Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,767

    Atentati me dy të vdekur në Tiranë, pamjet e veturës “Audi” të bërë shoshë nga plumbat

    Atentati me dy të vdekur në Tiranë, pamjet e veturës “Audi” të bërë shoshë nga plumbat
    13/11/2021 | 23:02
    Tirana është tronditur sonte nga një atentat që ndodhi rreth orës 19 e 30 në zonën e Astirit ku mbetën të vrarë dy persona, Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç.

    Dy të rinjtë vdiqën në vend pasi mbi trupat e tyre u qëllua disa herë me breshëri plumbash. Në fotografi duket se si makina tip “Audi”, e cila drejtohet nga Erigers Mihasi është bërë shoshë nga plumbat.
    Top Channel siguroi dhe një video vetëm pak minuta pas vrasjeve ku qytetarët komentojnë atë çfarë ka ndodhur fare pak metra larg veturës “Audi” që kishte ende brenda trupat e dy të rinjve.

    Mësohet se automjeti tip “Audi” ku udhëtonin viktimat është qëlluar në ecje dhe më pas ka ndaluar në këtë pjesë të rrugës, dhe dy mjetet po udhëtonin nga pallati me shigjeta në drejtim të rreth-rrotullimit të ish sheshit Shqiponja.

    Në zonën e Thumanës në fushë Krujë është gjetur një automjet tip “Toyota” i djegur, i cili dyshohet se është i atentatorëve. Policia njoftoi se targat e mjetit të djegur janë të vjedhura.

    Policia qëndroi në vend ngjarje për rreth dy orë ndërsa për të zbardhur vrasjet do të duhet të kontrollohen dhe kamerat e sigurisë të unazës së re, që aktualisht është duke u rindërtuar. /tch/
    https://reporteri.net/lajme/shqiperi...e-nga-plumbat/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Tiranë: Luftë në mes të bulevardit, mbeten të vdekur tre persona
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 03-08-2015, 04:35
  2. Tiranë, gruaja rreh burrin në rrugë, u bëre ti të kesh dashnore?
    Nga benseven11 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-05-2015, 08:46
  3. Aksident tragjik në Tiranë- Durrës. 5 të vdekur dhe 3 të plagosur
    Nga Apollyon në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 28-07-2009, 18:03
  4. Thyhen xhamat e veturës së RTV 21 në Manastir !!!!
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2008, 23:28
  5. Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 09-03-2008, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •