Yllka Gashi me rrėfime tė padėgjuara pėr filmin "Zgjoi": Realizova ėndrrėn time tė fėmijėrisė
Aktorja dhe ylli i filmit “Zgjoi”, Yllka Gashi, ka dhėnė njė intervistė virtuale pėr “CherryPicks” sė fundmi, ku ka dhėnė detaje tė shumta pėr filmin dhe jetėn e saj
Gashi fillimisht ndau pjesė nga filmi, ku filloi nga njohja me Fahrijen e deri te realizimi i gjithė filmit.
Fillimi i realizimit tė filmit
“Ishte shumė e vėshtirė, Fahrije ėshtė njėra ndėr ato njerėzit qė ėshtė lidere e lindur. Nuk ka njė diplomė universitare, por ėshtė njė vizionare e lindur. Ajo na tregoi se edhe para luftės ishte gjithmonė nė kėrkim tė krijimi tė biznesit ose tė drejtojė diēka qė ka tė bėjė me biznesin. E kjo gjė ishte e “ndaluar” pėr ta bėrė nė fshatin e saj”, tha ajo.
E pyetur se si ishte takimi i parė me Fahrijen, Gashi deklaroi se nuk e priste qė ajo tė kishte kėtė ēiltėrsi nė fytyrėn e saj.
Njohja me gruan e suksesshme, Fahrije Hoti
“Ne tė gjithė ishim tė magjepsur me tė, me dinjtetin e saj dhe personalitetin e saj. Unė nuk e prisja qė tė takojė njė person e cila ka kaq shumė ēiltėrsi, prisja dikė qė ėshtė e mėrzitur dhe disi e lodhur nga jeta, megjithatė ajo na befasoi neve dhe nuk ishte e vėshtirė qė ta kuptojmė atė dhe tė ndjejmė sė bashku”, pohoi Yllka.
Nė vazhdim, aktorja kosovare tregon se ndjenja e pėrbashkėt me Fahrijen ia mundėsoi qė ky film tė shndėrrohej nė njė mision personal pėr tė dhe tė tregohet njė histori e fuqishme.
Gratė dhe fuqia e tyre
“Kur gratė mlidhen sė bashku, ndodhin magji. Ne punuam shumė qė tė gjejmė emocionet e duhura dhe tė shfaqim te publiku atė qė duhet parė, duke filluar nga psikologjia, emocionet dhe gjithė ndjenjat e kaluara. Blerta na bėri gjithēka mė tė lehtė dhe sigurisht prania e Fahrijes e bėri tė mundur realizimin e njė filmi tė tillė”, shtoi ajo.
Sa i pėrket njė filmi tė tillė, 39 vjeēarja kishe ėndėrruar qė ta bėnte qė kur ishte njė fėmijė i vogėl dhe madje me realizimin e “Zgjoi” u realizua edhe ėndrra e saj.
Vėshtirėsitė mė tė mėdha nė film
“Orėt e gjata tė xhirimeve, moti i pėrkeqėsuar dhe ai i nxehtė ishin sigurisht disa prej momenteve tė vėshtira qė i pėrjetuam nė realizimin e kėtij filmi, por ajo se ēka mėsova mė sė shumti ka tė bėjė me atė se Fahrije kishte njė ėndėrr pėr ta bėrė njė biznes nga nevoja, e njėsoj e ndjeva edhe unė kėtė gjė. E kisha pėrgjegėsi qė ta bėjė kėtė film, do ta bėjė mė tė mirėn time. Ne qamė, qeshėm e tė gjitha kėto. Ėndrra ime u bė realitet kur u realizua ky film”, tha fituesja e tre ēmimeve nė Festivalin “Sundance”.
Bletėt dhe gratė – dy gjėra tė ndryshme por me vizion tė njėjta
“Pjesėn me bletė e dashuroj, unė mendoj se gratė janė sikurse bletėt, tė cilat janė shumė tė rėndėsishme pėr jetėn tonė. Duhet t’i kushtojmė mė shumė rėndėsi atyre. Gratė, ēfarė tė them mė shumė, ne jemi tė mrekullueshme dhe gjithmonė duhet tė kemi mbėshtetjen e njėra tjetrės. Sikurse nė film, me bashkimin e grave, ato krijuan tė ardhme mė tė mirė pėr fėmijėt e tyre”, pėrfundoi ylli i filmit “Zgjoi”.
Ndėrkaq, ‘Zgjoi’ tashmė ėshtė nė pritje tė publikimit tė listės sė ngushtė tė ‘Oscars’, e ku pėrfundimisht do tė kuptohet nėse ky film do ta pėrfaqėsojė Kosovėn nė akademinė e ēmimeve mė tė njohur nė gjithė botėn.
Intervistėn e plotė nė “Cherry Picks” mund ta shikoni mė poshtė.
https://www.youtube.com/watch?v=wke_vhdPNzQ
Gazeta Express
https://www.gazetaexpress.com/yllka-...te-femijerise/
Krijoni Kontakt