Miliona lekė shpenzime pėr kompanitė e Zotos dhe Gugalles nga ‘inceneratori’ i Tiranės
Administratorja e kompanisė koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, Ariola Kodra pranoi tė hėnėn para komisionit hetimor pėr inceneratorėt se ka kontrata me kompanitė nė zotėrim tė Klodian Zotos dhe Stella Gugalles, se janė shpenzuar 84 milionė lekė tė reja pėr udhėtime dhe se babai i deputetit Alqi Bllako ka qenė i punėsuar pranė kėsaj kompanie.
Komisioni hetimor parlamentar pėr inceneratorėt i nisi seancat e thėrritjes sė dėshmitarėve me administratoren e kompanisė koncensionare tė inceneratorit tė Tiranės, “Integrated Energy BV SPV”, Ariola Kodra, e cila pranoi se kjo kompani ka bėrė pagesa disa milionėshe pėr Klodian Zoton, Stella Gugallen si dhe pėr babanė e deputetit socialist, Alqi Bllako.
Pėr shumė nga pyetjet e deputetėve, pėrgjigjet e Kodrės ishin “nuk e di, nuk mund tė pėrgjigjem pėr momentin ose nuk e kam memorizuar”, duke deklaruar se kishte ardhur e papėrgatitur, pasi nuk e dinte pėr ēfarė do tė pyetej nė komision. Po ashtu, Kodra nuk kishte marrė me vete dokumentacionet e shoqėrisė, pėr tė cilat tha se i ka sekuestruar SPAK.
“Dua tė bėj me dije se i gjithė dokumentacioni teknik, ligjor dhe financiar ėshtė marrė nė dorėzim nga SPAK-u dhe disponojmė proceverbalet e urdhrave tė sekuestrimit tė dokumentacionit tė gjithė shoqėrisė,” tha Kodra.
Gjatė seancės, Kodra u pyet pėr marrėdhėniet e kompanisė me shtetasit Klodian Zoto, Mirel Mėrtiri dhe Stella Gugallja, dy prej tė cilėve nė kėrkim ndėrkombėtar me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit tė parave.
Kodra pranoi se i njihte nga afėr dhe kishte komunikuar me ta pėr marrėdhėnie pune dhe se kompania koncensionare kishte kontrata pune me dy kompani konsulence, qė drejtoheshin nga Zoto dhe Gugallja.
Deputeti Belind Kėlliēi tha nė komision se “nga verifikimi i pagesave qė shoqėria Integrated Energy BV SPV ka kryer, rezulton se ndėr tė tjera ka paguar nė shumėn rreth 65,8 milionė lekė tė reja, Zoto Consulting Shpk dhe Consulting SE Partners, nė pronėsinė e Klodian Zotos dhe Stela Gugalljes.
Ai e pyeti Kodrėn nėse mund tė tregonte se pėr ēfarė shėrbimesh ishin paguar Zoto dhe Gugallja.
Kodra pranoi kontratat, duke sqaruar se “shoqėria Integrated Energy BV SPV ka marrėdhėnie kontraktuale dhe jo nga vetvetja, siē ju e pėrmendėt, me Zoto Consulting, e cila ofron konsulencė ligjore dhe me Consulting SE Partners, e cila ofron konsulencė financiare”.
Kėlliēi tha se Zoto rezulton tė jetė aksioner nė shoqėrinė koncensionare dhe paguan njė shoqėri tjetėr ku ėshtė po vetė aksioner, por Kodra kėmbėnguli se “Klodian Zoto nuk ėshtė aksioner i shoqėrisė”.
E pyetur nėse shoqėria koncensionare kishte marrėdhėnie financiare me dy kompani tė tjera, PIVOT 04 dhe A.S Group, tė cilat figurojnė nė skemėn e mashtrimit financiar tė ish-Ministrit Lefter Koka, Kodra tha se nuk mbante mend emrat e kompanive me tė cilat kishte kontrata.
“Shoqėria ka marrėdhėnie me disa shoqėri dhe nuk mund ti mbaj mend, mund tė jenė 30-40 kompani nėnkontraktorė qė kryejnė punime,” tha ajo.
Kėlliēi po ashtu citoi planin e shpenzimeve tė kompanisė, ku sipas tij zėri i udhėtimeve nuk rezulton, por nga verifikimi i shpenzimeve rezulton se ėshtė shpenzuar njė shumė prej 84 milionė lekėsh tė reja.
Kodra tha se nuk mund tė verifikonte shumėn e saktė tė shpenzimeve, por shtoi se punonjės tė ndryshėm tė shoqėrisė kanė bėrė “udhėtime nė shtete tė ndryshme pėr tė takuar kompani tė mundshme qė do tė marrin pjesė nė realizimin e veprave nė Sharrė”.
Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku e pyeti pėr marrėdhėnien e kompanisė me shtetasin Edmond Bllako, qė rezulton tė jetė babai i deputetit socialist, Alqi Bllako, i cili ka mbajtur detyrėn e sekretarit tė pėrgjithshėm nė Ministrinė e Mjedisit gjatė kohės qė ėshtė dhėnė ky koncension.
Kodra pranoi se Edmond Bllako ka punuar pėr kėtė kompani, por ajo nuk ishte e qartė se ku ishte ndėrprerė marrėdhėnia e tij e punės, ndėrsa shtoi se nuk e njihte personalisht as atė dhe as tė birin deputet.
Kodra pranoi dhe pagesat pėr mediat pėr marketing dhe marrėdhėniet me Universitetin Bujqėsor tė Tiranės nė sponsorizime projektesh.
“Nė rastin e Tiranės, ne kemi mbi 1 milionė e 300 mijė euro shpenzime pėr sponsorizime shkollash, kontrata konsulence tė cilėt kanė paguar individė pedagogė pėr tė shkruajtur shkrime pozitive pėr inceneratorin, nga tė cilat shpenzime marketingu 450 mijė euro pėr mediat,” tha Tabaku duke e pyetur Kodrėn se pse njė kompanie tė tillė i ishte dashur tė bėnte pagesa pėr mediat.
Administratorja tha se shoqėria ėshtė private dhe si e tillė ka tė drejtė tė bėjė kontrata publicitare dhe se me universitetin bujqėsor tė Kamzės kishin marrėveshje bashkėpunimi. “Landfilli ėshtė kthyer nė njė auditor pėr studentėt,”tha ajo.
Deputetėt demokratė i vunė nė dukje administratores se kompania qė ajo pėrfaqėsonte e rriste fitimin ēdo vit sipas tė dhėnave dhe kėrkuan tė dinin se si ishte arritur ky fitim qė nė vitin 2020 kapte sipas tyre shifrėn 774 milionė lekė.
“Fitimi ynė vjen nga shėrbimet qė ne ofrojmė,” tha jo, duke pėrmendur shėrbimin e depozitimit tė mbetjeve nga bashkitė si dhe depozitimit tė dherave nga kompanitė e ndėrtimit.
Jorida Tabaku tha se kompania ka pasur njė garanci bankare prej 100 mijė lekėsh dhe kompania ka marrė njė kredi bankare tė cilėn e ka pėrdorur tė gjithėn pėr investimin dhe nuk ka pasur asnjė kapital tė vetin.
“Unė kam marrėveshjet e kredisė dhe barrė siguruese ėshtė vendosur kontrata koncesionare. Ne kėtu duam tė provojmė qė kompanitė me zero eksperiencė pa capital, pa investime nė kėtė fushė, kanė marrė njė kontratė koncesionare pa pasur as fonde pėr t’i investuar,” tha Tabaku.
Kodra pranoi se janė marrė dy kredi, por tha se nuk i kujtohej shifra e saktė dhe se do ia sillte komisionit me dokument.
“Investimi ėshtė tėrėsisht privat,” tha ajo duke ripėrsėritur se kompania nuk funksiononte me para publike, ndėrsa milionat e buxhetit tė bashkisė qė shkojnė pėr kompaninė ajo i referoi si tarifa pėr shėrbimin e marrė.
Grafiku i punimeve
Deputetėt e opozitės i kushtuan vėmendje pyetjeve lidhur me realizimin e punimeve sipas kontratės, duke theksuar disa herė se shteti paguan njė tarifė 29 euro pėr incenerim tė mbetjeve, njė shėrbim qė nuk e merr.
“Tarifa 29 euro pėr ton pėrfshin njė kompleks shėrbimesh,” pretendoi Kodra, qė nga hyrja nė landfill, depozitimi, diferencimi dhe deri tek incenerimi, proces pėr tė cilin ajo pranoi se nuk kryhet akoma.
Sipas administratores sė kompanisė koncensionare, vonesat e punimeve kanė ardhur pėr faj tė Autoritetit Kontraktor dhe se pėr kėtė arsye kompania nuk kishte marrė penalitete pėr vonesat. Ajo solli si argument vonesėn e lejes sė ndėrtimit nga Kėshilli Kombėtar i Territorit, e cila ėshtė zbardhur vetėm nė nėntor 2020.
“Ne kemi bėrė punime me njė deklaratė paraprake tė punimeve tė nxjerrė nga Bashkia Tiranė deri nė zbardhjen e lejes,” tha ajo, por nuk pranoi tė quante si datė zyrtare tė fillimit tė punimeve periudhėn para nėntorit 2020.
“Tė gjendur nė kushte tė vėshtira ku ndodhej venddepozitimi i Sharrės, nisėm menjėherė rehabilitimin e zonės. Ishte emergjencė mjedisore,” tha ajo.
Deputetėt e opozitės kėrkuan tė dinin se mbi ēfarė dokumenti e bazonte ajo “emergjencėn mjedisore”, pasi nuk dihet tė ketė njė vendim tė tillė nė rastin e Tiranės. Kodra njė herė tha e ka shpallur qeveria, pastaj tha se nuk ishte e qartė pėr kėtė por do t’ia vinte nė dispozicion komisionit dokumentin tė cilit i referohej.
Pėr shtyrjen e punimeve ajo tha se ishte bėrė njė kalendar i ri punimesh pas zbardhjes sė lejes sė ndėrtimit, tė cilin e ka miratuar Njėsia e Zbatimit tė Projektit.
Shumė nga pyetjet e deputetėve mbetėn pa pėrgjigje, gjė qė sipas deputetit Luēiano Boēi ėshtė “pengim i hetimit”.
Nė komision dėshmoi dhe ish-administratori i kompanisė konēnesionare tė inceneratorit tė Fierit “Integrated Technology Ėaste Treatment Fier”, Arenc Myrtezani, gjatė vitit tė parė tė zbatimit tė kontratės.
Edhe Myrtezani tha se kishte ardhur me nxitim dhe nuk ishte pėrgatitur pėr t’u pėrgjigjur pyetjeve. Lidhur me periudhėn kur ai ishte administrator tetor 2016-shtator 2017, ai tha se ishte vonuar nisja e punimeve pėr shkak tė probleme qė kishin dalė me studimin e fizibilitetit dhe protestave tė banorėve. Myrtezani pranoi se i njihte nga afėr Klodian Zoton, Mirel Mėrtirin dhe Stela Gugallen para se tė punonte nė inceneratorin e Fierit, pasi kishte punuar pėr Integrated Technology Services.
Myrtezani tha se e kishte lėnė punėn si administrator pasi nuk e pėrballonte dot rrugėn nga Tirana nė Fier, por Tabaku i nxori njė dokument pagese qė tregonte se ai vijonte tė punonte pranė kėsaj kompanie dhe mbante titullin drejtor.
“Ju paguheni me pagė 3-fish mė tė lartė se administratori aktual,” i tha ajo, duke iu referuar shifrės 9 milionė tė vjetra nė muaj. Myrtezani tha se nuk kishte marrė kurrė kaq pagė nga kompania dhe tentoi ta kthente me humor situatėn, duke u shprehur i habitur se “ku kishin shkuar lekėt e tij”.
Anėtarėt socialistė nė Komision patėn shumė pak pyetje dhe vazhdimit kundėrshtuan pyetjet e kolegėve tė tyre demokratė, duke i cilėsuar jashtė objektit tė hetimit marrėdhėniet mes kompanive private dhe kėrkuan qė dėshmitarėt tė mos mbahen mė shumė se njė orė nė pyetje.
Pas mbledhjes, Tabaku mbajti njė konferencė pėr shtyp, ku deklaroi se se gjatė marrjes nė pyetje tė dy dėshmitarėve ishin evidentuar shkelje shumė tė rėnda dhe se bėhej fjalė pėr “njė skemė tė pastrimit tė parave dhe tė pagesave qė kanė shkuar nė duart e zyrtarėve shtetėrorė”.
Tė parashikuar pėr tė dėshmuar tė hėnėn ishin dhe Faraudin Arapi, administratori aktual i kompanisė “Albtek Energy” dhe Loran Dusha qė administron kompaninė koncesionare tė Fierit, tė cilėt nuk u paraqitėn. Arapi dhe Dusha kėrkuan njė seancė tjetėr dėshmie nė ditėt nė vijim.
BIRN
Krijoni Kontakt