Prej dates 29 nentor 2021, ka filluar gjyqi i shumepritur ndaj te akuzuares Ghislaine Maxwell per rrjet prostitucioni dhe abuzim seksual me femije te mitur. Ajo njihet si partneria dhe bashkepuntoria e ngushte e Jeffrey Epstein, pedofilit dhe maniakut seksual qe mbahej edhe si "pasanik i madh" edhe pse askush nuk e di se si e ka bere pasurine e tij. Jeffrey Epstein u gjet i vrare ne qeline e tij ne burg ne New York City, dhe sipas eksperteve mendohet se kemi te bejme me nje vetevrasje. Paska e pabesueshme kur mendon rrethanat se si ndodhi vdekja, ne nje burg te sigurise me te larte, i izoluar ne nje qeli me vete, dhe qelia e tij nuk ishte e larte sa duhet per te bere te mundur varjen e tij. Ka plot amerikane qe nuk e besojne versionin e vdekjes se dhene mbi Jeffrey Epstein nga autoritetet amerikane. Keta besojne se ai nuk e vrau veten por u ekzekutua ne burg si per ti mbyllur gojen dhe per te mos lejuar qe ceshtja e tij te dilte ne gjyq, pasi do te bente publike shume fakte dhe implikonte shume njerez me emer ne bote, qe nga familja mbreterore ne Mbreterine e Bashkuar, burra shtetesh, biznemene, politikane, njerez te mediave. Ka amerikane te tjere qe nuk besojne se Epstein ka vdekur, por eshte ende gjalle. Dhe vdekja e tij qe vetem nje inskenim per konsumin publik te lajmit.
Pas vdekjes se Epstein ne burg, vemendja u kalua tek bashkepuntorja e ngushte e tij prej shume vitesh, Ghislaine Maxwell. Ajo akuzohet qe te kete qene personia qe ka rekrutuar vajzat minorene per t'ia prezantuar Jeffrey Epstein. Profili i saj eshte akoma me interesant se sa ai i Epstein. Babai i saj ishte nje biznesmen i pasur ne Londer qe kontrollonte disa media ne ate vend, dhe ka marre pjese edhe ne parlamentin britanik e politike per disa kohe. Por ajo qe e ben babane e saj te vecante eshte se ai ka qene nje agjent i mirenjohur i sherbimit sekret izraelit, Mosad, ne Londer e ne mbare Evropen. Fundi i tij erdhi ne nje vdekje misterioze, ra nga nje jaht lundrues, perplasi koken dhe u mbyt ne uje. Vajza e tij sot e gjen veten ne banken e te akuzuarve te drejtesise amerikane. Ajo di gjithcka rreth jetes e aktivitetit te Jeffrey Epstein, bile disa besojne se ajo ishte pergjegjesia e Epstein, dhe ajo e kish rekrutuar ate ne "biznesin" e familjes se saj.
Gjyqi ndaj saj eshte po ashtu interesant. Kamerat televizive nuk lejohen qe te transmetojne drejt per drejt gjyqin. Gjykateses qe drejton gjyqin ndaj saj, kreu i demokrateve ne Senatin amerikan i dorezoi emrin per nje ri-emerim e ngritje ne detyre e pergjegjesi, sa pa filluar gjyqi mire. Kurse te prempten para se te fillonte gjyqi, stoku boteror ra pasi zhurma e mediave boterore rifilloi per nje varian te ri omicron te virusit covid-19 ne kontinentin afrikan. Problemi i vetem eshte se askush nuk po vdes ne Afrike nga ky variant i ri i virusit, por kjo nuk eshte e rendesishme. Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe ju te mos e kini vemendjen nga gjyqi ndaj Maxwell dhe fakteve dhe te vertetave qe do te dalin ne ate salle gjyqi.
Gjyqi ndaj Maxwell mendohet te zgjasi 6 jave!
Ruaj Lidhjet