Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Albanistan: Berisha hyn me demokratët në selinë blu, ndërsa Basha mbyllet me çelës brenda!

    Emri:  fansat-770x438-1.jpg

Shikime: 5458

Madhësia:  51.5 KB

    Sot Berisha me Komisionin për Rithemelimin e PD-së ka hyrë në selinë blu, ku ndodhet Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar nga Kuvendi me datë 11 dhjetor. Basha ndodhet brenda i mbyllur bashkë me disa deputetë e miqë të tij.

    Sapo ish-kryeministri Berisha ka hyrë me deputetë dhe drejtues të PD-së që po drejtojnë partinë fill pas Kuvendit Kombëtar të PD-së me datë 11 dhjetor, mësohet se Lulzim Basha ka mbyllur me çelës derën ku ndodhet momentalisht dhe ka lajmëruar policinë e shtetit, e cila po mësyn rrotull Xhamisë së Madhe për të qenë gati për tu futur brenda selisë ku ndodhet Basha.

    Ndërkohë që Sali Berisha me anëtarët e Komisionit Nismëtar ka hyrë për mbledhje në selinë blu, në sallën ku do të hynte Berisha, nuk kishte asnjë karrike, pasi ishte urdhëruar nga Basha që të boshatisej salla.

    Ndërkohë Berisha akuzoi Bashën se është fshehur në zyrë dhe nuk guxon të dalë.

    Përballë zyrës ku ish-kryeministri Berisha po jep konferencë shtypi, akoma ndodhet Basha që nuk po del nga zyra.

    Koha Jone

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Demokratët e shkarkuan Lulzim Bashën. Po socialistët Ramën?

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Albo dmth qe qenka me "formim evropian" se ka bere 2-3 vjet universitet jashte vendit,njesoj si xhaxhi Enver ! O Albo,qe per Bashen fajin e ka Berisha me duket se e ke kuptuar pak me vonese,se deri para zgjedhjeve kishe gjithe shpresen tek Basha.

    Albo,pse kur flitet per Bashen harrohet gjithmone qe ka qene kr.ebashkiak i Tiranes (pse i harrohet gjithmone trami apo tramvai dhe sidomos rahja e gabeleve sepse mblidhnin plastiken ne koshat e plerave)! Basha, more Albo, beri autostraden Durres-Kukes qe ishte llogaritur 600 milion euro,dhe e pa perfunuar shkoi 1 miliard e 200-300 milion euro. Qe ketu duket bindshem formimi europian-osmanlli -tavalla i Bashes
    Vizat, more Albo,Basha i mori nje vit me mbrapa se Maqedonia dhe Serbia,dmth i mori nje vit mbrapa nje shteti te sapoformuar dhe nje shteti tjeter qe sapo kishte dale nga lufta. Pastaj 21 janari dhe shitja e detit jane histori te tjera "suksesi"

    Ndr.shimet do vine,se i sjell vete koha,se te ishte per ata qe na sollen,qe duartrokiten dhe tani po na e heqin,liderin me formim evropian,ne vend numuro do ishim gjithmone. Do ishim keshtu siç jemi,vendi i fundit ne rajon.
    E bukura me ty Serafim eshte se nga nje ane nuk je simpatizant i Bashes, ankohesh se ai nuk e meriton te jete udheheqes i PD, e nga ana tjeter ankohesh e je i pakenaqur edhe kur demokratet mblidhen se bashku e thone me voten e tyre se e kane humbur besimin tek udheheqja e ofruar nga personi Lulzim Basha. Por e bukura fare fare eshte se ti fokusohet ne problemet e vogla te politikes shqiptare dhe nuk shikon gjemen e madhe qe po i behet atij vendi. Nuk jemi te fundit ne rajon Serafim! Jemi te paret ne rajon per prodhimin e hashashit. Jemi te paret ne rajon per tregun e kokaines. Jemi te dytet ne rajon, pas Turqise, per tregun e heroines. Jemi te paret ne rajon per emigracionin masiv te popullsise, sidomos te rinjve dhe inteligjences se vendit. Jemi edhe ne pararojen e rajonit per praktikimin e satanizmit: LGBTQ bejne parada ne Tirane, femijeve ne certifikatat e lindjeve ua leme vete te zgjedhin gjinine si ta duan, nuk ka me as baba e mama, ka prinder nje dhe prinder dy. Dhe ne parlament sapo nxorrem edhe nje ligj ku pedofilia eshte e ligjeruar: te rinjte e te vjetrit mund te adopotojne femije jetime si te duan e sa te duan. Jemi edhe mbase vendi i pare ne Ballkan per numrin e aborteve ne baze te popullsise qe kemi.

    Ne Shqiperi ka mbi 10 vjet qe nuk behet fare politike. Shqiperia eshte tashme nje narko-shtet dhe qendra e Sorrosit ne Ballkan ku ai te mund te shperndaje mesimet e Satanait mes shqiptareve sylesha me dishepullin e tij te dashur, pinokun Edi Rama. Beteja e shqiptareve nuk eshte me politike. Beteja e shqiptareve eshte nje beteje shpirterore, e keqja ka hyre aq thelle ne ate shoqeri, fale besimit te vaket te shqiptareve ne Zot. Njerezit me besim ne Zot nuk zgjedhin kryeminister nje djall me brire 3 here, as nuk i shesin votat e tyre per nje thes me miell.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-12-2021 më 12:48

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-04-2021, 13:18
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-2021, 01:02
  3. Meta: Pakt për 8 vite me Ramën, kam respekt për Bashën
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2013, 18:42
  4. Festa kombëtare e SHBA “bashkon” Berishën, Ramën, Nanon e Bashën
    Nga Deni_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 19:38
  5. Fatos Nano drekon me ministrin e jashtem Lulzim Bashen
    Nga Apolloni31 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 12:19

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •