Te nderuar Bashkebesimtare Orthodokse,

Te Nderuar Klerike te Kishes Autoqefale Orthodokse,

Edhe Ju te Link-eve Shqiptari Orthodoks, Albania orthodoks, dhe te link-eve te tjere, ndaloni Konfliktet ndaj besimtareve te Komunitetit tone orthodoks.
Mjaft me me sharje e ofendime ndaj Kryepeshkopit Anastas.

Ai erdhi, jeton , punon, me gjithe shpirt per te ringjallur orthodoksine e demtuar rende nga komunizmi.

Edhe nese nuk i ka realizuar kerkesat tona, kjo ka ardhur nga mos njohja e mire e historise se Shqiperise por edhe nga individe qe e kane keq informuar me dashje, qe kane perfituar dhe jane larguar njelloj si Juda Iskarioti.

Nuk eshte koha per tu konfliktuar me njeri tjetrin. Grupi i Intelektualeve Orthodokse te Tiranes, ju fton te leme menjane ndasite personale dhe ndasite per shkak te interesave dhe te bashkohemi per te forcuar komunitetin Orthodks shqiptar brenda dhe jashte vendit.

Sharjet, Ofendimet, Merite, Konfliktet le ti leme menjane dhe te kujtohemi se Zoti Jezu Krisht ka thene;
...edhe sikur vellai yt te gaboje 7x77 here po aq here do ta falesh...

Delet e humbura te Komunitetit orthodoks, deshira per te thene qe jam grek, jam vleh, jam serb, jam maqedonas, vetem e vetem per te perfituar nje shume te hollash apo ndonje favor- tregojne se sa thelle Djalli ka hyre ne shpirtin e disa njerzve te cilet i hakerrohen vellezerve te tyre vetem e vetem per ti bere qejfin atij qe e ka paguar per te na percare.

Le te qendrojme bashke,
Le te punojme se bashku,
Le te te ndajme gezimet dhe hidherimet se bashku.
Zoti Jezu Krisht na ka bekuar nepermjet Kishes tone Autoqefale Orthodokse te Shqiperise.

Fortlumturia e tij Anastas ka punuar mire dhe me devotshmeri. Jete te gjate atij.

Shpresojme qe edhe Ai qe do te vije pas tij te jete nje shqiptar i devotshem dhe te punoje per bashkimin dhe prosperitetin e Orthodoksise shqiptare dhe te vellezerve te tjere.

Le te ngreme lart Heronjte e Rilindjes, Intelektualet Orthodokse qe sot nuk jane me por na lane Autoqefaline e Kishes tone Orthodokse.

Lavdi dhe Respekt Heroit Kombetar Shen Gergj Kastritotit dhe Fan Nolit, Shen Angjelines, dhe pese Kryepeshkopeve qe drejtuan KOASH te cilet ruajten dhe mbrojten Orthodoksine dhe e kane vendin ne Kalendarin Orthodoks te Shqiperise.

Sigurisht megjithese akoma Sinodi nuk eshte mbledhur me gjithe premtimin qe mu dha per te realizuar kerkesat e Memorandumit tone,
Shpresojme edhe me ndihmen e ZOTIT TONE KEZU KRISHT qe kerkesat tona te paraqitura ne MEMORANDUM te realizohen.

Amen