Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Po vjen varianti i ri/ Mjeku: Nuk do të ngelet njeri pa u infektuar, keni vetëm një zgjidhje!

    Emri:  covid-spital-750x375.jpg

Shikime: 4519

Madhësia:  23.2 KB

    Varianti i ri i COVID-19, Omicron që po trondit botën ka shkaktuar shqetësim të madh te të gjitha vendet, pasi po përhapet me shpejtësi. Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Log.” në “ABC” mjeku i njohur Genc Sulçebe u shpreh se rreziku nga varianti i ri është që virusi të përhapet me shpejtësi dhe të mos ngelë askush pa u infektuar. Zgjidhja e vetme sipas tij është vaksina.

    “Janë variante të pritshme. Mutacioni i ri është i pesti, i cili ka shumë mutacione, mbi 30 ndryshime në strukturën e tij krahasuar me variantin origjinal. Jo vetëm ata që janë me HIV por edhe mangësi të tjera, virusi do kohë të eliminohet, me javë, në organizëm dhe rrit mundësinë të pësojë ndryshime, bëhet më i përshtatshëm dhe shpërndahet në individë të tjerë.

    Omicron duket se ka aftësi ngjitëse më të mëdha se Delta. Ka rrezik të përhapet, të zëvendësojë Deltën, dhe të infektojë potencialisht, nuk do të ngelet njeri pa u infektuar. Këtu del puna te vaksina. E vetmja zgjidhje është vaksinimi. Nuk shpëton dot. Tani a do ta marrësh me sëmundje apo vaksinim, zgjidheni vetë” tha Genc Sulçebe


    Prof.Dr.Arben Pilaca, mjek infeksionist në Spitalin Hygeia theksoi se variante të tilla do të ketë herë pas here pasi jo e gjithë popullsia është e vaksinuar. “Shtamet e reja që do të dalin, unë mendoj se ky nuk është i fundit, do të ketë tjetër. Do të kemi surpriza të tilla mutacionesh. Tani doli i riu. Për aq kohë sa do të ketë popullsi pa imunizim, zero, do të jemi përpara kësaj situate. Bota ballafaqohet me surpriza herë pas here” tha ai.

    Për epidemiologun Ilir Alimehmeti varianti i ri është afro trefish më pak ngjitës se Delta. “Do ta shohim me qetësi. Do akoma më tepër kohë për t’u parë. Ky variant gjendet me PCR ndryshe nga të tjerët që donin sekuencim gjenetik. Është më e lehtë dhe më e shpejtë. Në Afrikën e Jugut kishim edhe një tjetër variant, Beta, nuk u transmetua aq shumë në Europë” tha ai.

    /b.h javanews.al

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Po vjen varianti i ri/ Mjeku: Nuk do të ngelet njeri pa u infektuar, keni vetëm një zgjidhje!

    Ne shqiptaret jemi treguar me te zgjuar, shumica nuk kane rene pre e mashtrimit global.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 30-11-2021 më 12:07
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Po vjen varianti i ri/ Mjeku: Nuk do të ngelet njeri pa u infektuar, keni vetëm një zgjidhje!

    Sa versione akoma do nxjerrin vetem e vetem te vakdinohet populli..

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Po vjen varianti i ri/ Mjeku: Nuk do të ngelet njeri pa u infektuar, keni vetëm një zgjidhje!

    .....,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 02-12-2021 më 14:29
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Santa po vjen(per femijet e forumit dhe jo vetem))
    Nga Kryqi i Paqes në forumin Përshëndetje dhe urime
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 14:34
  2. Firefoxi i ri vjen vetëm në muajin qershor
    Nga new-man në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 03:46
  3. Çfarë do bënit nëse mjeku ju njofton se keni vetëm edhe 24 orë jetë
    Nga halilhalili në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 05:12
  4. Jeni lidhur ndonjehere me nje njeri qe dikur e keni pare vetem si shok/shoqe?
    Nga _Matrix_ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 16-12-2007, 18:18
  5. Shpetimi Vjen Vetem Nga Jezusi!!
    Nga Jesushaus në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-05-2002, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •