Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Zoran Zaev dorėhiqet nga posti i kryeministrit

    Zoran Zaev ka dhėnė dorėheqje nga posti i kryeministrit tė Maqedonisė sė Veriut pas disfatės sė thellė tė partisė sė tij, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), nė raundin e dytė tė zgjedhjeve lokale qė u mbajtėn tė dielėn (31 tetor) nė kėtė vend.

    Zaev ka dhėnė dorėheqje edhe nga drejtimi i LSDM-sė duke marrė gjithė pėrgjegjėsinė pėr disfatėn e partisė sė tij nė raundin e parė tė zgjedhjeve lokale mė 17 tetor dhe nė balotazhin e mbajtur, mė 31 tetor.

    Ai tha se pavarėsisht dorėheqjes nuk ėshtė pėr zgjedhje tė parakohshme, por qė qeverinė ta drejtoj njė kuadėr tjetėr i LSDM-sė.

    “Nuk duhet tė ketė zgjedhje tė parakohshme parlamentare. Do tė qėndroj kėtu nė kėtė periudhė sa mė duhet, pėr tė organizuar njė Qeveri tė re me njė shumicė progresive qė ka dhe mund tė zgjerohet”, ka deklaruar Zaev.

    VMRO-DPMNE kėrkon zgjedhje tė parakohshme parlamentare
    Kryetari i partisė opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski tha mė herėt se “Zaev duhet tė pranoj realitetin, tė pranoj mesazhin e popullit dhe tė largohet".

    "Kemi vendosur bazat e njė bashkėpunimi dhe njė koalicion tė mundshėm qeveritar. Ne dėshmuan se edhe pėrkundėr dallimeve mund tė bashkohemi rreth qėllimit tė pėrbashkėt, pėr njė Maqedoni pa korrupsion dhe e cila do tė ec pėrpara, pėr njė Maqedoni tė integruar nė Bashkimin Evropian. Kėtė mund ta bėjė njė bllok i bashkuar opozitar qė tashmė ėshtė realitet qė do tė sjell njė fitore bindshme nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, ka deklaruar Mickovski.

    VMRO-DPMNE-ja ka shpallur fitoren nė 20 nga 44 komuna sa u votua nė balotazh. LSDM-ja fitoi nė tetė, shtatė i fitoi Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI). Lėvizja Besa fitoi dy komuna, pėrfshirė edhe Tetovėn, aq sa edhe Aleanca pėr Shqiptarė e cila fitoi Gostivarin dhe Dibrėn./topchannel.al

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pas Zaevit, drejt dorėheqjes e gjithė qeveria

    Dorėheqja e mbrėmshme e kryeministrit Zoran Zaev, nė fakt do tė thotė dorėheqje e gjithė Qeverisė. Sipas nenit 93 tė Kushtetutės sė Maqedonisė sė Veriut, Zaev tani duhet me shkrim ta njoftojė kryetarin e Kuvendit, ndėrsa mė pas vijon procedura pėr zgjedhjen e Qeverisė sė re. Neni 93 i Kushtetutės sė Maqedonisė thotė se “… dorėheqja e kryeministrit, vdekja e tij ose pengimi i pėrhershėm i tij nė kryerjen e detyrave tė tij, sjell dorėheqjen e Qeverisė. Qeveria ndaj tė cilės ėshtė votuar votėbesimi, ka dhėnė dorėheqje ose mandati i sė cilės ėshtė ndėrprerė pėr shkak tė shpėrndarjes sė Kuvendit, qėndron nė detyrė deri nė zgjedhjen e qeverisė sė re”.

    Pra, zyrtarisht dhe ligjėrisht, pėrcjell Telegrafi Maqedoni, kryeministri dhe qeveria aktuale vazhdojnė tė punojnė derisa presidenti i shtetit t’ia ndajė mandatin pėr pėrbėrjen e Qeverisė kandidatit tė partisė, pra partive qė kanė shumicėn nė Kuvend. Mė pas, mandatari i ri pėr kryeministėr, nė afat prej 20 ditėsh nga dita e marrjes sė mandatit, duhet tė paraqesė program nė Kuvend dhe tė propozojė pėrbėrjen e Qeverisė sė re. Pas rezultateve tė djeshme tė raundit tė dytė tė zgjedhjeve lokale dhe humbjes bindėse tė kandidatėve tė LSDM-sė, Zoran Zaev dha dorėheqje si nga posti i kryeministrit ashtu edhe nga kryesia e LSDM-sė.

    “Unė marr pėrgjegjėsi pėr veten time. Jap dorėheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit tė LSDM-sė. I pėrgėzoj tė gjithė qytetarėt pėrparimtarė qė luftuan fort pėr Maqedoninė e Veriut tė integruar”, tha Zaev mbrėmė.

    Megjithatė, ai shtoi se shumica parlamentare ėshtė stabile dhe se pret qė edhe tė rritet, se mandati pėr pėrbėrjen e qeverisė sė re mbetet nė duart e LSDM-sė dhe se mandati katėrvjeēar i koalicionit me BDI-nė duhet tė pėrfundojė. Nuk ka nevojė pėr zgjedhje tė parakohshme parlamentare, tha mbrėmė Zaev. Ndėrsa nga ana tjetėr, krerėt e partive opozitare gjatė fushatės parazgjedhore kanė njoftuar shumicė tė re parlamentare, qeveri tė re dhe zgjedhje tė parakohshme parlamentare. /Telegraf

Tema tė Ngjashme

  1. Habit Kryeministri Zoran Zaev: Kam prejardhje shqiptare ortodokse
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2018, 15:13
  2. Maqedoni: Zoran Zaev ka marrė mandatin pėr formimin e qeverisė sė re
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2017, 10:22
  3. Shkarkohet Thaqi nga posti !!!
    Nga prishtinase nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-01-2013, 20:55
  4. Posti i sherrit nė Fakultetin e Studimeve Islame
    Nga Illyrian_King nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2011, 12:45
  5. Abuzime posti....!
    Nga shkodrane82 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 05:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •