Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Laç: Aksident apo atentant ndaj jetës së Sali Berishës?

    Zbardhet aksidenti i eskortës së Sali Berishës, ja çfarë thotë policia

    Emri:  policia-aksident-naten1.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  73.5 KB

    Pas aksidentit që ka ndodhur mbrëmjen djeshme në aksin Milot-Mamurras ku u përfshinë 3 automjete, një prej të cilave pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha (të cilët po ktheheshin nga FOLTORJA e zhvilluar në Kurbin) ka ardhur edhe reagimi i policisë së shtetit.

    Përmes një njoftimi zyrtar policia thotë se kanë proceduar penalisht drejtuesit e mjetit tip ‘Benz’, i cili goditi një tjetër mjet tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin S.L., dhe ky i fundit ka goditur një nga makinat e eskortës të deputetit Sali Berisha.

    Policia njofton se të tre automjetet që u përfshinë në aksident qarkullonin në të njëjtin sens lëvizje, në korsinë e shpejtësisë, ndërsa si pasojë e goditjes morën dëmtime të lehta 24-vjeçari i cili u procedua penalisht, si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të, të tre banues në Kosovë.

    Makinat e eskortës ka marrë dëmtime të konsiderueshme, por asnjë nga stafi dhe as Berisha nuk kanë pësuar lëndime.

    Por ka qenë shoferi i makinës së ish-kryeministrit Berisha që ka manovruar shpejt sepse përplasja mund të ishte me makinën ku ndodhej Berisha.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Laç: Aksident apo atentant ndaj jetës së Sali Berishës?

    Dosja.al shkruan se aksidenti në Laç ishte i qëllimshëm, të goditej makina e Berishës

    Skedarët e Bashkëngjitur 177206

    Aksidenti në të cilin është përfshirë mjeti shoqërues i ish-kryeministrit Sali Berisha dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Dosja.al ka mësuar se ka qenë një makinë që është futur në krah të kundër me një shpejtë shumë të lartë dhe me qëlimin e qartë për tu përplasur me makinën brenda të cilës ndodhej Berisha.

    Por, drejuesi i mjetit ka arritur të shmanget në kohë, duke bërë që mjeti në fjalë të ecte në drejtim të makinës që ndodhej pas asaj të liderit historik të Partisë Demokratike. Edhe kjo e dyta është shmangur dhe mjeti me të cilin u përplas i futuri në krah të kundër ishte i treti në radhë. Për pasojë, një person që ndodhej brenda mjetit eskortë të Berishës ka mbetur i plagosur.

    Të lënduar kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, përfshirja e të cilëve në aksident është ende e paqartë. Vetë Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar asnjë dëm. Hetimet kanë nsiur për një aksident të qëllimshëm, por ende nuk ka informacione zyrtare mbi këtë çështje.

    dosja.al
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Këshilltarja për hakmarrje e Sali Berishës
    Nga Akili-A në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-07-2013, 00:25
  2. Portreti i paautorizuar i Sali Berishes
    Nga Archon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-06-2013, 08:54
  3. Shqiperia e Sali Berishes - video
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 07:53
  4. Pazari I Rradhes I Sali Berishes
    Nga RAPTILOID në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2011, 02:04
  5. Leter drejtuar Sali Berishës
    Nga Duaje Siveten në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 12:15

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •