Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    PDK-ja është rikthyer parti e parë në nivel vendi

    Memli Krasniqi: Fitorja e kandidatëve të PDK-së është fitore e qytetarëve


    Autori: Gazeta inFokus
    17:44 | 15 November 2021


    Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, ka thënë se kthimi i PDK-së si partia e parë në vend është meritë e punës së jashtëzakonshme dhe ekipore nga aktivistët.


    Ai tha se fitorja e kandidatëve të PDK-së, është një fitore qytetare, për të rikthyer e ruajtur qeverisjet e mira, transparente, të kompetencës e të projekteve madhore në Komunat e Kosovës.

    “Mirënjohja më e madhe i takon qytetarëve të Kosovës, për shansin e ri që na dhanë për ta dëshmuar veten, si dhe për kulturën e lartë demokratike që votuesit treguan edhe gjatë këtij procesi zgjedhor. Këtë mbështetje që na u dha, ne nuk do ta konsiderojmë vetëm nder e privilegj, por edhe përgjegjësi e obligim për të punuar me përultësi, dedikim e këmbëngulje në përmbushjen e premtimeve elektorale”, tha Krasniqi

    Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

    Qytetarë të dashur,

    Faleminderit nga zemra për mbeshtetjen e madhe në këto zgjedhje. Fitorja e kandidatëve tanë është një fitore qytetare, për të rikthyer e ruajtur qeverisjet e mira, transparente, të kompetencës e të projekteve madhore në qytetet tona.

    Faleminderit secilit aktivist të Partisë Demokratike të Kosovës për punën e jashtezakonshme dhe ekipore, që e ktheu PDK-në të paren në nivel vendi. Ne jemi shumë krenarë me vlerat që përfaqësojmë, me kontributin madhor në liri e shtetndërtim, e me vizionin e qartë e të pastër për të ardhmen e Kosovës.Mirënjohja më e madhe i takon qytetarëve të Kosovës, për shansin e ri që na dhanë për ta dëshmuar veten, si dhe për kulturën e lartë demokratike që votuesit treguan edhe gjatë këtij procesi zgjedhor. Këtë mbështetje që na u dha, ne nuk do ta konsiderojmë vetëm nder e privilegj, por edhe përgjegjësi e obligim për të punuar me përultësi, dedikim e këmbëngulje në përmbushjen e premtimeve elektorale.Na presin edhe shumë punë. Por do të punojmë bashkë, me respekt e kulturë të lartë qytetare e politike. Sepse vetëm kështu, të bashkuar, mund ta shohim Kosovën ashtu si e meriton të jetë, e zhvilluar e demokratike. PDK me krenari do t’i prijë këtij vizioni.Na priftë e mbara!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: PDK-ja është rikthyer parti e parë në nivel vendi

    Çitaku: Fitorja e PDK-së nuk do të arrihej pa lidershipin e kryetarit Memli Krasniqi
    https://www.rtklive.com/sq/gallery/n...KzUvAVGHjI.jpg

    15 nëntor19:09
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se fitorja e zgjedhjeve lokale nga ana e PDK-së nuk do të mujd të arrihej pa lidershilin e kryetarit të ri Memli Krasniqi.

    Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i ka bërë bashkë kandidatët, projektet dhe përkushtimin brenda një formule të vetme, që synon përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe shërbimin ekskluzivisht në dobi të tyre.


    Deklarata e plotë e Vlora Çitakut:

    Thellësisht mirënjohëse ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, që në këto zgjedhje besuan në projektin politik të PDK-së. Fitorja e PDK-së në nëntë komuna të Republikës së Kosovës që e nxjerr PDK-në fituese të këtyre zgjedhjeve, është fitore e tyre dhe për ta.

    Kjo perspektivë dhe ky vullnet qytetar për qeverisje kompetente, transparente e transformuese, nuk do të arrihej pa angazhimin e madh të aktivistëve dhe strukturave të PDK-së, si dhe lidershipit të Kryetarit Memli Krasniqi, i cili ka bërë bashkë kandidatët, projektet dhe përkushtimin brenda një formule të vetme, që synon përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe shërbimin ekskluzivisht në dobi të tyre.


    Të gjithë kryetarëve të sapo zgjedhur në komunat e Kosovës, iu dëshiroj punë të mbarë dhe qeverisje në interes të qytetarëve që i kanë mandatuar.https://m.facebook.com/story.php?sto...37413&sfnsn=mo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 15-11-2021 më 15:16
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: PDK-ja është rikthyer parti e parë në nivel vendi

    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 15-11-2021 më 15:25
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: PDK-ja është rikthyer parti e parë në nivel vendi

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: PDK-ja është rikthyer parti e parë në nivel vendi

    Kandidatët fitues
    #PDK177


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: PDK-ja është rikthyer parti e parë në nivel vendi




    Frashëri ia përmend 9 koalicione të VV-së Albin Kurtit: Provuat të bënit koalicione poshtë e lartë me të korruptuarit
    MADHËSIA E TEKSTIT PERISKOPI.COM 15 NOVEMBER 2021, 13:33 LAJME
    Kryeministri Albin Kurti arsyetoi debaklin në zgjedhjet lokale me “defekte brenda partisë” dhe me “bashkimin e partive tjera” por kjo e fundit po kontestohet me të madhe nga aktivistët e PSD-së.

    Aktivisti dhe ish zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi i ka përmendur gjithsej nëntë koalicione të fshehta e të hapura të kësaj partie për këto zgjedhje.

    Këtu përfshihen komuna si Kamenica, Gjilani, Juniku, Sharri, Vushtrria, Shtimja, Prizreni dhe Vitia, përcjell Periskopi.


    “Pasi mblodhi keqpërdorues, karrieristë e të korruptuar, majtas e djathtas dhe e mbushi partinë me ta; provoi të bëj pazare poshtë e lartë me të gjitha partitë, pasi krejt këto nuk i mjaftuan për t’i fituar zgjedhjet, tash Albin Kurti e VV-ja kthehen tek streha “kriminelët u bashkuan kundër nesh”.” – është shprehur z. Krasniqi.

    Statusi i plotë:

    – VV në Kamenicë bëri koalicion me AAK-në, AKR-në, dy ish-kryetarët e dështuar të komunës, Shaip Surdullin (LDK) dhe Begzat Sinanin (PDK), Fatmir Matoshin ish-ministër në Qeverinë PLAN;

    – VV në Gjilan bëri koalicion me Qemajl Mustafën (ish-PDK) që ishte akuzuar për krim të organizuar e korrupsion si dhe me Listën Srpska (takimet e Ismajl Kurteshit që u dokumentuan me foto nëpër medie);


    – VV në Junik bëri koalicion me LDK-në;

    – VV në Sharr bëri koalicion me LDK-në;

    – VV në Vushtrri e mbështeti PDK-në;

    – VV në Shtime bëri koalicion të fshehur me LDK-në;

    – VV në Prizren bëri koalicion me zv.Kryeministren e “PLAN”-it, Albulena Balajn (dhe një pjesë të NISMA-s);

    – VV në Viti bëri koalicion me AAK-në;

    VV gjithkund, ama bash gjithkund, ka negociu me partitë e tjera, për mundësi koalicionesh.

    Pasi mblodhi keqpërdorues, karrieristë e të korruptuar, majtas e djathtas dhe e mbushi partinë me ta; provoi të bëj pazare poshtë e lartë me të gjitha partitë, pasi krejt këto nuk i mjaftuan për t’i fituar zgjedhjet, tash Albin Kurti e VV-ja kthehen tek streha “kriminelët u bashkuan kundër nesh”.

    N’fakt, ju i bashkuat keqpërdoruesit, konservatorët, regresistët, krejt bashkë… kundër Qendronit dhe kundër kandidatëve të tjerë, kudo që patët mundësi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: PDK-ja është rikthyer parti e parë në nivel vendi

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: PDK-ja është rikthyer parti e parë në nivel vendi

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. PD mbetet sot Parti e Pareformuar dhe per momentin- Parti Anarkiste
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-07-2021, 05:42
  2. A është i nevojshëm Koalicioni me Parti `parazite`?
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2017, 12:23
  3. Vendi i pare per te djathtet SVP ne Zvicer
    Nga D@mian në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2007, 22:05
  4. Shqipëria, vendi parë në botë që shkatërroi armët kimike
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-07-2007, 07:43
  5. Cili eshte filmi i pare qe keni pare ?
    Nga dardajan në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 15:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •