Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Prishtinë: Gazetari vishet si femër për të sensibilizuar publikun mbi prostitucionin e pedofilinë

    VIDEO/ Prostitucion në mes të Prishtinës: Gazetari vishet si femër e bën pazar me burrat për në motel



    Prishtinë - Gazetari kosovar Gani Gërmia i veshur si femër, i ka lajthitur të moshuarit me të cilët ka bërë pazar për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

    Sheshi në afërsi të objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, i njohur me emrin ‘Te trekëndëshi’, është bërë vend ku vajzat që sheshin trupin e tyre dalin për të takuar klientët e tyre potencialë, të cilët në shumicën e rasteve janë persona të moshuar.

    Visar Dërmaku, i njohur me emrin e tij artistik Gani Gërmia, ka bërë një ‘kamerë të fshehtë’ duke u veshur si femër për të vënë në lajthitje të moshuarit të cilët kishin dalë ‘Te trekëndëshi’ për të takuar ndonjë femër me të cilën do të mund të merreshin vesh për të shkuar në motel në këmbim të parave.

    Emri:  auto_Screenshot_61638604861.jpg

Shikime: 88

Madhësia:  49.6 KB

    Në video Gani Gërmia i veshur si fëmër shihet teksa takon burrat e moshuar, të cilëve fillimisht u kërkon 100 euro në këmbim të seksit. Por të moshuarëve ky çmim u duket shumë i lartë, dhe kërkojnë që ‘ajo’ të shkojë me çmim më të lirë. Në bisedë e sipër, ‘klientët’ e moshuar i thonë Gani Gërmisë, se vajzat tjera shkojnë me ta për vetëm 10 euro.

    Njëri prej tyre edhe fillon ta prekë me dorë Gani Gërminë, dhe i bën lutje, që të pajtohet me çmimin prej 10 euro, duke i kërkuar që të marrin një taksi dhe të nisen drejtë ndonjë moteli në Fushë Kosovë.\

    Sheshi afër komunës, njihet si vend, ku të moshuarit dhe vajzat që shesin trupin e tyre, takohen për t’u marrë vesh për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

    Fenomeni i prostitucionit, ku të moshuarit paguajnë vajza të reja, të cilat i dërgojnë nëpër motele nuk është i vogël. Ka pasur edhe raste ku të moshuarit nuk kanë mundur t’i përballojnë aktit me vajza të reja, pasi ata i ka tradhëtuar zemra, duke gjetur edhe vdekjen.

    Syri

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Prishtinë: Gazetari vishet si femër për të sensibilizuar publikun mbi prostitucionin e pedofili

    More po ketyre nuk u dhimsen parate qe shkojne me prostituta,..., nese kane me tepri atehere
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Ilir Dardani – Djalli qe vishet me prada
    Nga Evian në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2015, 11:13
  2. Lazarati vishet kuq e zi, harrohen parcelat me hashash
    Nga Akili-A në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2012, 12:32
  3. OKB: “Legalizojeni prostitucionin dhe drogën”
    Nga RaPSouL në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 01-08-2012, 12:38
  4. Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 27-01-2010, 10:14
  5. Varferia shton prostitucionin
    Nga Qerim në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 05:44

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •