Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria Rama: Do të hapim akademi për çobanët e maleve e fushave

    Deklarata e ministres së Bujqësisë Frida Krifca se “do të hapej një akademi për barinjtë ka shkaktuar reagime të shumta në internet.

    Siç ndodh shpesh në këto raste nuk kane munguar edhe MEME-t pikante. Më poshtë disa prej tyre.

    Emri:  253103892_1297041820811754_7597489582539795170_n.jpg

Shikime: 5379

Madhësia:  40.7 KB

    Qeveria Rama hap akademinë për barinj

    Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se do të hapet një akademi për barinjtë, si edhe do t'i subvencionojnë vetëm për mbajtjen e tufës.

    Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja tha se të qeni bari është një profesion i vështirë, e për pasojë duhet që shteti t'i mbështesë ata.

    ‘Në 2022 ne do të aksesojmë dyfishin e fondeve të BE që kishim nga 94 do të shkojmë 146 milionë euro.

    Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët, që po ne e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj.

    Barinjtë duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë, pse nuk bëhesh ti bari sepse është e vështirë.

    Është një profesion që është e vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t'i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvenciojmë vetëm për mbajtjen e tufës.

    Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë", tha Krifca.

    Syri

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Qeveria Rama: Do të hapim akademi për çobanët e maleve e fushave

    Ja edhe versioni origjinal, sa kam qeshur haha


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria Rama: Do të hapim akademi për çobanët e maleve e fushave

    Nuk eshte per te qeshur ne fakt, eshte per te qare...

    Duke qene se i perket minoritetit arumun shqiptar, ne gjuhen popullore shqiptaret u drejtohen si "çobanë" pasi erdhën nga Rumania për të kullotur bagëtitë e shqiptarëve, pjesa dërrmuese e të cilëve ka qenë në emigracion. Pra profesioni i çobanit, është në gjakun e Ramës. Edhe pse hiqet si shqiptar i madh fisnik, arsyeja përse i pëlqen të flasi vetëm për "gjyshen katolike nga Shkodra" dhe jo gjyshin e tij, prej të cilit trashëgon emrin dhe origjinën.

    Ajo që e bën këtë lajm të hidhur është pasi as çobanët e shkretë, nuk i shpëtojnë dot korrupsionit të Edi Ramës! Motivi i vërtetë i krijimit të "akademive" dhe "shkollave" edhe për çobanët e maleve është që Rama dhe administrata e tij e korruptuar, të bëjnë lekë edhe nga çobanet e maleve. Do të bëhesh bari në mal të ruash dhitë e dhentë? Për 5000+ vjet histori nuk te duhej diplomë apo shkollë për tu bërë bari. Por tani që kemi një çoban kryeministër, edhe barinjtë e shkretë, duhet të paguajnë paranë në dorën e atij sekseserit të Ramës që të marrin "liçensën" për tu kullotur bagëtitë.

    Të njejtën skemë korrupsioni, bënë edhe me mjekët, edhe mësuesit, edhe gjykatësit e prokurorët e vendit. Le të jesh i zoti sa të duash ti në profesionin tënd, nuk ke të drejtë të punosh, fitosh e jetosh në atë vend, pa paguar këstin tek Edi Rama. Dhe të mendosh, Edi Rama ne vitet 1990 jetonte si parazit në asistencë sociale në Paris, pasi nuk ishte i zoti të cante si gjithë emigrantët e tjerë shqiptarë. Por ja fati i tij, dhe fatkeqësia e shqiptarëve, që një parazit i korruptuar e djallëzuar u bë kryeministër i vendit.

    Prit edhe disa muaj e do dëgjosh që Qeveria Rama do të kalojë ligj për indianët e pakistanezet të vinë e ruajnë bagëtitë në kullotat shqiptare pasi shqiptaret "dembela" nuk duan te shkojne ne akademine e cobaneve.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Qeveria Rama - qeveria shqiptare më e dobët historikisht!
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 18-04-2015, 22:47
  2. Andi Bejtja: Qeveria Rama, qeveria "prish dhe mbyll"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-12-2013, 14:09
  3. Access: Shtimi i fushave pasi krijohet forma
    Nga little-boy në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 06:58
  4. Access: Vetëmbushja e fushave të nënformës
    Nga little-boy në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-05-2008, 05:26
  5. Star Akademi!?
    Nga shefqeti11 në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-06-2007, 07:29

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •