Shqiptarėt mund tė duhet tė paguajnė mė shumė pėr energjinė elektrike tė importuar pėr shkaqe tė jashtme por pėrveē kėsaj, ne do tė na duhet tė paguajmė njė faturė akoma mė tė rėndė, atė tė shtimit tė rrogtarėve tė shtetit pėr zgjedhje si pjesė e faturės sė pėrgjithshme tė keqqeverisjes.

Emri:  Edi-Rama2-768x544.jpg

Shikime: 69

Madhėsia:  28.7 KB

Tė dhėnat e publikuara nga Enti Rregullator i Energjisė dhe nga Instituti i Statistikave sugjerojnė qė, ndryshe nga katastrofa qė paralajmėron kryeministri Edi Rama, Shqipėria pritet tė ketė njė vit tė kėnaqshėm energjetik pėr vitin 2021, sė paku sa i pėrket sektorit tė energjisė elektrike. Pėr periudhėn janar-qershor, pėr tė cilėn tė dhėnat janė tė disponueshme, bėhet e ditur se nė Shqipėri janė prodhuar 6 miliardė kWh, me njė rritje 120% nė krahasim me njė vit mė parė. Shqipėria eksportoi njė tė tretėn e kėsaj energjie. Shqipėria konsumon mesatarisht 7.5 miliardė kWh nė vit, ndėrsa prodhimi prej 6 miliardėsh nė gjashtėmujorin e parė sugjeron se 2021 do tė jetė njė nga vitet me eksport neto tė energjisė elektrike.

Ky prodhim i pazakontė nuk ėshtė ndonjė mrekulli nė menaxhimin e ekonomisė. Hidrocentralet prodhojnė energji nė varėsi tė sasisė sė ujit tė rėnė nga qielli.

Pėrkundrejt kėsaj situate, kryeministri Edi Rama shpalli nė mėnyrė tė zymtė njė krizė tė papritur qė sipas tij, po godet tė gjithė botėn (dhe Shqipėrinė), krizė qė, ndėrsa supozohet se ne do ta paguajmė njė shtrenjtė energjinė elektrike, nė njė mėnyrė qė Rama nuk e shpjegoi se si, do tė dalim mė tė fortė prej saj.

Thotė Rama: “Dukuria e rritjes marramendėse tė ēmimit tė gazit e tė karbonit nė tė gjitha tregjet ndėrkombėtare, si edhe trendi i fortė i rritjes sė ēmimit tė naftės, shoqėruar me njė rritje tė pėrgjithshme ēmimesh tė prodhimeve tė konsumit tė pėrditshėm, qėndrojnė sot para tė gjitha vendeve, si siluetat e njė ushtrie armike nė horizontin e dimrit tė vėshtirė qė bota ka pėrpara.”

Kėto janė tė vėrteta! Nė Evropė ēmimi i gazit ėshtė rritur dhe ēmimi i energjisė elektrike ėshtė rritur gjithashtu. Kryeministri nuk bėri tė ditur nėse me fjalėn “karbon” e ka fjalėn pėr qymyrin apo pėr kreditet e karbonit por ajo qė dihet ėshtė se ēmimi i qymyrit ėshtė rritur nė mėnyrė tronditėse nė Kinė dhe Indi. Edhe ēmimet e naftės janė nė rritje. Problemi ėshtė se Shqipėria nuk prodhon energji elektrike as nga gazi, as nga nafta dhe as nga qymyri. Shqipėria e prodhon energjinė elektrike nga uji, i cili, mund tė preket nga fenomene natyrore, tė tilla si thatėsirat e tejzgjatura, por nuk preket nga ēmimi i gazit nė Evropė apo ēmimi i qymyrit nė Kinė. Dhe deri mė sot Shqipėria nuk duket se ka pasur ndonjė thatėsirė. Sė paku, tė dhėnat e publikuara nga Enti Rregullator i Energjisė tregojnė tė kundėrtėn. Nė qershor, kuota mesatare e Fierzės, liqen qė pėrbėn rezervėn tonė energjetike, ishte 291.7 metra mbi nivelin e detit, kuotė qė ėshtė 2.2 metra mė e lartė se sa mesatarja historike. Kushdo qė ka pak njohuri nga kėto punė e di se Fierza nė kėtė kuotė ka ujė tė mjaftueshėm pėr prodhim tė bollshėm.

Ėshtė e vėrtetė gjithashtu se ēmimet e importit tė energjisė elektrike kanė arritur nė shifra tė pabesueshme prej 150 apo 250 euro pėr MWh, ose 30 lekė pėr kWh, nga 10 lekė qė paguajnė aktualisht konsumatorėt familjarė pėr kWh. Por sasia e energjisė e importuar me kėto ēmime ėshtė shumė e vogėl nė krahasim me bollėkun e shiut tė rėnė gjatė pjesės sė parė tė vitit.

Megjithatė ka njė krizė pėr tė cilėn shqiptarėt do tė duhet tė paguajnė. Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka punėsuar 12 mijė vetė mė shumė pak para zgjedhjeve parlamentare, supozohet pėr tė pėrfituar vota nė kėmbim tė vendeve tė punės. Ne nuk e dimė konkretisht se nė ēfarė pozicionesh janė punėsuar kėta 12 mijė vetė, por nėse marrim pagėn mesatare nė sektorin publik, e cila ėshtė afėrisht 564 euro pėr tė punėsuar, taksapaguesve do t’i duhet tė paguajnė 6.7 milionė euro nė muaj ose 81 milionė euro shtesė pėr pagat e personave tė punėsuar nė administratėn publike qendrore, nė bashkitė dhe nė ndėrmarrjet shtetėrore pak para zgjedhjeve. Kėto para janė ndoshta mė shumė nga sa para do t’i nevojiten OSHEE-sė pėr tė importuar drita me ēmime tė rritura por kjo vėshtirė se ėshtė kriza e vetme e keqqeverisjes qė do tė detyrohen shqiptarėt tė paguajnė.

Pesė vjet mė parė, qeveria premtoi huamarrje, rritje ēmimesh tė energjisė elektrike dhe dhunė brutale ndaj njė pjese tė shqiptarėve, kryesisht tė varfėr, nė emėr tė luftės kundėr vjedhjes sė energjisė elektrike. Plani i Rimėkėmbjes sė Energjisė, [Link] parashikonte humbje nė nivelin 8% tė energjisė sė hedhur nė rrjet deri nė fund tė vitit 2020. Kjo gjithashtu ėshtė njė shifėr mė e lartė se sa normalja, e cila duhet tė jetė 4-5%, por e gjithė e ashtuquajtura reformė as nuk iu afrua fare humbjeve nė kėtė nivel. Aktualisht shifrat zyrtare tė humbjeve janė 21%. Diferenca nga objektivi i vetėshpallur i reformės, 8% me realitetin, 21%, ėshtė e barabartė me afro 1 miliardė kWh nė vit. Nė njė situatė normale, kėto 1 miliardė humbje tė pareduktuara sipas planit kushtojnė 50 milionė euro ndėrsa nė njė situatė anormale si kjo e sotmja, kushtojnė 2-4 herė mė shumė.

Ky vėshtirė se ėshtė dėshtimi i vetėm nė menaxhim. Ėshtė e gjithėditur se ēdo ndėrmarrje e sektorit publik nė Shqipėri menaxhohet politikisht dhe jo me profesionistė ndėrsa i gjithė sektori ka njė mungesė akute transparence financiare. Nė vitin 2016, si pjesė e reformės, nėn kėmbėnguljen e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Ministria e Financave u detyrua tė hapė njė seksion nė faqen e saj tė internetit, ku supozohej se do tė publikoheshin njė herė nė tre muaj tė dhėnat financiare tė ndėr marrjeve tė sektorit publik. Hera e parė dhe e fundit kur kėto tė dhėna u publikuan ishte prilli i vitit 2016.

KESH sh.a., e cila menaxhon tre hidrocentralet e Lumit Drin, nuk ka publikuar bilanc vjetor dhe as raportet e menaxhimit, siē ėshtė detyrimi ligjor, nė Qendrėn Kombėtare tė Biznesit pėr vitet 2019 dhe 2020. OSHEE Group nuk ka dorėzuar bilancin e vitit 2020 ndėrsa OST, e cila menaxhon linjat e tensionit tė lartė, nuk ka publikuar bilancin e vitit 2020.

Gjergj Erebara
BIRN