė qė aprovimi ėshtė dhėnė nga autoriteti i kryetarit tė Bashkisė qė ka pėr kompetencė vetėm propozimin e buxhetit nė kėshill,” thekson KLSH.

    Por, pėrpos kėtij implikimi tė drejtėpėrdrejtė kryebashkiaku akuzohet edhe tėrrthorazi se nė bashkėpunim me tė tjerė, ėshtė bėrė pjesė e devijimit tė procedurave pėr ngritjen sa mė shpejt tė inceneratorit tė Tiranės. Gjatė njė koresponndence mes ministrisė sė Ekonomisė, asaj tė Mjedisit dhe Bashkisė ėshtė kėrkuar qė tė jepej miratimi i katėr Bashkive tė qarkut tė Tiranės (pra dhe Vora, kamza dhe Kavaja) qė do tė digjnin mbetejet e tyre dhe do tė paguannin inceneratorin. Por procedura ėshtė kryer duke marrė vetėm firmėn e Veliajt dhe duke i anashkaluar tre tė tjerat.

    “Kontrata koncesionare ėshtė njė kontratė problematike, pasi qė nė hyrje tė saj thuhet shprehimisht se koncensionari do tė furnizohet me mbetje nga tė gjitha njėsitė pėrbėrėse tė qarkut Tiranė, konkretisht Bashkia Tiranė, Vorė, Kavajė dhe bashkia Kamėz, duke cėnuar kėshtu autonominė e kėtyre tė fundit lidhur me ēėshtjen e mbetjeve urbane, pasi nga asnjė korrespondencė, nuk rezulton qė kėtyre t’ju jetė marrė pėlqimi pėr tė qenė pjesė e kontratės koncesionare”, tha nė hapje tė komisionit hetimor deputetja Jorida Tabaku qė e ka ndjekur qe ne fillim kete skandal.

    Por, nėse nė kėtė rast tė dytė, Veliaj mund tė mbrohet pasi mund ti shmanget pėrgjegjėsisė pėr mėnyrėn se si e kanė interpretuar tė tjerėt firmėn e tij, pėr akuzėn e parė, atė se ka firmosur nė njė shkresė pa marrė miratimin e kėshillit bashkiak ai del krejtėsisht zbuluar.

    Kaq do tė mjaftonte qė njė SPAK, i drejtė dhe i paanshėm, tė trokiste nė zyrėn e tij si nė derėn e njė njeriu qė ėshtė bėrė pjesė nė njė mega aferė qė do ti kushtojė publikut diēka mė pak se 500 milionė euro.

    Dhe pikėrisht sepse kėtu Veliaj ėshtė shah mat, gazetari Artan Hoxha, i kujtoi dokumentin mė firmėn e tij qė tashmė ėshtė bėrė viral nė rrjet.

    Lapsi.al

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Skandali i Inceneratorėve/ Dyshime mbi 125 mijė eurot e deputetit Bllako

    Emri:  bllako-euro.jpg

Shikime: 165

Madhėsia:  41.4 KB

    Pas arrestimit tė Lefter Kokės nga SPAK nė qendėr tė akuzave pėr aferėn skandaloze tė inceneratorėve ėshtė vėnė deputeti aktual i PS-sė dhe ish sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Mjedisit, Alqi Bllako.

    Nė njė video tė publikuar nga Monika Kryemadhi, ai ėshtė akuzuar se ka marrė rryshfet nga inceneratori i Tiranės, plot 125 mijė euro, duke e kamufluar kėtė si pagė fiktive pėr tė atin e tij, qė rrezulton nė borderotė e pagave tė kėsaj kompanie me njė rrogė me 10 mijė dollarė nė muaj. Pra aludimi i LSI-sė ėshtė i qartė, nė kėmbim tė nėnshkrimeve dhe favoreve qė djali ka bėrė nė detyrėn e tij si funksionar publik, Bllakot, at e bir, kanė ngritur njė skemė tė kamufluar pėr tė marrė ryshfet.



    Deputeti i PS-sė dhe ish bashkėpuntori i Lefter Kokės i ka mohuar kėto akuza duke thėnė se ai nuk ėshtė nė konflikt interesi dhe e dyta se i ati i tij ėshtė paguar si njė inxhinjer i thjeshtė pėr punėn qė ka bėrė.
    Njė njė sqarim publik tė botuar kėtė tė hėnė ai thekson se nuk ka qenė nė konfikt interesi pasi ai e kishte lėnė detyrėn rreth njė muaj pėrpara 31 gushtit 2017, kur u shpall fituesi pėr impiantin e Tiranės. Edhe pėrpara kėsaj date kur ka qenė Sekretar i Pėrgjithshėm, ai thekson se kurrė nuk ka qenė anėtar i asnjėrit prej 3 komisioneve pėrgjegjėse pėr dhėnien e 3 konēensioneve, pėr tė cilat hidhen akuza.

    Lapsi.al i ka krahasuar faktet e bėra deri mė tani publike pėr tė parė kush ėshtė mė pranė tė vėrtetės, LSI qė akuzon, apo Bllako qė thotė se ndaj tij po bėhet njė hakmarrje personale.

    Deri mė tani nė publik kanė dalė shumė dokumenta tė korrespondencės midis ministrive pėr tė ndihmuar proceduarat nė favor tė inceneratorėve dhe nė to duket qartė se ndryshe nga ē’pretendon Bllako ėshtė nė brendėsi tė gjithė praktikave dhe dokumentat zyrtare siglohen pėr djeni tė tij (poshte).

    Emri:  bllako.jpg

Shikime: 157

Madhėsia:  21.9 KB

    Por pika ku ai del mė zbuluar se kurrė ėshtė njė dokument ku i pėrgjigjet njė shkrese tė ish ministrit tė Financave, Arben Ahmetaj. Duke qenė se Inceneratori i Tiranės do tė grumbullonte mbetjet e qarkut tė Tiranės, pra tė Bashkive Tiranė, Vorė, Kavajė dhe Kamėz, ministri i financave i kėrkon me shkrim homologut tė tij tė mjedisit, miratimin e kėtyre institucioneve pėr tė shkuar pėrpara me projektin (letra poshtė).

    Emri:  bllako-1.jpg

Shikime: 155

Madhėsia:  32.5 KB

    Por kėtu ka njė problem. Disa nga bashkitė kontrollohen nga opozita dhe dalin jashtė qerthullit tė mbyllur tė rilindjes. Dhe Alqi Bllako bėn njė manovėr pėr ti lehtėsuar punėn e fitimit tė tenderit inceneratorit. Ai i jep atributet e qarkut tė Tiranės vetėm Erion Veliajt. Merr miratimin e tij dhe nuk i shkruan kryetarėve tė bashkive, Kamėz, Kavajė dhe Vorė (Poshte).

    Emri:  bllako-2.jpg

Shikime: 160

Madhėsia:  34.9 KB

    Fiks nje vit mė pas inceneratori i Tiranės fillon tė paguajė me 10 mijė dollarė nė muaj si inxhirer babain e Alqi Bllakos. Nė denoncimet e LSI-sė aludohet se kjo ėshtė shuma e parave qė u dha si rryshfet pėr tė birin. Por, Alqi Bllako mbrohet duke thėnė se i ati Edmondi ishte njė inxhinjer mekanik nė pension qė iu rikthye punės “Si inxhinier mekanik, i specializuar pėr industrinė ėshtė profesionist dhe sipėrmarrės i mirėnjohur nė kėtė fushė prej 31 vitesh. Im atė, ka lidhur njė kontratė afatshkurtėr me afat tė pėrcaktuar, si pėrgjegjės pėr detajimin e projektit mekanik, pjesė kjo e projektit tėrėsor tė zbatimit, projektim i ardhur nga njė kompani ndėrkombėtare” ka shkruar ai.

    Po a ėshtė e besueshme kjo alibi?

    Ndonėse kėtė punė e vendos drejtėsia ėshtė e vėshtirė tė besohet se njė inxhnjer shqiptar tė paguhet me 125 mijė euro pėr punėn qė bėn sado e veēantė tė jetė ajo. Aq mė tepėr qė ky inxhinjer paguhet nga njė kompani qė ka pėrfituar nga nėnshkrimet shtetėrore tė tė birit. Akoma dhe mė e dyshimtė bėhet e tėra kur mendon se Edmond Bllako ėshtė specialisti mė i paguar nė tėrė borderonė e inceneratorit tė Tiranės, ndonese kjo ndermarje punon ende si lanfild, para s’ka pasur nevoje per mekanike.

    Pra nė rastin mė tė mirė alibia e deputetit socialist ėshtė shumė larg tė qenit bindėse. Firmat qė ai ka hedhur dhe paratė qė i ati ka marrė janė njė tjetėr anė e errėt e skandalit tė madh tė inceneratorėve.

    Lapsi.al

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Pagesat pėr inceneratorėt, ekspertėt sugjerojnė pezullim tė kontratave koncesionare

    Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, ekspertėt mendojnė se qeveria i ka mekanizma pėr t’i pezulluar apo prishur kontrat koncesionare tė inceneratorėve, ndėrsa ngrenė shqetėsimin se qeveria po ndikon hetimet e SPAK.

    Pas njė hetimi tė gjatė, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua mė 14 dhjetor me akuzat e ‘shpėrdorimit tė detyrės’, ‘korrupsionit pasiv’ si dhe ‘pastrimit tė produkteve tė veprės penale’ gjatė procedurave pėr dhėnien e koncesionit pėr ndėrtimin e inceneratorit tė Elbasanit. Dy pronarėt e kompanive tė lidhura me inceneratorėt, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u akuzuan gjithashtu pėr ‘korrupsion aktiv’ dhe “pastrim tė produkteve tė veprės penale”, por janė nė arrati. Tė dy ata zotėrojnė kompanitė qė kanė aktualisht kontrata pėr ndėrtimin e inceneratorėve tė Fierit dhe Tiranės me vlerė qindra milionė euro.

    Qeveria shqiptare e gjendur pėrballė kėtij skandali nuk ka preferuar qė tė rishikojė kontratat koncensionare me Gugalljan dhe Zoton, pėrkundrazi ka vijuar pagesat nga thesari i shtetit nė adresė tė kompanive tė tyre.

    Vendimi u justifikua nga kryeministri Edi Rama si njė detyrim ligjor i qeverisė pėr tė respektuar kontratat me kėto kompani, ndėrsa inceneratorėt i quajti “vepra tė mėdha” qė s’kanė lidhje me korrupsionin qė kanė bėrė individėt.

    “Janė marrėdhėnie kontraktuale tė cilat imponohen nga ligji pėr tė vazhduar deri kur tė ketė vendime tė formės sė prerė nga gjykatat,” tha Rama nė njė konferenc pėr shtyp nė prag tė Vitit tė Ri.

    “Janė marrėdhėnie kontraktuale qė duhet tė zbatohen derisa tė flasė drejtėsia,” shtoi ai.

    Ndėrsa ministrja e Infrastrukturės dhe Energjisė Belinda Balluku theksoi mė herėt se rrezikohej arbitrazhi ndėrkombėtar nė dėm tė shtetit shqiptar nėse ndėrpriteshin kėto kontrata.

    Por ekspertė tė ekonomisė dhe jurispudencės e konsiderojnė naive dhe tė qėllimshme justifikimin e qeverisė duke argumentuar se kontratat koncensionare mund tė pezullohen ose tė prishen nga shteti kur kemi tė bėjmė me afera korruptive.

    Ish-avokatja e shtetit, Ledina Mandia, i tha BIRN-it se arbitrazhi ėshtė njė arsyetim naiv nga ana e qeverisė, pasi sipas saj ekzistojnė raste kur arbitrazhi e ka cilėsuar tė drejtė prishjen e njė kontrate, kur ajo ėshtė marrė nė mėnyrė korruptive.

    Edhe eksperti i ekonomisė Zef Preēi, drejtor ekzekutiv i Qendrės pėr Kėrkime Ekonomike, u shpreh se ky argument nuk qėndron.

    “Njė kontratė e fituar nė mėnyrė tė paligjshme nuk ka gjykatė nė botė qė e mbron,” tha ai.

    “Kontrata duhet prishur”

    Emri:  incenetarori-i-Elbasanit-mbetjet-urbane-1.jpg

Shikime: 148

Madhėsia:  45.2 KB
    Incenetarori i Elbasanit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

    Ndėrkohė qė qeveria shqiptare thotė se i ka duart e lidhura nga kontrata, ekspertėt mendojnė se ajo nuk po mbron interesin publik duke hedhur miliona euro nė xhepat e njerėzve qė kėrkohen nga drejtėsia pėr pastrim parash dhe korrupsion.

    “Ngjarja ėshtė shumė e rėndė dhe bėhet fjalė pėr miliona euro tė shqiptarėve qė nuk dihet nė xhepat e kujt shkojnė”, thotė Mandia, e cila i sugjeron qeverisė qė tė konsultohet me avokatė tė njohur nė fushėn e arbitrazhit pėr tė prishur kontratėn.

    Mandia, e cila ėshtė lektore e Arbitrazhit Ndėrkombėtar, duke iu referuar praktikave tė tribunaleve tė arbitrazhit, thotė se ato “janė shumė sensitive nė raste tė tilla dhe nga praktika ka patur raste ndaj shteteve tė tjera kur nuk kanė gjetur shkelje dhe nuk kanė ngarkuar me detyrim financiar shtetet per prishje tė njėanshme tė kontratės”.

    Zef Preci shprehet se janė evidente tashmė provat qė ka sjellė SPAK pėr procedurėn e paligjshme me tė cilėn ėshtė fituar kjo kontratė, procedura ku sipas tij, nuk janė zbatuar praktikat e qeverisjes sė mirė tė fondeve publike.

    “Njė kontratė e fituar nė mėnyrė tė paligjshme nuk ka gjykatė nė botė qė e mbron”, komenton ai, ndėrsa sugjeron pezullimin e kontratės.

    “Mungesa e reagimit tė agjencive shtetėrore duhet parė si mungesė e vullnetit tė tyre pėr tė respektuar ligjin, minimalisht pezullimin e transaksioneve tė mėtejshme dhe marrjen nė kontroll tė kėtyre aseteve,” shtoi Preēi.

    Pėr Mandinė ėshtė papėrgjegjshmėri qė qeveria nuk reagon, por justifikohet me frikėn e arbitrazhit. Ajo bėn sugjerime specifike juridike pėr qeverinė pėr tė prishur kontratat konēensionare me personat qė janė nė hetim dhe kėrkim nga drejtėsia.

    “Qeveria, qė tė nesėrmen e njoftimit nga SPAK do duhej tė kishte ngritur grupin e gjerė tė punės pėr tė vlerėsuar dokumentacionin , kontratat, dhe gjetur mundėsi tė prishjes sė kontratave nė mėnyrė qė tė mos ketė pasoja financiare pėr Republikėn e Shqipėrisė”, i tha ajo BIRN-it.

    Mandia beson se nėse ka vullnet nga qeveria pėr tė ndihmuar SPAK nė zbardhjen e tė vėrtetės dhe ndiqen korrekt procedurat nuk pėrsėritet rasti “Becchetti’.

    Sipas saj qeveria duhet tė niste njė operacion profesional dhe mekanizma diskrecionarė duke pėrfshirė avokatė tė huaj pėr shmangur pasojat financiare. Por, nėse qeveria nuk merr hapa dhe justifikohet me pėrmbushje tė kushteve kontraktore, ‘kjo tė lė tė mendosh se ėshtė e kapur’, shtoi ajo.

    Rama po ndikon hetimin

    Emri:  Belinda-Balluku-1.jpg

Shikime: 147

Madhėsia:  29.7 KB
    Ministrja e Infrastrukturės dhe Energjisė, Belinda Balluku. Foto: LSA

    Sipas Zef Precit reagimet e kryeministrit ndaj aferės sė inceneratorėve dhe mbrojtja publike qė i bėn ai procedurave tė ndjekura pėr koncensionet, synojnė tė ndikojė hetimin e SPAK-ut. Ai mendon se tė njėjtin mesazh pėr organet hetuese jep dhe vijimi i pagesave pėr personat e shpallur nė kėrkim.

    “Ajo ēka unė konstatoj me keqardhje nė reagimet e Ramės dhe zyrtarėve tė tjerė tė lartė po ndikohet procesi hetimor i SPAK,” tha ai.

    “Shihet qartė se nė mėnyrė indirekte po tentohet tė shmanget hetimi i hollėsishėm i procedurės sė ndjekur deri nė nėnshkrimin e kėtyre kontratave klienteliste tė dyshuara nė mėnyrė tė arsyeshme pėr korrupsion dhe abuzim me fondet publike,” shtoi Preēi.

    Duke iu referuar ndėrhyrjeve publike tė Ramės, Preēi e shikon sjelljen e kryeministrit si “orientim” i hetimeve pėr tė lėnė jashtė tyre procedurėn e dhėnies sė kėtyre kontratave.

    “Jo vetėm qė po ndikohen hetimet, por edhe pėr faktin se po krijohet njė situatė absurde, p.sh. mjafton qe pronari i njė kompanie tė korruptojė njė zyrtar duke pėrfituar njė kontratė nė mėnyrė tė paligjshme dhe kėshtu askush nuk mund ta prekė se ai “tund kontratėn dhe kėrcėnon se do tė shkojė nė gjykatė” dhe qeveria paguan duke ‘respektuar’ ligjin”, theksoi ai.

    Sipas Preēit kjo sjellje nuk ndodh as nė vendet mė tė korruptuara tė botės.

    “Kudo kontrata e dyshuar dergohet pėr vleresim nė gjykatė, ndersa qeveria apo enti publik pezullon pagesat deri nė zbardhjen e situatės”, tha Preēi.

    Nga ana tjetėr Mandia nuk beson se hetimet e SPAK ndikohen nga vendimi i qeverisė pėr tė paguar pronarėt e kompanive konēensionare.

    “SPAK duhet tė ndėrhyjė nė lidhje me zbatimin e kėtyre kontratave, nėse me tė vėrtetė ka elementė tė veprave penale,” tha ajo.

    Ndėrkohė Preēi kėmbėgul se SPAK duhet tė sqarojė opinionin publik pėr paligjshmėrinė e kėtyre kontratave dhe pėrfshirjen e zyrtarėve tė tjerė nė aferėn korruptive.

    “Si mundet qė njė bashki (Elbasani nė rastin e parė) tė shpallė gjendjen e emergjencės kur pagat i kanė marrė tė gjithė, madje edhe me shtesa personeli, kur fondet i kanė pasė nė dispozicion dhe pėrse nuk kanė pėrmbushur detyrat sipas ligjit pėr pastrimin e qytetit,” pyet ai.

    “Kėtu mendoj se fillon afera dhe kėtu nis zinxhiri i veprimeve tė dyshimta tė mėvonshme,” pėrfundoi Preēi.

    Blerina Gjoka
    BIRN

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Qark i shkurtėr: Si pėrfunduan paratė e buxhetit nė xhepat e Lefter Kokės

    Emri:  Koka-Rama-111.jpg

Shikime: 151

Madhėsia:  48.4 KB
    Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarė tė tjerė tė PS nė inaugurimin e impiantit tė Elbasanit. Nė foto (djathtas) aksionerja e Albtek Energy, Stela Gugallja. Foto: Facebook.

    Hetimi i SPAK pėr inceneratorin e Elbasanit zbulon se si njė numėr kompanish u hapėn nga ‘punėtorė tė thjeshtė’ pėr transferuar miliona euro tė taksapaguesve te kompanitė e familjes Koka, nė njė skemė aspak tė komplikuar pastrimi parash, qė shtetit shqiptar iu deshėn katėr vjet pėr ta hetuar.

    Mė 26 shtator 2016, Arbėr Denizi – magazinier i kompanisė shtetėrore “Hekurudha Shqiptare” u bė strumbullar i krijimit tė njė kompanie tė re me fushė tė gjerė veprimi; nga import-eksporti i ushqimeve tek inertet dhe transporti.

    Kompania u quajt Pivot-04 dhe ndonėse qe jetėshkurtėr, rezultoi shumė e suksesshme.

    Mes 28 shtatorit 2016 dhe 31 janarit 2017, Pivot-04 i faturoi dy kompanive ‘Albtek Energy’ dhe ‘Integrated Technology Services’ 160 milionė lekė punime, ndėrsa kėto dy kompani i transferuan asaj nė llogarinė bankare 214 milionė lekė [gati 2 milionė euro].

    Mbi 171 milionė lekė nga kėto tė ardhura u transferuan mė pas nė kompaninė Sucralba qė administrohej nga vėllai i ish-ministrit Koka, pėrmes faturave qė shėnonin: “oriz” ose “sheqer”. Me tė mbaruar transfertat, nė vitin 2018, tė dyja kompanitė, Pivot-04 dhe Sucralba deklaruan pezullim tė aktivitetit.

    Pivot-04 ishte njė nga shtatė kompanitė e vogla, ekzistuese apo tė sapokrijuara, tė cilat Prokuroria e Posaēme, SPAK i ka identifikuar si instrumente tė transferimit tė parave nga kompanitė e inceneratorėve te xhepat e familjarėve tė ish-ministrit tė Mjedisit, Lefter Koka.

    Sipas vendimit gjyqėsor mbi masėn e sigurisė, tė shtatė kompanitė e lidhura me Kokėn i faturuan kompanive tė inceneratorėve nė Elbasan dhe Fier si dhe kompanisė mėmė Integrated Technology Services, ITS, mbi 460 milionė lekė ose 3.7 milionė euro nė total.

    SPAK pretendon se kėto para pėrfunduan nė xhepat e familjes Koka nė njė skemė aspak tė komplikuar korrupsioni, qė ndonėse u zhvillua tėrėsisht brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, u hėngri gjithsesi institucioneve shtetėrore katėr vjet pėr ta zbardhur.

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua mė 14 dhjetor me akuzat e ‘shpėrdorimit tė detyrės’, ‘korrupsionit pasiv’ si dhe ‘pastrimit tė produkteve tė veprės penale’ gjatė procedurave pėr dhėnien e koncesionit nė favor tė kompanisė “Albtek Energy” nė Elbasan dhe pėrfitimeve tė padrejta financiare.

    Dy pronarėt e kompanive tė lidhura me inceneratorėt, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u akuzuan gjithashtu pėr ‘korrupsion aktiv’ dhe “pastrim tė produkteve tė veprės penale”, por ata gjenden nė arrati.

    Nė vendimin gjyqėsor pėr masėn e sigurisė sė Kokės, SPAK thotė se ėshtė nė gjendje tė provojė se tė shtata kompanitė u regjistruan nė emėr tė personave me lidhje miqėsore apo punėsimi me familjen Koka dhe pavarėsisht faturave marramendėse ndaj kompanive tė inceneratorėve, nuk kishin aktivitet real biznesi.

    Sipas SPAK, operacionet financiare pėr transferimin e 3.7 milionė eurove u kryen nga ‘e njėjta dorė’.

    Ish-ministri Lefter Koka u deklarua i pafajshėm pėr tė gjitha akuzat nė gjykatė, ndėrsa avokati i tij, Fatmir Braka deklaroi pėr mediat se nisja e procesit hetimor ka qenė politik.

    ‘E njėjta dorė’

    Emri:  Koncesionet-foto-1-768x543.jpg

Shikime: 165

Madhėsia:  46.2 KB
    Tė dhėnat e tre koncesioneve tė trajtimit tė mbetjeve urbane.

    Prokuroria e Posaēme kundėr Korrupsionit dhe Krimit tė Organizuar, SPAK i nisi hetimet pėr tre koncesionet e inceneratorėve nė vitin 2020, pas dy kallėzimeve penale tė dorėzuara nga Partia Demokratike dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim.

    Megjithatė, hetimet avancuan vetėm pėr koncesionin e Elbasanit.

    Sipas hetimit tė kryer nga SPAK, pėr transferimin e parave tė taksapaguesve drejt ish-ministrit Lefter Koka u pėrdorėn pėrveē Pivot -04 edhe kompanitė Sh.Sh., Deto, Belar Inert, Sili, J.P.Y dhe R.B –Ital Beton.

    Tre prej tyre ndajnė tė njėjtėn adresė, ndėrsa gjashtė prej kompanive kanė objekte veprimtarie pothuajse identike.

    Krahasimi i akteve tė regjistrimit tė kėtyre kompanive nė Qendrėn Kombėtare tė Biznesit tregon se kompanitė Sh.Sh., Deto, Belar Inert, Sili, Pivot-04 dhe Y.P.Y. kanė objekt veprimtarie: “Prodhim, perpunim, transport, magazinim, tregtim me shumice e pakicė, brenda dhe jashtė vendit pėr import dhe eksport tė inerteve tė ndryshme…,’; fjali e kopjuar identike pėr tė gjashta.

    Ndėrkohė, kompanitė J.P.Y., SILI dhe Sh.Sh., kanė tė treja adresėn: “Lagjja nr. 18, Rruga Aleksander Goga, Godina nr. 8556”, nė Durrės.

    Pėrveē kėtyre pėrkimeve, kėrkesa e SPAK pėr masat e sigurisė nė gjykatė nėnvizon se nė fakt, firmat e faturave tė lėshuara nga shtatė prej kompanive janė shkruar nga ‘e njėjta dorė’ pasi shėnimet me dorė tė numrave tė sasisė dhe pėrshkrimi i mallit kanė ngjashmėri mė njėri-tjetrin. Sipas konkluzioneve tė prokurorisė, disa fatura me palė blerėse shtetasen Stela Gugallja, aktualisht nė arrati dhe kompanitė e tjera si shitėse duket se janė firmosur nga i njėjti person si pėr blerėsin ashtu edhe pėr shitėsin.

    Prokuroria ka kryer gjithashtu ekspertim tė shkrimeve pėr tė vėrtetuar kėtė dyshim.

    “Nga analiza e aktit tė ekspertimit grafik provohet se shoqėritė “Pivot 04”, “Sili”. Bellar Inert” (Bio Blend Fruit), “J.P.Y”, “Deto”, “R.B. – Ital Beton” (R.B-General Servis) dhe “SH.SH”, kanė lidhje me njėra-tjetrėn dhe faturat janė shkruar dhe nėnshkruar nga i njėjti person. Pra, duket se kėto shoqėri i menaxhon dhe i shėrbejnė tė njėjtit person,” shkruhet nė konkluzionet e prokurorisė.

    Lidhje miqėsore

    Emri:  Inaugurimi-Elbasan-.jpg

Shikime: 141

Madhėsia:  62.5 KB
    Nga inaugurimi i inceneratorit tė Elbasanit. Foto: Facebook.

    Skema e pėrvetėsimit tė parave publike nga ish-ministri Lefter Koka sipas SPAK, pėrfshiu njė numėr tė konsiderueshėm bashkėpunėtorėsh, miq tė tij, punėtorė tė kompanive tė tjera tė familjes apo shokė tė tė birit.

    Pėrgjatė kohės kur kompanitė nominalisht nė emėr tė tyre lėshonin fatura me shifra marramendėse pėr kompanitė e inceneratorėve, personazhet e skemės ishin zyrtarisht tė punėsuar nė punė tė tjera.

    Ndėrkohė, disa persona tė prezantuar nga kompanitė fantazmė si tė punėsuar prej tyre, kanė mohuar para prokurorėve tė kenė qenė tė punėsuar apo tė kenė pasur dijeni pėr punėsimin nė kėto kompani.

    Sipas hetimit tė prokurorisė, Arbėr Denizi, pronari i kompanisė Pivot-04, ka punuar si magazinier nė hekurudhė me pagė 28 mijė lekė, ndėrsa miqėsia e tij me Arbi Kokėn vėrtetohet sipas hetimit me udhėtimet e tyre tė pėrbashkėta jashtė vendit.

    I pyetur nga prokurorėt, Driza ka thėnė se ka dėrguar materiale inerte nė Elbasan pavarėsisht se nuk ka pasur mjete nė pronėsi. Ai u ka thėnė prokurorėve se dėrgimin e inerteve te incineratorėt e ka kryer duke marrė mjete nga banorė tė zonės, por se nuk ishte nė gjendje tė mbante mend ndonjė emėr tė tyre. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk i njihte “dy punonjėsit’ e kompanisė sė tij.

    “Nė kohėn qė pretendohet se shoqėria “Pivot 04” ushtronte aktivitet tregtar dhe nė kohėn kur shoqėritė tregtare Albtek Energy dhe ITS transferonin shumat monetare tė konsiderueshme nė drejtim tė shoqėrisė Pivot 04, si dhe nė kohėn qė Pivot 04 bėnte “blerje” nga shoqėria Sucralba, Arbėr Denizi vijonte tė ushtronte detyrėn e magazinierit,” vėren prokurori Klodian Braho.

    Kompania tjetėr, SILI, drejtohej nga shtetasi Silvester Driza. Verifikimet e prokurorisė kanė zbuluar se ai ka punuar si punėtor nė hekurudhė dhe mė pas nė Autoritetin Portual tė Durrėsit edhe gjatė kohės kur kompania e tij faturonte qindramijėra euro punime nė tre kompani tė incineratorėve, Albtek, ITS dhe Integrated Technology Waste Treatment Fier.

    Sili, kompani e cila pėrshkruhet nga prokurorėt si pikė shumice pėr shitje sheqeri, i ka transferuar paratė e marra nga inceneratorėt te kompania Wind Co, e cila ėshtė nėn pronėsinė e bashkėshortes sė ish-ministrit tė Mjedisit, Brunilda Koka. Mėnyra e transferimit ėshtė shitblerja e pronave tė patundshme.

    Njė tjetėr person, Ardian Bello, zyrtarisht pronar i Bellar Inert, kompanisė qė i faturoi Albtek gjysmė miliardi lekė punime, rezulton qė nga viti 1980, punėtor nė Hekurudhė me pagė 30 mijė lekė nė muaj.

    Prokuroria thotė se kėta dhe persona tė tjerė, pronarė tė kompanive fiktive kanė njė gjė tė pėrbashkėt: njėri ka lidhje miqėsore me Lefter Kokėn dhe tė tjerėt me djalin e tij, Arbi Koka. Lidhja e tyre miqėsore vėrtetohet nga prokuroria pėr shkak tė regjistrimeve tė sistemit TIMS, ku rezulton se kanė udhėtuar shumė herė jashtė Shqipėrisė nėn shoqėrinė e njėri-tjetrit.

    Prokuroria nuk ka marrė tė pandehur deri mė sot askėnd tjetėr pėrveē ish-ministrit Koka si dhe shtetases Stela Gugallja, pronare e kompanisė “Albtek Energy” tė inceneratorit tė Elbasanit dhe Klodian Zotos, pronar i ITS – persona qė u shfaqėn nga asgjėja gjashtė vite mė parė pėr tė pėrfituar me propozim tė pakėrkuar tre koncesione tė mėdha pėr trajtimin e mbetjeve urbane nė Elbasan, Fier dhe Tiranė.

    Prokuroria ka urdhėruar sekuestrimin e kompanive Albtek Energy dhe ITS, por nuk ka bėrė tė ditur se ēfarė ka ndėr mend tė bėjė me dy kompanitė e tjera tė inceneratorėve, Integrated Techonology Waste Treatment Fier dhe Integrated Energy B.V SPV.

    Gjergj Erebara
    BIRN

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    VIDEO-SYRI TV/ Dokumentet, Karlo Bolino merr qindra milionė lekė nga inceneratorėt

    Skandali i aferės sė inceneratorėve, pėr tė cilėn ėshtė vėnė nė pranga edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, duket se vijon tė thellohet. CNA.al ka siguruar tė dhėna ekskluzive, qė tregojnė sesi tentakulat janė shtrirė edhe nė media. Gazetarė apo media janė paguar nė shifra tė majme nga kompanitė e inceneratorėve.

    Njė ndėr mediat e paguara nga kompanitė e inceneratorėve ėshtė edhe ajo e Carlo Bollinos.

    Carlo Bollino dhe mediat e tij paguhen prej vitesh nga pronarėt e inceneratorėve me shuma qė nė total kalojnė qindra milionė lekė.



    Sipas dokumenteve ekskluzive tė siguruara nga CNA.al, MTSC e Carlo Bollinos ėshtė paguar rreth 40 mijė euro nė 7 fatura tė ekzekutuara, ku vetėm nė muajin prill janė paguar 18 milionė lekė ose gati 17 mijė euro.

    Sipas tabelės mė poshtė, bėhet fjalė pėr shtatė pagesa, tė ekzekutuara konkretisht nga muaji shkurt 2021, deri nė muajin korrik 2021.

    Pra, vetėm pėr njė periudhė tė shkurtėr, nė total pėr shtatė pagesa tė ekzekutuara nė vitin 2021 janė paguar pėr median e Carlo Bollinos 4.432.771 lekė.

    Emri:  auto_bolino11641809204.jpg

Shikime: 142

Madhėsia:  25.3 KB

    Kush ėshtė MTSC

    Sipas ekstraktit ligjor, MTSC ėshtė njė kompani e themeluar nė 17/06/2015 dhe me adresė nė Tiranė, Njėsia Bashkiak nr 2, rruga Niko Pushkin, prapa stadiumit Qemal Stafa, pranė liqenit artificial.

    Po sipas ekstraktit mėsohet se ortak i vetėm me 100% tė kapitalit tė kėsaj kompanie ėshtė Carlo Bollino.

    Ndėrsa veprimtaria e shoqėrisė ėshtė: “Aktivitet nė fushėn e transmetimeve radio-televizive. Prodhimi, transmetimi dhe ritransmetimi i programeve dhe prodhimeve tė ndryshme audio-vizuale. Shoqėria ka tė drejtė tė ushtrojė ēdo lloj aktiviteti tė parashikuar nga ligji nė pėrputhje me rregullat e dispozitat nė fuqi.” Pra, bėhet fjalė pėr grupin mediatik tė Carlo Bollinos.

    Emri:  auto_bolino21641809216.jpg

Shikime: 142

Madhėsia:  65.0 KB

    CNA.al nuk do tė ndalet nė denoncimin e kėsaj afere, ndoshta mė e madhja e kėtyre 30 viteve demokraci. Ditė pas dite CNA.al do tė publikojė tė gjithė klientelen mediatike, apo gazetarėt qė janė paguar nga kompanitė e njė prej koncesioneve mė tė akuzuara nė Shqipėri.

    CNA.al
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Rama: Qeveria do paguajė inceneratorėt, por jo Francesco Becchettin

    Emri:  20211223_225230_231221_3_08-3_rLnXVST.jpg

Shikime: 149

Madhėsia:  48.5 KB

    Kryeministri Edi Rama ka bėrė tė qartė se qeveria e tij do tė vijojė tė paguajė kompanitė koncensionare tė inceneratorėve edhe pse pronarėt e tyre janė shpallur nė kėrkim nga drejtėsia. Ai u justifikua me kontratėn ligjore, por nė rastin “Becchetti” ai tha se nuk do tė paguajė sepse “ai ėshtė nė kėrkim nga drejtėsia”.

    Kryeministri Edi Rama deklaroi tė enjten se qeveria do tė vazhdojė t’i paguajė kompanitė e inceneratorėve edhe pse pronarėt e tyre janė shpallur nė kėrkim nga SPAK pėr korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

    Ai iu referua pėrgjigjes sė njė dite mė parė tė ministres sė Infrastrukturės dhe Energjisė, Belinda Balluku, sipas sė cilės, administrata duhet tė zbatojė kontratėn ligjore pa paragjykuar nėse personat pėrfitues janė nė hetim.

    I pyetur nga BIRN nėse mendonte se ishte politikė e mirė qė paratė qė merren nga xhepat e varfėr tė shqiptarėve tė shkojnė pėr tė paguar kompani koncensionare, pronarėt e tė cilave kėrkohen nga drejtėsia, Rama tha se ishte i detyruar nga kontrata ligjore me ta.

    “Pėrgjigjia e ministres ėshtė pėrgjigjia e duhur sepse janė marrėdhėnie kontraktuale tė cilat imponohen nga ligji pėr tė vazhduar deri kur tė ketė vendime tė formės sė prerė nga gjykatat. Janė marrėdhėnie kontraktuale qė duhet tė zbatohen derisa tė flasė drejtėsia”, tha Rama.

    Me 14 dhjetor Struktura e Posaēme Anti Korrupsion ka marrė tė pandehur ish-ministrin Lefter Koka. Po ashtu, janė shpallur nė kėrkim Stela Gugallja, pronare e kompanisė “Albtek Energy” tė inceneratorit tė Elbasanit dhe Klodian Zoton, pronar i ITS, dy persona qė u shfaqėn nga asgjėja gjashtė vite mė parė pėr tė pėrfituar me propozim tė pakėrkuar tre koncesione tė mėdha pėr trajtimin e mbetjeve urbane nė Elbasan, Fier dhe Tiranė. Tė dy pronarėt e kompanive i janė fshehur drejtėsisė, ndėrsa thesari i shtetit vijon tė bėjė pagesa pėr kompanitė e tyre.

    Ai i cilėsoi inceneratorėt “vepra tė mėdha” qė s’kanė lidhje me veprimet anti-ligjore individuale. “Pėr sa i pėrket veprave, asgjė qė ka tė bėjė me aktet individuale, dhe me gjasėn e abuzimeve individuale nuk cėnon rėndėsinė e atyre veprave, qė janė shpėtimtare pėr njerėzit qė ju iu qani hallin”- u pėrgjigj ai.

    Por, pyetjes se pse nuk kishte zbatuar tė njėjtin standard ligjor nė rastin e biznesmenit italian Francesco Becchetti, kryeministri tha se rastet nuk janė njėsoj.

    “Kur ai person, (Becchetti) qė ėshtė nė kėrkim me kėrkesė nga prokuroria pėr krime ndaj kėtij vendi do t’i marrė ato lekė, atėherė hajdeni tė flasim prapė,” tha ai, duke deklaruar se qeveria e tij nuk do ta paguante gjobėn e arbitrazhit ndėrkombėtar, tė fituar nga biznesmeni italian.

    Biznesmeni Francesco Beccheti, prej kohėsh ėshtė njė temė debati politik nė Shqipėri, pasi fitoi nė arbitrazh ndėrkombėtar 110 milion euro nga shteti shqiptar, i cili i sekuestroi pasuritė pėrfshi televizionin “Agon”.

    Ndėrkohė, njė ditė mė parė ministrja e Infrastrukturės dhe Energjisė, Belinda Balluku aludoi pėr ngjashmėrinė e rasteve, duke thėnė se nėse qeveria nuk paguante pronarėt e kompanive tė inceneratorėve – Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, qeveria rrezikonte tė hidhej nė gjyq nė Arbitrazh pėr prishje kontrate.

    “Nė rast se ne nuk zbatojmė kontratat, nga ana e ligjit tregtar tė kontratės, ne do t’i krijonim Republikės sė Shqipėrisė njė dėm tė tillė qė me siguri do tė pėrgjigjeshim nė Arbitrazh,” tha Balluku.

    BIRN

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dosja e inceneratorėve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    VIDEO- SYRI TV/ Lista e pagesave: Si u blenė mediat nga inceneratorėt

    Mediat me tė rėndėsishmė nė vend janė paguar sistematikisht me paratė e aferės sė incerenatoreve, qė u ka kushtuar taksave tė shqiptarėve miliona euro

    SYRI TV

    Gazetari Elvi Fundo, i ftuar nė Syri Tv nė “A show”, ka bėrė njė skaner tė transaksioneve tė miliona lekėve qė kanė pėrfunduar tek mediat kryesore ne vend, ku nė krye tė listės edhe media qė drejtohej nga Ben Blushi, gruaja e tė cilit Eva Blushi rezulton ortake me Klodian Zoton, bosin shqiptar tė “Integrated Technology Service” kompanisė tė konēesionit tė inceneratorėve, dhe me Mirel Mėrtirin.

    Ndėrkohė miliona lekė kanė shkuar edhe per kompanitė e gazetarit Endrit Habilajt, vartės i Blushit, kompanitė e tė cilit kanė pėrfituar rreth 50 mijė euro.

    Kompania Fokus grup e biznesmenit Irfan Hysenbelliu qė pėrfshin televizionin News 24, i vėnė sė fundmi nė mbrojtje tė Lulzim Bashės, ka marrė gjithashtu miliona lekė nga inceneratorėt, ndėrsa nė listėpagesė ka qenė edhe kompania e televizionit Fax News.

    Nė tortė nuk ka munguar as gazetari biznesmen Karlo Bolino qė sipas dokumenteve rezulton se ka marrė miliona lekė nga inceneratorėt.

    Ndėrkohė edhe portalet e njohura pėr qėndrimet proqeveritare rezulton se nuk kanė mbetur pa llokmė nga inceneratorėt.

    Afera e inceneratorėve ka ēuar nė pranga ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndėrkohė lidhur me mediat qė kanė pėrfituar miliona lekė nuk dihet nėse SPAK do tė vihet nė lėvizje.



    Syri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2021, 15:18
  2. Lefter Ēipa: “Polifonia, fosforina e kėngės shqiptare”
    Nga Albo nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-02-2021, 16:28
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2020, 04:18
  4. Gjendja alarmante e mjedisit nė Shqipėri.
    Nga Edvin83 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-09-2006, 20:35
  5. Mbrojtja e Mjedisit
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-12-2005, 05:56

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •