Jeta e panjohur e Ismail Qemalit, pa ditėlindje dhe pa mbiemrin Vlora! Njihuni me greken Kleoniqi Surmeli, zonja e parė e shtetit shqiptar

AFRIM IMAJ/ Ismail Qemali qė nuk kemi njohur! Tė tjera fakte e dėshmi mbi jetėn dhe veprėn e themeluesit tė shtetit shqiptar u bėhen publike pėr 100-vjetorit tė Pavarėsisė nė vitin 2012.

Kėtė radhė ėshtė gazetari i njohur Roland Qafoku, i cili pas njė hulumtimi tė gjatė na sjell njė biografi tė kompletuar tė Ismail Qemal bej Vlorės, duke ndriēuar aspekte tė panjohura tė jetės dhe veprės sė tij. Dokumentari “Jeta e panjohur e Ismail Qemalit” zbulon pėr herė tė parė profilin e plotė tė familjes sė krijuesit tė shtetit shqiptar, raportet e tij me fisin dhe qytetin e lindjes, pronat dhe sarajet e Vlorajve, ku lindi dhe u rrit kryeministri i parė i Shqipėrisė, karrierėn e Ismail beut nė administratėn osmane, celebrimin me greken Kleoniqi Surmeli me tė cilėn pati 10 fėmijė etj. Investigimi i gazetarit i jep zgjidhje dilemės pėr ditėn e lindjes sė Ismail Qemalit qė pėrkon ēuditėrisht me atė tė diktatorit Hoxha dhe rrethanave si u shmang nga gjeneralitetet e tij mbiemri Vlora.

DITĖLINDJA DHE MBIEMRI I HARRUAR

Gjatė 50 viteve tė regjmit komunist, nė tė gjitha tekstet e historisė shkruhej se Ismail Qemali lindi nė vitin 1846, pa pėrmendur ditėn dhe muajin. Pa datė e muaj rezultonte edhe nė tė gjitha tekstet shkollore. Sakaq historiani turk me origjinė shqiptare, Nexhip Alpan, nė librin e tij “Shqiptarėt nė Perandorinė Osmane”, duke iu referuar arkivave tė Perandorisė, shkruan se Ismail Qemali ka lindur mė 16.10.1846. Pra, nė 16 tetorin e famshėm, ku pėr gjysmė shekulli festohej me madhėshti ditėlindja e Enver Hoxhės.

Nė logjikėn e mbrapshtė tė regjimit kjo datė nuk mund tė ndahej me tjetėrkėnd, qoftė edhe me themeluesin e shtetit shqiptar, se ndryshe eklipsonte figurėn e Zeusit. Zgjidhja ishte gjetur: pėr ditėlindjen e Hoxhės do tundeshim malet nga festa, pėr Ismail Qemalin bėhej sikur nuk i dihej data e saktė. E vėrteta ėshtė se ditėlindja e tij asnjėherė nuk u festua. Njė rast pa precedent ky nė historinė e burrave tė shtetit. Andralla tjetėr, tipike komuniste, kishte tė bėnte me emrin e themeluesit tė shtetit shqiptar. Nuk ka njė rast tė dytė nė historinė e Shqipėrisė qė t’i ndėrrohej mbiemri.

Babai dhe themeluesi i kombit quhej Ismail Qemal bej Vlora, ndėrkohė edhe sot shqiptarėt vazhdojnė ta quajnė thjesht Ismail Qemali. Ndryshimi nė fakt ka nisur qė nė kohėn e mbretėrimit tė Ahmet Zogut dhe ka vazhduar edhe nė regjimin komunist. E ndėrsa nė vitet ’30 ai quhej pa ndonjė arsye Ismail Qemal, komunistėt gjetėn arsyen pėr ta zhdukur fare mbiemrin Vlora. Kėshtu, pas vitit 1944, historiografėt komunistė e zyrtarizuan zėvendėsimin e mbiemrit Vlora me titullin turk Qemal, qė Ismaili e pėrdorte prej kohės si hierarki e Perandorisė Osmane. Nė asnjė rast nuk pėrmendet Ismail Qemal bej Vlora, por vetėm Ismail Qemali. Pėr ironi, duke e justifikuar me famėn qė kishte marrė tashmė emri i tij, nė shumė raste nė tekst shkruhet I.Qemali. Komunizmit nuk i shkonte pėr shtat as titulli bej e as fama e familjes Vlora.

Njė familje me identitet tė qartė shqiptar, e sėrės mė tė lartė tė bejlerėve, por qė komunistėt pėr 50 vjet i pėrndoqėn tė gjithė pasardhėsit e atij qė e quanin themeluesin e shtetit shqiptar. Pėr 50 vjet mbiemri Vlora nuk kishte lidhje me Ismailin qė themeloi shtetin. Nė tė njėjtėn kohė, ironikisht, mbiemri Qemali nuk ekzistonte nė asnjė regjistėr tė gjendjes civile, rrjedhimisht kėshtu, njeriu qė ngriti flamurin dhe shpalli pavarėsinė nuk mund t’i bėnte hije kultit tė Enver Hoxhės. Ismail Qemali ishte njė i vetėm, pa asnjė lidhje, pa asnjė famė e vlerėsim paraardhės dhe pasardhės.

Emri:  Ismail-QEmali-jeta-e-panjohur-biografia1-panorama.al_.jpg

Shikime: 122

Madhėsia:  46.6 KB

SARAJET E PANJOHURA
Ismail Qemal bej Vlora ka lindur pikėrisht nė tė njėjtin vend ku pas 70 vjetėsh do tė shpallte pavarėsinė. Deri nė vitin 1930, aty ngriheshin sarajet e Vlorajve, me njė sipėrfaqe 40 mijė metra katrorė, tė cilat pėr afro njė shekull ishin bėrė simboli i familjes mė tė rėndėsishme nė Vlorė e mė gjerė.(Nė kadastrėn e shtetit italian janė regjistruar nė vitin 1860). Ato janė ndėrtuar nga dy vėllezėrit Ismail bej Vlora dhe Beqir bej Vlora. Nga Ismail bej Vlora rrjedh edhe dega e Ismail Qemalit, i cili ėshtė nipi i tij, pra djali i djalit. Sarajet ose konaku i Vlorajve, siē njiheshin, ishte rrethuar me mure 8 metra tė lartė dhe kishin dy porta. Nė hapėsirėn e sipėrfaqes sė madhe ishin ngritur dy godina tė mėdha: haremi, banesa e grave dhe selamllėku, banesa e burrave. Brenda sarajeve nuk jetuan thjesht bejlerė, por korifenj qė do bėnin Shqipėrinė.

Nė morinė e krimeve ndaj familjes Vlora, prishja e sarajeve ėshtė nga mė tė rėndat. Ishte njė vulė e thatė dhe njė lajmėrim qė kjo familje dhe mbiemri Vlora jo thjesht nuk do pėrmendej, por nuk do zihej fare me gojė. Jo thjesht se aty u pėrkund njeriu qė themeloi shtetin shqiptar, jo se aty lindėn e u rritėn figura tė rėndėsishme tė historisė shqiptare, porse pikėrisht aty u ngrit flamuri qė simbolizoi shpalljen e Pavarėsisė. Tri janė versionet qė shpjegojnė arsyet e prishjes sė sarajeve: i pari ėshtė ai i njė tėrmeti qė ndodhi nė Vlorė dhe i shkatėrroi plotėsisht sarajet. Nė fakt, tėrmeti i 21 nėntorit tė vitit 1930 me epiqendėr nė Vlorė shėnohet si nga mė tė fuqishmit nė historinė e tėrmeteve nė Shqipėri. Sipas tė dhėnave tė kohės, ai shkaktoi 30 tė vdekur dhe afro 100 tė plagosur dhe po ky tėrmet shkatėrroi gjithēka nga sarajet. Versioni i dytė pėrmban njė emėr tė pėrveēėm si autor tė kėsaj prishjeje. Pėr Ago Agajn, njė studiues nga Vlora, qė ka botuar librin “Lufta e Vlorės”, autori dhe urdhėruesi i prishjes sė sarajeve tė Vlorajve ėshtė kryetari i Bashkisė sė Vlorės, Qazim Kokoshi.

Ago Agaj nė librin e tij shkruan: “Sarajet e Vlorajave u prishėn nga Qazim Kokoshi, pasi kishte njė urrejtje pėr bejlerėt e familjes Vlora, pėrjashto vetėm Ismail Qemalin”. Por sa e besueshme ėshtė kjo, kur ky kryetar Bashkie ishte njėkohėsisht edhe njė nga firmėtarėt e Aktit tė Pavarėsisė? A mundet qė firmėtari tė shkatėrronte vendin ku u ngrit flamuri dhe qė ai hodhi atė firmė? A janė tė justifikuara gjashtė muaj burg qė Kokoshi bėri pas instalimit tė komunizimit, i akuzuar pėr prishjen e godinės ku u ngrit flamuri? Tė gjitha kėto janė pyetje qė ende nuk kanė njė pėrgjigje. Varianti i tretė vjen nga njė personazh i rrallė. Quhet Hana Kėlcyra, e bija e Ali bej Kėlcyrės, vajzė e tezes sė Eqrem bej Vlorės, e cila pohon se Eqerem bej Vlora i prishi vetė sarajet e Vlorajve. Po a ishte arsye e madhe kjo qė Eqrem bej Vlora prishi sarajet, qė duhet thėnė se herė banoheshin e herė jo? Herė rikonstruktoheshin e herė liheshin nė mėshirėn e fatit.

Sidoqoftė, Hėna Kėlcyra shprehet se tezja i ka treguar qė prishja e sarajeve solli mallkimin e familjes Vlora. Pavarėsisht rrethanave si u shkatėrruan sarajet e Vlorajve, shkatėrrimi i tyre solli mallkimin pėr gjithēka qė kishte lidhje me pasardhėsit e Ismail Qemalit dhe gjithkėnd qė kishte mbiemrin Vlora. Dhe nė fakt, pėrveē lavdisė sė ngritjes sė flamurit nga Ismail beu, nė gjithēka tjetėr kėtė familje e ndoqi mallkimi.
SHKOLLA

Ishte vetėm 12 vjeē kur Ismail Qemal bej Vlora u fut nė gjimnazin “Zosimea”, njė shkollė e rrallė qė ka nxjerrė ajkėn e rilindjes shqiptare, por edhe figura greke nga mė tė rėndėsishmet. Kėtė shkollė e kishin themeluar katėr tė krishterė me emėr qė kishin bėrė pasuri nė Rusi dhe, pasi vendosėn tė mos martohen, e shkrinė tė gjithė pasurinė pėr kėtė shkollė. Ēudia ishte se djaloshi me zell tė tepruar me emrin Ismail Vlora ishte i vetmi mysliman nė shkollė, pėrballė tė gjithė tė tjerėve qė ishin ortodoksė. Ishte kthyer nė ritual qė njė prift njė herė nė muaj futej nė shkollė dhe bekonte godinėn dhe nxėnėsit. Shkaktonte tė qeshura momenti kur prifti i tundte Ismail Vlorės kryqin pėrpara fytyrės dhe Ismaili sprapsej.

Profesor Omer Efendi dhe profesor Cimas dalluan tek Ismail Vlora njė talent tė vėrtetė. Pasi kishte dalė shkėlqyer nė lėndėt klasike greqishten e vjetėr dhe latinishten, kishte marrė njohuri tė shkėlqyera pėr fizikėn dhe matematikėn. Miqėsia e babait tė Ismail Vlorės me Fuad Pashėn, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Perandorisė, bėnė qė Ismaili 16 vjeē tė shkonte nė kryeqytetin e Perandorisė. Fati e deshi qė tė niste punė si pėrkthyes nė Ministrinė e Jashtme dhe njėkohėsisht tė niste studimet pėr jurist nė Stamboll, ku edhe u diplomua. Ismail Qemali njihte shumė mirė kėto gjuhė tė mėsuara nė programet mėsimore: shqip, turqisht, greqisht, frėngjisht, anglisht.

Emri:  Kleoniqi-Surmeli-gruaja-e-Ismail-QEmalit-panorama-al.jpg

Shikime: 141

Madhėsia:  39.0 KB

GRUAJA DHE FAMILJA
Ato qė janė shkruar deri tani, veēanėrisht pėr jetėn familjare tė Ismail Qemal Vlorės, janė nė fakt shumė pak. Ismail Qemal Vlora u martua dy herė nė jetėn e vet. Pėr herė tė parė u martua me njė vejushė tė re. Nasipe Hanėmi ishte njė nga gratė e fisit Vlora, kushėrirė jo e afėrt, njė traditė pėr martesė nga e njėjta sėrė qė ruhej prej shekujsh. Nasipe Hanėmi ishte vetėm 19 vjeē dhe kjo martesė u shoqėrua me njė fat tė keq. Vetėm njė vit mė pas, gruaja bashkė me vajzėn qė po lindte vdiqėn dhe pėr Ismail Qemalin kjo ishte njė humbje e madhe. Por nuk vonoi shumė dhe Ismail beu u martua me njė vajzė tė re greke. Guvernatori i Danubit tė Poshtėm ra nė dashuri me Kleoniqi Surmelin, vajzėn e Antonit nga Ederneja. Ishte njė dashuri me shikim tė parė, shumė e rrallė pėr kohėn dhe pėr njė shqiptar tė atyre viteve.

Por, jo pėr Ismail beun, jeta e tė cilit ishte e mbushur me tė mira. Nuk janė tė paktė ata bashkėkohės tė Ismail beut qė tregojnė se ai ra nė dashuri me Kleoniqin falė bukurisė sė saj, por qė mė pas ishte bukuria e shpirtit tė kėsaj gruaje qė e shoqėroi Ismail beun deri nė fund tė jetės (Fotografia e Kleoniqi Surmelit qė botojmė sot, publikohet pėr herė tė parė). Nė gjuhėn e sotme, kjo ėshtė zonja e parė e Shqipėrisė. Dhe nėse bėhet njė listė me zonjat e para nė kėta 100 vjet, grekja Kleoniqi ėshtė e para fare. Ajo lindi nė Bullgari dhe aty kaloi fėmijėrinė dhe rininė, derisa u martua me Ismail Vlorėn. Ajo i dhuroi Ismail beut 10 fėmijė, gjashtė djem dhe katėr vajza.

Ismail beu, duke kujtuar lidhjen dhe martesėn me gruan e bukur Kleoniqi, shkruan: “Nė fillim ndryshimi nė besim fetar qe bėrė pengesė pėr bashkimin tim me kėtė zonjushė tė re qė kisha rėnė nė dashuri, ēka u kundėrshtua fort nga njerka e saj. Mirėpo u morėm vesh me vajzėn, si dhe me pėlqimin e heshtur tė vjehrrit tim tė ardhshėm, qė ta rrėmbeja dhe kėshtu bėra njė natė. Shtėpitė tona ishin fqinje me njėra-tjetrėn dhe sapo e kisha futur vajzėn nė shtėpinė time, thirra dėshmitarė nga tė dyja palėt, njė prej tė cilėve ishte konsulli belg, dhe akti i martesės u hartua e nėnshkrua nė prani tė tyre”. Sidoqoftė, martesa e myslimanit qė themeloi shtetin shqiptar dhe vuri kurorė me ortodoksen e bukur nga Greqia, “armike” e shqiptarėve, nuk mund tė kalonte pa u pėrmendur nė librat historikė tė Ballkanit. Historiani Mark Mazower, nė librin e tij “Ballkani, njė histori e shkurtėr”, spikat kėto tri raste unikale pėr tė nė Ballkanin e pushtuar nga osmanėt:

Dhespoti serb George Brankoviē e martoi vajzėn e tij Mara me Sulltan Muratin e Dytė mė 1435. Ali Pashė Tepelena u martua me njė ortodokse greke, Vasiliqia, pėr tė cilėn ndėrtoi edhe njė kishė. Ismail Qemal bej Vlora hodhi kurorė me njė greke duke e rrėmbyer, vetėm e vetėm pėr tė hequr paragjykimet qė njerka e saj kishte kundėr myslimanėve. Hėna Kėlcyra shkruan se Kleoniqi nuk erdhi asnjėherė nė Shqipėri. Por grekja e bukur nga Adrianopoja, e bija e njė fisniku, ėshtė bėrė shpeshherė motiv pėr tė sulmuar Ismail Qemalin. Akuzat pėr lidhjen e Ismail beut me Greqinė dhe grekėrit nisi nga Kleoniqi e pėrfundojnė po te Kleoniqi. Aq i thellė ishte ky motiv, sa njė studiues i njohur shkruante: “Ėshtė e habitshme se si dy antigrekėt mė tė mėdhenj nė historinė e Shqipėrisė, Ismail Qemali dhe Andon Zako Ccajupi, i morėn gratė greke”.

ANDRALLAT E GRUAS ME ORIGJINĖ GREKE
Grekja me tė cilėn Ismail beu bėri 10 fėmijė, i solli edhe ca andrralla nė tė gjallė e nė tė vdekur, por sidomos kur as ajo e as ai nuk jetuan. Te Kleoniqi kundėrsharėt gjetėn tabelėn e qitjes pėr ta akuzur themeluesin e kombit si antishqiptar, grekofil nė rastin modern dhe grek nė rastin e drejtėpėrdrejtė. Por gruas sė bukur askush nuk ia pa fytyrėn. As nė familjen Vlora e as jashtė saj. Ajo bėri njė jetė nė heshtje, larg vėmendjes sė njerėzve, aq sa regjimet e tė gjitha kohėrave nuk ia zunė as emrin nė gojė. Ajo rriti me pėrkushtim dhjetė fėmijėt e saj nė heshtje pa u bėrė protagoniste dhe ndėrroi jetė nė njė nga stacionet e qėndrimit tė familjes, nė Spanjė. Vdiq nė vitin 1918, pra njė vit para Ismailit. Edhe sot varri i saj ndodhet atje, i braktisur nė dhe’ tė huaj. Aq ėshtė harruar kjo grua, sa edhe pasardhėsit nuk kanė mundur t’i vėnė njė tufė lule nė varrin e saj.

Emri:  Sarajet-e-Ismail-Qemalit-brenda-Panorama-al.jpg

Shikime: 101

Madhėsia:  49.5 KB

Sot ka ardhur koha qė krahas burrit qė themeloi shtetin shqiptar, t’i japim nderin qė i takon edhe zonjės sė tij, Kleoniqi Surmelit, qė nė fund tė fundit ėshtė edhe zonja e parė e shtetit shqiptar. Paradoksalisht nė Spanjė nuk ndodhen vetėm eshtrat e bashkėshortes sė Ismail Qemalit, por edhe ato tė bashkėshortes sė Skėnderbeut, Donika Kastrioti. Trupat e tyre tė tretur nė dheun e largėt janė dėshmi e qartė se ē’bėjmė ne shqiptarėt me historinė dhe me protagonistėt e saj.

Dokumentat konfirmojnė qė Ismail beu e shfrytėzoi pėr bukuri krushqinė me greken Kleoniqi nė tė mirėn e marrdhėnive dypalėshe. Nė vizitėn e tij historke nė Greqi, mė 1 maj 1900, ku pati takime me autoritetet e larta tė Athinės dhe u prit me madhėshti, ai shkruante: “Jam i sigurt se herėt a vonė dashuria e pėrbashkėt pėr liri e shqiptarėve dhe e grekėrve do t’i shpjerė ata drejt njė mirėkuptimi e drejt krijimit tė njė ekuilibri nė Gadishullin Ballkanik pėr tė mirėn e tė gjithėve”. Me Kleoniqi Surmelin Ismail Beu pati “lumturinė”, siē do shprehej edhe vetė, tė kishte 10 fėmijė, njė fakt ky i lėnė nė harresė. Shumė tė paktė kanė qenė ata qė e kanė ditur se themeluesi i shtetit shqiptar kishte dhjetė fėmijė, gjashtė djem dhe katėr vajza.

Panorama