Top News- SHBA, baza të përhershme në Kosovë/ Lëvizje të fortë amerikane pas tensioneve me Serbinë
Nov 21, 2021
Top Channel Albania
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se i janë përgjigjur pozitivisht kërekës së qeverisë së Kosovës për vendosjen një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se SHBA-ja ka mirëpritur propozimin e tij, duke thënë se kjo do të kontribuonte në uljen e tensioneve në rajon,
Mehaj, i cili ia paraqiti kërkesë Uashingtonit, pas tensioneve në Veri, kur Serbia dërgoi tanke në kufi me Kosovë, tha se ka marrë sinjale pozitive pas takimit që ka pasur me Senatorët amerikanë në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
“Senatorët amerikanë mirëpresin propozimin tim për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane. Së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, si dhe Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla-Schëarz takuam senatoret James E. Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe Chris Coons”, shkruan Mehaj.
Sipas eskpetëve, vendosja e një baze të përhershme amerikane në Kosovë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por edhe do të conte një mesazh të qartë për Serbinë. Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami thotë se një bazë e përhershme ushtarake e SHBA-së do të duhej të vendosej në Mitrovicë të Veriut, aty ku siç thotë ai, po krijohen tensione.
Krijoni Kontakt