Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,756

    SHBA, baza të përhershme në Kosovë



    Top News- SHBA, baza të përhershme në Kosovë/ Lëvizje të fortë amerikane pas tensioneve me Serbinë
    Nov 21, 2021


    Top Channel Albania

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se i janë përgjigjur pozitivisht kërekës së qeverisë së Kosovës për vendosjen një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.
    Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se SHBA-ja ka mirëpritur propozimin e tij, duke thënë se kjo do të kontribuonte në uljen e tensioneve në rajon,
    Mehaj, i cili ia paraqiti kërkesë Uashingtonit, pas tensioneve në Veri, kur Serbia dërgoi tanke në kufi me Kosovë, tha se ka marrë sinjale pozitive pas takimit që ka pasur me Senatorët amerikanë në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
    “Senatorët amerikanë mirëpresin propozimin tim për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane. Së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, si dhe Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla-Schëarz takuam senatoret James E. Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe Chris Coons”, shkruan Mehaj.
    Sipas eskpetëve, vendosja e një baze të përhershme amerikane në Kosovë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por edhe do të conte një mesazh të qartë për Serbinë. Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami thotë se një bazë e përhershme ushtarake e SHBA-së do të duhej të vendosej në Mitrovicë të Veriut, aty ku siç thotë ai, po krijohen tensione.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 23-11-2021 më 17:50

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,756

    Për: SHBA, baza të përhershme në Kosovë



    Top News- SHBA sjell avionët në Ballkan/Mijëra trupa ruse në kufi, NATO nis patrullimet ajrore
    Dec 17, 2021




    Top Channel Albania

    SHBA kanë dërguar aeroplanët luftarakë në Ballkan për të patrulluar qiellin pranë kufijve të Rusisë, si pjesë e një misioni të NATO-s të krijuar për të zmbrapsur Moskën nga rajoni i Detit të Zi dhe Ukraina.
    Aeroplanët luftarakë F-15E Strike Eagle u ulën në në Rumaninë qendrore të mërkurën dhe do të patrullojnë qiellin duke u ngritur nga një bazë pranë bregut të Detit të Zi së bashku me aeroplanët luftarakë rumunë dhe aeroplanët italian, Eurofighter Typhoon, njoftoi NATO.
    Në vitin 2014, NATO rriti po ashtu fluturimet e vëzhgimit dhe patrullimet ajrore pranë kufijve perëndimorë të Rusisë, para aneksimit të Krimesë.
    Përveç kësaj, NATO dhe Rusia po monitorojnë nga afër njëra-tjetrën dhe janë akuzuar gjithashtu për manovra të rrezikshme në ajër. Agjencia Shtetërore e Rusisë për Aviacionin Civil tha një aeroplan rus pasagjerësh që fluturonte mbi Detin e Zi u detyrua të ndryshonte papritmas lartësinë për shkak të një avioni spiun të NATO-s që fluturonte afër.
    Tensionet mes Rusisë dhe NATO-s janë rritur javët e fundit, me zyrtarë perëndimorë dhe media që pretendojnë se Moska po mbledh trupa dhe pajisje ushtarake për shkak të një pushtimi të mundshëm të Ukrainës.
    Rusia ka mohuar vazhdimisht akuzat për një sulm ndaj Ukrainës. Presidenti Vladimir Putin tha se Moska po kërkonte garanci që NATO nuk do ta afronte infrastrukturën e saj ushtarake më afër kufijve të Rusisë.

Tema të Ngjashme

  1. Kosovë, arrestohet terroristi i kërkuar nga SHBA
    Nga ximi_abedini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2010, 13:15
  2. Area 51 - Baza ajrore me sekrete e SHBA-ve.
    Nga pendex në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 15:07
  3. Ekziston dashuria e përhershme?
    Nga oliver55 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 11:13
  4. A ka lumturi të përhershme në jetë?
    Nga fisniku-student në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 14-12-2006, 15:20
  5. Ja ku jam si gjithmone... E perhershme
    Nga MercY në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 11-08-2005, 11:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •