Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Antarsuar
    19-02-2015
    Postime
    1,913

    E frikshme! Si u zhdukn shqiptart n qytetin e Ohrit?



    E frikshme! SI u zhdukn SHQIPTARET n qytetin e OHRIT? - Gjurm Shqiptare
    Nendor 27, 2021

    Rreth 100 vjet me pare Ohri, ka patur mese 80 perqind te popullesise shqiptare, ndryshe nga sot ku shume raporte jane permbysur Sipas te dhenave tashme shqiptaret ne kete qytet kane mbetur me pak se 6 perqind.
    Por ku shkuan shqiptaret ? Cfare ndodhi me ta ?
    U asimiluan, u detyruan te largohen, u zhduken apo fare ?
    Si qendron e verteta ?
    Qellimi yne eshte te zbulojme se fare ndodhi me shqiptaret e ketushem dhe historine e tyre, por mbi te gjitha ate qe ende fshihet ne rrugicat e ketij qyteti, ku dikur jetonin kaq shume shqiptare.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,555
    Postimet n Bllog
    4

    Pr: E frikshme! Si u zhdukn shqiptart n qytetin e Ohrit?

    Para shume vitesh ne Amerike, takova nje grua plake ne te 70-tat, qe vinte gati perdite te blinte ushqimin ne dyqanin ku une punoja. Shume fare rastesisht, se si erdhi biseda, dhe ajo me tregoi se vinte nga nje familje me origjine shqiptare nga Ohri. Prinderit e saj kishin emigruar ne Amerike, dhe ajo kish lindur ne Amerike, pra ishte brezi i pare ne Amerike. Nuk fliste shqip, dinte vetem disa fjale dhe me sa kuptova ishte e krishtere, pasi kish nje kryq te varur ne qafe. Por me beri pershtypje fakti, qe edhe pse ajo nuk fliste shqip, nuk e kish harruar origjinen e familjes se saj. Duke u nisur nga mosha e saj, i bie qe familja e saj te kish emigruar ne Amerike ne fillimet e viteve 1930. Shume familje te krishtera orthodhokse kane emigruar ne mase ne Amerike ne fillimet e shekullit te XX nga shume treva shqiptare. Prandaj diaspora shqiptare sot eshte shume here me e madhe se sa numri i shqiptareve qe jetojne ne keto treva autoktone.

    Drejtuesi i emisionit me sa duket eshte ushqyer me versionin komunist te kendveshtrimit te historise se popullit shqiptar. Kjo duket nga mania e tij per te bere gjithcka "ilire" dhe "shqiptare". Edhe historianet e Enver Hoxhes benin te njejten gje, ashtu sic i kish mesuar shoku Enver ne Veprat e tija. Por ky crregullim mendor i tyre behet paksa i rrezikshem, kur perpiqen t'iu imponohen njerezve te lire sot per te pohuar me gojen e tyre se jane shqiptare, e jo maqedonas apo turqeli. Shkundeni manine per te nxjerre gjithcka ilire, pasi origjina e popullit shqiptar nuk eshte ilire, eshte pellazge. Iliret kane jetuar me ne veri nga trevat ku banojne shqiptaret edhe sot e kesaj dite dhe jane shtrire me ne perendim te Evropes. Pellazget dhe epirotet jane ata qe kane lene gjurmet me te thella si ne histori, edhe ne kujtesen e ketij populli. Amaneti i Joan Muzakes, nje bashkekohes i Gjergj Kastriotit, nga Italia ne fillimet e shekullit te XVI, na e ben kete gje te qarte me historine e "Dhespoteve te Epirit".

    Ohri ka lene gjurme te medha ne kujtesen historike te popullit tone, dhe per fat te keq, drejtuesi i emisionit eshte me i interesuar per te krijuar sensacione boshe te momentit se sa edukoje shqiptare mbi historine e te pareve te tyre. Te pakten zuri ne goje emrat e firmetareve te pavaresise nga vilajeti i Manastirit, ku bente pjese edhe Ohri qe ishte nje nga qendrat e tij. Vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Janines ishin dy shtyllat e Pavaresise Shqiptare. Vilajeti i Shkodres dhe Vilajeti i Kosoves jo vetem qe nuk e ndihmuan levizjen per pavaresi, por i luftuan patriotet e kohes. Roli i madh historik qe Ohri ka luajtur eshte me Patriarkanen orthodhokse se Ohrit, qe u kthye nje nga qendrat shpiterore me te forta per te krishteret orthodhokse te gjithe Ballkanit, gjate renies se Konstandinopojes ne duart e latineve per gati 1 shekull dhe perpjekjeve te Vatikanit per konvertimin e te krishtereve orthodhokse ne romano-katolike ne kungim me Romen. Peshkopata e Ohrit dhe hierarket e Kishes ne ato kohe luajten nje rol te jashtezakonshem ne ruajtjen e tradites dhe fese orthodhokse te te pareve tane nga kercenimi latin, qe i parapriu pushtimit osman. Dhe jo vetem kaq, por Peshkopata e Ohrit ndihmoi edhe ne organizimin e rezistences se popujve orthodhokse ne clirimin e Konstandinopojes nga latinet. Dy familjet e medha ne kete lufte ishin Konmenet ne Epir, (paraardhesit e Gjergj Arianitit), dhe Paleologet ne gadishullin e Azise se Vogel. Djali i Gjergj Kastriotit, Joani, do te martonte princeshen e fundit bizantine nga familja e Paleologeve. Sikur te viheshe ne gjurme te ketyre historive e te beje nje emision ne lidhje me keto ngjarje te mesjetes shqiptare, te gjithe do te kishim dicka te re per te mesuar.

    Persa i perket asimilimit kulturor dhe etnik te shqiptareve, nuk mund te quash te gjithe njerezit qe dine te flasin shqip shqiptare. Eshte zakon e tradite ne shume zona e treva ballkanike, ku banoret e ketyre trevave njohin e flasin gjuhen e njeri-tjetrit pasi kane jetuar krah per krah njeri-tjetrit per nje kohe te gjate. Por edhe sikur te jete e vertete se origjina e rrenjet e tyre te jene shqiptare, perseri nuk mund ti imponosh dikujt nje identitet etnik e kulturor me force. Nuk jetojme me as ne kohen e pushtimit osman, as ne kohen Jugosllavise apo mbretit bullgar. Jetojme ne nje epoke ku te gjithe njerezit jane te lire te zgjedhin ne liri te plote, e pohojne me gojen e tyre se cfare identiteti etnik/fetar/kulturo kane. Askush nuk mund t'iu imponoje njerezve me force te jene ata qe nuk duan te jene. Prandaj sa me pare te hiqni dore nga mania per ti bere te gjithe shqiptare me zorr, aq me mire do te jete. Dhe ketu, dalim tek historia e vetem pak muajve me pare. Nje djale i ri ne te 30tat, kish postuar ne LinkedIn se qe nga ky moment, ai kish zgjedhur qe te ndryshonte mbiemrin e tij, nje mbiemer sllav, per ta zevendesuar me nje mbiemer shqiptar. Dhe ai shprehte boterisht qe familja e tij ishte me origjine shqiptare dhe pse identiteti i jashtem sllav, nuk e kish penguar familjen e tij te ruante traditen shqiptare brenda familjes. Dhe ajo qe e bente ate postim interesant ishte fakti se personi i fjale, ishte brezi i dyte shqiptaro-amerikan i lindur ne Amerike. Vendimin per ndryshimin e mbiemrit te familjes, e kish marre gjyshi i tij qe kish lindur ne Jugosllavi dhe kish emigruar ne Amerike. Kjo histori e vertete tregon qe nese forca e dhuna sjell asimilim, liria sjell kthim ne identitet. Dhe dalim tek mesimi i madh per drejtuesin e ketij emisioni: kthimi ne identitet nuk vlen vetem per "maqedonasit" e "turqelite" e Ohrit, vlen edhe per te gjithe ata qe e quajne veten "puro shqiptar" sot. Nje pohim i tille, deshmon qe ti nuk di as historine identitetit te ngjizur shqiptar.

    Albo
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 28-11-2021 m 23:54

Tema t Ngjashme

  1. Si u zhdukn shqiptart e Kosturit n Greqi? - Gjurm Shqiptare
    Nga Akuamarini n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2021, 09:32
  2. Gjurm Shqiptare - Si po zhduken shqiptart e Tivarit...?!
    Nga Akuamarini n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2020, 17:41
  3. Histori Te Frikshme
    Nga Tipiku n forumin Grupmoshat e komunitetit
    Prgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 12-10-2015, 15:49
  4. N bjeshkt e Prizrenit, ku serbt zhdukn shqiptart
    Nga Xhuxhumaku n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 22:25
  5. E Frikshme........!
    Nga Nolird n forumin Lojra n kompjuter
    Prgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-10-2008, 15:37

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •